Nga këndvështrimi sociofilozofik:
Në vargun e konceptëve, definicioneve, strukturave, superstrukturave (elitave), diskurseve dhe kategorive të larmishme politike, kulturore ose demokratike si “koncepti i kapitalit social në politikën komparative ose analogjike”, “kultura politike dhe strukturat ose elitat politike”, “kultura politike dhe mbështetja politike” “edukata politike dhe modeli demokratik”, “besimi politik dhe konsolidimi i demokracisë”, “etika politike, kultura, demokracia dhe estetika”,” kultura shpirtërore ose fetare dhe kulturore-filosofia dhe kërkesat e njohura sociopolitike” etj. Njihen edhe keto tipe, koncepte, modele ose kategori të rëndësishme të funksionimit dhe mbarëvajtjes së përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike. Cilat janë ato ? Ato janë identiteti, individualiteti, subjektivitetit, ekskluiziviteti, sovraniteti dhe integriteti i njohur shtetërorë, nacional, teritorial dhe politik, identiteti, legjitimiteti dhe kredibiliteti i njohur moral dhe politik i personit ose individit së bashku me respektin dhe besimin e njohur nacional, qytetar ose politik ndaj udhëheqjes ose pushtetit politik të një vendi të cilët në këtë sfond iu përgjigjen tre njesive ose segmentëve kryesore: Bashkësisë politike, sistemit ose rregullimit shtetërorë, nacional dhe politik si dhe autoritetëve të larta shtetërore, nacionale dhe politike të një shteti të pavarur ( sovran) integral dhe demokratik.
Ndërkohë që secili(akëcili) prej tipëve, modeleve ose kategorive të sipërpërmendura politike, në forma ose profile të ndryshme legjislative, ekzekutive, administrative, juridike dhe te tjera i shërbejnë mbarëvajtjes, funksionimit, qëndrueshmerisë ose stabilitetit të përgjithshëm të një rëndi apo sistemi politik në përgjithësi. Ndonëse, sëcili ( akëcili) prej tyre në formë dhe menyrë të ndarë ose të pavarur nga njëri tjetri. Kjo pavarësisht obligimëve, konvergjencave, ndërlidhshmërive, marëdhënieve ose raportëve të njohura horizontale-vertikale në mes pushtetit lokal dhe atij qëndrorë. Kjo duke filluar që nga testimi ose vërtetimi (konfirmimi) i besimit dhe legjitimitetit qeveritar ose politik, për të vazhduar kështu me identitetin, subjektivitetitn, individualitetin, ekskluzivitetin, sovranitetin dhe integritetin shtetërorë, nacional, politik etj.etj.
Ndërkaq, format dhe metodat e ndryshme të revoltës ose rezistëncës nga” lartë-poshtë”, janë të formave ,natyrave ose karaktereve abstrakte, afektive, skematike, normative, periodike etj. Ndërsa, ato nga “poshtë-lartë”, me tepër instrumentale, reflektive, kognitive ose empirike. Duke menduar këtu në revoltat ose protestat e ndryshme të shtresave ose kategorive të ndryshme shoqërore ose qytetare- ndaj qeverisë ose institucionëve të njohura shtetërore, nacionale ose politike.
Në të kundërten, sipas mendimëve dhe prognozave të shumëta të politologëve ose analistëve të ndryshëm politik: Në të ardhmen e afërt, respektivisht, në sfondin e njohur të trendëve dhe standardëve të reja të ” botës globale” dhe bashkohore: Sistemi dhe vet pushteti politikë i një populli ( kombi) apo i një vendi, do mund të matën dhe testohën pikërisht me kreacionin, inovacionin, përformansën, kredibilitetin, rezonancen, vizionet, idealet, ,etikën, edukaten, kulturën, demokracinë, profesionalizmin, kualitetin, suksesët dhe përgjegjësinë e njohura ligjore, morale dhe politike ndaj njerëzve ose shoqërisë së gjërë shoqërore ose qytetare në përgjithësi. Kjo në radhë të parë duke u mbështetur ose bazuar në evolucionin dhe zhvillimin e njohur të etikës, edukates dhe kulturës së njohur shoqërore dhe politike sipas “konsenzusit” të njohur të August Commtit, “vetëdijes kolektive” të E.Dürckhemit, ” rëndësisë së aksionëve ose veprimëve individuale” të Max Weberit, “Karakterit referent të veprimit ose reagimt”-sipas T.Parsonit, “Karakterit nacional” të Meadousë etj.etj.
