Zonja Viola von Cramon ka mbajtur një qëndrim tjetër ndaj situatës në veriun e Kosovës, qëndrim i cili pasqyron drejtpërdrejt mungesën e koherencës së Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Gjatë një konference për mediat në Prishtinë dje ajo ka deklaruar: “Natyrisht, kryetarët e zgjedhur janë zgjedhur në mënyrë ligjore. Por, kjo nuk do të thotë se ata kanë legjitimitetin për të hyrë në këto objekte dhe të kenë qasje me forcë. Askush nuk mund të udhëheqë me një apo dy për qind të votave.” Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian e ka harruar qëllimisht, me dashje të plotë historinë e freskët të zhvillimeve që çuan në zgjedhjet e jashtëzakonshme vendore në katër komunat në veri të Kosovës, zgjedhje të imponuara nga largimi i të gjithë zyrtarëve serbë në këto komuna me urdhër të Vuçiçit. Po me urdhër të Vuçiçit, serbët e këtyre komunave nuk votuan në zgjedhjet e jashtëzakonshme vendore. Bashkësia ndërkombëtare, Perëndimi, ku përfshihet edhe Bashkimi Evropian, u pajtuan plotësisht me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, u pajtuan të gjithë se këto zgjedhje janë të ligjshme, ndër ta edhe vetë zonja von Cramon. Është një alogjizëm i pafalshëm të thuash se zgjedhjet e jashtëzakonshme vendore nga dolën kryetarët e rinj dhe këshilltarët e rinj bashkiakë të katër komunave të veriut të Kosovës ishin të ligjshme, por produkti i këtyre zgjedhjeve, i cili dihej qysh më parë, të cilësohet tani i paligjshëm. Zyrtarja e Bashkimit Evropian është treguar edhe më e papërgjegjshme kur ka përgjithësuar në mënyrë haptas tendencioze qëndrimet e institucioneve të Kosovës, të cilët, sipas zonjës në fjalë, e paskan portretizuar komunitetin serb në veri të Kosovës “kriminelë” dhe “kukulla të Beogradit”, kur dihet nga të gjithë se këto cilësime janë përdorur vetëm për ata që kanë përdorur dhunë ndaj policisë së Kosovës, ndaj KFOR-it, ata që pengojnë të zgjedhurit e rinj në kryerjen e detyrës për të cilën janë zgjedhur. Si raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian është më mirë t’iu bëjë thirrje serbëve në veriun e Kosovës të distancohen nga protestat e dhunshme, të mos pajtohen me elementët në radhët e tyre që përdorin dhunë gjatë protestave. Është më mirë t’iu bëhet thirrje atyre që ta gjejnë gjuhën e përbashkët me Qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj që edhe veriu i Kosovës të përfitojë nga kushtet që ka krijuar ardhja e lirisë dhe vendosja e demokracisë në Kosovë. Në konferencën e djeshme për shtyp të mbajtur në Prishtinë, zonja Cramon pati tone kërcënuese ndaj qeverisë së Kosovës, duke e quajtur përpjekjen e kësaj qeverie për funksionalizimin e pushtetit vendor në veri të vendit si manovër të rrezikshme. Qëndrime të tilla subjektive për të ngjallur simpatinë e dikujt në dëm të dikujt tjetër bien ndesh me detyrën e zonjës Cramon dhe me parimet e shpallura nga Bashkimi Evropian.
Erdhi përsëri 24 Marsi, një tjetër 24 mars pas atij të vitit 1999 që e gjen Kosovën pa okupatorin barbar të cilin Kosova dhe aleatët e saj, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përzunë njëherë e përgjithmonë.
Presidenti Bill Klinton, në librin “Jeta ime”, në kapitullin 52, shkruan, ndër të tjera, për këtë ngjarje të përmasave epokale botërore: “Më njëzet e katër, unë i tregova popullit amerikan për atë që isha duke bërë dhe pse isha duke e bërë. Unë shpjegova se Millosheviçi ua kishte hequr shqiptarëve të Kosovës autonominë e tyre, duke ua mohuar edhe të drejtën e tyre kushtetueshmërisht të garantuar për të folur gjuhën e tyre, për të pasur shkollat e tyre dhe për ta qeverisur veten e tyre. Unë i përshkrova mizoritë serbe: vrasjen e civilëve, djegien e fshatrave dhe përzënien e njerëzve nga shtëpitë e tyre, gjashtëdhjetë mijë në pesë javët e fundit në tërësi. Më në fund, unë i vendosa ngjarjet e kohës në kontekstin e luftërave që Millosheviçi kishte bërë tashmë kundër Bosnjës dhe Kroacisë, si dhe pasojat shkatërrimtare e vrasjeve të tij për të ardhmen e Evropës. Fushata e bombardimeve kishte tre objektiva: për t’i treguar Millosheviçit se ne ishim serioz rreth ndalimit të spastrimit etnik, për të penguar një ofensivë madje edhe më të përgjakshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë, dhe, nëse Millosheviçi nuk dorëzohej shpejt, ta dëmtonim seriozisht aftësinë ushtarake të Serbisë. Atë natë gjuajtjet e NATO-s filluan. Ato do të zgjatnin për njëmbëdhjetë javë, ndërkohë që Millosheviçi vazhdonte të vriste shqiptarë të Kosovës dhe t’i përzinte së paku një milion njerëz nga shtëpitë e tyre.”
24 Marsi 1999 do të mbetet në historinë e njerëzimit vija më e pakalueshme e ndarjes midis kauzës së lirisë, paqes, pavarësisë, drejtësisë, nga njëra anë, dhe kauzës së luftës, robërisë, pushtimit, kolonializmit, fashizmit, padrejtësisë, nga ana tjetër. Kosova dhe kombi shqiptar në tërësi, për shekuj të tërë objekt i padrejtësive më flagrante dhe më të përbindëshme, prej 24 Marsit 1999 nuk janë më një komb i pambrojtur, janë një komb që kanë mbrojtësen, miken dhe aleaten më të fortë dhe më të paepur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 24 Marsi i tanishëm, e sheh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran me njohje zyrtare ndërkombëtare, prandaj urojmë me gjithë shpirt dhe me gjithë zemër që 24 Marsi ardhtë përherë i bardhë, ardhtë përherë duarplot për Kosovën, kombin shqiptar, miqtë dhe aleatët tanë, për të gjithë adhuruesit e përkushtuar të kauzës sonë të përbashkët që do të triumfojë në mbarë botën.
