Zyrtarët në Egjipt thonë se një shpërthim në një kishë në deltën e Nilit ka lënë të vrarë të paktën 21 vetë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.
Shpëthimi sot në qytetin Tanta u krye ndërkohë që besimtarët e krishterë ishin mbledhur në kishë për të festuar të Dielën e Palmave. Qyteti Tanta ndodhet 120 kilometra në veri të Kairos.
Disa orë më pas një tjetër shpërthim në Aleksandri la të vrarë të paktën gjashtë vetë. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
Të krishterët përbëjnë rreth 10% të popullsisë egjiptiane dhe janë shpesh objekt sulmesh nga grupe ekstremiste myslimane.