Koncepti i kapitalit social në politikën komparative ose analogjike:
Koncepti dhe teoria e njohur e kapitalit social (sociokapitalit) burimin ose etnogjenezen e zhvillimit dhe funksionimit të tyre e kanë nga lënda ose materia e njohur e sociologjisë. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe përparësitë ose benificionët e ndryshme potenciale ose permanente që iu shërbejnë grupëve ose individëve të caktuar mbi bazën e njohur të involvimit ose inkorporimit të tyrë në rrethët (qarqet), elitat ose strukturat ( superstrukturat) e caktuara shoqërore, qytetare, politike, sociopolitike etj. Nërkaq, qëllimin dhe zbatimin e plotë, koncepti i mesipërm i kapitalit social, e arrinë në formë praktike dhe teorike në kuadrin e politikës komparative ose analogjike. Përkatësisht, në implikimët e ndryshme eksterne ose eksplikative në fusha dhe segmente të njohura të sociologjisë si dhe politikës komparative si “postulat” dhe një variabilitet kryesorë ose substancial i studimit dhe analizave të mirëfillëta sociofilozofike, sociopsikologjike, sociopolitike ose politologjike në fushat dhe drejtimët e njohura të shtetit dhe shoqërisë njerëzore ose qytetare.
Se këndejmi, qytetarët dhe shoqëria e gjërë njerëzore ose qytetare në kuader të ligjëve dhe rregullave të njohura kushtetuese dhe demokratike, janë të konceptuar dhe definur në bazë të pozitës dhe statusit të tyre shoqëror ( politik) dhe juridik, madje në bazë të identitetit, intimitetit, spontanitetit, individualitetit, subjektitvitetit, eksluzivitetit, sovranitetit, integritetit, lirisë dhe pavarësisë së tyre individuale ose kolektive. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe idealet, shpresat, vizionet, kohezionin dhe koekzistencën e tyre sociale dhe politike me organët e ndryshme të pushtetit lokal dhe atij qëndrorë. Kjo mu për faktin se njerëzitë ose qytetarët në përgjithësi, në shoqëritë dhe sistemet e zhvilluara ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike të Perëndimit, kuptohen dhe akceptohen si njerëz të besuar dhe lojal ndaj shtetit dhe pushtetit. Respektivisht, ndaj sistemëve të lartëpërmendura parlamentare dhe demokratike. Ata pra janë miq, partner, aleat , pretendent, aspirant dhe participant të mundshëm ose participant. Përfshir këtu edhe opoziten e njohur parlamentare dhe demokratike si njërën prej shtyllave ose segmentëve ( fundamentëve) kryesore të shtetëve dhe shoqërive të përparuara gjithandej globit. Pa i harruar edhe patriotizmin dhe kulturën e njohur qytetare dhe demokratike.
Ndërkohë që testimi ose barometri kryesorë mbi legjitimitetin dhe kredibilitetin e një qeverie ose pushteti qëndrorë janë mekanizmat dhe institucionet e njohura parlamentare dhe demokratike, mendimet, opinionet, shprehja dhe vota e lirë qytetare dhe demokratike, kultura, toleranca, barazia e garantuar kushtetuese dhe juridike, universaliteti( globaliteti) dhe integriteti i njohur moral dhe politik i ndividit ( individualitetit) dhe kolektivitetit, ,kohezioni, interpërlanca dhe transparenca e garantuar shtetërore dhe qytetare, paqja dhe harmonia e preferuar sociale dhe politike, përformanca, rezonanca, vizionet dhe qëllimët e përbashkëta globale ose universale të individit, grupit, shtetit dhe shoqërisë etj.
Kjo donë të thotë se sipas konceptit dhe përceptimëve të përgjithshme ose substanciale të vlerave, kulturave dhe demokracive të larta evroperëndimore: Pushteti politik dhe demokratik janë diçka në mes “udhëheqjes ose pushtetit mbi popullin” dhe “udhëheqjes ose pushtetit qytetar ose popullorë “.Në këtë spektër e kemi edhe të ashtuquajturin “nacionalizmin e njohur qytetar dhe politikë” të Perëndimit, ashtu siç i kemi edhe shtetët e njohura nacionale, ligjore, qytetare,parlamentare dhe demokratike sipas kriterëve dhe standardëve të njohura evropërendimore.
