“Biznisgazetari” Berat Buzhala në dy vitet e fundit i ka ndezur motorët e propagandës dhe keqinformimit të opinionit kundër Qeverisë së Kosovës. Sipas Buzhalës, Kosova nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti është duke u fundosur dhe po keq qeveriset ekonomikisht dhe politikisht në të gjitha aspektet, si brenda vendit po ashtu edhe në raportet me ndërkombëtarët.
Por sipas një hulumtimi të KosovaNews mund të vlerësohet se e gjithë kjo sëkëlldi e Buzhalës vjen ngase ai më nuk po mund të thithë fonde nga institucionet shtetërore ashtu siç kishte thithur gjatë kohës sa ishin në pushtet qeverisjet e kaluara, e që atëherë sipas Buzhalës, Kosova ishte kopsht me lule.
Telekomi i Kosovës për një kohë të gjatë ishte hambar i financimit të mediave në Kosovë, ku qeverisjet e kaluara u jepnin para pothuajse të gjitha mediave në Kosovë në emër të “marketingut” e ku përmes kësaj forme edhe ua mbyllte gojën…
Sipas një raporti të Birn të publikuar në Kohën Ditore në vitin 2020, Telekomi i Kosovës kishte shpenzuar shifra marramendëse prej mbi 30 milionë euro duke i financuar mediat në emër të “marketingut”.
Këto shpenzime e të tjera si këto, kishin dëmtuar rëndë këtë ndërmarrje duke e sjellë edhe në prag të falimentimit dhe punëtorët disa herë kishin mbetur pa paga pasi që kësaj ndërmarrje i ishin bllokuar llogaritë bankare për shkak të borxheve.
E një pjesë të mirë të kësaj “torte” e kishte përfituar edhe pronari dhe aksionari i kompanisë Media Work SH.P.K , Berat Buzhala, i cili ka marrë hiq më pak se 437 mijë euro përgjatë viteve nga Telekomi i Kosovës.
KosovaNews i ka dërguar pyetje Telekomit të Kosovës për të kuptuar se sa është shifra e përgjithshme e parave që ka dhënë për tri kompanitë në të cilat pronar dhe aksionar ka qenë, Berat Buzhala.
Në një përgjigje me shkrim dhënë për KosovaNew, Telekomi i Kosova ka ofruar një tabelë në të cilën paraqiten kontratat që kjo ndërmarrje publike ka pasur me kompanitë në të cilën Berat Buzhala ka qenë pronar dhe aksionar.
Në të dhënat e përmbledhura të Telekomit të cilat pasqyrohen që nga viti 2005 e deri në vitin 2020, shifrat janë marramendëse; plotë 437 mijë e 835 euro i janë dhënë nga Telekomi i Kosovës kompanisë së Berat Buzhalës “Media Works” ShPK dhe dy kompanive tw tjera qw ishin nw pronwsi tw kwsaj tw fundit televizioni T7 dhe “Gazeta Express” në emër të “Marketingut”.
Në tabelën e dërguar nga Telekomi i Kosovës shihet se vitet e arta për kompaninë e Berat Buzhalës ku kishte përfituar shifra marramendëse nga Telekomi i Kosovës ishin gjatë kohës sa kishte qenë deputet i PDK-së dhe gjithashtu shifra të mëdha kishte marrë edhe gjatë qeverisjes së Isa Mustafës dhe në kohën e PAN-it me kryeministër Ramush Haradinajn.
Mbi 200 mijë euro kompania “Medai Works” kishte përfituar gjatë kohës sa drejtimin e Qeverisë e kishte Partia Demokratike e Kosovës (2008-2014), deputet i së cilës ishte edhe vetë gazetari Berat Buzhala.
Edhe në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës, por edhe të qeverisjes nga Ramush Haradinaj, Buzhala me kompanitë e tij kishte marrë para të majme nga Telekomi i Kosovës, ku sipas të dhënave të dërguara nga Telekomi i Kosovës, arrihet shifra me mbi 220 mijë euro.
Por tani në kohën e qeverisjes nga kryeministrit Albin Kurti, Berat Buzhala nuk po mund të merr financime nga institucionet shtetërore, e ku në bazë të përllogaritjeve ai më parë ka përfituar miliona euro duke pas parasysh se vetëm nga Telekomi ka përfituar afër gjysmë milioni euro. E nëse i llogarisim edhe institucionet tjera me të cilat ka pasur kontrata Berat Buzhala po del se ai është bërë milioner me para të qytetarëve, taksapaguesve të buxhetit të shtetit të Kosovës.
E sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, gazetari Buzhala krahas përfitimeve që kishte marrë nga buxheti i shtetit të Kosovës edhe iu është shmangur taksave, konkretisht tatimit në fitim.
Në një dokument të publikuar javën e kaluar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci tregohet që Administrata Tatimore e Kosovës e ka dënuar ish-deputetin e PDK-s, Berat Buzhala me gjobë prej 71 mijë eurove për shmangie tatimore nga shitja e aksioneve të kompanisë së tij “Media Works”.
Për këtë Buzhala kishte reaguar se kinse po e ndjek pushteti i tanishëm politikisht, pa çka se në dokumentin e ATK-së thuhet se deri të dënimi ka ardhur për shkak se Buzhala gjatë shitjes së kompanisë “Media Ëork” u kishte ikur taksave ndaj shtetit.
Buzhala shkoi edhe më tutje duke e fyer drejtorin e ATK-së Ilir Murtezin në baza regjionale me fjalë përçmuese duke e quajtur “Flliqan i Drenicës”.