Dhe sloganet e njohura ” Danke Deutschland” ose ” Thank You Germany” te refugjateve te shumte nga Siria, Iraku dhe vendet tjera arabe ose myslimane ne Gjermani.
Pas luftës së përgjakshme të regjimit diktatorial dhe despotik të Bashar El Assadit që në shumicë i takojnë të të ashtuquajturit sektit fetar të shitëve ( shiia) ,gjegjësisht, alevitëve dhe rebelëve të armatosur të opozitës siriane të grupit ose sektit tjetër fetar të sunitëve (sunni). Konflikti i mesipërm sirian, tashmë ka njohur përshkallëzim dhe një dimension të ri i cili i tejkalon si te thuash kufijtë e njohur shtetërorë, nacional, politik, administrativë ose juridik të Sirisë etj. Duke njohur kështu fronte dhe vatra të reja krizash dhe konfliktesh të ndryshme fetare ( sektare), konceptuale ose ideologjike! Të cilat fare lehtë munde të eskalojnë në luftë ose në një konflikt të madh luftarak ose ushtarak me pasoja dhe përmasa të paparashikuara për tërë Rajonin e nxehtë të Lindjes së Mesme dhe me larg.
Ndonëse, pa e harruar këtu edhe luftën ose konfliktin e njohur luftarak ose ushtarak në mes vendëve të ndryshme anëtare të Natos dhe aleatëve të tyre në rajon- kundër militantëve të armatosur radikal dhe ekstremist të njohur apo të mbiquajtur si ” ISIS” etj. Të cilët vazhdojnë të ushtrojnë dhunë, terror dhe një brutalitet të paparë kundër shitëve ( shiia), kristianëve, jeziteve dhe grupimëve ose komunitetëve tjera fetare ( sektare) ose ideologjike në Siri, Irak dhe gjithandej.
Ndryshe nga kjo, në forma dhe menyra të ndryshme diskrete, indiskrete, eksterne ose eksplikative, ne koflitet e mesiperme ne Irak dhe Siri, janë të involvuara ose implikuara edhe Rusia, Irani dhe vendët tjera të Gjirit ( Golfit ) të njohur Persiko-Arabik+ (plus) Turqia.Turqia siç dihet,është anëtare e Natos dhe në kufijë me Sirinë, Rusinë dhe venët ose rajonet tjera diskutabile ose problematike në rajon. Ndërsa, Siria mike dhe partnere e moçme politike, ushtarake, ideologjike, strategjike dhe gjeopolitike e Rusisë, përkatësisht, e Iranit etj.
Aty është edhe problemi ose sindromi i njohur kurd që vazhdon të paraqes një ” thembër Akili” ose “zorrë të verber” në organizmin e gjithëmbarshëm shtetërorë, nacional,qeveritar dhe politik të shtetit ose popullit të madh turk.
Por, pa i harruar këtu edhe vatrat ose rajonet tjera potenciale dhe permanente të krizës siç janë ” konflikti i ngrirë” i Nagorni Krabahut në mes Azerbejxhanit dhe Armenisë , ku Rusia ka kohë që investon mjete të shumëta materiale, politike, ushtarake, teknike, logjistike dhe të tjera në favor të Armenisë.Përkatësisht, kundër Azerbejxhanit -shtetit dhe popullit si vëlla të Turqisë dhe kështu me radhë.
– Ndonese, averzionet, antagonizmat, divërgjencat, hipotekat dhe diskprepancat e ndryshme politike, ushtarake, historike, gjeografike, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në mes Turqisë dhe Rusisë si fuqi të mëdha politike dhe ushtarake në rajon dhe në tërë globin, janë të moçme dhe të shumëfishta. Ato datojnë herët.Që nga luftërat e njohura ruso-turke të Krimesë ose Ballkanit në shekullin nëntëmbëdhjetë ( 19) dhe kështu me radhë. Për të mos thënë këtu që nga mesjeta e deri në ditët tona.Shih për këtë, në luftën ose konfliktin e mesipërm ne Irak dhe Siri ( plus Turqi), pos tjerash, duhet menduar dhe llogaritur edhe në investimet ose involvimet e njohura teknike, materiale, konspiative, dekonspirative, llogjistike dhe të tjera të Rusisë në favor të kurdëve, aleviteve etj. Gjegjësisht, kunder Turqisë dhe vet Paktit të Natos në Irak, Siri etj.
