Me moton: “Sulmi është mbrojtja më e mirë”, eksponentët e krimit, en bloc, u hodhën në ofensivë frontale, madje pa u merakosur fare se opinioni i përcillte me neveri e zemëratë. Sepse ishin pikërisht ata që e kishin krijuar problemin, nevojën për krijimin e Gjykatës Speciale, për të cilin tani akuzonin viktimat e tyre dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, çlirimtarët faktikë të Kosovës, Amerikën dhe Evropën!
Tiradat e tyre, gjithë pompë patriotike, në mbrojtje të “UÇK-së”, të “sovranitetit”, të “dinjitetit kombëtar”, të cilin vetë e kanë përtokur e përdhosur poshtërsisht dhe kriminalisht, me thirrje histerike “në emrin dhe gjakun e dëshmorëve”, të cilët, me krimet e tyre, ndaj veprimtarëve dhe ushtarakëve luftëbërës e atdhetarë të dëshmuar, u shpërfaqën në foltoren e Kuvendit, kërcënueshëm e mjerueshëm, si heronjtë e spanjollit Servantes, në luftën me “mullinjtë e erës”!
Hipokrizia deri në rrugaçëri e OVL të “UÇK-së”
Siç ndodh kudo në vendet dhe rendet komuniste, edhe në Kosovën tonë, mediat, qofshin ato të shkruara, vizive, elektronike, janë pushtuar nga e majta ekstreme, si trashëgimi e Leninit të tyre. Ky rit u shpërfaq bujshëm në rastin e diskutimit të Gjykatës Speciale. Mediat u dhanë hapësirë të pakontrolluar dhe të pakufizuar, të gjithë llumhanës komuniste e fashistoide, kriminelëve listë-bërës e urdhërdhënës, si dhe banditëve ekzekutorë, vrastarë të kuadrove dhe të eprorëve ushtarakë të Ibrahim Rugovës.
Krerët e të ashtuquajturave “Shoqata të dala nga lufta”, pa hyrë në luftë fare, që nga Vehbi Rafuna, Sadik Halitjaha, Faik Fazliu, Muharrem Xhemajli, Xhevdet Qiriqi, Xhavit Jashari, Faton Klinaku me shokë, me përjashtime të rralla, me veprimet e tyre, kanë qenë në shërbim të Serbisë. Një nga shërbimet madhore, që këta krerë, me turmat e rrëmujshme, i kanë bërë Serbisë, me protestat e dhunshme të pranverës 2004, duke djegur edhe Flamurin Dardan, është decentralizimi dhe enklavizimi i Kosovës. Serbinë, të cilën e përzuri NATO (dhe jo “UÇK-ja), këta hafije e rikthyen përsëri në Kosovë. Dhe, kjo përbën krim dhe tradhti të lartë kombëtare.
“Të gjitha krimet, të luftës dhe të passluftës, duhet dënuar”, thonë krerët e shoqatave në fjalë! Por, janë pikërisht këta batakçinj hipokritë, të cilët, pas çdo arrestimi të grupeve kriminale, me akuza fort të bazuara, kanë nxjerrë në rrugë e bulevarde, turma militantësh partiakë, të prirë nga huliganë, por të pasuar edhe nga njerëz të manipuluar dhe të mashtruar, kinse “po mbrojmë çlirimtarët!”
“Kriminelët t`i dënojnë gjykatat tona”, – thonë krerët hipokritë e matrapazë të shoqatave fiktive, të rrejshme, sepse veteranët, luftëtarët e vërtetë, nuk janë parë kurrë në protestat e organizuara nga këta krerë, të dyshuar për shimëçka, gjithnjë në dëm të Kosovës. Këta hipokritë e dallaveraxhinj, e dinë se gjykatat vendore kanë dështuar, sepse emrimet e prokurorëve dhe të gjyqtarëve, në pjesën më të madhe, janë bërë nga krerët e partive, të inkriminuar me fund. Të tjerë që kanë qenë jashtë këtyre emrimeve, janë kërcënuar dhe zhantazhuar, në mënyrën më banditeske. Përgjatë këtyre 16 viteve “në liri”, nuk kemi parë e dëgjuar të jenë dënuar grupe apo individë me peshë, nga gjykatat tona. Andaj, kjo është një hipokrizi deri në rrugaçëri.