Aty janë edhe shumë çështje dhe aspektë të tjera shoqërore dhe politike që iu takojnë fushave dhe domenëve të njohura socio-politike, socio-kulturore, socio-psikologjike, socio-filosofike, socio-ekonomike, socio-historike dhe kështu me radhë.
Liria, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetërorë, nacional, qytetar dhe politik, janë çelësi dhe formula kryesore ose substanciale e një shteti dhe shoqërie të konsoliduar politike dhe demokratike.
Ndonëse, në të ashtuquajturën “demokracinë evolutive” ose “tranzicionale” të popujve, vendëve dhe shoqërive të ndryshme lindore, post-komuniste ose post-socialiste, demokracia dhe shteti demokratik, vazhdojnë të ecin dhe levizin dikund në mes “demokracisë në konsolidim” dhe “demokracisë në tranzicion”. Kjo në radhë të parë për faktin se në strukturën ose subtancën e përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike të rregullimëve ose sistemëve të mesipërme (tranzitore ose post-komuniste) nuk janë studiuar dhe përfilluar sa dhe si duhet parimet, premisat, konceptet dhe modalitetët e njohura shtetërore, nacionale, parlamentare dhe demokratike. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu mungesën e hetueshme të shtetit ligjor dhe demokratik së bashku me mungesat( deficitet) dhe paradokset tjera institucionale, konstitucionale, administrative ose juridike që po vazhdojnë të rezultojnë me ngritjen dhe sendërtimin e strukturave dhe nomenklaturave të ndryshme autoritare, totalitare ,absolutiste dhe kleptokratiko-anarkoliberalite tek popujt ose vendët e ndryshme tranzitore ose post-komuniste në vende dhe rajone të ndryshme të Evropës Juglindore etj. Mbase mbi bazën e paqëndrueshme ( fragjile) dhe tepër rixhide të një force ose fuqie të pakontrolluar policorem, ushtarake, pushtetmbajtëse dhe politike të liderëve ose udhëheqësve të ndryshëm autoritar, “ekskluzivë ose “karismatik” që po vazhdojnë t´i ngulfasin dhe bllokojnë reformat dhe procesët e gjithëmbarshme integruese dhe demokratike në vendët ( shtetët) e tyre përkatëse ose respektive. Duke i shndërruar, transformuar, akceptuar, anticipuar , justifikuar dhe koncentruar kështu forcën dhe ndikimin e tyre të pakufijshëm pushtetmbajtës dhe politik në absolutizëm, paternalizëm, nepotizëm, familjarizëm, klientelizëm, klanizëm, fosilizim, relativizim, instrumentalizimin dhe në një feudalizim ose rifeudalizim të përgjithshëm social, politik dhe ekonomik në vendët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste. Si mogulët, feudët, emirët, sulltanët ose sheikët e ndryshëm persiko-arabik. Apo, edhe me keq, si udhëheqësit e regjimëve të njohura autoritare dhe populiste´në vendët e ndryshme të Amerikës Latine, Azisë etj. Duke i stisur dhe emituar kështu Somozën, Batistën, Pol Potin, Hugo Çavezin dhe diktatorët tjerë të regjimëve të ndryshme “revolucionare” ose sandiniste.
Kjo në radhë të parë me anë të ngritjes, formimit dhe finansimit të strukturave të ndryshme familjare dhe klienteliste. Apo, të strukturave dhe “konjukturave” të tjera paralele ,centripetale, formale, informale, parapolitike dhe te tjera që kolportojnë dhe janë të lidhura ose të kurorëzuara ngushtë me liderët ose pushtetmbajtësitë(bosët) e ndryshëm autoritar dhe absolutist me qëllim të kontrollit dhe një monopili të gjithëmbarshëm monetar, finansiar, politik ekonomik mbi shtetët dhe shoqëritë e tyre. (Kujto regjimin e dikurshëm kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit në Serbi dhe bashkëpunimin ose kolportimet e tij të njohura kriminale dhe militariste me Arkanin, Sheshelin, Nikoliqin dhe bandat tjera miltare dhe paramilitare të nëntokës serbe!)
