Londër
Ekonomia e Britanisë së Madhe zyrtarisht ka rënë në recesion pasi shifrat zyrtare treguan tkurrje rekord prej 20.4 për qind në tremujorin e dytë si rezultat i masave të izolimit të vendosura për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri(COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Rënia e regjistruar nga Zyra Kombëtare e Statistikave pasoi tkurrje tremujore prej 2.2 për qind në tre muajt e parë të vitit. Si e tillë, ekonomia britanike është në recesion.
Për dallim nga vendet tjera, agjencia e statistikave në Britani ofron shifra mujore duke përcjellë numrat tremujore dhe ato tregojnë shpresë se ekonomia po shërohet në vazhdën e lehtësimit të disa kufizimeve të izolimit.
Në qershor, kur dyqanet që shesin mallra u lejuan të rihapen, ekonomia britanike u rrit me një shkallë mujore prej 8.7 për qind.
Qeveria britanike shpreson se lehtësimi i mëtejshëm i ekonomisë gjatë muajve të fundit, siç është rihapja e sektorit të mikpritjes në korrik, do të lejojë që ekonomia të rimëkëmbet.
Komentet