Eksponentët e krimit, krimet makabre, të bëra nga Serbia i përmendin për demagogji, sepse kurrë nuk kanë marrë guximin për të bërë aktpadi kundër saj, ashtu siç ka bërë atk-padinë dosje kundër Jugosdllavisë, në Parlamentin Evropian, Enver Hadri, Hero i Kosovës, apo Bajram Kelmendi akt-padinë kundër Serbisë dhe Sllobodan Millosheviçit, në Gjykatën Ndërkombëtare në Strasbourg. Arsyeja e kësaj heshtjeje të turpshme e kriminale, është zënia peng, për krimet seriale, të kryera kundër shqiptarëve, të ciësuar si kundërshtarë politikë, për të cilët Serbia ka fakte të bollshme, madhe me emra e mbiemra.
Kurrë nuk arriti të krijohet UÇK-ja e mirëfilltë
Emërtesën “UÇK-ke” ka filluar ta brohoras LPK-ja në Mërgatë, me qëllim të vjeljes të parave nga mërgimtarët, për Fondin “Vendlindja thërret”, i cili është abuzuar e vjedhur, madje pamëshirshëm dhe pacipshëm, nga shefat e LPK-së, krahu kundërshtar i Jusuf Gërvallës. Themelimin e “UÇK-së” e shpërndajnë në shumë datimne, të tëra fiktive, të rrejshme, duke filluar nga vitet `80-a e deri në fillimin e luftës.
Ashtu si datat, përmenden edhe një mori shefash të “Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”. Më i sinqerti, lidhur me këtë shtab fantomë, inekzistent, ka qenë Sylejman Selimi, i cili, ironizon, se “ishim një grup shokësh e kushërinj”, ndërsa “për disa të tjerë nga Evropa, mësova vetëm pas luftës, edhepse isha shef i këtij biçim “Shtabi”!!!
Kolonel Ahmet Krasniqi, i cili ka meritën e madhe për organizimin ushtarak, profesional të krahut institucional, nën emërtesën adekuate e reale FARK, (Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës), në cilësinë e ministrit të mbrojtjes, hartoi planin për krijimin e UÇK-së. Por, u pengua nga LPK-ja dhe Tirana zyrtare e presidentit Mejdani, me bandën e tij komuniste, sepse kishin rënë në ujdi me Serbinë, për ta sabotuar organizimin e luftës në Kosovë. Nisma për themelimin e UÇK-së, kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës, i kushtoi me jetë.
Rrjedhimisht, në Kosovë, kurrë nuk arriti as të krijohet një UÇK-e e mirëfilltë dhe as të veprojë e luftojë si e tillë. Këtë të vërtetë absolute e vërtetojmë me faktin se përveç luftës ballore në Koshare dhe betejës në Loxhë, nuk ka pasur asnjë luftë apo betejë të organizuar dhe të drejtuar ushtarakisht, madje as ndeshje ballore, me formacione ushtarake, të suksesshme.
Prandaj për të shmangur falsifikimin e historisë më të re të Kosovës, është domosdoshmëri që emërtimet të jenë reale, tokësore. Dhe, emërtimi më adekuat është: Grupe luftëtarësh, që përbëjnë një forcë të armatosur, ashtu siç e ka përcaktuar strategu ushtarak, organizatori profesionist, kolonel Ahmet Krasniqi, i ekzekutuar nga Tirana zyrtare, në bashkëpunim me krerët e LPK-së, hafije të Serbisë.
Tirada vetëdemantuese e zotit Limaj
Digjitalizimi i sotëm nuk lënë asgjë në harresë. Falë kësaj teknologjie elektronike, opinioni e pati të lehtë të hetojë vetëdemantimet e zotëri Fatmir Limaj, për disa të vërteta të thëna dikur, por të mohuara sot. Atëherë, Limaj ka thënë: “Për arrestimin dhe dënimin me vdekje të Blerim Kuçit dhe të tjerëve, pyesni Shtabin e Përgjithshëm.” Pra, nga kjo rezulton se dënimet dhe krimet kundër veprimtarëve të LDK-së dhe ushtarakëve institucionalë, janë bërë me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duke pranuar, në mënyrë indirekte, se ai ka qenë vetëm ekzekutues i vendimeve.