Në këtë prizëm, lufta ose konflikti i mesipërm, me shumë gjasë mund të paraqes një ” poker” ose “ekuacion të madh” politik, ushtarak ose strategjik me shumë të panjohura dhe të papritura ne sfond.
Sidoqoftë, viktimat ose pengjët me të dhimbshme dhe kryesore të luftës ose konfliktit të përgjkashëm në Siri dhe Irak, janë njerëzit ose refugjatët e pafajshëm sirian ose irakian së bashku me qytetët e lashta të Damaskut, Alepit, Palmires, Bagdadit, Naxhafit dhe të tjera me një histori të bujshme dhe aq të lavdishme.
Ndryshe nga kjo, ndërkohë që e ashtuquajtura ” pranvera arabe” dikur i kishte mbushur dhe pushtuar si të thuash faqet ose “shtyllat” kryesore të gazetave, agjensive të shumëta të lajmëve si dhe ekranet televizive të stacionëve më të njohura dhe me të fuqishme të globit.Duke i sjellur ose risjellur asokohe në sfond sharmin, bukurinë, vitalitetin dhe ekskluzivitetin e njohur ekzotik të njerëzve ose popujve të ndryshëm arab ose musliman në Gjirin e njohur Persiko- Arabikë. Dhe, së bashku me këto të fundit edhe shënimet, kronikat, dëftesat, mitët, eposët, legjendat dhe historitë e njohura mbi Floren dhe Faunën e plleshme dhe teper bujare që i ka falur Zoti në Deltën e njohur të lumit të Nilit në Egjipt si dhe rreth e përqark brigjëve, pellgjëve, kanjonëve, deltave dhe atyre fushave të paana të Mesopotamisë dhe Asirisë ku puçën dhe bëhën bashkë lumenjët e famshëm të Babilonisë- Tigri (Tigrisi ) dhe Eufrati. Për të vazhduar kështu si në legjenda të ndryshme ose në përralla magjike deri tek Ama (Burimi) dhe rrjedhat (rrjedhjet) e njohura të lumenjëve të lashtë (biblikë) të Jordanit, Tirit ose Sidonit në Jordani, Liban ose Palestinë. Prej nga ku detërat e kaltërt ( blu ) dhe toka e zjarrtë arabe, e marin në prehër dhe pëqafim të thellë qiellin e madhërishëm të Zotit. Luftërat ose konfliktët e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Siri, Irak, Libi dhe në vende ose rajon të tjera të Lindjes së Mesme dhe me largë: Pos dëmëve ( shkatërrimëve) dhe tragjedive të panumërta njerëzore, materiale, historike, arkitektonike etj. I kanë shkaktuar edhe krizat e mëdhe humanitare së bashku me travajet, krajatat dhe tragjeditë e njohura njerëzore, familjare dhe të tjera të qindra mijëra refugjatëve nga Siria, Iraku, Libia dhe vendët tjera në ikje dhe fluktuime të ndryshme hektike ose dramatike -drejtë ” parajsës se premtuar” ose ” botës së pasur” industriale dhe kapitaliste të Perëndimit.