Erdhi përsëri 24 Marsi, kjo datë epokale që u shënua më 1999, kjo ditë pranvere që e gjen Kosovën pa okupatorin barbar të cilin Kosova dhe aleatët e saj, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përzunë njëherë e përgjithmonë. Presidenti Bill Klinton, në librin “Jeta ime“, në kapitullin 52, shkruan, ndër të tjera, për këtë ngjarje të përmasave epokale botërore: “Më njëzet e katër, unë i tregova popullit amerikan për atë që isha duke bërë dhe pse isha duke e bërë. Unë shpjegova se Millosheviçi ua kishte hequr shqiptarëve të Kosovës autonominë e tyre, duke ua mohuar edhe të drejtën e tyre kushtetueshmërisht të garantuar për të folur gjuhën e tyre, për të pasur shkollat e tyre dhe për ta qeverisur veten e tyre. Unë i përshkrova mizoritë serbe: vrasjen e civilëve, djegien e fshatrave dhe përzënien e njerëzve nga shtëpitë e tyre, gjashtëdhjetë mijë në pesë javët e fundit në tërësi. Më në fund, unë i vendosa ngjarjet e kohës në kontekstin e luftërave që Millosheviçi kishte bërë tashmë kundër Bosnjës dhe Kroacisë, si dhe pasojat shkatërrimtare e vrasjeve të tij për të ardhmen e Evropës. Fushata e bombardimeve kishte tre objektiva: për t’i treguar Millosheviçit se ne ishim serioz rreth ndalimit të spastrimit etnik, për të penguar një ofensivë madje edhe më të përgjakshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë, dhe, nëse Millosheviçi nuk dorëzohej shpejt, ta dëmtonim seriozisht aftësinë ushtarake të Serbisë. Atë natë gjuajtjet e NATO-s filluan. Ato do të zgjatnin për njëmbëdhjetë javë, ndërkohë që Millosheviçi vazhdonte të vriste shqiptarë të Kosovës dhe t’i përzinte së paku një milion njerëz nga shtëpitë e tyre.” 24 Marsi 1999 do të mbetet në historinë e njerëzimit vija më e pakalueshme e ndarjes midis kauzës së lirisë, paqes, pavarësisë, drejtësisë, nga njëra anë, dhe kauzës së luftës, robërisë, pushtimit, kolonializmit, fashizmit, padrejtësisë, nga ana tjetër. Kosova dhe kombi shqiptar në tërësi, për shekuj të tërë objekt i padrejtësive më flagrante dhe më të përbindëshme, prej 24 Marsit 1999 nuk janë më një komb i pambrojtur, janë një komb që kanë mbrojtësen, miken dhe aleaten më të fortë dhe më të paepur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 24 Marsi i tanishëm, e Kosovën shtet të pavarur dhe sovran me njohje zyrtare ndërkombëtare, prandaj urojmë me gjithë shpirt dhe me gjithë zemër që 24 Marsi ardhtë përherë i bardhë, ardhtë përherë duarplot për Kosovën, kombin shqiptar, miqtë dhe aleatët tanë, për të gjithë adhuruesit e përkushtuar të kauzës sonë të përbashkët që do të triumfojë në mbarë botën.
BIDEN DHE EVROPA, ERA KA NDRYSHUAR POR ËSHTË E GABUAR TË KETË SHUMË MIKLIME – Nga FRANCO VENTURINI – Përktheu Eugjen Merlika
Evropa numëron ditët që mungojnë nga betimi presidencial i Joe Biden-it dhe lehtësimi i saj është më shumë se i ligjësuar. Mjaft më me një president të SHBA që uron shkërmoqjen e BE, që kërcënon shpërbërjen e NATO-s, ose që del nga traktatet që më shumë përfshijnë evropianët e i imponojnë atyre masa ndëshkuese tarifare. Por mbrapa kënaqësisë së pranueshme fillon të nxjerrë kokën një rrezik: që Evropa të ketë shumë miklime mbi kthimin e solidaritetit transatllantik të qëmoçëm. Shëmbulli themelor, vetkuptohet, është ai i marrëdhënieve dhe marrëveshjeve me Kinën, si ajo më e fundit e lehtësimit të investimeve të ndërsjellta. Marrëveshja është e tëra për t’u vërtetuar, por Joe Biden ka bërë të njohur, nëpërmjet zëdhënësish tepër të besueshëm, se SHBA presin të jenë të konsltuar e të dëgjuar mbi politikën kineze të BE e të qeverive të tij. Si për të thënë se Amerika është e zotuar në një përballim me Pekinin që ka vlerë globale, e që aleatët evropianë nuk duhet të kundërshtojnë Manovruesin. Është një shpullë, kuptohet miqësore, për synimet evropiane të një autonomie gjeopolitike. E nuk mjafton. Askush të mos mendojë se në selinë e Aleancës Atlantike SHBA do të heqin dorë nga kërkesa e shtimit të harxheve ushtarake të rëna n’ujdi për 2 % të PPI e ndoshta edhe më përtej (Italia është në një vonesë të madhe).
E pastajma për tregëtinë e tarifat a do të jetë vërtetë e ndryshme? E prirja për të hedhur vaj mbi zjarrin e luftës ukrainase, të cilën evropianët tundohen pa sukses që t’a ndalojnë? E Biden-i me të vërtetë dëshëron t’a shtojë praninë në Mesdhe, përfshirë dhe Libinë, si ne të parët do të donim? Për fat janë bashkëndarjet e mendimeve për mjedisin, mbi traktatet për t’u rivendosur (edhe me Iranin), mbi shumëkahësinë. Por duhet të mbajmë sytë hapur. Ndërmjet SHBA dhe Evropës shumë interesa nuk përputhen më. Problemi i Evropës, sot, është të përpunojë një politikë që, pa fyer SHBA, të ripohojë vullnetin për të qënë e pranishme në skenën ndërkombëtare, edhe përballë shtyrjes hapësinore të ekonomisë së Shtetit kinez, edhe në marrëdhëniet me Rusinë, që nuk duhet të mbeten peng të Russiagate të kujtesës trumpiane dhe, e këtu duhet të bëhet e gjallë një politikë e jashtëme e fikur italiane në Mesdhe, në Libi, në Lindjen e Mesme.
Kemi përpara çështje rrënjësore që duhet të jenë objekt i nismave të menjëherëshme, e para mbi të gjitha përpjekja për të kufizuar armatimet bërthamore (ka ende pak kohë për të zgjatur marrëveshjen e fundit të përmbyllur me Moskën, “New Start”) por edhe teknologjitë e reja të shkatërrimit në masë. Nëse Evropa nuk do të dijë të stimulojë Biden-in do të përfundojë në zënien me të.
“Corriere della Sera”, 1 janar 2021 Përktheu Eugjen Merlika
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj: E dashur Zhuliana Jorganxhi, ngushëllime për motrën e shtrenjtë Rozmari Jorganxhi!
E dashur mikja jonë Zhuliana Jorganxhi!
Ndarja nga jeta e motrës sate të shtrenjtë Rozmari Jorganxhi është një humbje pikëlluese për botën e muzikës shqiptare, sepse Rozmari Jorganxhi, dirigjentja e parë shqiptare, një nga artistet më të shquara që ia dha tonin artit operistik shqiptar që në ditët e tij të para, është një yll i madh i ndritshëm i saj.