Dhe, të gjitha këto nen sloganet, parullat dhe banderolat e njohura “revolucionare” dhe pseudopatriotike mbi “kultin” dhe “karismën e pakontestuar” shtetërore, nacionale, politike, atdhetare dhe patriotike te” filan liderit ose fistek udheheqesit te njohur ushtarak ( luftarak) ose politik” që vazhdojnë të prodhojnë (riprodhojnë) dhunë, kontroll dhe një monopol të pakufijshëm politik dhe ekonomik. Përkatësisht, prostitucion , korrupsion, krimë të organizuar, kontrabandë, luftëra dhe tensionime të panevojshme politike, partiake, rajonale, krahinore, konceptuale, ideologjike dhe kështu me radhë. Deri në apsurd! Duke lozur dhe spekuluar kështu vazhdimisht me kartën e djegur “nacionaliste” ose “patriotike” për pushtime dhe sundime të reja në kohë dhe hapësirë në emër të popujve dhe shtetëve të tyre përkatëse ose respektive. Kësaj në politologji i thonë demagogji dhe hipokrizi politike.
Me psedo-forma, quazi-ide, sub-projekte dhe atni-metoda, nuk bëhën dhe nuk ndërtohet shteti, kultura dhe as demokracia.Jo.
Shih për këtë, si duket trendët, standardët ose procesët e njohura të konsolidimit dhe një tranzicioni të gjithëmbarshëm të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme jug-lindore ose post-komunite, i kane njohur dy kahe ose drejtime të ndryhme disproporcionale dhe anatagoniste që vazhdojnë t´i kolidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njera tjetrën. Ato janë drejtimi ose orjentimi i njohur (prapaktheu ose një hap para dhe dy prapa!) në “modelin” e njohur autoritar dhe populisto-komunist të Lindjes dhe, në drejtimin ose modelin e njohur të reformave ,transformimëve dhe një tranzicioni të gjithëmbarshëm dhe sistematik-drejt vlerave të njohura të edukates, kulturës dhe demokracisë liberale, parlamentare dhe demokratike të Perëndimit.
Në këtë drejtim duhet kuptuar dhe akceptuar edhe ” rrugën evropiane” ose ” evro-atlantike” të Isa Mustafës dhe regjimi të atoritar dhe absolutist në Prishtinë së bashku me krimin e organizuar, korrupsionin, kontrabandën, provincializmin dhe tribalizmin pushtetmbajtës ose politik, kompromiset ose koncesionet e vazhdueshme politike, teritoriale, administrative, juridike dhe të tjera ndaj Serbisë, Malit të Zi ose dikujt tjetër në formë ” demarkacionesh kufitare” ose ” zajednicash ” ( republikave serbe) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës dhe kështu me radhë….!!!
Ndërkohë që ngjarjet, zhvillimet, procesët ose standardet e sotme ( standardet e dyfishta) shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, diplomatike, historike dhe të tjera në Kosovë dhe në hapësirat tjera etnike dhe historike të shqiptarëve së bashku me paradokset, turbulencat, mediokritetët, nebulozat, anomalitë, patologjitë, demagogjitë ose hipokrizitë e ndryshme objektive dhe subjektive të sundimtarëve të ndrydshëm shqiptar ose kosovar, patjetër t´i rikujtojnë në sfond etapat ose periudhat e dikurshme të Imperializmit, Kolonializmit etj. Gjegjësisht, etapat ose periudhat e rënda të ” ” Traktatit” të Shën Stefanit dhe ” Kongresit të Berlinit” ( 1878), ” Konferenës së Londrës” ( 1913), ” Traktatit të Versajës” ( 1919) së bashku me diktatet e njohura si ” urbi et orbi” ose “ultima ratio” dhe të tjera ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në favor të Serbisë, Rusisë, Malit të Zi etj.
Gjithënjë duke menduar këtu në ” Kosovën e pavarur, sovrane, integrale, qytetare dhe demokratike” të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Kadri Veselit, Skënder Hysenit, Edita Tahirit dhe kështu me radhë….!!!
Dhe, përse ( pse) filozofia politike….?