Në këtë ” histori” të dhimbshme kalvari ose ” ekzodi biblikë” të sirianëve, irakianëve dhe arabëve të tjerë nga atdheu dhe vendlindjet e tyre shumëshekullore ose historike, janë të prekshme dhe tepër emocionale vuajtjet, travajet, krajatat dhe peripetitë e shumëta cvilitëse dhe tepër dramatike të refugjatëve ose strehimkërkusve të shumtë nga Siria, Iraku dhe vendët tjera nepër kampet e ndryshme të Maqedonisë, Hungarisë dhe kështu me radhë. Mos të flasim këtu mbi vdekjet ose mbytjet ( fundosjet) dhe teagjeditë tjera të qindra regugjatëve nepër detërat e ndryshëm në fluktuim ( shtegtimë) e sipër drejtë Evropës ose Perëndimit. Atje në Damask, Alep ( Halepo), Bagdad, Kirkukë, Tripoli dhe në qytete tjera të Sirisë, Irakut, Libisë etj. Ata i kanë lënë qytetët ose vendbanimet e tyre gërmadha, shtepitë e djegura, tempujt e shkatërruar të Zotit ose kultit, celebrimet ose ritualet e njohura fetare, librat, libraritë ose biblotekat e njohura universitare të Damaskut, Bagdadit ose Alepit…. Familjarët e vrarë , dhunuar ose masakruar nga eskadronet ( skuadronet) e ndryshme të vdekjës, ëndërrat dhe kujtimet e shumëta…Apo, ” Atje në Damaskë, Alep ose Bagdad, i lamë atdheun, vendlindjen, librat, lutjet, ritualet, tempujt ose faltorët tona të djegura dhe të bëra rrafshë me tokë. Ndërsa, këtu i gjetëm (takuam) Zotin, mikëpritjen, solidaritetin dhe humanizmin e njohur të shtetit dhe popullit ( kombit) të madh gjerman për të cilët dikur kishim lëxuar ose mësuar nepër libra.” Janë këto këto sloganet, refrenët ose fjalët me të shpeshta të refugjatëve të shumtë nga Siria, Iraku, Libia, Avganistani dhe vendët tjera nepër metrotë ose stacionet e ndryshme të qytetëve ose metropolave të njohura gjermane. Për t´u shprehur dikur me vonë si në kor me : Danke Deutschland! Thank You Germany etj. Mbase, të fascinuar dhe impresionuar kaq shumë me mikëpritjen dhe solidaritetin e pashoq të shtetit dhe kombit të madh gjerman në këto momente dramatike për ta, atdheun dhe vendlindjet e tyre. Turqia dhe Gjermania e kane numrin me te madh te refugjateve te ndryshem nga Siria, Iraku dhe vendet tjera.
Se këndejmi, e filluar në truallin e njohur të Kartagjenës së lashtë Antike ( Tunizi ), për t´u puçur dhe vazhduar në Egjipt dhe tutje, tutje.. .Nepër vende dhe rajone të ndryshme arabe ose muslimane që paraqesin si të thuash ” harkun ” ose ” trekëndëshin e madh ” të kulturave dhe civilizimëve të moçme të Kartagjenës, Egjiptit, Babilonisë, Asirisë, Medisë (Persise) ose Mesopotamisë: “Pranvera” e lartëpërmendur arabe në fjalë, ndofta me plotë të drejtë asokohe ( ne fillimet e saj) mund të quhej, definohej, konceptohej ,përceptohej dhe anticipohej si rilindje( renesansë ) .Apo, mbase edhe si një ” revolucion i ri” fetarë, kulturorë, filozofik ose metaestetik atje?
Ndryshe nga kjo, Revolucioni i njohur dialektik dhe metaestetikë së bashku me Logjikën e Re ( lëxo: “Logicae Novae”) shkëncore, fetare, letrare, kulturore, artistike ose filozofike, kanë rrjedhur dhe janë zhvilluar pikërisht nga kopshti i njohur shpirtërorë, fetarë, letrarë, kulturorë dhe filozofik arab ose musliman në mesjetë. Gjegjësisht, nga filozofët, dijetarët ose kulturologët e njohur arab ose musliman të oborrëve të njohura mbretërore dhe kulturore të Sasanidëve dhe të tjerëve nepër vende ose rajone të ndryshme të Gjirit të lartëpërmendur Persiko-Arabik.Duke menduar këtu në shkrimet, veprat dhe interpretimet e shkëlqyera të Avicenit, Al Kindit, Ibn Baggit, Al Gazalit, Averit ose Averosit, Ibn Rushdiut, Al Hvarzimit, Al Farganit, Ibn Haldunit, Ibn Arabit, Al Birunit etj. Gjegjesisht, Al Hakimit, Al Mansurit ( themeluesve ose arkitektëve të njohur ose kryesorë të biblotekës dhe universiteteit të njohur të Kordobës në Spanjë), Al Farabit ose Al Xhebrilit ( Nga i cili ka rrjedhur emri i përgjithshëm i Algjebrës së bashku me atë të Ngushticës së njohur të Xhibraltarit ose Gjibraltarit.. ) dhe të tjerëve në fushat e ndryshme të filozofisë së përgjithshme, astronomisë, logjikës, etikës, estetikës, medicinës, matematikës, metafizikës, ontologjisë, epistemologjisë,didaktikës etj.etj. Të cilët asokohe si të thuash e reformuan, emancipuan dhe eksploruan Evropën dhe civilizimin e gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtarë.
