Ballorja e ekspozitës fakto-grafike, kushtuar Presidentit Ibrahim Rugova
Në Mynih të Gjrmanisë, Nëndega vendore e LDK-së, me kryetar Isuf Çetaj dhe Nëndega në Starnberg, me kryetar Musa Hamza, të përkrahur nga Shoqata “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, me kryetar Osman Ferizi, Shoqata “Rilindja”, në Mynih, me kryetar Bekim Gërvalla, Shoqata “Abeja” (Bekim Berisha), në Moosburg, me kryetar Bashkim Halilaj, organizuan ekspozitën: “Kontributi i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës, për shtetformimin e Kosovës”.
Moderatorët Refki Tafaj dhe Arbresha Nikçi, përshëndetën mysafirët e pranishëm, në këtë ngjarje kulturore-historike: “Konsullin e Përgjithshëm pë Bavari dhe Thuringen, Afrim Nura, nëkryetarin e LDK-së, Haki Rugova, anëtarin e Kryesisë të LDK-së, Sali Morina, djalin e Sali Çekaj, Hysen Çekaj, veteranin e Mërgatës shqiptare, Nikollë Skelaj, si dhe të gjithë të pranishmit tjerë.
Sot bëjmë përurimin e kësaj ekspozite fakto-grafike shumë domëthënëse, duke kujtuar Presidentin Ibrahim Rugovën, jo vetëm si letrar e kryetar i parë i LDK-së, por edhe si dijetar, si arkitekt i pavarësisë, si burrështetas dhe si President i parë i Republikës së Kosovës”.
Nga e majta: Autorët e ekspozitës, Dr. Sadik Krasniqi, mr. Besnik Rraci dhe Haki Rugova,
duke përshëndetur mërgimtarët
Kryetari i Nëndegës të LDK-së në Mynih, Isuf Çetaj, pasi përshëndeti mysafirët e nderuar dhe masën numerike të mërgimtarëve, përgëzoi kuadrot profesionistë të Muzeut Historik të Kosovës, Dr. Sadik Krasniqi dhe magjistër Besnik Rraci, për përgaditjen e kësaj ekspozite të shkëlqyer fotografike, kushtuar jetës dhe veprës madhore të Dr. Ibrahim Rugovës. Hapja e kësaj ekspozite, përkon edhe me ditëlindjen e intelektualit të kompletuar, bashkpunëtorit të afërt të Presidentit Rugova, komisarit dhe komandantit të luftës, Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Pamje nga Salla e ekspozitës
Moderatorët RefkiTafaj dhe Arbresha Nikçi, ftojnë në foltore, Konsullin Afrim Nura, i cili i uroi për mirëseardhje mysafirët nga Atdheu, si dhe të pranishmit në sallë, për këtë ngjarje të shënuar kulturore e historike, siç është ekspozita kushtuar Presidentit Rugova. Konsullata jonë ka qenë dhe do të jetë gjithëherë në mbështetje të promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore e historike të popullit tonë, për mërgimtarët dhe vendorët gjermanë.
Kryetari i komunës të Istogut, Haki Rugova, njëherësh edhe nënkryetar i LDK-së, në fjalën e rastit, ndër të tjera, tha: “Përgëzoj nëndegët e LDK-së, në Mynih e Starnberg, për krijimin e kushteve, organizimin e kësaj ekspozite të veçantë. Falenderoj kuadrin e Muzeut Historik të Kosovës, punonjësit e tij, Dr. Sadik Krasniqin dhe magjistër Besnik Rracin, të cilët, me përkushtim e profesionalizëm, kanë përgaditur një elspozitë fakto-grafike, e cila është sa e veçantë, aq edhe gjithëpërfshirëse dhe e paparë deri me tani. Në këto ekspozime, me përzgjedhje domëthënëse, është shpërfaqur historia dy dekatore e Kosovës.
Unë e ndjej vetën të vogël, për të komentuar dhe vlerësuar, këtë eskpozim kulturor dhe historik. Pasqyrimi i kësaj game të begatë fotografish, të realizuara artistikisht, me përzgjedhje të përgjegjshme dhe të suksesshme, si dhe renditje mjeshtërore, kursen fjalët tona, sado të mençura qofshin ato. Ju lumtë për punën madhore e profesionale, që keni bërë! Mirënjohje për Ju, autorë të ekspozitës dhe të librit, me përmbajtje dhe format mrekullisht të realizuar, Krasniqi e Rraci, si dhe bashkëpunëtorët Tuaj të vyeshëm”,- përmbylli fjalën e tij, pinjolli i – Familjes Institucion Rugova -, zotëri Haki Rugova.
