“Sulmet kundër ambasadorit amerikan, riciklim i mbetjeve nga diktatura komuniste”- shkruan Selami në rrjetet sociale.
Reagimet vijnë pak kohë pasi ish kryeministri Berisha mbajti qëndrim pas deklaratave të ambasadorit amerikan, pas protestës për mbetjet.
Berisha tha se ky njoftim ishte i papranueshëm dhe shprehte keqardhje për këtë. “Shpreh keqardhje për njoftimin e Ambasadës Amerikane. “Ai njoftim s’duhej të ishte bërë. Dukej sikur bëjnë intepretin e Edi Ramës. Ai njoftim dukej sikur ishte shkruar nga PS-ja, nga Gramoz Ruçi. Unë jam kundër ambasadorëve që bëhen guvernator. Këtë nuk e them për Lu-në por në përgjithësi”, tha Berisha.
Po ashtu, kreu i PD-së, Lulzim Basha reagoi pas deklaratës së ambasadorit Lu, që kritikoi qëndrimin e PD-së për ligjin e vetingut duke e ankimuar atë në Kushtetutese.
Basha tha se nuk do të lejojë që asnjë ambasador t’u tregoj detyrën e tij si kryetar i PD.
Komentet