Ndërsa, tani, zoti Limaj thotë se “krimet kanë qenë individuale!” Kjo është një gënjeshtër e madhe sa bjeshka, sepse vrasjet politike kurrë nuk mund të jenë individuale. E vërteta është se të gjitha krimet politike, kanë qenë mirë të studjuara dhe të listuara, nga një shtab ultra kriminal. Tirada patetike e zotit Limaj është një kamuflazh, një përsëritje retorike, deri në monotoni. Ai përmendi “ndarje konceptuale”, “ndarje të popullit”, “të lagjës” e tjera.
Ne ia kujtojmë zotit Limaj se këtë “ndarje konceptuale” nuk po e bën krijimi i Gjykatës Speciale sot, por, ndarja zë fill qysh në fillimet e luftës, kur Tirana zyrtare mori vendim që Kosova të frymojë majtas, përkrah Serbisë dhe Rusisë. Dhe, për ta realizuar këtë, instruktoi krerët e LPK-së, krahun kundërshtar të Jusuf Gërvallës, të cilët ishin agjentë të vjetër, të dyzuar: të UDB-së dhe të Sigurimnit Shqiptar. Ky vendim ogurzi i Tiranës zyrtare, identifikohet me presidentin Rexhep Mejdani, Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Fatos Klosi me shokë.
Rrjedhojat qenë fatale, tragjike për Kosovën: Faktori ushtarak veproi ndaras: LPK-ja, e dirigjuar nga Social-komunistët e Shqipërisë, intrigonte për ta marrë pushtetin me dhunë e terror, jo kundër Serbisë pushtuese, por kundër veprimtarëve luftëtarë dhe ushtarakëve institucionalë të Ibrahim Rugovës. Shifrat janë tmerruese: 1.800 vrasje politike, përgjatë dhe pasluftës. Faktori ushtarak institucional, i organizuar nga ministri i mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, në FARK-un luftarak, kishte për objektiv goditjen e armatosur vetëm kundër armikut serbo-sllav.
Përkushtimi i tyre atdhetar e luftarak, u sabotua, në vijimësi, nga bandat e kuqe të LPK-së, e cila nuk e kishte prioritet luftën kundër pushtuesit. Realisht, Gjykata Speciale po krijohet, për ta bërë bashkimin e popullit të Kosovës, duke i zbuluar bandat vrastare dhe urdhërdhënësit e tyre. Sepse, siç thotë edhe zoti Limaj se “pa u pastruar ky vend nga krimet, nuk mund të ecet përpara.” Dhe, Kosova është e paaftë për ta bërë këtë pastrim, andaj duhet ta bëjnë ndërkombëtarët. E dhimbshme, por e domosdoshme, sepse banditët e LPK-së e dështuan drejtësinë dhe vet shtetin e Kosovës.
Zoti Limaj habitet “pse po na kërkojnë (ndërkombëtarët), çka nuk i kanë kërkuar asnjë deputeti në botë”?! Por, pyesim zotin Limaj: Cili Parlament i botës i ka 27 deputetë kriminelë, siç i ka Parlamenti i Kosovës?! Në cilin shtet të botës ekzekutorët e kundërshtarëve politikë, vazhdojnë të jenë të lirë, madje edhe shefa partish dhe deputetë?!?
Zoti Limaj thotë se “jemi të gatshëm për partneritet”! Por, cili shtet serioz pranon të këtë partneritet me bandat, që kanë përgjakur Kosovën, duke vrarë luftëtarët atdhetarë shqiptarë, duke lënë jetimër mijëra fëmijë, duke veshur në të zëza motra, nuse dhe nëna shqiptare, duke lënë në zi vëllezër, baballarë dhe farefisni masive?! Pranimi i partneritetit me këtë racë monstrume, do t`i bënte ndërkombëtarët pjesë të krimit.
CILA GJYKATË VENDORE DO TË MUND TA SHPRONËSONTE
MAFINË KRIMINALE TË KOSOVËS?!?