Në emrin tonë dhe në emrin e lexuesve të VOAL ne marrim pjesë në dhimbjen e madhe dhe të shprehim ngushëllimet tona për humbjen e motrës sate të shtrenjtë, së cilës i qëndrove pranë deri në çastin e saj të mbramë të jetës!
I shprehim ngushëllimet tona familjes suaj të ndritur, një nga familjet shqiptare më të shquara të artit, iu shprehim ngushëllimet tona të gjithë miqve dhe të afërmve tuaj, të gjithë admiruesve të shumtë të së shtrenjtës Rozmari Jorganxhi!
Qeveritarët e Tiranës nuk duan t’ia dijnë për vjeshtën dhe dimrin e madh që pritet të vijë – Nga ROMEO GURAKUQI
Shqiperia eshte ne kulmin e nje krize politike dhe kushtetuese, ne kolaps te plote ekonomik dhe financiar, ne nje pike kulmore te perhapjes se pandemise, qe ka shkaktuar pamundesine e Sistemit Shendetesor per t’u perballuar me fluksin e pacienteve, qe çdo dite shtohen me ritme te frikshme.
Nderkohe, qeveritaret socialiste, te cilet kane pergjegjesine ligjore per te administruar krizat dhe kolapset e shkaktuara, keto dite moren pushimet.
I gjeni sot te lumtur nder vilat tanime te legalizuara anekend bregdetit.
Te korruptuar deri ne pangopesi, ekstremisht te paafte, te papergjegjeshem njelloj si pashallaret otomane ne ditet e tyre te pergjumjes fundore, perçares deri ne cinizem dhe tallje, shtypes ndaj njerezve te thjeshte dhe “armiqve” te Kastes, qeveritaret e Tiranes se vitit 2020 nuk duan t’ia dijne per vjeshten dhe dimrin e madh qe pritet te vije, as per mbylljen totale qe i eshte bere ketij populli nga te gjitha shtetet, per renien e plote te sherbimeve spitalore te lena ne duar te nje stafi qe po punon ne kushte teper te veshtira. Nderkohe qe festat dhe qejfet qeveritare vijojne, mijera qytetare vuajne per buken e gojes, perballen me mbylljen e vendeve te punes dhe papunesine kronike, infektohen çdo dite prej padijes, pamundesise, mungeses se imponimit ne publik te rregullave jetike te distancimit.
Shqiperia Tjeter, ajo pertej Unazes se Vogel te Tiranes, ndodhet nen daren dhe kurthin e nje qeveri aventurieresh, qe nuk qeveris, por zbraz zyrat dhe leshon pergjegjesite e ngarkueme nga kushtetuta, duke i lene punet ne rrjedhje te lire e spontaneitet ne diten me te veshtire per popullin e vet.
Dhe ne qofte se perulja dhe heshtja e njerezve ndaj gjendjes ku ndodhen do te vazhdoje si edhe me pare, pritet qe Edi Rama ne shtator te vijoje planin e tij te gatuar me mjeshtrat e Kastes: pasi te kryeje i qete dhe i lumtur pushimet, ai do te pergatise sic don vete, kuadrin ligjor per kodin zgjedhor transformues, do te formalizoje legalizimin e parave te pista te korrupsionit dhe pronat e grabitura ne Bregdet dhe Alpe, do te percaje edhe me tutje Shqiperine administrativisht duke ngritur Komitetin Antikombetar per Zhvillimin e Diferencuar Rajonal, do te jape edhe koncensionet e fundit per Baronet, qe ushqejne me para pushtetin dhe lajkataret e tij, dhe ne fund, do te synoje te jete po ai qe do te pergatise “zgjedhjet e lira dhe te ndershme”.
Ka bere gjithshka nuk duhej bere, eshte kapur ne grabitje pushteti nga SPAK dhe serish nuk don te largohet.
Populli Opozitar, qe sa vjen dhe rritet, ka nje kerkese tanime te imponuar nga kolapsi i gjithanshem, per te shmangur me te keqen: eshte koha per nje Qeveri te Pergjegjshme Tranzitive per te perballur krizat e shumefishta.
Detyra e Opozites dhe e Shoqerise Civile eshte te binde diplomacine e vendeve aleate se vendi ka nevoje per t’u qeverisur me regjistra te tjere pergjegjeshmerie dhe shpjegueshmerie, para se te kaloje ne nje destabilitet te ri nga korrupsionistet.
Sulm fashistoid ndaj fjalës së lirë: Fashistoidët shqiptarë përmes denoncimeve abuzive në Facebook censurojnë lajme! – Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Voal.ch botoi sot një lajm nga Agjencia e Lajmeve e Italisë, ANSA ku flitej se kryetari i Lega-s, njëkohësisht nënkryeministri dhe ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka marrë ryshfete nga Moska.
Voal.ch raportonte një fakt marrë nga një burim shumë serioz informativ, që bënte fjalë për dyshime të formuluara nga Prokurori publik i Milanos lidhur me fonde ruse që kanë financuar fushatën e Lega-s.
Lajmin e ka raportuar fillimisht l’Espresso, për një takim tetorin që shkoi në Moskë midis Gianluca Savoini, kryetar i shoqatës Lombardi-Rusi e njeri shumë i afërt i Matteo Salvinit dhe njerëzve të Kremlinit.
Rreth këtij takimi kishte raportuar edhe Buzzfedd në SHBA, duke nxjerrë në dritë pjesë të disa regjistrimeve në të cilat dilte se Savoini kishte negociuar “kushtet e një marrëveshjeje për të dërguar miliona dollarë në Lega”. Salvini nga ana e tij menjëherë mohoi duke thënë se kurrë nuk kishte marrë një rubël të vetme.
Rreth kësaj teme gjerësisht ka raportuar dje edhe La Repubblica, lidhur me takimin në fjalë që “u zhvillua më 18 tetor në hotelin lukzos Metropol të Moskës, midis eksponentëve të Lega Nord dhe palës ruse për të hartuar mënyra se si të shkonin dhjetëra milionë dollarë për partinë e Ministrit të Brendshëm dhe nënkryeministrit italian Matteo Salvini”.
La Repubblica ka publikuar dje inçizimin e L’Espresso-s ku dëgjohet me zë disa herë ish zëdhënësi i Salvinit, Gianluca Savoini që përsërit: “Duam ta ndryshojmë Europën, Europa e re duhet të jetë shumë afër Rusisë”. Në inçizim dëgjohet shumë qartë gjithashtu se ish-zëdhënësi i Salvinit kërkon afrim me Rusinë, ndërkohë është hapur si kundër Brukselit ashtu edhe SHBA.