Siç dihet, filozofia politike është degë ose një disiplinë e posaçme e filozofisë së përgjithshme e cila në forma dhe menyra të ndryshme abstrakte, skematike, strukturale, organike, evolutive, empirike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera i ka për qëllim studimet dhe analizat e thella ( të gjithëmbarshme) të ideve, konceptëve, teorive, formulimëve dhe argumentëve të ndryshme shkencore ose metodologjike me anë të të cilave ngritet, krijohet dhe formohet mendimi dhe nocioni i njohur shkencor ose politik mbi shtetin dhe shoqërinë. Ndërkaq, debatët, idetë, konceptët, tezat, antitezat, sintezat, formulat dhe teoritë e njohura rreth fjalës, nocionit, substratit, antinomit ose antonimit të njohur “politik” dhe “politikë”: Me gjasë sikur paraqesin njëren prej sfidave dhe preokupimëve ( provokimëve) me të rëndësishme ose kryesore në kuadrin e përgjithshëm të filozofisë politike dhe asaj analitike.Ndonëse, në kontekstin ose dimenzionin e gjërë të fjalës, me nocionin e mesipërm ” politike” ose ” politikë”, në radhë të parë e nënkuptojnë praktikën dhe teorinë e përgjithshme shkencore dhe metodologjike me anë të të cilave ngritën, formohen dhe konstituuhen sistemi ( pushteti) politik së bashku me institucionet e njohura shtetërore, qeveritare ose politike në të gjitha vendët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit. Ndaj, mu për këtë shkak,të shumëta dhe tepër të larmishme janë edhe idetë, konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shtetërore dhe politike.
Se këndejmi, filozofia politike dhe ajo analitike si praktikë e përgjithshme dhe teori, fillojnë të bëhen të rëndësishme, funksionale, aksionale dhe tepër valide mu në atë moment kur qeniet ose krijesat e njohura njerëzore, respektivisht, shoqëria e gjere njerëzore ose qytetare, fillojnë t´i përceptojnë, akceptojnë, konceptojnë dhe anticipojnë vetvetën dhe organizimin e tyre global ose kolektivë si diçka të rëndësishme, të levizshme, evolutive, revolucionare, empirike, rekonstruktive, funksionale, aksionale, impulsive, energjike, dinamike etj. Mbase si një diçka që ka ( kane) shpirtë, sens, intuitë, kuptim, logjikë, potencial, moral, motive, ideal,vizion, forcë ( fuqi),kreativitet dhe enërgji të mjaftueshme reflektive, strukturale, aksionale, funksionale, kognitive, organike dhe pozitiviste për t´i levizuar dhe çuar gjërat përpara në kuptimin e njohur evolutivë dhe temporal të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore. Dhe, jo si dikur kur njerëzit ose shoqëria e gjërë njerëzore ose qytetare, vazhdonin t´i ndjenin, përceptonin, konceptonin dhe definonin vetvetën ose organizminin e tyre individual dhe kolektivë në kontekste ose relacione të ndryshme mesjetare, primitive, arkaike, klasike dhe të tjera. Përkatësisht, si ” pjesë, gjymtyrë, organe ose stacione” të natyrshme , të palevizshme ose statistike të një ” rendi” ose “sistemi të pandryshuar” natyrorë ose ordinarë.
Ndryshe nga kjo, me konceptin ose definicionin e njohur klasik ” Filosofiae est scencia universalis ordinis natyralis “: Në radhë të parë i nënkuptojmë respektin, dashurinë, rezonansen, mirëkuptimin, përkushtimin dhe devocionin tonë esencial ose substancial ndaj fillimit ( jetës), ndaj qenies, materies, krijesës, ekzistencës, dijes ( diturive), njohurive, përvojave, nevojave dhe kërkesave të njohura globale dhe universale të njeriut, shtetit dhe shoqërisë në domenin ose kontekstin e njohur gneseologjik dhe epistemologjiko- ontologjik dhe kështu me radhë.
Për me tepër ndërkaq, në kushtët ose rrethanat e sotme moderne ose bashkohore të trendëve, zhvillimëve, standardëve dhe procesëve të njohura hektike, furioze, turbulente, eklektike dhe tepër sfiduese ose dinamike në të gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare: Përveç të të ashtuquajtures forcës ose fuqisë së njohur dhe të garantuar ligjore, organizative, institucionale, konstitucionale, fizike, organike ,gjeografike, historike, politike, sociale, ekonomike, administrative, juridike etj. Shteti, qeveria, parlamenti ose institucionet e njohura të shtetit dhe shoqërisë, gjithnjë sipas filozofisë së lartëpërmendur politike dhe analitike, në radhë të parë janë në funksion të identifikimit, detektimit (deshifrimit), shquarjes, enkodimit, periodizimit, ravijezimit, konturimit, eksplorimit, performimit, konvencionalizimit, artikulimit, afirmimit dhe në fund-realizimit praktik dhe teorik të nevojave, kërkesave, aspiratave, interesave, idealeve dhe vizionëve të gjithëmbarshme individuale ose kolektive të shtetit dhe shoqërisë. Dhe, të gjitha këto së bashku në funksion të organizimit, zhvillimit dhe përparimit të gjithëmbarshëm( global ose universal) të shtetëve ose shoqerive të ndryshme përkatëse ose respektive. Duke e vërë theksin këtu në teorinë dhe praktikën e përgjithshme shkencore ose filozofike mbi organizimin dhe funksionimin e preferuar avangard dhe pozitivist të shtetit dhe shoqërisë së sotme njerëzore ose qytetare. Respektivisht, mekanizmave ose institucionëve të njohura shteterore, qeveritare, parlamentare ose politike.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe të të ashtuquajturat mekanizmat ose institucionet e ndryshme socioekonomike, sociodemografike, sociodemokratike, fetare, sociokulturore, sociopolitike dhe të tjera së bashku me njeriun, familjen, shoqatat ose organizatat e ndryshme humanitare ose joqeveritare, partitë ose subjektët e ndryshme parlamentare ose politike dhe të tjera.