Por, zoti Fatmir Limaj gjen një zgjidhje, duke shprehur një mendim të pranueshëm, (të cilin, personalisht, e kam përsëritur shumë herë, madje prej vitesh): “T`ia japim një shteti të drejtën juridike dhe politike, pra, qeverisjen e Kosovës, duke e liruar vendin nga qeverisja kriminale”, – thotë ai. Vërtet, qeverisja e Kosovës nga një shtet i fuqishëm e ligjor, mik i shqiptarëve, si Amerika, Anglia, Gjermania, Austria…, do të ishte zgjidhje më se e pranueshme, për ta shpëtuar Kosovën nga krimi e kriminelët, nga korrupsioni – hajnia zyrtare, duke ia kthyer pasuritë shtetërore, të grabitura, popullit, me anë të sekuestrimit, shpronësimit, të pasurive të paligjshme kriminelëve partiakë e pushtetarë.
Ilustrojmë me shembullin markant: Në emisionin televiziv “Pa rrotulla”, njeriu i SHIK-ut dhe i krimit, Shukri Buja, rrëfen për pasuritë e tij milionëshe. Ai ka blerë shumë dhjetra hektarë tokë, pronë shtetërore dikur, me nga një vezë metrin (m2). Dhe, tani e shet metrin (m2) me nga një lopë! Kështu kanë vepruar edhe krerët tjerë të hierarkisë partiake dhe pushtetare të Kosovës.
Dhe, ata që anatemojnë, mallkojnë Gjykatën Speciale, lë të na thonë se cila gjykatë vendore do të mund ta shpronësonte mafinë kriminale të Kosovës?!? Asnjë gjykatë vendore, absolutisht asnjë, nuk do të guxonte as ta nismonte çështjen në fjalë. Atëherë, pse llomotisni kotsekoti?! Apo doni të livadhisni e zhvatni edhe më tej pasurinë e brezave shqiptarë, duke i lënë ata refugjatë të përjetshëm nëpër botë?!
Thirrjet demagogjike të Ramushit
Fort nervoz e zevzek shpërfaqet, kohëve të fundit, zoti Ramush Haradinaj. Ai nuk po arrin ta kuptojë se diktati i përgjakshëm i gjeneralëve dhe i rrospihanëve ka përenduar, por, pasojat vazhdon t`i vuajë populli mjeran i Kosovës. Thirrjet e tij se “ka ikur koha kur ndërkombëtarët bënin ligjin”, “mjaft më me dëgjimin e ndërkombëtarëve”, “gjykatat i krijojmë na dhe drejtësinë e bëjmë ne”, “Kosovën e udhëheqim vetë”, – e tjera sllogane të kësaj natyre, sikur nuk po bëjnë asnjë përshtypje.
Përkundrazi, po merren si demagogji, sepse koha prej 16 vitesh “në liri”, ka dëshmuar se lidërshipi i Kosovës nuk ka bërë asgjë për menaxhimin politik dhe ekonomik të vendit; bandat kanë ushtruar zanatin e tyre të terrorit, duke rrahur, maltretuar e vrarë kundërshtarët politikë; shefat e bandave janë ngjitur në kupolën e pushtetit dhe me hajnitë zyrtare dhe haraçin privat, janë bërë multi, shumëfish milionerë.
Shumë i vonuar është zoti Haradinaj në kërkesën e tij, për krijimin e një gjykate serioze, për të dënuar krimin dhe kriminelët. Askush më shumë se Ramushi, me militantët e tij, nuk e ka penguar dhe dëmtuar drejtësinë dhe gjykatat në Kosovë. Militantët e tij, me javë e muaj, pushtonin rrugë e bulevarde, të cilët protestonin për lirimin e “çlirimtarëve”, ndërkohë që drejtësia provonte fajësinë e tyre faktike, edhepse, nën presionin e egër të turmave, të prira nga krerët banditë të shoqatave, kinse, ” të dala nga lufta”, diktonin dënime simbolike, sikur të kishin mbytur ndonjë pulë, dhe jo vrasje të njerëzve të pafajshëm, thjesht, për motive politike.
Edhe luftimi i korrupsionit, i hajnisë zyrtare, me forcat vetanake, me gjykatat tona, është një demagogji e radhës, një mjegullnajë londineze. Sipas një përllogaritjeje profesionale, ka rezultuar se e gjithë garnitura komuniste qendrore e Kosovës, zotëronte një pasuri, të tundshme dhe të patundshme, e marrë së bashku, prej 5 (pesë) milionë euro.
