Edon Zhegrova po kalon në sezonin e tij më të mirë në karrierë.
Ylli kosovar është lojtari kyç i skuadrës së Lille në edicionin 2024-2025, duke shënuar gola të rëndësishëm për francezët.
Formën e mirë të sulmuesit kosovar e dëshmojnë edhe statistikat e tij në këtë fillim sezoni.
Zhegrova kryeson listën e dribluesve më të mirë në top pesë ligat më të forta europiane.
Ai ka lënë prapa shumë sulmues të mëdhenj të futbollit europian, si Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Vinicius Junior e Kvaratskhelia.
25-vjeçari ka 28 driblime të kompletuara këtë sezon në 52 tentime, apo shprehur në përqindje, ai ka kompletuar 54% të driblimeve të tentuara, siç raporton faqja sportive “The Pop Foot”.
Edon Zhegrova këtë edicion ka gjashtë gola të shënuar në tetë ndeshje, duke përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve. sn