Pas një sulmi blic të emëruar Rosa dei Venti, Guardia di Finanza në Catania arrestoi një grup mafioz italo-shqiptar, të akuzuar për trafik droge me vlerë 20 milionë Euro. Pala shqiptare, kryesohej nga mafiozi Moisi Habilaj, emër i përmendur nga polici hero Dritan Zagani. Dritan Zagani kishte prova se Moisi Habilaj, kushëri me ish Ministrin e Brendshëm, trafikonte drogë me makinën e ministrit. Kaq do të mjaftonte që Dritan Zagani të përballej si ndëshkim me arrest dhe burgim. I pafajshëm dhe pa asnjë mundësi për të mbrojtur familjen e rrezikuar nga krimi i organizuar, ai ka marrë azil politik, ndërsa aksioni i Guardi di Finanza Rosa dei Venti vërtetoi se Dritan Zagani kishte të drejtë. Po reagimi i shtetit shqiptar cili është, ndërkohë opinionit të gjërë po i sjellim intervistën ekskluzive me Dritan Zaganin.
Dritan, Gurdia di Finanza në Catania pas një blici ka vënë në pranga një grup mafioz italo-shqiptar të cilët prej 2015 kanë trafikuar drogë me vlerë 20 milionë Euro. Midis të arrestuarve është edhe Moisi Habilaj, kushëriri i ishMinistrit të Brendshëm, të cilin e keni akuzuar prej kohësh.
Dritan Zagani: Jam informuar prej shtypit për faktin. Kjo për mua nuk eshte gje e re sepse keta trafikante i njoh per aktivitetin e tyre kriminal qe para shume vitesh. Kur kam mesuar lidhjen e tyre me politiken aktuale kam kuptuar dhe nje nga arsyet se përse une u godita ne ate menyre nga shteti im te cilit i sherbeja me detyren e policit. Vëllezerit Habilaj, siç të thashe, i njoh qe para gati 20 vitesh qe jane trafikantë droge. Dhe ne vazhdimesi ne pune time kam pas info per aktivitetin e tyre kriminal, gje qe e kam pas pasqyruar ne vazhdimsi ne punen time
Kur u arrestuat?
Dritan Zagani: Jam arrestuan ne mesnaten e dates 1 maj 2014 duke u gdhire 2 maj. Më kanë trokitur ne deren e shtepise sejmenet e Saimir Tahirit ne ora 01 të pas mesnatës… gje qe eshte dhe nje veprim i paligjshem procedurialiasht sipas ligjit shqiptar.
Cila ishte akuza?
Dritan Zagani: Une si fillim kisha akuza shumë të rënda si “trafik droge”, “bashkepunim me krimin e organizuar” etj, por shumë shpejt ato shpifje u sfumuan dhe ngeli vetem “shperdorim detyre”… Dhe kjo ishte një shpifje e tyre e sajuar nga sejmenet e Tahirit, Arben Skendo e Zamir Shtylla ne bashkëpunim me Prokurorin vegel të politikes Anton Martini.
Deklarata juaj se vëllezërit Habilaj trafikonin drogë me makinën e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiraj ju vuri përballë shtetit dhe trafikantëve. Apo jo?
Dritan Zagani: Perballe me shtetin mua nuk me vune deklaratat qe bera pasi ika nga vendi… por me vuri puna ime si polic pasi ndesha ne lidhjet e krimin me shtetin qe une i sherbeja.
Kryeministri Edi Rama ne mandatin e dyte e ka pranuar inkriminimin e policise me trafikantët, ndërsa në mandatin e parë ju ishit most wanted nga interpoli i Tiranës. Si është gjendja e policisë, deri në ç’nivel ka arritur inkriminimi i politikës?