Ndërsa, sot janë dyzina pushtetarë, deputetë e krerë partiakë, të cilët zotërojnë, veç e veç, shumën e cituar dhe tej saj, duke llogaritur pasuritë e patundshme, si: hapësirë tokash të privatizuara; objekte industriale me troje numerike, po ashtu të zhvatura nga shteti; aksionerë anonim në firma rentabile, prestigjioze; haraçe të përjetshme; pallate-vila luksoze; pasuri të vënë jashtë Kosovës dhe kursime bankare, të shpërndara ndër halla, teze, ndrikulla, dajallarë e kumbarë…
Eksodi aksion, masiv, në nismë të këtij moti zhgënjyes, ishte një shans ideal për pushtetarët dhe partiakët, të cilët, në vend të fjalimeve – retorike e bombastike, madje, edhe të lotëve, ta merrnin vendimin e duhur dhe fisnik: dhurimin e pasurive të tepërta, kuptohet, jo të ligjshme, ikanakëve zemërthyer e shpirt trazuar. Një shembull i tillë, përveç ndihmës të drejtpërdrejtë varfanjakëve, do të ngjallte shpresën e madhe se “mori fund hajnia zyrtare dhe grykësia shtazarake e pushtetarëve dhe e krerëve partiakë!”
Bandat vrastare, të stërvitura nga Klosi dhe klosharët e tij, tashmë, kanë kaluar kufinjtë e Kosovës, në ushtrimin e zanatit të tyre banditesk. Evropa, bota demokratike, nuk mund të tolerojë, më tej, eksportimin e krimit në hapësirat e saj. Amerika dhe Evropa kanë derdhur miliardat për çlirimin e Kosovës, andaj nuk mund të pranojnë abuzimin e kësaj ndihme nga banditët e vrazhdët, vrasës e korruptiv, shqipfolës, të cilët janë të lidhur me njëmijë e një fije me Serbinë armike. Janë kryebanditët në pushtet, të cilët, të zënë peng, për krimet e tyre të shumta, me negociata, bisedime, Serbinë e mundur me luftë, e kthyen në Kosovë, me dialog e paqe. Kthimi i Serbisë në Kosovë, nënkupton edhe praninë ruse në rajon. Dhe, kjo i shqetëson skajshëm amerikanët dhe evropianët.
Albini, me shpenat e tij, kundër miqve tanë
Albin Kurti, me zuzarët e tij, është trimëruar nga revanshi i Putinit në Ukrainën Lindore dhe shopreson e uron të vijë edhe në kufinjtë e Kosovës ose edhe brenda Kosovës. E majta ekstreme shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, vazhdon të mbetet skllave e ideologjisë së mykur sllaviste, ruso – serbe. Të akuzosh çlirimtarët e Kosovës: Amerikën dhe Evropën, për kuisje (lehje), është qenëri e zagarhane deri në pakufi.
Kush i fitoi dhe kush i humbi miqtë tanë përendimorë, dikur? Dhe, kush i rifitoi dhe kush po tenton t`i rihumbë tani? Në vitet `30-a, ishte Mbreti i Shqiptarëve, Ahmet Zogu, që diti të bëjë miq të shqiptarëve botën demokratike, Përendimin evropian dhe Amerikën. Këtë kontribut, me vlerë të veçantë, të Mbretërisë Shqiptare, e pranojnë edhe kundërshtarët më fanatikë të Mbretit Zog. Ishte filosllavi Enver Hoxha, i cili, me dirigjimin e Rusisë dhe të Jugosllavisë, e humbi, madje, me fund, miqësinë e Përendimit demokratik dhe të Amerikës, me aleatët e saj.
Në vitet 90-a, populli shqiptar i Kosovës, i mbetur në mëshirën e fatit, i rrethuar nga armiqtë e egër e lakmitarë fqinjë, rrezikohej me asgjësim, spastrim etnik, nga trojet e tij stërgjyshore. Ishte djali bonjak, jetim, nga Cërca e Istogut, Ibrahim Rugova, i cili, dha alarmin e madh, të rrezikut të dukshëm e potencial, të zhdukjes të popullit të tij, të popullit të Kosovës. Ai dënoi publikisht komunizmin, si ideologji karpatiane, përfaqësuesin e saj tradhtar, veglën qorre serbo-ruse, Enver Hoxhën, duke kërkuar ribërjen e miqësisë, të mekuar me aq devotshmëri e përkushtim nga Mbretëria Shqiptare, kthimin e asaj miqësie të artë, të Amerikës zëmadhe dhe të Evropës dekomratike. “Ndihmoni popullin tim, i cili po rrezikohet me asgjësim”, – lutej, me dinjitet, Dr. Ibrahim Rugova, në kancelaritë e qendrave të vendosjes.