Mysafirët nga Kosova: Haki Rugova, Sali Morina, Sadik Krasniqi, Besnik Rraci,
në bisedë të lirë me aktivistët e Mërgatës
Hysen Çekaj, në fjalën e tij përshëndetëse, falenderoi organizatorët, që “përkujtojnë babain tim, Sali Çekaj, mik për zemër i Presidentit Rugova, në ditëlindjen e tij. Ekspozita e sotme është për çdo lavdatë dhe admirim.
Nikollë Skelaj, një rugovist i rreshkur, i përshëndeti mysafirët dhe i ftoi në konakun e tij hotelier, ashtu siç e kishte pritur, dikur, mikun e tij të mirë Ibrahim Rugovën. “Na keni gëzuar me këtë ekspozitë, prandaj u jemi shumë mirënjohës ju, bashkautorë Krasniqi e Rraci, si dhe Institucioneve shtetërore të Kosovës, që nderojnë burrin e madh të Kombit shqiptar, Presidentin historik, Ibrahim Rugova, për të cilin, Presidenti Sali Berisha thotë se “nuk ka ndërmjetës në Shqiptari, që nga Gjergji ynë lavdiplotë”,- tha, i emocionuar, deri në lot, plaku klinak Nikollë Skelaj.
Fjala e bashkautorit Besnik Rraci
Njëri nga bashkautorët, magjistër Besnik Rraci, foli për metodologjinë e përgaditjes të ekspozitës në fjalë: “Falenderojmë organizatorët e LDK-së dhe shoqatat në Bavari, të cilët, me kërkesën dhe angazhimin e tyre, na kanë mundësuar të vijmë këtu, të prezantojmë para opinionit shqiptar dhe atij gjerman, ekspozitën kushtuar Presidentit Rugova, me titull: “Kontributi i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”.
Të nderuar pjesëmarrës, më lejoni të elaboroj, shkurtimisht, ecurinë e projektit, në përgjithsi, në cilësinë e bashkautorit të kësaj ekspozite. Për të ardhur deri ketu, unë së bashku me Dr. Sadik Krasniqin, në vlerësimin tonë si bashkautorë, kemi paraparë që projekti t’i këtë tri faza të realizimit:
Faza e parë i ka paraprirë hulumtimeve të materialeve në terren, qoftë hulumtime në Kosovë dhe jashtë vendit, si hulumtime në Gjermani, Zvicër, Itali, SHBA e tjerë, duke na mundësuar të kemi një fond me koleksione të ndryshme, objekte tredimensionale, relikte të ndryshme dhe fotografi të Presidentit Rugova, të bashkëpunëtorëve të tij, që i përkisnin periudhës së tij.
Mbledhja e këtij fondi muzeal ka rezultuar me hapjen ekspozitës Statike në Muzeun Kombëtar të Kosovës, me 24 maj 2018, me rastin e ditës së Presidentit të Kosovës, të cilën ditë vet Presidenti Rugova e ka inauguruar si “Ditë të Presidentit”, sepse po në këtë datë, në vitin 1992, janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe Presidenciale. Ekspozita në fjalë ka qenë e hapur për publikun, deri në fillim të këtij viti, në ambientet e Muzeut të Kosovës, që rezulton edhe me përmbylljen e fazës së parë të këtij projekti.
Ndërsa faza e dytë e projektit, është ekspozita lëvizëse, e cila do të rrugëtoj nëpër të gjitha qendrat e Evropës, që për herë të parë është hapur zyrtarisht në Cyrih, më 21 janar të këtij viti, në 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova. Pra, tani jemi këtu, para jush, për ta prezantuar këtë ekspozitë, me karakter historiko-muzeor, në të cilën pasqyrohet saktë dhe në mënyrë fakto-grafike veprimtaria e Presidentit Rugova.
Ndërsa faza e tretë dhe e fundit është publikimi një libri, i cili do të prezantohet këtu. Ky libër ngërthen në vete një gjithëpërfshirje e gjithë gamës të aktivitetit shumëdimensional të Presidentit Rugova, që fillon nga trungu i gjenaologjisë familjare, nga femijëria e tij dhe deri te formimi i tij intelektual dhe politik, në fund të viteve të `80-ta, e deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës, si President i parë emblematik dhe historik i saj.