Në këtë frymë të gjithëmbarshme moderne ose bashkohore: Filozofia e sotme politike dhe analitike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, me tepër mund të quhet (definohet) ,konceptohet dhe përceptohet si bashkëdyzim, komparacion, periodizim, enkodim,amplifikim dhe unifikim ( konvencionalizim) i suspektshem ekskursivë dhe diskursivë i marëdhëniëve, raportëve, relacionëve ose konstelacioneve të sotme shtetërore ose nacionale në frymën e njohur të arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarshme shkencore, industriale dhe teknologjike. Respektivisht, si studim dhe një vështrim i përgjithshëm kritik dhe analitik i çështjeve, aspektëve, nevojave dhe kërkësave fundamentale ose substanciale të njeriut, shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Përse ( pse) kjo ?…Sepse, për dallim të të ashtuquajturës filozofisë postmoderne ose neobashkohore, të mbiquajtur dhe proklamuar asokohe edhe si ” feminizëm shkencor”, si ” fat të përgjithshëm” ( global ose kolektivë), si koncept dhe manifest të ri shkencor, humanist dhe pozitivistë…Si inkarmin të përgjithshëm satisfaktivë dhe ataraksionist të njeriut si “cityoen” ose ” burgeros modern ose bashkëkohorë”…Si simbol dhe reaksion të logjikshëm dhe të ndërgjegjëshem te proviniencave, reminishencave, elitave ose par-exelencve të ndryshme shkencore, kulturore, politike, ekonomike, diplomatike, ushtarake, industriale, teknologjike etj. Të arritjeve dhe përparimëve të gjithembarshme të arsimit, shkencës dhe teknikës dh kështu me radhë. Filozofinë e sotme moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqerinë, në radhë të parë e përcjellin dhe karakterizojnë natyra dhe karakteri i njohur furioz, hektik, eklektik dhe tepër i ashpër ose dinamik i zhvillimëve, procesëve, trendëve, standardëveraportëve, marëdhëniëve ose konstelacioneve të sotme botërore ose ndërkombëtare. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin ” tregun global”të vlerave, resursëve dhe kapitalit etj.
U mor vesh se edhe bazat ose themelët e njohura të filozofisë së përgjithshme ( moderne ose bashkohore) mbi shtetin dhe shoqëri(t)në e sotme njerëzore ose qytetare, në të shumtën e rastëve ndodhën të ndërlidhura ose të ndërvarura me parimet,premisat ose principet e njohura etike, shkencore dhe humaniste. Gjegjësisht, shkencore, industriale, teknologjike, konjukturale, manufakturale, ekonomike etj. Mbase, të paraqitura ose prezantuara në menyrë lucide dhe tepër suplementare ose akribike në kuader të veprës se njohur filozofike me titull ” Principia Etichae” të filozofit të shquar anglez (britanik ), D. Muhr etj.
Në instancë të fundit, filozofia e njohur politike ose analitike, jo rrallë ka njohur edhe ndajshtesa, parashtesa , ngjyra, simbole, mesazhe, piketa, etiketa ose epitete të ndryshme si ” Filozofia Linguistike”, “Filozofia Diskursive”, “Filozofia e Oksfordit”, “Filozofia e Kembrixhit”(Filozofia Britanike), “Filozofia Amerikane”, “Filozofia Gjermane”, ” Filozofia Franceze”, Filozofia Italiane etj.
hjknliu hnkgyhkjiuyigbnmloiuyhgbnjhuy