Ish-zv/kryeministri i Shqipërisë, numri dy i Edi Ramës për disa vite, Arben Ahmetaj në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’, ka treguar se, si një punonjëse në banesën e tij, e cila ndihmonte me mbarëvajtjen ditore të shtëpisë, kishte fotografuar fëmijët e tij.
Ahmetaj deklaroi se, zonja kishte pësuar shantazhe të ndryshme, që i kërkonin që të raportonin për atë çfarë ndodhte në banesën e tij.
E ketë e ka pranuar edhe vetë punonjësja, e cila para se të largohej nga Shqipëria, ka dhënë një dëshmi të saj, të noterizuar ku pranon se, ishte kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim që të fotografonte dhe të jepte informacione për Arben Ahmetajn, fëmijët dhe familjen e tij.

