Shkruan nenkryetar i Vatra Manhattan Eduart R Aranitasi për situatën në Vatër.
Në k’to ditë të vështira që po kalojnë Vatranet kam nja dy fjal për ju sehirxhinjët e Vatrës, për ju tinzarë të pa besë që hidhni gurin dhe fshihni dorën.
Për ju profesora e doktora shkencash të vetshpallurë, për ju artista dhe shkrimtarë. Për ju që gradoni njëri tjetrinë me grada e dekorata. Për ju sharllatanë që mbushni gjoksin me kapaçka dhe mashtroni për heroizminë tuaj.
Për ju ish sigurimsa e sekretarë partish që gjithë jetën i kënduat përbindëshit, kur ngordhi e qatë me çdo varg. Për ju që gjithë jetën shkelët mbi varre dhe hija e vdekjes po u ndjek nga pas.
Për ju të shkollës qënve që jepnit urdhër për të egzekutuarë shqiptarët në kufi. Për ju rinia revolucionare që mbanit në duar veprat e partise dhe shokut enver dhe shanit imperializmin Amerikan. Të parët që ja mbathët në Amerikë ishitë ju njeriu i ri të realizmitë socialist. Ju që mohuatë Zotin prishët Kisha e xhamia.
Ju që në çdo mbledhje, evente e festë flamuri zini foltoret dhe ligjëroni pa fund dhe jepni leksione për demokraci. Ju që nuk lini radhë të flasin njerzit e ndershem patriot, të vuajturë, të persekutuarë dhe të burgosur nga regjimi komunist.
Ju që sot fërkoni duart dhe prisni skutave se cila palë do të fitojë dhe cila palë do te humbasë. Jo shokë komunista të Vatrës i keni bërë llogarit gabim.
Vatra nuk është plaçkë ta merrni ju brashnjarë dhe ta shisni në treg për fitimet tuaja, as për të pastruar llumin tuaj. Vatra nuk është qëndër reabilitimi për njerz me të shkuarë kriminale që kanë lyer duart me gjak.
Vatra nuk është pronë private as ndermarrje që jepet me koçension, as e invesitorve strategjik. Vata është institucion Kombetare që nuk mund të ndryshoj kushtetutën (Kanunoren) për qejfin e njërit apo të tjetrit, Vatra është e shqiptarve. Vatra eshtë e Vatranve Patriotë që e themeluan ate. Vatra është e atyre që mbajten gjallë Diellin. Vatra e Nolit, Konicës, Arshi Pipës, Nelo Drizarit, Agim Karagjozit, Gjon Buçaj, Zef Balaj, Jonuz Ndreut, Dalip Greca e shumë e shumë Vatran të tjerë që punuan dhe luftuan për Kombin shqiptarë.
Edvin Kristaq Rama larg duart nga Vatra, ti bashkë me mbeturinat sllavokomuniste që i vërtiten rreth Vatrës.
Kauza jonë është e shënjtë, është në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit të Vatrës. Në shërbim të Kombit dhe atdheut. Në emër të Vatrës dhe të Zotit u bëj thirrje Vatranve ta mbrojmë Vatrën me çdo çmim qoftë edhe me jetën tonë!
Eduart Aranitasi.
New York October 26-2023 !