Editori për Europën BuzzFeed News Alberto Nardelli, ka vendosur në faqen e tij në Twitter një foto të Salvinit dhe Putinit, duke kujtuar raportimin e L’Espresso-s se më 17 tetor Salvini është takuar me zvkryeministrin e Rusisë Kozak. Kur është pyetur rreth këtij takimi shkurtin që shkoi nga mediat italiane, Salvini nuk e kishte mohuar takimin, por kishte thënë se nuk kujtonte se çfarë ka bërë një ditë më parë, e jo më të kujtojë se çfarë kishte bërë më 17 Tetorin që shkoi.”
Pas këtij publikimi ka reaguar menjëherë Matteo Renzi i cili ka shkruar: “Ose kemi të bëjmë me një Fake News ose me një scoop të jashtëzakonshëm. Me naftën ruse të financohet Lega ? Çmenduri e vërtetë. Këtë skandal mund ta sqarojë vetëm Salvini, sa më shpejt”; ndërsa segretari i PD, Nicola Zingaretti, ka thënë: “Rublat e Rusisë Legës në një fushatë elektorale kundër Euros ? Duhet të sqarohet menjëherë. ka patur reagim edhe nga kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte i cili ka shprehur besimin ndaj Salvinit, duke përshëndetur njëkohësisht fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Milanos.
Voal.ch e botoi lajmin nga ANSA jo të zgjeruar, por vetëm me disa rreshta, duke përfshirë edhe pozicionin mohues të Salvinit, por, sapo e shpërndau, lajmi u bllokua menjëherë nga Facebook, duke marrë mesazh se ky bllokim është bërë pasi është reklamuar si lajm abuziv.
Së pari duhet të sqarojmë gjithë lexuesit, se voal.ch nuk boton kurrë lajme abuzive, por vetëm ato që vinë nga burime serioze, sikur edhe në rastin në fjalë, kur voal.ch iu referua burimit të lajmit që është Agjencia e Lajmeve e Italisë, ANSA.
Ky lajm ndërkohë nuk është bllokuar askund atje ku është publikuar, pra në Itali, dhe mund të shpërndahet normalisht nga gazeta La Repubblica, ANSA, si dhe nga botuesi i për Europën BuzzFeed News Alberto Nardelli në Twitter, por për çudi bllokohet vetëm tek voal.ch.
Kjo tregon se fashistoidët shqiptarë janë shumë agresivë, sepse nuk druhen aspak të spekulojnë, duke e paraqitur lajmin e botuar nga voal.ch si lajm abuziv. Duke bllokuar lajmin pa e hulumtuar, mjerisht Facebook merr rolin e ekzekutorit si censor.
Sikur shihet unë e zgjerova raportimin e ANSA-s, me fakte të reja të publikuara nga L’Espresso-s, La Repubblica-s dhe botuesi për Europën i BuzzFeed News Alberto Nardelli.
Ndërkohë iu bëj thirrje lexuesave shqiptarë të distancohen nga qëndrimet fashistoide në rrjetet sociale të bashkëkombasve tanë, duke i denoncuar ata, sikur jam duke vepruar edhe unë, sepse fashistoidët shqiptarë përmes abuzimit, spekulimit dhe shpifjeve arrijnë të censurojnë lajme të cilat duhet të shkojnë patjetër tek publiku i gjërë.
Ndaj fashistoidëve shqiptarë të rrjeteve sociale duhet të ketë kujdes të veçantë edhe vetë Facebook, Twitter etj sepse kësisoj volens nolens kthehen në mbështetës të segmenteve fashistoide që qarkullojnë sot në Facebook, Twitter etj që natyrisht duket se janë të paguar shumë mirë dhe operojnë pa patur frikë nga ligji.
Më poshtë po sjell linqet nga publikimet e këtij lajmi të zgjeruar që ka bërë Italia, të cilat mund të shpërndahen normalisht nga gazetat italiane nëpër rrjetet sociale, ndryshe nga publikimi që ka bërë voal.ch, i cili vazhdon të jetë i bllokuar dhe nuk mund të shpërndahet në Facebook, Twitter etj sepse është “ankimuar” nga fashistoidët shqiptarë në Facebook si lajm abuziv, kur në fakt rrjetet fashistoide në rrjetet sociale janë ato që abuzojnë lirshëm duke arritur me sukses të censurojnë fjalën e lirë.
According to Italian magazine L’Espresso, Salvini met with Russian deputy PM Kozak at the office of a Russia United member called Vladimir Pligin on the 17th.
Pligin’s name is also mentioned several times during the meeting. pic.twitter.com/oYoZCoCx0u
— Alberto Nardelli (@AlbertoNardelli) July 11, 2019
VOAL – Partia Socialiste në votimet e nesërme do të bëjë gjithçka për të manipuluar numrin e votuesve. Vëzhguesit e huaj nuk ia kanë vënë vetes misionin, nuk ua ka dhënë askush misionin për të vëzhguar këtë bëmë të Partisë Socialiste në votimet që mbahen në Shqipëri.
Është detyrë e vetë shqiptarëve, është detyrë e shqiptarëve që e duan demokracinë, është detyrë e Shqiptarëve që e duan Shqipërinë e tyre: të mos lejojnë manipulimin e numrit të votuesve të nesërm. Me çdo mjet vëzhgues e filmues shqiptarët të dokumentojnë numrin e saktë të votuesve të nesërm. Të mos lejohet mundësia që të njëjtët qytetarë të votojnë disa herë gjatë ditës së nesërme. Gjithkush në qendrën e votimit më të afërt të banimit të tij mund të kryejë këtë shërbim në emër të së vërtetës së votimit të nesërm. Është shumë e rëndësishme të dokumentohet përmasa e votimit të nesërm të Partisë Socialiste. Është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Partia Socialiste, me të gjitha kapacitetet e saj, do të përpiqet nesër të shkaktojë sa më shumë konfuzion, në mënyrë që, sa më me lehtësi, të manipulojë numrin e pjesëmarrësve në votimet e nesërme. Me asnjë veprim, qytetarët e Republikës së Shqipërisë, nuk duhet t’ia lehtësojnë Partisë Socialiste që të japë një numër të rremë të votuesve të nesërm.
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë, që do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, e cila tani është edhe një e drejtë dhe detyrë kombëtare, për të mos marrë pjesë në votimet e nesërme, kanë të drejtë dhe detyrë gjithashtu të kërkojnë bashkëpunimin e mediave që nesër të mos e lejojnë Partinë Socialiste të manipulojë në asnjë mënyrë numrin e vërtetë të votuesve.
Moslejimi i Partisë Socialiste për të manipuluar numrin e votuesve të nesërm, nuk është detyrë vetëm e anëtarëve dhe simpatizantëve të partive opozitare, por e të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që kanë ndjenjën e lartë të dashurisë dhe përkushtimit ndaj fatit të demokracisë dhe ndaj fatit të Shqipërisë që e duan vërtetë shqiptarët.