Kryeministri anglez, Tony Blear, kujton: “Lutja e përvuajtshme dhe e dlirë e Ibrahim Rugovës, ishte sa bindëse, aq edhe prekëse. Andaj i premtova se ai dhe Kosova e tij, do ta gëzojë përkrahjen time dhe të Mbretërisë të Britanisë së Madhe”. Dhe, Tony Blear ishte kaq i vendosur, në përmbushjen e premtimit, dhënë liderit shpirtëror dhe faktik të Shqiptarëve të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, sa që edhe atëherë kur aleati i tij, Bill Klinton, po matej t`i jipte parësi dialogut me Serbinë, shtetari trim Blear, do të shmangte çdo mëdyshje të përdorimit të forcës, kundër Serbisë agresore, duke thënë se “jam gadi të fus në luftë tokësore ballore 300 mijë ushtarë anglezë”.
Kampanja zhgënjyese
Dhe, sot, i biri shpirtëror i Leninit rus, Albin Kurti, me kampanjën e tij zhgënjyese e çoroditëse, po lëviz të gjitha levat e mundshme, alla komuniste, për t`i prishur miqësitë e rilidhura, të ribëra, me aq mund e përkushtim, të Ibrahim Rugovës me Amerikën, Evropën dhe botën tjetër demokratike. Francezi ushtarak, Napoleoni gjeneral, gjënë më të neveritshme, më të urrejtshme, e konsideronte mosmirënjohjen. Të përbuzish, të mohosh çlirimtarët faktik të Kosovës, Amerikën dhe Evropën, është kulmi i mosmirënjohjes, kupola e poshtërsisë.
Entuziasmi i papërmbajtshëm, për fitoren e Referendumit grek, kundra evropian, thirrja e hapur kundër Evropës të Bashkuar, urrejtja patologjike e kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, karshi Amerikës dhe Evropës, flet bindshëm për orientimin e politik dhe ideologjik të “Vetëvendosjes”, e cila është e përcaktuar për kampin lindor ruso-sllav. Do të ishte anakronike dhe paradoksale që rinia e Kosovës të përqafojë Rusinë dhe Serbinë, duke përbuzur Amerikën dhe Evropën, çlirimtarët tanë faktik. Megjithatë, dështimi i Albinit me shpeninë e tij tragjikomike, është i pashmangshëm dhe këndellja e atyre që i mashtroi për votim dikur, është e pritshme.
Pjesëmarrja kaq aktive e “Vetëvendosjes”, kundër Gjykatës Speciale, flet për aleanca ogurzeza me krimin dhe kriminelët. Kjo aleancë hetohet edhe në mendimin e shprehur nga përfaqësuesja e “Vetëvendosjes”, Albulenë Haxhiu, kur thotë “të hetohet korrupsioni, por, jo edhe vrasjet politike!” Shtrohet pyetja e ligjshme për zonjen dhe zotërinjtë që i suflerojnë, nga prapa përdes: A më i rëndë është korrupsioni apo vrasja e 1.800 kuadrove, veprimtarëve të LDK-së dhe e ushtarëve e oficërve institucionalë, të FARK-ut, të ciët bënë luftën faktike, përgjatë atyre 14 muajëve të luftës në Kosovë?!?
PËRGJEGJËSIA E LDK-SË DERI NË FAJËSI
Në katandinë e përgjithshme të Kosovës, as LDK-ja nuk mund të jetë imun. Ligjin për zgjedhjet e bëri e majta ekstreme, kryesisht, SHIK-u kriminal, por LDK-ja e miratoi! Kosova me një zonë zgjedhore, i dha shans e mundësi kësaj organizate të krimit të organizuar në Kosovë, të vesh me kostumin e deputetit shumë kryebanditër të Kosovës. Në Parlamentin gjerman, u shtrua pyetja në habitore: Pse është lejuar që në Parlamentin e Kosovës të ulën plot 27 kriminelë, të cilët, normalisht, duhet të jenë prapa grilave?!
