Voal – Ish-kontraktori i CIA-s, Edward Snowden në një intervistë që dha për BBC, tha se inteligjenca britanike mund të përgjojë celularët e qytetarëve pa dijeninë e tyre.
Ai tha se prodhuesit e Smartphone-ve mund të bëjnë shumë pak që të parandalojnë shërbimet e sigurisë të përgjojnë telefonat. Sipas Snowden, janë disa mënyra për të përgjuar:
1-Kur telefoni është i ndezur ose i fikur.
2-Spiunët mund të ndezin mikrofonin dhe të dëgjojnë bisedat e përdoruesve, edhe nëse telefoni është i fikur.
3-Me anë të pajisje GPS mund të të ndjekin dhe gjurmojnë me një saktësi shumë të madhe.
4-Me anë të një tjetër pajisje, spiunët fshehin faktin se kanë marrë kontrollin e telefonit dhe ju nuk do të kuptoni asgjë.
“Me Dreamy Smurf mund ta ndezin e fikin celularin e dikujt pa e marrë vesh personi që e ka në pronën e tij”, ka shpjeguar, “për shembull nëse dikush e ka celularin në xhep, mund të aktivojnë mikrofonin e të dëgjojnë gjithçka që ndodh për rreth, kjo edhe kur e ke telefonin e mbyllur mund të aktivohet mikrofoni”.
Edward Snowden, ish spiuni i sigurisë nacionale të SHBA është ende në Rusi, pasi skandalit të programit Prism të NSA, kur dy vjet më parë ai vendosi që t’ia tregojë të gjitha gazetarit të The Guardian Glenn Greenwald (Guardian), dhe Laura Poitras për dokumentarin Citizenfour.
Snowden rrezikon të dënohet, e megjithatë për BBC tha se është gati të kthehet në SHBA, edhe sikur të burgoset, duke patur fundin e Bradley Manning i dënuar me 35 vjet burg.
Komentet