Shqiptarë dhe të gjithë ata që e duan demokracinë e vërtetë duhet të bëjnë gjithçka qytetare e demokratike që votimet e nesërme të jenë absolutisht shterpe.
70-VJET MË PARË NDËRROI JETË NËN TORTURA – BARIU I KATOLIKËVE DHE ENGJËLLI I MYSLIMANËVE – Nga Frank Shkreli
“Simboli i të së kaluemës së Shqipënisë me të cilin ne mburremi”! Kështu e kishte cilësuar Profesor Arshi Pipa Imzot Vinçenc Prenushin, në një ese të gjatë me titull, “Kujtime mbi Vinçenc Prenushin”, prelatin e Kishës Katolike Shqiptare, të cilin e kujtojmë këtë muaj me rastin e 70-vjetorit të vdekjes nën tortura, si “armik i popullit” në burgun e Durrësit, në Mars të vitit 1949. Arshi Pipa kujtonte ditët në burgun e regjimit komunist në Durrës me mikun dhe bashkvuajtësin e tij, me atdhetarin dhe njeriun e kulturës shqiptare dhe me martirin e Kishës Katolike, duke rrëfyer se si me duart e tija ia kishte “mbyllur sytë, sytë e lodhur e të shterrur”, kur dha shpirt, klerikut të lartë katolik shqiptar, por njëkohsisht edhe të shkrimtarit, poetit, përkthyesit, publicistit dhe një studiuesi të rëndësishëm. Albanologu Robert Elsie e rendit Vinçenc Prenushin, pas At Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës, si njërin prej shkrimtarëve më të vjetër dhe më të respektuar të Shkodrës dhe të letërsisë shqiptare. I njohur dhe shumë i respektuar në kohën e tij, si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët, të cilët e quanin Imzot Prenushin “melek” që do të thotë “engjëll”, për respektin që ai gëzonte në mbarë shoqërinë shqiptare në kohën kur jetoi.
Gjatë viteve në burg pas ardhjes së komunizimit në pushtet, si kundërshtar i regjimit komunist të Enver Hoxhës, Prof. Arshi Pipa ishte njoftuar dhe kishte lidhje dhe miqësi të ngushta me përfaqësues të lartë të klerit katolik, bashkvuajtës me ‘ta, në birucat e tmershme të burgjeve komuniste – aty ku të gjithë ata që kundërshtonin regjimin komunist vuajtën ”mundimet e territ” — përfshirë ndër ta edhe Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, për të cilin Arshiu shkruan se përveç se pasqyronte shumë vlera dhe virtyte, “Ishte i butë në shpirt, e i paqë, thellë i devotçëm, i kushtuem kryekëput misjonit të vet kishtar, në kuadrin e të cilit dinte me pajtue – me një urtësi të bindshme – dashuninë e vet për Atdheun dhe shijen e tij për letërsinë.” Pipa përshkruan Vinçenc Prenushin si një njeri të cilin nuk e interesonte aspak politika, por që ishte gjithmonë i buzqeshur në të folur, zemërgjërë në gjykime, i qetë e i sigurt në qëndrimet e tija të patundura.
Në esenë klasike, “Kujtime mbi Vinçenc Prendushin”, Arshi Pipa vë në dukje vuajtjet dhe mundimet, por edhe vlerat kombëtare, njerëzore dhe letrare të Vinçenc Prenushit, duke thekësuar se, “Dinjiteti kishtar i Vinçenc Prenushit, i kombinuem me vlerën e tij letrare dhe i kqyrun nën prizmën e patriotizmës shqiptare, i jep fëtyrës së tij nji randësi madhore në radhët e përfaqësuesve të Kombit.” Pipa shkruan se si udhëheqës i lartë i Kishës Katolike dhe si njëri nga përfaqsuesit e letërsisë kombëtare, “Imzot Prenushi nuk do t’a kishte të gjatë me komunizmin, i cili ashtë, në të njajtën kohë, jo vetëm kundër fesë, por edhe kombësisë.”
Ndryshe nga persekutorët e tij komunistë, Pipa shkruan se jeta e Imzot Prenushit ishte “një jetë e panjollë”, në shërbim të disa prej idealeve më të shënjta njerëzore, siç janë Atdheu, arti dhe feja. Si i tillë, ai nuk mund të ndiqte diktatorin dhe idelogjinë e tij komuniste antifetare dhe anti-kombëtare. Profesor Pipa rrëfen një bisedë që ka pasur me Prenushin gjatë të cilës prelati i lartë kishtar i kishte folur për një takim të tij me Enver Hoxhën, i ftuar nga diktatori me qëllim për t’i imponuar pikëpamjet komuniste të tija ndaj fesë. Ndonëse Enveri nuk kishte mundur ta bindëte, shkruan Prof Arshi Pipa, Vinçenc Prenushi përfundon në burg, ndërkohë që Enver Hoxha kishte mbajtur një fjalim të ashpër kundër ipeshkvit katolik.
I bugosur, i rrahur e i torturuar, “Lidhur kambësh e duarsh”, i “varun e i munduem” në burgun e Durrësit, shkruan Profesor Arshi Pipa, për mikun dhe bashkvuajtsin e tij, Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, duke iu drejtuar lexuesve: “Përfytyroni tash këtë njeri, nji burr gjashtdhetë e pesëvjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes ende të mbetun gjallë, përfytyronje të varun asisoj në nji nevojtore të Degës së Sigurimit”.
Është ky përfytyrim të cilin Profesor Arshi Pipa kishte gjithë jetën e tij para vetes së tij. Ishte ky përfytyrim e të tjerë si ky, që e bënte atë të papajtueshëm me komunizmin të cilin e luftoi me të gjitha energjitë e tija. Ai përfytyronte mikun e tij të rrahur e të munduar, të varur në një nevojtore të Degës së Sigurimit, Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, të cilit i referohet: “Këtij simboli të së kaluemes së Shqipnisë me të cilën na mburremi, këtij njeriu i cili rrëmbehet me dhunë nga shtëpia e përvunjtë e nji katundi, ku kalonte ditët e mbrame të jetës së vet, bashkë me Zotin dhe me librat dhe ndryhet në burgje dhe torturohet”, megjithëse Imzot Prenushi vuante nga zemra dhe azma.
Si njëri prej shkrimtarëve dhe përkthyesve të dalluar të kohës së tij, Arshi Pipa, rrëfen se si e pyeti me një rast në burg Imzot Prenushin nëse kishte lënë në shtëpi ndonjë dorëshkrim. Ai i ishte përgjigjur se kishte përkthyer veprën “Dreizehnlinden”, të shkrimtarit Weber pas përfundimit të studimeve në Austri, sepse i kishte thënë Prenushi, kjo vepër përshkruan zakonet e malësorve austriakë, por që sipas tij, kanë shumë gjëra të përbashkëta me malësorët tanë dhe se kjo ishte arsyeja që e kishte përkëthyer në shqip.