Dritan Zagani: KM si mandatin e pare ashtu dhe te dytin vazhdon thjesht demagogjinë e tij si politikan i lidhur me krimin dhe vetem mashtron sipas rastit, si t’i paraqitet situata. Per mendimin tim, ai eshte fajtor si per ish-Ministrin e tij të Brendëshëm, Saimir Tahiri, e qe tashme e moren vesh te gjithe kush ishte, ashtu edhe per inkriminimin dhe implikimin e policise ne krim te organizuar… Me apo pa veprime konkrete te tij, ai e shkatërroi gjithe ate pak pune te mire qe u arrit nder vite ne ndertimin e punes se policise të shtetit, duke e katandisur sot ne kete derexhe ku koleget e huaj jo vetem kane humbur ate besim te fituar me shumë mund, por punojne ne distance me shtetin tone duke dhene dhe goditje vdekjeprurese si kjo e fundit si për shtetin dhe politiken kriminale qe drejton sot i nderuari piktor..
Ju ishit polici hero që luftonte krimin e organizuar që kishte lidhje me politikën. Kur e humbët besimin totalisht dhe u detyruat ta linit vendin?
Dritan Zagani: Polici hero eshte fjale e madhe per mua, pasi si puna ime policia kishte dhe ka plot çuna qe punojnë me pasion. Unë do ta definoja veten se isha polici fatkeq qe me ra momenti te perplasem me kete grup kriminal qe fatkeqsisht kishte lidhje te forta me shtetin pas zgjedhjeve te 2013. Une ika nga vendi vetem kur nuk kisha me asnje alternative per jeten e femijëve të mi, pasi bera jashtë çdo llogjike ligjore dhe humane 6 muaj dhe 8 dite burg… si dhe mbasi prita nje zgjidhje ligjore per me shumë se 8 muaj arrest shtepie…
Pra përkushtimi juaj si polic i ndershëm u shpërblye me 1 vit e 2 muaj burg dhe arrest shtëpie?! Ku mbështetej akuza për shpërdorim detyre ?
Dritan Zagani: Akuza per shperdorim detyre u ngrit mbi prova false, ku sipas tyre une shisja informacione te policia italiane. Lidhur me kete, une i kam të gjitha provat ligjore qe e rrëzojnë këtë akuze por shteti im ka rreth 4 vjet që nuk e bën gjyqin që ta provojnë akuzen. Fakti eshte krejt ndryshe. Une merrja informacione nga shkembimi i informacioneve me koleget italianë, qe me ndihmonin ne punen time, por kjo gje shtetit tim, Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit u rezultonte tradhti, se kapej shumë droge dhe trafikantë miq te tyre.
Po ky ndëshkim a nuk e bën të pamundur që në policinë shqiptare të mbeten policë të ndershëm dhe trima sepse nëse ata e hapin gojën e pësojnë me burg dhe rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjes?
Dritan Zagani: Po eshte e vertete qe mora goxha shperblim nga shteti im per punen time. Ështe e vertete edhe ajo qe thua se kjo eshte nje formë presioni ndaj policise qe guxon të luftojë kunder miqve trafikantë te politikes dhe faktikisht tashme u vërtetuan edhe rezultatet e pritura nga trafikantet keto vite ku u kriminalizua i gjithe shteti dhe shoqeria shqiptare.
Po të bashkëpunosh me një vend aleat si Italia është domosdoshmeri jo krim apo jo ?! Kryeministri Edi Rama e falenderon shpesh herë rolin e Guardia di Finanza.
Dritan Zagani: Ne rastin tim edhe sikur te provohej bashkepunimi im ne favor te policisë italiane perseri kjo nuk do perbente veper penale e te arrestohesha. Maksimumi do ishte mase administrative, por si ju thashe, une me pune time si polic perbeja rrezik per ta dhe keshtu duhej me çdo form te hiqesha nga detyra. Keshtu u organizua kjo shpifje pa vlere nga sejmenet e Tahirit- Skendo Shtylla ne bashkepunim me servilin e politikes prokurorin Anton Martini.
Guardia di Finanza lajmeron se në blicin Rosa dei Vento përveç grupit të të arrestuarve janë edhe 4 trafikantë shqiptarë të identifikuar dhe në kërkim. Janë nga klani Habilaj, dini gjë?
