TIRANË – Ekipi i Strugës është fituesi i edicionit të 10-të të Kupës Pavarësia, kompeticion i përvitshëm miqësor që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
Sipas njoftimit të FSHF-së, kjo garë realizohet me rastin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, ku këtë vit Kupa Pavarësia 2018 u zhvillua ditën e sotme në stadiumin “Skëndërbeu” të qytetit të Korçës.
Pjesëmarrës të këtij edicioni ishin katër skuadra, Otrant nga Ulqini, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korçës.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale u përballën Otrant dhe 2 Korriku, në një ndeshje që u mbyll në barazim 0-0, dhe triumfoi Otrant me penalti 6-5. Ndërkohë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale Struga ka mundur me rezultatin 1-0 Skëndërbeun.
Ndeshja finale Struga-Otrant përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të ekipit nga Maqedonia, duke fituar Kupën Pavarësia 2018.
Ekipi “Fair Play” u vlerësua 2 Korriku, ndërsa çmimi i lojtarit më të mirë të turneut shkoi për Nijaz Lenën e Strugës. aa
Komentet