Për me tepër ndërkaq,filozofia e përgjithshme fetre dhe kulturore, universalitetin e saj global ose globalitetin e saj universal së bashku me metafizikën e moralit ,substancialitetin antikë dhe subjektivitetin modern ose bashkohorë : Siç dihet, i kanë hasur dhe zbuluar pikërisht në ” kopshtin ” e lartëpërmendur fetarë, kulturorë dhe filozofik të filozofëve dhe dijetareve te njohur arabë ose musliman. Gjegjësisht, në përkthimet, eksplorimet, ravijezimet, konturimet , konvencionalizimet dhe interpretimet e shkëlqyera të veprave të njohura të Sokratit, Epikurit, Platonit, Aristotelit dhe të filozofëeve ose dijetarëve të tjerë Antikë nga ana e filozofëve, mendimtarëve dhe kulturologëve të njohur artab ose musliman në mesjetë. Për këtë fakt,në vargun e shumë syrësh, na bëjnë të qartë edhe Toma Akuinski, Kristian Volfi, Françesko Gabrieli, H. Pireny ( në librin e tij të njohur me titull “Profeti Muhamet dhe Karli i Madh”) , Herman dhe Ante Dlmatinski ( në stilin dhe cilesinë e njohur të përkthyesve dhe intërpretëve të shkëlqyer ose kryesorë të shkollës ose akademisë së njohur të Toledos dhe Sevilës në Spanjë etj.) si dhe shumë e shumë mendimtar, filozof ose humanist të tjerë evropian dhe me gjërë.
Nga arabet, evropianet dhe te tjeret i mesuan artet ose zanatet ( profesionet) e ndryshme te perpunimit te letres, stoferave te ndryshme ose pambukut, kartemonedhave ose letrave me vlere, arin, arkitekturen, dramen, teatrin etj. Në këtë frymë të mesipërme etike dhe metaestetike në mesjetë. Duke filluar nga shekulli 7 dhe deri në shekujt 1O,11,12,13, 14 etj. Arti, kultura, letërsia dhe filozofia e përgjithshme arabe ose muslimane, ishin me të zhvilluarat dhe me përparimtarët në tërë rruzullin tonë tokësorë. Për këtë flasin dhe na bëjnë të qartë analët, shënimet, dëftesat, kronikat dhe historitë e shumëta. Por…!?