Krerët e LDK-se aktuale, e kanë bërë veshin të shurdhër, kur individë, grupe, nëndegë e degë të LDK-së, u janë drejtuar, gojarisht dhe me shkrim, zyrtarisht, që Kosova duhet të bëjë zgjedhje me shumë zona zgjedhore, në formën klasike, të dikurshme. Ky shqetësim është motivuar se në formën e tanishme, “Kosova me një zonë zgjedhore”, përfituesi kryesor është SHIK-u dhe e majta ekstreme, të cilët me paratë e haraçit dhe të hajnisë zyrtare, po i blejnë votat nga varfanjakët masivë, në Kosovën tonë të nëpërkëmbur.
Por, në këtë formë votimi, e privilegjuar dhe përfituese ka qenë edhe Kryesia e LDK-së, sepse mblidhnin votat e të gjithë elektoratit, pa u përballur me asnjë emër tjetër. Kjo mënyrë kriminale e votimit, u ka dhënë shansin e artë halabakëve rrugaçë e krimknelë të SHIK-ut, të bëhen deputetë, duke e vënë në kupolën e krimit Parlamentin e Kosovës. Dhe, pikërisht, këtu qendron edhe përgjegjësia, madje deri në fajësi e LDK-së, përkatësisht, të strukturave të saj vendim-marrëse.
Hashimi e dështoi votimin e Gjykatës në Kuvend
Thonë se “turpi nuk ka mbytur askënd”! As Hashimin e turpëruar, me fund, nuk do ta mbysë. Opinioni shqiptar i njeh shefat, liderucët e vet, qofshin ata partiakë apo shtetërorë. Shefat e sotëm partiakë: të PDK-së. LDK-së, AAK-së, Vetëvendosjes, strukturat e partive të tyre i përdorin si kondomë, ndërsa anëtarësisë “nuk ia rrasin fare.” Për t`u bindur për këtë të vërtetë supreme, kujtoni Kuvendet “Zgjedhore” të tyre.
Kosova është e vogël dhe shqiptarët i njohin deputetët dhe “trimërinë” e tyre. Deputetët e PDK-së, me urdhër të Hashimit e dështuan votimin e Gjykatës Speciale. Ky degradim i Hashimit, deri në legenizim, do të mbahet mend përjetësisht, se deri ku mund të arrij njeriu profiter, deri “edhe nga pleshti të nxjerrë yndyrë!” Etja dhe ethja, për t`u bërë president i vendit, gjë që do të përbënte krim-kupolë, duke kriminalizuar skajshëm edhe strukturat e LDK-së, e shtynë Hashimin, për të bërë edhe marrëzira monstruoze.
Hashimi porositi numrin e deputetëve mungues dhe ata mosvotues apo votues kundër Gjykatës Speciale. I vetmi deputet, i cili mund të këtë dhënë votë sovrane, të pavarur nga shefi Hashim, mund të jetë Nait Hasani. Dhe, pse? Zoti Hasani është i vetmi kuadër i të majtës ekstreme, që ka denoncuar krimin e madh, i cili identifikohet me tradhti kombëtare, duke thënë se : protestat e vitit 2004 i sollën dëm të madh Kosovës; ato realizuan synimin madhor të Serbisë: decentralizimin dhe enklavizimin e Kosovës, pra, kthimin juridik dhe fizik të Serbisë në Kosovë, bashkëqeverisjen e Kosovës. Këtyre protestave u prinë PDK-ja dhe AAK-ja, duke vënë në ballë kuadrot e tyre partiakë dhe shoqatat e dala nga lufta. Zoti Hasani, pa e shprehur hapur, la të kuptohet se këto protesta ishin të organizuara nga Serbia, nëpërmjet agjentëve të saj të bollshëm, të rinj dhe të vjetër, në LPK-e, përkatësisht, në PDK-e dhe AAK-a.