Dritan Zagani: Nuk kam asnje informacion me teper lidhur me këte. Si ju thashe une e mesova blicin e Guardia di Finanza në Catania nga shtypi. Ka vite tashmë që nuk bej pjesë aktive ne asnje lloj hetimi ligjerisht.
Ish Ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se nëse dilte se të afërmit e tij, vëllezërit Habilaj do të dilnin si trafikantë, ai do të kërkonte ndjesë. Apo jo?
Dritan Zagani: Sa rrena të thëna ka thënë si Sajmir Tahiri ashtu edhe shefi tij, te ishin bërë te mira per Shqiperine sot do ishim ne si Zvicra, por fatkeqsisht keta janë përfaqësuesit e shtetit tonë që janë demagogë e mashtrues te lidhur me krimin koke e kembe.
Ju e morët azilin politik nga Zvicra, ditën që kryeministri i Shqipërisë zhvillonte vizitën zyrtare në Konfederatën Helvetike apo jo? Ne ishim në konferencën për shtyp të Presidentes të Zvicrës me kryetarin e qeverisë shqiptare, kur tre media kryesore zvicerane i bënë vetëm tri pyetje Edi Ramës dhe që të treja lidheshin me Dritan Zaganin.
Dritan Zagani: Nuk dua të komentoj rreth kësaj. Pyetja juaj e ka dhe pergjigjen brenda per mendimin tim.
Tani qe u vërtetua nga Guardia di Finanza se ti kishe të drejtë që Moisi Habilaj ishte trafikant droge si ndihesh?
Dritan Zagani: Guardia di Finanza s’ka pasur asnje moment dyshime se une s’kam te drejte, biles as Saimir Tahiri dhe as Edi Rama, por ua donte halli te flisnin ashtu si folen e te me benin ate qe me bene. Ndersa puna e bere se fundmi nga Guardi di Finanza ishte vetem mbledhja e provave shumë të nevojshme ne menyre profesionale per te realizuar atë që m’u ndërpre mua të merresha, siç ishte çuarja para ligjit e trafikanteve.
A të mungon jeta e policit? A ke dëshirë të integrohesh në radhët e policisë të vendit që të mirëpriti?
Dritan Zagani: Jeta e policit jo vetem me mungon… por te them te drejten thelle thelle brenda meje po te mos flasim per familjen eshte e vetmja jete e imja… sa per vazhdimësine time s’mund te flas per momentin… koha do ta tregoje.
A jeni integruar familjarisht në vendin që ju ka mirëpritur? A ju pelqen, ndiheni mire?
Dritan Zagani: Familja ime eshte ne nje jete te dyte dhe eshte duke jetuar nje jete fantastike dhe shumë perfekte. Per mua personalisht eshte dhe qellimi madhor i momentit qe duhet ta them se ka gjetur zgjidhjen perfekte dhe me te miren e mundshme. Sa i perket anes time personale nga ana humane dhe familjare jam dhe ndjehem shumë i realizuar fale mbeshtetjes dhe mikpritjes qe kam gjetur ketu ku jam, perjashto ate qe si ta thashe jeta ime eshte puna ime, profesioni im dhe pas asaj qe me bene eshte kthyer ne nje ide fikse sa te jem gjalle.
Si polic që jeni si është situata aktuale në Shqipëri a po luftohet narko-trafiku siç propogandon qeveria?
Dritan Zagani: Mendimi im personal eshte se e gjitha eshte fasadë, si gjithçka keto vite. Faktet flasin vete me shumë se propaganda qe keta mjeshtra dinë te bejnë.
Opozita akuzon se sot Shqipëria eshte kthyer një Kolumbi e kohës së Escobarëve, po a nuk është përgjegjese e Lazaratit ku trafiku arrinte ne 5 miliarde ne vit sipas Guardia di Finanza?