Edhe përkundër tere asaj që ua cekem ose trajtua me sipër: Si për çudi dhe një koniçidencë të pashkruar e të pathënë asgjëkundi, ngjarjet, zhvillimët, procesët, fenomenët dhe turbulencat e ndryshme fetare ( sektare), kulturore, politike, konceptuale, ideologjike të tjera në botën e sotme arabe ose muslimane, vazhdimisht sikur e ndjekin dhe përcjellin njëra tjetën në relacione ose konstelacone të kunderta, negative ose antagoniste. Gjegjësisht, inkoherente, paradoksale, anakronike, determinante, anakronike etj. Kështu ishte ( si duket) edhe në kohën e Sargonit, Hamurabit ose Nebukardenazorit në Babiloninë e lashtë- Antike? Të Ramzesit të Dytë ose Tutenkamonit të Dinastisë së Madhe të Hiksëve në Egjiptin e lashtë-Antik? Të Ammanit, Salmannaserit të Parë, Asuriabaldait ose Eribagdadit në Aisiri dhe kështu me radhë?! Kështu të duket se është ( mbase) edhe sot! Luftëra, konflikte, antagonizma, averzione, disonanca, divergjenca dhe diskrepanca të vazhdueshme shtetërore, politike,fetare, sektare, konceptuale ose ideologjike që patjetër t´i rikujtojnë fragmentët e ndryshme nga ” ligjet” e njohura te Hamurabit si ” dhëmbi për dhëmbin, koka për kokën, dora për dorën, gishti per gishtin, syri për syrin” etj. Luftëra, konflikte dhe hakmarrje të vazhdueshme shtetërore, nacionale, fetare ( sektare), ideologjike dhe të tjera sipas ” kodeksit” të dikurshëm administrativë ose juridik të Hamurabit në Antikë! (…)
Në këtë apologji ose analogjit të përgjithshme diskursive, ekskursive ose paralele dhe komparative, në vazhdim (sa për ilustrim) ia vlen të rikujtohet një detal nga periudha e njohur e Ugaritit ne Babilonisë Antike, kur pasardhësi ose trashegimtari i mbretit të njohur asirian (Asurabalit), Tukultininutra i Parë ( 1243-12O8- para epokës sonë) :Duke e pushtuar, djegur, plaçkituar dhe shkatërruar atë kohë qytetin dhe kështjelln e famshme të Babilonit! Kishte për qëllim zhvëndosjen ose shpërnguljen e ” selisë hyjnore” ose profetike të Zotit ose Perëndisë së njohur (Marduk) nga Babiloni (Babilonia) në Ashurë. Ndërkohë që mbreti tjetër asirian, Shamshiadadi ( Shemsiadadi) me anë të ngritjes dhe ndërtimit të ndërtesave, objektëve, kështjellave ( fortifikatave) ose pallatëve të shumëta impozante ose monumentale, atëbotë e kishte ngritur dhe promovuar qytetin e lartëpërmendur të Ashurit ( Ashurës) në një metropolë të rëndësishme ose kryesore për disa shekuj me radhë. Duke ia ” vjedhur” kështu shkëlqimin dhe reputacionin e njohur mbretërorë, kulturorë, historik dhe arkitektonik metropolës së famshme të Babilonit ose Babilonisë për disa shekuj me radhë. Për asirianët dhe ithtarët e tyre të shumtë gjithandej, mbreti ose Zoti Ashurë ( Ashuri ose Ashura) së bashku me ” qytetin mbretërorë” ose “profetik” te Ashuresë, asokohe në radhë të parë e simbolizonin dhe personifikonin zotin e luftës, zotin e vetëflijimit, heriozmit, vetëmohimit, sakfrificës dhe kështu me radhë. Dikur me vonë madje edhe zotin e tokës, zotin e detit, zotin e qiellit dhe kështu me radhë.
Në të kundërten ndërkaq, arabët si të thuash janë të njohur si popull i madh dhe tepër i lashtë që flejnë mbi ari, naftë, benzinë, xhevahire të shumëta ose diamante dhe vuajnë madje ( në disa shtete ose rajone të ndryshme si në Jemen, Siri, Irak, Palestinë etj.) edhe për bukën e gojës. Aty janë edhe problemët, luftërat, konfliktët, antagonizmat dhe diskrepancat e lartëpërmendura në mes taborrëve ose blloqëve të rivalizuara sektare dhe ideologjike të shiitëve dhe sunnitëve që datojnë që nga viti i largët 622. Gjegjësisht, nga viti 651 dhe deri me sot. Si dhe pse kjo ?!