Profesor Arshi Pipa përfundon rrëfimin e tij prej poeti, për vuajtjet dhe mundimet dhe për kohën e kaluar me Imzot Vinçenc Prenushin në burgun e Enver Hoxhës në Durrës, duke përshkruar ditët e fundit me të, ndarjen nga kjo jetë të prelatit katolik shqiptar, 70-vjetë më parë:
“Atë natë kishte zjarr në vatër. Kur ia mbylla sytë, sytë e lodhur e të shterrur, që aq shumë kishin vuajtur për dritë, m’u duk se pashë në fëtyrën e tij të hajthët, të shkrirë, të paqët, mbas aq shumë mundimesh, nji ndriçim jo të zakonshëm. Ndofta mua më bajshin sytë e përlotur, ndofta nuk ishte veçse një reflex i flakërimeve të kuqrremta të zjarmit të votrës, ngujue ndër rrudhat e thella të ballit të gjanë, ndër zgavrrat e faqeve dhe ndër gropzat e syve. Por ndofta ishte diçka tjetër. Shpirti që në grahmat e dhimbjes fizike topitet, tkurret, terratiset, ai kullohet prej saj kur dhimbja të prajë, të pushojë si ujt prej lymit që e pat trazuar. Njeriu mund të mos besojë në pavdeksinë e shpirtit. Por ashtë vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin, kur vërejmë se si njerzit vdesin për ideale”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa në dëshminë e tij për natën që u nda nga kjo jetë Vinçenc Prenushi.
Fatkeqsisht, njerëz me ideale si Imzot Vinçenc Prenushi i mungojnë sot Kombit shqiptar. Por, më mirë vonë se kurrë dhe me kohë, e vërteta po del në dritë dhe personalitetet kombëtare si Vinçenc Prenushi dhe idealet e tyre të Atdhedashurisë dhe të dashurisë për të afërmin, pa dallime — do të zenë vendin që meritojnë në historinë dhe në kulturën e këtij kombi shumë të vuajtur. Nëqoftse tregojmë respekt për simbolet e së kaluarës së Shqipërisë, siç është Vincent Prenushi, me të cilët duhet të mburremi të gjithë pa dallim, atëherë kemi arsye të besojmë se megjithë problemet aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore, e ardhmja e Kombit shqiptar do të jetë më e mirë.
VOAL – 16 000 nënshkruesit të peticionit për Rrugën e Arbrit pyesin KM Edi Rama: “Ku është kantieri?”
Në faqen e Facebook-ut për Rrugën e Arbrit sapo është bërë njoftimi që vijon:
EDI RAMA – KU ËSHTË KANTIERI?
Në përgjigje të pyetjeve nëse kanë filluar punimet në fshatin FSHAT, në bashkinë Klos, po publikojmë këtë foto të rregjistruar më 7 Maj. Që nga ajo ditë, nga informacioni që kemi, kantieri që premtoi Edi Rama, se do të ndërtohet në fund të Majit, nuk është gjëkundi. Vazhdoni të nënshkruani peticionin: http://chn.ge/1NZeyGu
Njoftimi është shoqëruar me një foto të anëtarit të Grupit te Lobimit, Dr Gëzim Alpion, i cili gjatë vizitës në Shqipëri në fillim të Majit u interesua të mësoj për ecurinë e punimeve të kësaj vepër të premtuar dhe të lënë pas dore që nga vitit 2005.
Kujtojmë lexuesit se, menjëherë pas vizitës së Dr Alpion në Tiranë, KM Rama u shpreh: “Brenda majit do të çelim kantierin e Rrugës së Arbërit dhe do të fillojë e nuk do të ndalet më puna deri sa të përfundojë përfundimisht.”
Fakti qe kantieri i premtuar nuk ekziston tregon se Rama vepron, ose bën sikur vepron, në lidhje me këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore për Dibrën, verilindjen e Shqipërisë, kombin shqiptar dhe Ballkanin vetëm kur ka reagime nga Grupi i Lobimit që inicioi peticionin online me 18 Mars 2013.
Që nga ajo kohë, gjatë 5 viteve të regjimit Rama, në mungesë të një opozite të efektshme politike, Grupi i Lobimit është e vemja ‘force’, megjithëse jo politike, që e sëkëlldis vazhdimisht Kryeministrin Rama i cili, nga mënyra se si e trajton Rrugën e Arbrit, duket se do ta kishte harruar këtë vepër më keq se çdo paraardhës i tij. Kjo duket edhe nga fakti se në 5 vjet që është në pushtet, ky KM nuk ka arritur të ndërtoj qoftë edhe një metër rrugë, por ka paraqitur si arritje, atë që lanë pa përfunduar qeveritë para tij.
Me të drejtë, 16,000 nënshkrues të peticionit, nga të cilët rreth 14,000 online dhe 2,000 në formulare, pyesin me indinjim Ramën se përse, edhe në rastin e kantierit të larpermendur, nuk po e mban fjalën.
Ndërkohe, 6 deputetët e qarkut të Dibrës, si paraardhësit e tyre, vazhdojnë të heshtin në mënyrë të turpshme për Rrugën e Arbrit, dhe bëhen ‘të gjallë’ vetëm kur mbrojnë interesat e ngushta të partive përkatëse.
REDAKSIA
(Ky opinion i Kadaresë i botuar më 2005 – e ribotojmë sepse është tepër aktual)
1
Pesëmbëdhjetë vjet pas rënies së komunizmit, një mjegull e helmuar vazhdon të rrijë pezull mbi ish-perandorinë e përmbysur. Ajo nuk gjen qetësi dhe, me sa duket, s’ka për të gjetur, pa kryer një operacion të dhimbshëm, por të domosdoshëm: spastrimin moral të saj. Thënë ndryshe njohjen dhe dënimin e krimit.
Pikërisht për pengimin e kësaj njohjeje e sidomos e këtij dënimi është ngritur sot në këmbë një armatë e tërë. Me trysni, me kërcënim, me para, me dredhi, me lutje, me shantazh, shkurt me të gjitha mënyrat e mundshme, kjo ushtri e thirrur në shërbim po përpiqet të mbulojë të vërtetën.
Në fillim të viteve ’90 u duk se bashkë me përmbysjen e tiranisë do të shuhej edhe urrejtja që ajo prodhonte ditë e natë, burimi i parë energjitik i saj. Në një klimë besimi e mirësie u duk e natyrshme mëdyshja: të hapeshin bodrumet e errëta të së kaluarës, apo më mirë të mbylleshin?
Mëdyshja ishte e përligjur. Shumë njerëz menduan kështu me sinqeritet. Dhe jo vetëm njerëz, por edhe shumë institucione, madje disa qeveri demokratike, si ajo e Republikës Federale Gjermane, e para që u gjend përpara këtij problemi. Dihet se në atë kohë Boni i propozoi Gjermanisë Lindore shkatërrimin e arkivave të fshehta, që lidheshin me spiunimin.
