Ekspertja amerikane e sigurisë Ivana Stradner shkruan në Twitter:
“Nëse jeni duke ndjekur operacionet e informacionit në Ballkan, kjo është vërtet interesante:
Lista me gati 15000 llogari të rreme serbe u zbulua dje.
Pjesa më interesante është se lista përmban edhe emra të vërtetë dhe informacione për çdo llogari të rreme.
Tani, serbët po i emërtojnë dhe i turpërojnë publikisht (është një mënyrë interesante për të disiplinuar trollët).
Dua të theksoj se këto llogari janë të lidhura me partinë SNS të Vuçiqit… ato janë të plogëta dhe lehtësisht të zbulueshme dhe shërbejnë për qëllime të brendshme.
Ka llogari të tjera të rreme të lidhura me qeverinë serbe dhe ruse që promovojnë ekskluzivisht për 🇷🇺 narrativa ruse dhe shkruajnë në gjuhë të tjera për audiencën e huaj… ata janë më të sofistikuar dhe përpjekjet e tyre janë të koordinuara pasi 🇷🇺 Rusia po kryen gjithashtu operacione informacioni nga Serbia për perëndimin.
Asnjëherë mos e nënvlerësoni bashkëpunimin Serbo 🇷🇸 & Rus 🇷🇺 në luftën informative.
Lufta konvencionale e Serbisë mund të jetë e dobët, por departamenti i saj për operacione psikologjike ka një histori të gjatë për të qenë efektive dhe Rusia e di këtë.