Një qëllim, fort domëthënës, është edhe thjeshtëzimi i çështjeve, që duhet të trajtojë e hetojë kjo Gjykatë, krejt e domosdoshme, për çkapjen dhe shkëputjen e Kosovës, nga krimi ngulfatës dhe unikal në historinë e botës demokratike. Hetimi vetëm i pretendimeve të Dick Marty-së, nuk u prishë shumë punë krerëve të krimit, sepse faktimi i krimit është sa i dyshimtë, aq edhe i vështirë për t`u vërtetuar, Por, shumë qindra vrasje politike, përbëjnë krimin e shekullit dhe varret janë në tokën e Kosovës. Çdo kompromis me krerët e krimit, nga ana e përfaqësuesëve të LDK-së, do t`i bënte pjesë të krimit krerët e LDK-së dhe fort të përgjegjshëm për krim, edhe në aspektin kanunor.
Në një pamje vdektare në lagjën “Arbana” të Prizrenit, një hoxhë, i cili kishte studjuar e jetuar 11 vjet në Arabi, përgjatë një debati për Nënë Terezën tonë, ai tha: “Unë për atdhe nuk shkoj në xhehnem!” Nuk arrita ta mësoj, deri në fund, se çfarë donte të thoshte hoxha në fjalë, por sigurova një adresë, për ta takuar edhe një herë për sqarim. Por, po shërbehem me këtë shëmbull se e majta akstreme e Kosovës, baza e LPK-së, është e gatshme ta sakrifikojë Kosovën, t`ia dorëzojë Serbisë dhe Rusisë, vetëm të shpëtojë nga ndëshkimi, për krimet numerike të bëra kundër shqiptarëve të pafajshëm.
Është pozitive dhe reale që është hequr termi “gjenocid” nga objekti hetimor i Gjykatës Speciale. Fakt është se në Kosovë, më shumë se luftë, ka ndodhur një masakër dhe këtë e kanë kryer forcat pushtuese serbo-sllave. Bilanci tragjik për shqiptarët: 13.500 të vrarë, me pak qindra serbo-sllavë të vrarë, dëshmon për një masakër të ngeshme të Serbisë. E majta ekstreme e Kosovës, LPK-ja nuk ka shënuar asnjë ndeshje ushtarake ballore me forcat pushtuese, andaj edhe nuk kanë pasur rastin të vrasin serbët.
Mund të këtë viktima serbe, që banditët individualë, me leje të shefave të tyre, kanë vrarë, për të grabitur pasuritë e tyre. Ky mund të jetë edhe një nga shpërblimet e tyre, për të realizuar krimet politike, kundër aktivistëve të LDK-së dhe të ushtarakëve të Ibrahim Rugovës. Por, elementi i terrorit është konsumuar në mënyrë më kriminale. Shumë nga ekzekutimet politike janë bërë në oborrin e shtëpive, në hyrje të banesave, madje edhe brenda në banesë, në prani të familjes.
Nga terrori i zgjatur në kohë, kanë lënë Atdheun Kosovë shumë kuadro dhe familje, të së djathtës shqiptare. Shembullojmë me rastin e një kuadri të LDK-së, i dëshmuar kombëtarisht, ish i burgosuri politik, nënkryetar i Kuvendit Komunal të Istogut, Ferat Hajzeraj. Ai i përkiste një familjeje tradicionale atdhetare, të dinjitetshme dhe kurrë të përkulur. Shtëpia e tij u sulmua, madje, në mënyrë të përsëritur, me armë të rënda, përgjat natës. Zotëri Hajzeraj dhe familja e tij u ndodhën të pambrojtur nga shteti dhe policia e tij, fort e dyshimtë si strukturë, për misionin, ligjërisht, të caktuar. Rrjedhimisht, i dhanë lamtumirën Kosovës.
Dhe, këto janë akte dhe fakte të terrorizmit, që banda e LPK-së, e organizuar në SHIK-un fashizoid, i ka kryer. Në kategorizimin e organizateve terroriste, Gjermania dhe vendet tjera Përendimore, e kanë futur edhe LPK-në, pas vrasjes të Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka.
Në përmbyllje, po sjellim vlerësimin e liderit të së djathtës shqiptare, Prof. Dr. Sali Berisha, lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale: “Asnjë vend i lirë nuk refuzon të zbatojë ligjin ndërkombëtar, i cili mbizotëron mbi ligjin e vendit. Këtë e bëjnë vetëm shtete zuzare, dhe Kosova nuk është kurrë e tillë. Gjykata do të ngrihet “lense volens”, madje edhe me status tjetër.”
Komentet