VOAL – Në portalin “Europian Leadership Network”, në një shkrim të sotëm të titulluar “Gruevski i Maqedonisë nuk meriton më shanse të tjera”, autorët Florian Bieber, profesor i historisë dhe politikës së Evropës Juglindore e Drejtor i Qendrës së Stuimeve Evropiane në Universitetin e Gacit, Austri, si dhe Anastas Vangeli, doktor i shkencave hulmtuese sociale në Akademinë e Shkencave në Varshavë theksojnë se Maqedonia prej kohësh po zhytet në një krizë legjitimiteti të thelluar më tej nga skandalet e përgjimeve dhe protestat masive antiqeveritare. Në Maqedoni kemi të bëjmë me një sistem të korrupsionit të softistikuar e të gjithanshëm dhe me një regjim autoritar, sjellja e të cilit është poshtëruese, urrejtëse dhe fyese në aspektin etnik, diçka e pranueshme në komunikimin e përditshëm.
Mediatorët evropianë dhe të bashkësisë ndërkombëtare është e rëndësishme, shkruajnë autorët më tej, të kenë parasysh se qeveria e Gruevskit e ka humbur legjitimitetin e saj në vend dhe se ajo është tejet e rrezikshme e destabilizuese jo vetëm në aspektin e brendshëm por edhe në atë rajonal.
Autorët ua tërheqin vëmendjen mediatorëve në këto pika:
1-Të legjitimosh Gruevskin do të thotë të mbështetësh jodemokracinë në një vend kandidat për në BE dhe kudo tjetër.
2-Të legjitimosh Gruevskin do të thotë të mbështetësh një shtet të kapur, një politikë ekonomike jofunksionale dhe të njohësh një ekonomi të mbështetur në një përformancë të bazuar në të dhëna joreale.
3-Të mbështetësh Gruevskin do të thotë të mbështetësh një burim destabiliteti në rajon dhe përtej rajonit.
4-Të mbështetësh Gruevskin do të thotë të mbytësh shoqërinë civile – të gjitha rrymat që nuk pajtohen me të – të cilat kërkojnë dorëheqjen e tij.
Komentet