Me fyerje, denigrime ka reaguar Rudolf Marku, rreth një shkrimi të botuesit të NACIONAL Dr.Mujë Buçpapaj titulluar “Paradoksi, Miqtë e revistës greke ANTI përfshijnë poetët shqiptarë nga e gjithë Shqipëria etnike si Podrimja, Shkreli etj., ndërsa në Tiranë përjashtohen”. Dr. Mujë Buçpapaj shpreh mendimin e tij rreth Antologjisë “Veshun me diell e mbathun me hanë” të sapobotuar nga Rudolf Marku, i emëruar Poet Laureat. Megjithëse në hebdon NACIONAL Rudolf Marku ka liri të plotë që të botojë të gjithë replikat e tij kundër gjithë akademikëve, poetëve dhe kritikëve anembanë hapësirave shqiptare, të cilët kanë shprehur indinjatë rreth Antologjisë në fjalë, pra botuesi i NACIONAL Dr.Mujë Buçpapaj, paçka se nuk ka qenë aspak dakord me pretendimet e botimit të parashtruara nga Rudolf Marku, i ka dhënë të drejtën e plotë për t’u shprehur gjërë e gjatë e si e sa të dojë, ai përdor një gjuhë manipulatore dhe aspak intelektuale ndaj botuesit të NACIONAL. Reagimi i Rudolf Markut i botuar si status në faqen e tij në Facebook është i mbushur gjithë mllefe, fyerje dhe shpifje, sepse shkon deri aty sa i shpall gënjeshtra ato që shkruan botuesi i NACIONAL: “Me qëllimin që të terheq vëmendjen e lexuesve nê demaskimin e Antologjisë se Poezisë Moderne Shqipe, shkruan se kjo Antologji perjashton poetët shqiptar të Kosovës, Maqedonisë dhe te Malit të Zi, nê një kohë kur një Antologji Greke i përfshin po këto poetë! Njê akuzë serioze.Por, për fat të keq ( por dhe për fat të mirë) e gjithê kjo eshte nje genjeshter e papritur.” Dhe Poeti Laureat vijon: “Përpiqem ta gjej linkun e kesaj reviste greke! Asnjë shenj te kesaj reviste! Komunikoj me Mujo Buçpapen, i cili mê sê fundi ma pohon se revista eshte pergaditur nga një trojkë kritikesh shqiptare, Alfred Uçi, Dalan Shapllo dhe Ymer Çiraku, dhe se ajo revistë që pretendohet të jetë greke, qenka njê reviste ne gjuhen shqipe, (shih fotot) e botuar nê Majin e vitit 2006, në Greqi !Dhe nuk është as dhe Antologji. Eshtë një fletushkë që përmbledh…” dhe Poeti Laureat nuk ndalet së mbushuri ujrat e zeza me vjelljet e triumfalizmin e dëshmitarit të rrejshëm që ngre akuza ndaj një botuesi dhe poeti, që veç të tjerave e konsideron edhe mik.
Voal.ch po e sjell të plotë reagimin e Rudolf Markut, që vetë lexuesi të vendosë se kush gënjen dhe cili është shejtani gënjeshtar, ndërsa ne si botues, megjithëse përdorim në titull një pyetje retorike, dalim me konkluzionin se është Poeti Laureat i emëruar që e shnderon dhe shpërdor këtë emër me tirada manipulatore etikash, fyerjesh dhe shpifjesh ndaj një botuesi e poeti që ia ka vënë në dispozicion gazetën e tij. Kjo “fletushkë” sikur e pretendon të jetë nga injoranca dhe ligësia Poeti Laureat Rudolf Marku është një botim luksoz i formatit të madh me 525 faqe, me fotografi dhe ilustrime i botuar në gjuhën shqipe në Athinë në vitin 2006 nga MIQTË E REVISTËS “ANTI”, i sponsorizuar nga Banka Kombëtare e Greqisë, IMEDICA S.A. dhe REVISTA ANTI me titull “EMOS ANTOLOGJIJA E POEZISË BALLKANIKE”, ku përfshihen trembëdhjetë poetë shqiptarë nga trojet shqiptare dhe areali arbëresh, të cilët janë: JERONIM DE RADA, NAIM FRASHËRI, GJERGJ FISHTA, FAN NOLI, LASGUSH PORADECI, MIGJENI, MARTIN CAMAJ, DRITERO AGOLLI, FATOS ARAPI, ISMAIL KADARE, AZEM SHKRELI, ALI PODRIMJA, XHEVAHIR SPAHIU dhe ku Fan Noli nuk paraqitet me shqipërim sikur në Antologjinë e Rudolf Markut të sponsorizuar me paratë e taksapaaguesve shqiptarë, por me poezitë e tij origjinale: Rent, or marathonomak dhe Anës Lumenjve.