Siç dihet, me rastin e Haxhillëkut ( Postit ose Pelegrinazhit) të Tij të njohur nga Meka në Medinë me 15 dhe 16 korrik të vitit 622 ( lëxo: “Anno Higrae” 15 -16 .O7. 622 ): Profeti Muhamet ( as )- thone se asokohe nepër vende dhe rajone të ndryshme të Lindjes së Afërt, Lindjes së Mesme dhe me largë, ishte takuar dhe njoftuar edhe me parimet, premisat, elementët dhe simbolet e ndryshme gnostike, gneseologjike, ontologjike, epistemologjike, antropokulturore, spirtualiste, sociopsikologjike dhe të tjera të fesë kristiane (kristiane) dhe asaj ebreje ose izraelite në rajon. Për t´i ravijezuar, eksplorur, sistemuar, profilizuar dhe konvencionalizuar ato me parimet dhe premisat e njohura fetare ose kulturore të fesë islame ose muslimane- krahas librit të shënjtë të Kura´nit. Respektivisht, në kuadrin e “Sunnës” (lëxo: Mësimet nga Përvoja dhe Interpretimet e njohura fetare, humane dhe filozofike të Profetit Muhamet). Të cilat asokohe ishin konceptuar, akceptuar, përceptuar dhe anticipuar si një reformë ose renesansë ( rilindje) e madhe fetare, kultuore, etikike, dialektike dhe metaestike në domenin ose kontekstin e njohur integral dhe pozitivist të bashkëpunimit, tolerancës, bashkëjetesës, koekzistencës dhe harmonisë së preferuar fetare dhe sociokulturore në mes fesë muslimane, asaj të krishterë ose kristiane, fesë ebreje ose izraelite dhe kështu me radhë.
Ndonëse, kishte edhe të atillë që Mësimet ose Interpretimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet, nuk i pranuan dhe s´i akceptuan kurrë asokohe e sot. Sidomos ata të bllokut ose taborrit të rivalizuar të shitëve (shiia) ose aleviteve ( aleui) që nuk e njohën dhe nuk e pranuan si të thuash kurrë “Sunnën”.Gjegjesisht, Mësimet dhe Predikimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet -krahas Librit të Shënjtë të Kur´anit .Për dallim të sunitëve (sunni) që e njohen dhe pranuan Sunnën. Ndërkohë që antagonizmat, divergjencat, averzionet, disonancat dhe konfliktët e mesipërme sektare, konceptuale dhe ideologjike në mes shitëve ( shiia) dhe sunitëve ( sunni), asokohe do thellohën akoma më shumë me rastin e vdekjës se parakohshme ose enigmatike( thuhet me thikë prapa shpine ?!) të Imam Aliut nga ana e klanit familjarë të Harixhitëve që si thuhet, ndodhëshin në lidhje ose aleanca të ndryshme me “Dinastinë” e njohur mbretërore ose familjare “Omeja”( Omejada) te Mekës në Arabinë Saudite dikund në vitin e largët 651. Të Imam Osmanit në vitin 656.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndikimet ose reflektimet e ndryshme eksterne ose eksplikative të “Dinastive” ose Kalifateve te njohura te Bagdadit dhe Damaskut. Gjegjësisht, Kalifatëve të njohura “Omejada” dhe “Abasidda” me seli në Damask ( Siri) dhe Bagdad ( Irak) dhe kështu me radhë.
Shih për këtë, bota e njohur arabe ose muslimane akoma vazhdon të jetë e ndarë dhe përçarë në grupe, shtete, organizata, parti ose levizje të ndryshme fetare, sektare, politike,konceptuale ,shtetërore, nacionale, historike, militare, paramilitare, ideologjike dhe të tjera të cilat jo rrallë vazhdojnë t´i sfidojne, determinojne, eklipsojnë ose katapultojnë të kaluarën dhe traditat e lashta dhe aq të shquara fetare, kulturore, shkencore, artistike,filozofike dhe të tjera të botës së njohur arabe ose muslimane në sfond.
Në Siri si për shëmbull, tani e një kohë të gjatë vazhdojnë të sundojnë Assadët që i takojnë klanit ose sektës së njohur të “alevitëve” (aleui) që janë pakicë në raport me shumicën e atjeshme të sunitëve ( sunni) dhe të tjerëve në Sirinë e kontrstëve dhe paradoksëve të shumëta fetare, kulturore, politike, historike ose ideologjike.
Në Bahrein ndërkaq, pakica e sunitëve ( me ndihmën e oborrit mbretërore të Arabisë Saudite etj.) vazhdojnë të sundojnë ose qeverisin mbi shumicën shite( shiia).