Dritan Zagani: Une jam polic. Kete e kam deklaruar dhe me pare publikisht si dhe e kam provuar ne punen time qe per mua politika eshte diçka qe nuk ekziston ne punen time, ndaj se si mendon njera apo tjetra pale e politikes eshte jashtë vemendjes time. Per mua kane rendesi faktet dhe baza ligjore qe normon punen e policise. Sa i perket te dhenave mbi kete aktivitet kriminal dikur me Lazaratin dhe sot me gjithë territorin e Shqiperisë besoj se nuk ka nevojë te flas fare. Ështe gjitheçka ne driten e diellit dhe flet vete. Por une po te them mendimin tim me dy fjale: Dikur ishte shteti qe luftonte me krimin e organizuar dhe trafikantet qe mundoheshin te korruptonin shtetin per aktivitetin e tyre kriminal dhe qe edhe ia arrinin ne shumë raste, kurse sot une shoh vetem krimin e organizuar qe drejton shtetin dhe nuk ka me më nevojë as për shpenzime që ta korruptoje atë.
A ka një zgjidhje? Cila është?
Dritan Zagani: Çdo gje ne kete bote e ka zgjidhjen e saj, por problemi eshte qe per zgjidhjen e duhur duhen njerëzit e duhur dhe per momentin sa te jete shteti i drejtuar nga te njejtet qeveritare qe e krijuan kete gjendje une nuk besoj ne zgjidhje reale. Do kete natyrisht veprime konkrete të shprehura me pak fjale nga Ministri i Brëndshëm i ri per kete fenomen kriminal, fjalë qe u duhen per te mbajtur pushtetin sikur gjoja do behet pune, por une s’kam aspak besim te keta qe jane shkaktarët e atyre qe e katandisen shtetin ne kete dite ku ka arritur sot.
A e kujtoni ditën që u larguat me familjen nga Shqipëria?
Dritan Zagani: Normalisht qe po. Edhe pse ishte nje dite me diell gushti dhe kalova nje udhetim shumë te kendshem nen shoqerine e familjes dhe disa miqve te mi, perseri e mbaj mend si nje dite te zeze. Po largohesha nga vendi im per te mbijetuar familja dhe nuk e dija fare se çfarë me priste nesër. Por Zoti deshi dhe çdo gje u zgjidh ne menyren me te mire po ta mendosh ate qe lashe dhe te vleresosh kete qe gjeta.
Intervistoi Elida Buçpapaj
Republika e Lazaratit me hashash eshte veper e Sali Berishes dhe Lulzim Bashes, me parat e pista te droges eshte financuar PD dhe lideri i saje; Duke pare se droga funksionon,PS (Rama) luftuan Lazaratin si ishulli i PD,kjo u ba per te mashtruar SHBA .Nga ana tjeter mbushen fushat e malet e gjithe shqiperis me hashash, ky krim i orgonizuar eshte veper e Edi Rames , Ilir Metes me kompani! Korrupsioni kapilar i shtetit, manipolimi i votave,bashkpunimi me bandat kriminale,pazaret, vrasjet te pa zbardhura 21 janari, Balili , jane veper e Rames, Metes ,Llalles,Berishes, Bashes, ky i fundit eshte i fresket me 11,4 miljon euro korrupsion. Keto para i ka marre per familjaret e tije nga Edi Rama me 18 maj. Pra kemi te bejme me politikane te pa ligjshem, te korruptuar, te lidhur me trafikun e droges e bandat kriminale! Pa eliminimin politikisht te kupoles politike mafioze ne tri partit kryesore pd, lsi ,ps, etj nuk ka zgjidhje te qendrueshme. Pa hetimin dhe burgosjen e Edi Rames ,Lulzim Bashes, Sali Berishes,Ilir Metes ,Adriatik Llalles, Fatmir Xhafaj,Haki çako, Gramoz Ruçi dhe Tahirit nuk ka drejtesi, as liri ,as te ardhme demokratike, as zhvillim, as Europe! Media ne tersi eshte bashkfajtore per gjendjen tronditse ne te cilen jeton vendi sot !
Bravo HOOK
Komplimente per komentin.