Më pas, shumë shpejt u pa se iluzioni ishte i bukur, por megjithatë mbetej iluzion. Bota e përmbysur kishte qenë aq e egër dhe e pabesë saqë asnjë qokë e saj nuk i përshtatej lirisë. Ajo botë s’kishte njohur kurrë as falje e as mëshirë, ndaj si e tillë s’i meritonte ato.
Ngërçi u ndie shumë shpejt. Diçka themelore nuk ecte në demokraci. Diçka pengohej gjithkund. Prishej, shpërbëhej, fironte. Atëherë u kuptua se ç’gabim fatal ishe harrimi i asaj që s’duhej harruar. U krijua kështu paradoksi më i madh: e para që më së shumti fitoi nga demokracia ishte diktatura e rrëzuar.
E inkurajuar kështu nga mosdënimi i krimeve, ajo përherë e më tepër nisi të përkëdhelë shpresën e kthimit në pushtet. Kishte pasuri brenda dhe jashtë vendit, kishte ende një pjesë të kulturës e të medias me vete, kishte sidomos dy armata të fshehta: atë të spiunëve, dhe tjetrën, atë për të cilën ende flitet pak, por që është, ndoshta, më e rëndësishmja, armatën e njerëzve që, pa qenë në listat spiunore, kanë qenë të përlyer më shumë se vetë spiunët.
Në klimën e demokracisë të gjitha këto forca, duke u fërkuar nëpër gjysmëterr, duke nuhatur njëra-tjetrën, u afruan e u forcuan. Ato shtinë në dorë një pjesë të jetës publike, të diplomacisë, të shërbimeve të fshehta e sidomos të ekonomisë. Ato arritën të infektonin opozitën e djathtë, një pjesë të së cilës e kishin patur në dorë qysh në krijimin e saj. Një marrëveshje e heshtur u krijua midis të dy krahëve të politikës për të mos prekur ish-agjentët e fshehtë ngaqë secila palë kishte pjesën e vet në këtë thesar të zi.
Mishmashi moral që u krijua nga kjo gjendje ishte humbja e plotë e qokave (referencave) morale. Gjithçka po kthehej kokëposhtë, njerëzit si në një ëndërr të keqe po mësoheshin me të keqen. Gjendje më të favorshme as që mund të ëndërronin xhelatët e djeshëm.
Pjellë e drejtpërdrejtë e këtij mishmashi ishte një korrupsion i paparë ndonjëherë në fytyrë të dheut. Historia jepte shumë pak ose aspak raste të ngjashme. Të shumtë ishin ata që mbeteshin gojëhapur nga kjo, por të paktë qenë të tjerët, ata që duhej të gjenin shkaqet dhe udhën e daljes.
2
Ndonëse me njëfarë vonese, vendet e ish-Lindjes, njëri pas tjetrit shpejtuan të qortojnë gabimin. Gjermania ishte e para që e kuptoi se me këtë gropë të zezë nën këmbë nuk mund të ngrihej asnjë e ardhme. Dosjet e Stasit (policisë së fshehtë) nisën të hapen qysh në vitin 1990. U shkaktuan natyrisht shumë drama, por procesi, në një bilanc të fundit u gjykua pozitiv. Në botën e letrave, midis dramave të tjera ishte ajo e shkrimtares së shquar Krista Ëolf. Debati për fatin e saj qëlloi i frytshëm. E pranoi vetë që kishte qenë për ca kohë bashkëpunëtore, por nuk kishte dëmtuar kurrkënd. Shpjegimet e saj për rrethanat e rekrutimit dhe sidomos deklarata se s’kishte dëmtuar njeri u vërtetuan, gjë që e rehabilitoi moralisht përpara opinionit publik. Rasti i saj i bujshëm ishte një mësim emancipimi për shoqërinë gjermane, ende të pamësuar me çështje të tilla.
Secili vend ish-komunist sillte befasimet e veta në këtë kronikë. Ndërsa në Hungari u bë problem mungesa e dosjeve, në Poloni dolën dosje të tepërta. Sipas një tradite famëkeqe të KGB-së sovjetike u fabrikuan dosje për poshtërimin e personaliteteve, sidomos të atyre që kishin luajtur rol në përmbysjen e komunizmit. Viktima e kësaj hakmarrjeje meskine ishte vetë udhëheqësi i “Solidarnosit”, Lech Valesa, i cili pati durimin që, me anë të një procesi gjyqësor ta hidhte poshtë shpifjen monstruoze. Një gjë e ngjashme kishte ndodhur më parë me shkrimtarin Solzhenicin, për të cilin KGB-ja hapte fjalë sikur e kishte njeriun e vet, gjë që askush nuk e mori seriozisht.
Me vendet baltike, Letoni, Lituani dhe Estoni, padronia e vërtetë, KGB-ja, kishte marrë me vete dosjet. Ky rast do të përsëritej në Kosovë, pas çlirimit të saj më 1999, kur UDB-ja serbe, ishte zotëruesja e vetme e tyre. (Nisur nga kjo tingëllojnë të pasinqerta e si për të shpëlarë gojën propozimet e atyre njerëzve kinse të dijshëm në Prishtinë, që flasin për komisione që u dashkan të jenë të pranishëm, në çastin e hapjes së dosjeve, për të parë mos ka ndonjë paudhësi etj., etj.! Për ç’komisione të shqiptarëve të Kosovës mund të flitet kur gjithë arkivat e zeza ndodhen me qindra kilometra larg, në Beograd apo në pyjet e Shumadisë?!)
Por le të kthehemi te tabloja e zymtë e botës komuniste. Në Poloni, pas ligjit të 1997-ës, pati zbulime, debate e skandale të pafundme. Në Çekosllovaki botimi i listës “Ëildstein”, sipas emrit të gazetarit që e bëri publike, e vuri vendin në ethe. Një listë tjetër, “Lista e vërtetë” e një hungarezi iu rikthye kriminelëve të vërtetë, zyrtarëve të lartë komunistë, që dukej sikur kishin mbetur jashtë stuhisë. Një tjetër publicist, rumuni Rude Portokalla, me gjithë emrin e këndshëm e vitaminoz, tronditi Rumaninë me një letër të hidhur drejtuar presidentit, ku i kërkonte që vendi të shpëlante baltën, duke zbuluar të vërtetën.
E fundit në proces ishte Bullgaria, ku gjithçka zvarritej e vazhdon të zvarritet ende sot. Megjithatë, në kësi rastesh të vonesës ka gjithmonë një ngushëllim për gjithkënd. Dhe ky është vendi ynë i dashur, i pari në prapësi, i fundit në punë të mbara.