Në Jemen me tepër mund të bëhët fjalë për elemente ose instrumente të ndryshme ushtarake, diktatoriale ose despotike, se sa për regjime ose pushtete të mirëfillëta fetare ose ideologjike ku makinaria luftarake ose ushtarake e Arabise Saudite,Jemenin e ka shnderruar ne ruina ose germadha,
Në Mbretërinë Hashemite (Hashimite) të Jordanisë, me tepër se 7O % të popullsisë së atjeshme janë me origjinë nga Palestina dhe ku mbretërsha e bukur Rania dhe lobi i atjeshëm palestinez kanë ndikim të madh.
Në Irak, luftërat dhe konfliktët e përditshme ( të përgjakshme mbase) në mes shitëve dhe sunitëve nuk kanë të ndalur. Aty janë edhe kurdët, turkmenët dhe të tjerët që në Irakun e kontrastëve dhe paradoksëve të njohura -janë faktorë.
Në Liban ndërkaq, fraksionet, franxhitë dhe grupimet e njohura të Hammasëve, Hizbollahëve, Druzëve, Xhemailëve, Lahudëve, Harirëve dhe të tjerëve, edhe sot e kësaj dite e bëjnë dhe diktojnë ligjin.
Në Palestinë ata të “Hamasëve”,” Hizbollahëve” ,” Fidainjëve” ( Martirëve), “Rafahëve”, “Al Fatahëve”, “Abu Nidaleve”, ” Abu Xhihadeve” dhe shumë e shumë të tjerëve.
Ndërkaq, paqja, harmonia dhe stabiliteti i shumëpritur në botën e njohur arabe ose muslimane, hëpërhë asgjëkundi nuk po duken në horizont. Aty janë edhe “inxheksionet, terapitë, projektët dhe planimetritë” e njohura sllavo-bizantine të Moskës ose Kremlinit zyrtarë së bashku me forcat tjera centripetale ose centrifugale në rajon që i bëjnë njerëzit ose popujt e atjeshëm t´i shohin ose shikojnë të pashprese ose me plot pasiguri ditën e nesërme ose ardhmërinë e popujve dhe vendëve të tyre përkatëse ose respektive. Tashti, plus ( +) “ISIS-i” famekeq!!!
…Dhe, konfliti i njohur arabo( palestinezo)-izraelit i cili vazhdon t´i barte fijët ose rrënjët e tij që nga Antika e largët dhe deri me sot. Përkatësisht, që nga etapat ose perudhat e njohura të Abrahamit, Moisiut, Josipit, Ramzesit II- të, Davidit, Solomonit, Jakobit Izrael etj.etj.
Historia gjithashtu na mëson se regjimet e njohura diktatoriale dhe despotike të Sadam Huseinit në Irak, Mohamer El Gadafit në Libi, Bashar El Asadit në Siri ,Hosni Mubarakut ne Egjipt dhe regjimi i mullahëve ( ajotallohëve) në Iran etj.Gjithmonë janë parë dhe kundruar me optikën ose dioptrinë e rrezikshme ose shkatërrimtare për sigurinë ose vet ekzistencën e shtetit të Izraelit .
Sidoqoftë, mitët, eposët, legjendat, tregimet, dëftesat, kronikat, apologjitë ose historitë e shumëta dhe nga me të ndryshmët mbi vendët, popujt, kulturat, besimet ose civilizimët e lashta dhe tepër sublime ose relevante në vende dhe rajone të ndryshme të Lindjes së Afërme apo të Mesme:Të ngjajnë shpesh në një shtegëtim( lundrim) ose odisejadë të gjatë dhe aq te mundimshme nepër valët e trazuara të detit ose oqeanit …Ku kapiteni ( personeli komandues) dhe pasagjerët e shumtë në bord, me padurim sikur e presin fundin e atij udhëtimi të gjatë nepër valët e trazuara të detit ose oqeanit ! Duke pandehur , soditur dhe meditur kështu vazhimisht (sëcili prej tyre ) në bregun e detit.Respektivisht, në ” Kepin e Shpresës së Mirë “….!
Komentet