Duke ju falenderuar për pjesëmarrje masive, do t`ua lë ekskluzivitetin juve, që ta shihni ekspozitën dhe ta vlerësoni atë, pse, jo, edhe të na kritikoni, të bëni vërejtjet e sugjërimet tuaja, duke na ndihmuar, për të bërë korrigjimet, përmirësimet e ekspozitës.
Bashkautori i ekspozitës, Dr. Sadik Krasniqi, foli, veç tjerash, “për një qasje të re institucionale kulturore shtetërore, siç është vendimi i Instuticioneve të Kosovës, në konsultim më Muzeun Historik, për të vlerësuar disa nga figurat më të shquara kombëtare, duke përgaditur ekspozita me fotografi dhe eksponate, nga jeta dhe veprimtaria e tyre. Filluam nga shtetformuesi i Kosovës, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova.
Kjo do të jetë ekspozitë lëvizëse, në disa kryeqendra dhe qytete të Evropës dhe deri në Amerikë, ku mërgimtarët janë të shumtë në numër, por, edhe për banorët vendorë të shteteve të botës. Është nismë e ekspozimit të një thesari të çmuar të historisë kombëtare. Gjeneratat e reja duhet të njihen me epokën e Ibrahim Rugovës, sepse kjo epokë është njohur e vlerësuar, në supërlativë, nga popujt evropianë dhe botërorë.
Në emër të Muzeut Historik të Kosovës, ju falenderoj me përzemerësi, për pjesëmarrjen tuaj numerike e dinjitoze”,- tha Dr. Sadik Krasniqi.
Krijuesi Ibrahim Hoxha, nga Rosenheimi, u paraqit me një poemë, kushtuar Presidentit Rugova.
Grupi i këngëtarëve, i prirë nga Nehat Idrizi, këndoi për Presidentin Rugova dhe bashkëpunëtorin e tij, Sali Çekaj, Heronj të Kosovës.
Të pranishmit, me kurreshtje dhe admiratë, shikuan fotografitë dhe eksponatët e përzgjedhura me shije e finesë, nga autorët mjeshtrorë, Dr. Sadik Krasniqi dhe magjistër Besnik Rraci. Mbresa dhe fjalë miradije të pafund, për akspozitën shumë interesante, nga vizitorët e shumtë.
Tendinat, ku janë rrjeshtuar fotografitë, janë ndarë e renditur me kronologji si dhe duke prezantuar, veçmas, aspektin përmbajtësor, duke filluar:
1) Familja e Presidentit Rugova, pema gjenealogjike;
2) Përgaditja shkollore e intelektuale, kontributi dhe vlerësimi vendor e botërorë;
3) Emigracioni shqiptar;
4) Pamje me bashkëpunëtorë të ndryshëm;
5) Takimet zyrtare me përfaqësuesit ndërkombëtarë;
6) Fushata zgjedhore;
7) Istitucionet shtetërore;
8) Kulturë, art dhe traditë;
9) Ceremonia mortore.
10) Ekspozimi i të vetmës relike: kostumin e bartur nga Ibrahim Rugova. Për ndryshim nga ne, moshatarët e tij, që vishnim xhakoventa, rroba sportive, Ibrahimi, edhe si shkollar i mesëm, vishte kostum.
Prezantimi artistik dhe logjik i pamjeve, të realizuara në fotografi, është i përkryer. Mbresat ishin aq të forta, sa vizitorët nuk mjaftoheshin me shikimin e parë. Ata u ktheheshin, sërishmi, tendinave, varseve me fotografi, përzgjidhnin nga ato, duke i fiksuar në aparatët e tyre, për t`i bërë pronë të tyre të përjetshme.
Ekspozita fakto-grafike, e titulluar “Kontributi i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në shtetformimin e Kosovës”, është nismë e qëlluar, një borxh i shqiptarëve, madje, të kudondodhur, ndaj Presidentit Rugova, një nderim, për njeriun, që dijti dhe bëri më shumë se çdo shqiptar, për Kombin, Atdheun.
Falenderim zenitor, për të madhërishmin dhe të paarritshmin Rugovë!
Komentet