Dëshitari Elvis Mataj i cili prej një 1 viti e gjysëm është në mbrotje nga forcat speciale RENEA, ka rrëfyer në dëshminë e tij në Gjykatën e Arbitrazhit për cështjen CEZ-DIA, sjelljet e Kreut të DIA-s Kastriot Ismailaj (një mik i ngushtë i Ilir Metës), sesi është kërcënuar tre herë me jetë.
Mataj i cili prit të shfaqet sonte në një video intervistë në emisionin Opinion, ku do të japë fakte tronditëse rreth aferës CEZ-DIA ku hijet e dyshimit bien edhe mbi kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe favorizimin që ai ka bërë për kompaninë e miku të tij Kastriot Ismaialaj DIA që kjo të fitonte tenderin për mbledhjen e borxheve për llogari të CEZ-it, një aferë më një dëm financiar pre 130 milionë eurosh.
Në pjesën e parë të dëshmisë së plotë, që Syri.net ka siguruar eksluzivisht dhe që është dhënë nga Elvis Mataj në Gjykatën e Arbitrazhit tregohet sesi miku i kryetarit të Kuvendit e ka kërcënuar atë tre herë me jetën e tij dhe të familjes. Duket se pikërisht kjo dëshmi e dhënë prej tij në Gjykatën e Arbitrazhit, ka bërë që Ministria e Brendshe ti sigurojë atij mbrotje të vecantë përmes forcave special RENEA, fakte që janë publikuar dje nga Syri.net.
Më poshtë ne ju propozojmë pjesë të dëshisë së Elvis Matajt i cili flet për marrëdhëniet e tij të tensionuara me Kastriot Ismailajn dhe kërcënimet e hapura me jetë që miku i ngushtë i Ilir Metës i kishte bërë atij për 3 herë me rradhë!…
Rrëfimi i dëshmitarit
Elvis Mataj
Tiranë, 31 Tetor 2014
Kapitulli i 5-të. Kërcënimet personale prej z. Ismailaj
51. Dua të sjell në vëmendje të Gjykatës së Arbitrazhit faktin se z. Ismailaj edhe më ka kërcënuar mua dhe të tjerë që kishin lidhje me cështjen DIA.
52. Z. Ismailaj ishte shumë i inatosur me mua se unë nuk rashë dakord më me të me mospranimin e targetit nga ana e DIA-s të mbledhjes së borxheve në nivelin 45 milionë dollarë për periudhën e dytë sipas Marrëveshjes së Shkurtit. Unë mendoja se targeti ishte i pranueshëm. Gjithashtu, disa herë unë i kërkova Ismailajt që të paguante shpenzimet e stafit të DIA-s të cilën ai nuk pranonte ta bënte. Për më tepër, pas përfundimit të Marrëeshjes së Shkurtit, unë e kundërshtova Ismailajn disa herë në planin e tij për tia kaluar kontrollin e DIA-s, rumunëve.
53. Incidenti i parë ishte kur ish-drejtuesi i DIA-s, z. Andi Spahiu erdhi tek unë në vitin 2012 dhe më tha se ai ishte takuar me z.Ismailaj dhe se ai Z. Ismailaj mund të porosiste dikë nga Kosova, apo veriu i Shqipërisë apo ndonjë serb që për vetëm 20 mijë euro të më vriste mua ndërsa vetë ai z.Ismailaj ndodhej jashtë. Unë vlerësova se ky ishte një kërcënim serioz për jetën time.
54. Kërcënimi i dytë ndodhi gjatë 12 Qershorit 2012 në rrugët e Tiranës. Kësaj here kërcëimi ishte psikologjik. Z.Ismailaj më ndoqi me makinë dhe me jepte sinjale me drita. Z. Ismailaj, ishte ulur në të djathtë të makinës së tij që drejtohej nga shoferi.
55. Kur u ndaluam, z. Ismailaj doli jashë makinës së tij dhe erdhi tek unë. Ai më kërkoi një kopje të Marrëveshjes së Shkurtit që ai vetë ma kishte besuar mua dhe më kërcënoi. Unë nuk e kujtoj ekzaktësisht së c’farë më tha aty për aty. Unë vlerësova që si një provokim dhe nuk reagova. Qëndrova i qetë sepse nuk doja të debatoja në publik. Por aty ai më tha gjëra si përshembull se do më vriste familjen etj.
56. Papritur, z.Kara asokohe Analisti i Riskut i DIA-s dhe Menaxher i Aseteve, i cili kishte qenë në ulësen e pasme të automjetit të Ismailajt, dhe që unë se kasha vënë re, doli jashtë dhe erdhi e qetësoi situatën mes meje dhe Ismailjat.

57. Historia sa i takon cështjes që kopjes origjinale të Shkurtit që kërkonte Ismailaj është: Janë dy kopje të Marrëveshjes së Shkurtit. Pasi palët nënshkruan këtë marrëveshje, zoti Hejsek (Drejtor i CEZ në Shqipëri asokohe), nuk e morri kopjen origjinale me vete. Ai nuk dukej shumë i interesuar që ta merrte kopjen e tij origjinale. Prandaj, unë i mora që të dyja kopjet dhe i mbajta në kasafortën e z.Hysenaj dëri në Gusht të 2011-ës. Në verë z. Ismailaj më telefonoi dhe më tha “Elvis na duhet një nga kopjet origjinale dhe njëra prej tyre duhet ti dërgohet z. Hejsek”. Më vonë mësova se autoritetet e taksave i kishin kërkuar CEZ-OSHEE kontratën origjinale. Unë dërgova dikë tek zyrat e OSHEE për t’ia dorëzuar personalisht në dorë kopjen z. Hejsek
58. Kur unë u ktheva nga pushimet, i dhashë dorazi z. Ismailaj kopjen e dytë të kontratës. Ai e mori dhe e vendosi në kasafortë që asokohe ishte në zyrën e z. Hysenaj. Kur z.Hysenaj u largua nga DIA ai e mori kopjen e dytë të kontratës me vete. Por ky nuk ishte faji im.
59. Z.Ismailaj më kërcënoi mua edhe njëherë tjetër në mars të 2014-ës kur ai e kuptoi se nuk do të më binte që të dëshmoja në favor të DIA-s. Situata precipitoi dhe z.Ismailaj më tha “dy duart për një kokë i kam”. Kjo është një shprehje e shqiptare që e përkthyer do të thotë “unë do të mbroj interesat e mia me cdo kusht” dhe ky është një kërcënim serioz në Shqipëri. Kërcënimet e tij ishte indirekte dhe të sofistikuara. Ai fliste për aksidente të mundshme që mund të më ndodhnin mua apo familjes time.
60. Z.Ismailaj ka thënë gjëra të këqija edhe për dëshmitarin tjetër në këtë cështje, z. Elvis Gjergji. Një nga gjërat që ai tha ishte: “Kush e merr vesh nëse ai helmohet?”. Kjo ndodhi gjatë një udhëtimi tonë në Vjenë kur ne po hanim drekë Restorant Procacci. Ai e tha atë si një shaka, por mua nuk mu duk aspak për të qeshur, nisur nga konteksti dhe nga eksperiencat e mia të mëparshme. Dhe sigurisht, dikush me shumë para mund të bëjë shumë gjëra.
61. Për aq sa di z. Ismailaj ka kërcënuar edhe z.Hysenaj ish drejtuesin e përgjithshëm të DIA-s z. Ardian Suku, ish- drejtorin rajonal të DIA në Fier z. William Dhrami. Z. Dhrami vdiq 1 vit e gjysëm më parë nga ataku në zemër.
SYRI.net
Komentet