Salah në fillim të këtij sezoni u transferua nga Roma në Liverpool me një klauzolë prej 42 milionë euro, ndërsa tërhoqi vëmendjen me pikët të cilët mundësuan që ekipi i tij të fitojë
Futbollisti egjiptian Muhammed Salah, i cili shënoi golat për Liverpool-in në ndeshjen e fundit kundër Leicester City të cilën e fituan me rezultatin 2-1, me performancën e tij këtë sezon gjithnjë e më shumë po vlerësohet nga dashamirët e futbollit.
Salah në fillim të këtij sezoni u transferua nga Roma në Liverpool me një klauzolë prej 42 milionë euro, ndërsa tërhoqi vëmendjen me pikët të cilët mundësuan që ekipi i tij të fitojë.
Ylli egjiptian hyri në mesin e futbollistëve më të përfolur në Angli, pasi i ndihmoi klubit të tij të fitojë 3 pikë në ndeshjen kundër Leicester City në Premier Ligën Angleze.
Pretendues për golashënues më i mirë
Edhe pse luan si mesfushor, Salah në këtë sezon deri më tani ka shënuar 17 gola, që është një më pak se golashënuesi i Tottenhamit, Harry Kane. Salah tregohet si faktori më i rëndësishëm që Liverpooli e vazhdon garën për kampion të ligës.
Sipas të dhënave të “EA Sports Fantasy Premier League” e cila është faqja zyrtare e statistikave ku përcaktohen futbollistët më të mirë, me performancat e futbollistëve dhe votat e dashamirëve të futbollit, Muhammed Salah me 168 pikë të fituara kryeson tabelën.
Edhe në UEFA Ligën e Kampionëve kontribuon për klubin
Klubi i Liverpool-it, i cili gjendet në vendin e katërt me 41 pikë të fituara në renditjen tabelare, falë performancës së lojtarit Salah edhe në UEFA Ligën e Kampionëve vazhdon në mënyrë të suksesshme.
Futbollisti 25 vjeçar me 5 gola të shënuara në Ligën e Kampionëve, Liverpool grupin E e përfundoi në vend të parë ndërkohë në raundin e ardhshëm do të përballet me klubin portuguez Porto.
Basel e zbuloi në ndeshje miqësore
Salah i cili lindi në Nagrig të qytetit Garbija të Egjiptit më 15 qershor 1992, me futbollin u njoftua në klubin El Mokawloon të Egjiptit.
Karriera e tij mori kahe drejt Evropës pas ndeshjes mes Al Ahli dhe Al Masri të luajtur më 1 shkurt 2012 në stadiumin “Port Said” ku humbën jetën dhjetëra ndërsa u plagosën më shumë se 1.000 tifozë.
Pas ngjarjes Premier Liga e Egjiptit në sezonin 2011-2012 u pezullua ndërsa Salah ashtu si futbollistët tjerë një kohë nuk luajti futboll. Por, në ndeshjen mes Basel-it nga Zvicra dhe kombëtares egjiptiane të moshës nën 23 vjeç, që u zhvillua për mbështetje të futbollit egjiptian, karriera e Salah-ut mori një kahe tjetër.
Salah hyri në lojë në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa me dy gola të shënuara i ndihmoi klubit të tij që të fitojë Baselin me rezultatin 4-3. Pas kësaj ai tërhoqi vëmendjen e klubit zviceran, me ç’rast u ftua në stërvitjet e këtij klubi. Salah pas kësaj nënshkroi marrëveshje 4 vjeçare me Basel-in.
Ylli egjiptian fitoi kampionatin në dy sezonet në Basel, ku shënoi 20 gola.
Ai më tej me perfomancën kundër Chelsea-t në ndeshjet me Baselin, arriti të tërheq vëmendjen dhe u transferua me një klauzolë prej 16.5 milionë euro në Chelsea.
Por, në Chelsea nuk arriti të bind trajnerin portugez. Salah brenda 18 muajve shënoi vetëm 2 gola.
Salah në sezonin 2015-2016 u dërgua në huazim te Fiorentina, ku në 26 ndeshje shënoi 9 gola. Ndërsa në sezonin 2016-2017 u huazua përsëri në Itali, por kësaj radhe te Roma. Ai arriti të hyjë në mesin e futbollistëve më të mirë të Romës me 19 gola të shënuar në 41 ndeshje.
Futbollisti i Liverpool-it gjithashtu edhe në kombëtare arriti të tregojë një performancë të shkëlqyer. Në 56 ndeshje me fanellën e kombëtares shënoi 32 gola.
Ylli musliman u martua në vitin 2013 ndërsa ka një vajzë me emrin “Makka”. aa
Komentet