Por, përpara se të vijmë te rasti ynë, duhet thënë se ethet e procesit ende vazhdojnë sot në gjithë trevat e ish-perandorisë së gjerë. Rasti i fundit, kur pa u tharë ende lotët për vdekjen e Papës së madh, Vojtilës, në vendlindjen e tij, “Komisioni i kujtesës” shpalli se ndihmësi dhe konfidenti i tij polonez, ishte spiun i ish-regjimit komunist, tregon se sa i ditës është ky problem.
Janë sqaruar ndërkaq disa gjëra themelore. I pari mësim që u nxor nga kjo përvojë tragjike, ka të bëjë me gëzimin e parakohshëm të ish-sunduesve komunistë, të cilët kujtuan se mund të bënim sehir këtë krusmë skëterre, pa u hyrë gjembi në këmbë. Dalëngadalë kjo botë u bë e ndërgjegjshme se janë ata, e në radhë të parë ata që e sollën, e mbollën dhe e shpërndanë gjithkund këtë murtajë. Ndaj janë të parët ata, gjithmonë të parët ata, që do të përgjigjen e do të dënohen për të.
3
Tronditja që vinte prej arkivave e dosjeve të fshehta ka qenë e natyrshme edhe në Shqipëri. Ishte një nga pyetjet e para për të gjithë. Për disa pyetja kishte brenda ankth, dihet përse, për të tjerët, ata që donin hakmarrje kishte padurim. Për një palë të tretë, që s’ishin të përzier në këtë punë, zotëronte kureshtja. Ishte kjo palë që duhej të ishte në të vërtetë gjykuesja e paanshme e çështjes.
Nuk mund të thuhet se populli shqiptar, përgjithësisht pasionant, me traditë hakmarrjeje dhe i shquar për mëri të zgjatura, u tregua i papjekur në këtë provë që i vuri përpara jeta. Zotëroi përmbajtja më shumë se nguti, arsyeja mbi pasionin, së fundi, dhe kjo ishte tepër e rëndësishme, ashtu si në vendet e tjera u shtrua pyetja: i shërben apo nuk i shërben kombit hapja e këtij telashi? Mos vallë ishte më mirë të merreshim me të ardhmen se të shkuarën?
E gjitha kjo ishte logjike, e mençur dhe njerëzore. Mirëpo katërmbëdhjet vjet më pas, në vitin 2005, Parlamenti Shqiptar mori vendimin e turpshëm kundër hapjes së dosjeve për deputetët. Asnjë parlament i vendeve të tjera nuk i ka bërë këtë, ndaj turpi mund të quhet historik. E, si të mos mjaftonte kjo, deklarata cinike e nënkryetares së Kuvendit se, përjashtimi nga kandidimi ideputetëve spiunë ishte një shkelje e të drejtave të njeriut (!), i vinte kapakun gjithçkaje.
Ky epilog i mbrapshtë tregoi se polemikat, mëdyshjet, dyshimet e sinqerta nëse duhej a s’duhej transparenca, nuk kishin shërbyer për asgjë.
Në këtë kah, do të ishte e detyrueshme rishikimi i kësaj kronike të gjatë dhe jo fort të pastër, për të parë ku është gabuar. Në këtë rishikim po duket se dufet primitive të politikës shqiptare nuk i lanë vend shqyrtimit serioz të asgjëje, përkundrazi kanë çoroditur gjithçka, e në radhë të parë moralitetin e politikës.
I kujtonim duke qeshur muajt e parë të demokracisë kur gra zyrtarësh të lartë nxirrnin nga çanta fletë dosjesh sekrete, për t’u kakarisur me shoqet në kafene. Na dukeshin groteske, gati-gati subjekte për teatrin komik, pa na shkuar mendja se përpara se të ishin të tilla, ato ishin tragjike.
Pas këtij abuzimi të parë, erdhën të tjerat. Loja me emrat, pseudonimet e ish-spiunëve, dalja e tyre në gazeta, së fundi, shantazhet, që me siguri njëri krah i politikës i bënte tjetrit. Politika shqiptare njohu befas një shije të re, të panjohur, të rrezikshme: përdorimin e dosjeve të ish-spiunëve, për dobi të vet. Shantazhi ka qenë mekanizmi kryesor me të cilin ka funksionuar çdo mafie e çdo zhgan banditësh. Kjo vegël e diktaturës tregonte se klasa politike shqiptare sado të shpallej liberale, zemrën e kishte në diktaturë.
Kështu shpjegohet që çështja e hapjes ose jo të arkivave të fshehta, nga një trazim i sinqertë, u kthye në një biznes të turpshëm politik. Me anë të kurthit të dosjeve, secila palë mbante në zap jo vetëm njerëzit e vet, por edhe një pjesë të palës tjetër. Kështu shpjegohen çuditë e pashpjegueshme, enigmat, thënë shkurt, qyfyret e politikës shqiptare. Kështu shpjegohet paradoksi i madh që ka zyrtarë të së djathtës, që janë po aq të zellshëm për të mbuluar krimet e komunizmit, njëlloj si të ishin të majtë. Kështu shpjegohet që diskutimi për arkivat dhe dosjet hyri në një zonë të mjegullt, në një muzg të qëllimshëm: gjersa u arrit te epilogu i turpshëm i Kuvendit Shqiptar.
4
A krijon probleme hapja e bodrumeve të errëta (arkiva, dosje etj.) në Shqipëri? Natyrisht që krijon.
Ky është një problem i rëndë, serioz, me shumë peshë e përgjegjësi. Ndaj askujt nuk i lejohet që pozitën e tij “superiore” (thënë ndryshe “pa dosje”) ta përdorë në mënyrë abuzive, për të terrorizuar si prokuror “inferiorët” (thënë ndryshe “me dosje”).
Në të gjitha problemet, sado dramatike qofshin, qasja njerëzore është ajo që më shumë se çdo tjetër, shmang gabimet e rënda. Mund të ketë qasje njerëzore për çështjen e errët të ish-spiunëve? Natyrisht që ka. S’duhet harruar kurrë se kjo ushtri e trishtuar e ka dramën e saj të brendshme. Sado që e ka humbur të drejtën e fjalës, sado që çdo përpjekje për t’u shpjeguar mund të kthehet kundër saj, kjo s’do të thotë se bota duhet të jetë e shurdhër dhe e pandjeshme ndaj ferrit të brendshëm të saj. Është rekrutuar kjo ushtri me mënyrat më çnjerëzore që mund të përfytyrohen. Është kapur shumica e saj në gracka nga më makabret.
Qasja njerëzore është ajo kur, sa më shumë të ndjeshëm ne të jemi ndaj kësaj katastrofe të ndërgjegjes, aq më të pandjeshëm na lejohet të jemi ndaj atyre që e kryen këtë punë me zell, e aq më të ashpër ndaj atyre që e kryen të njëjtën punë pa i detyruar kush. Sa për ata që e krijuan këtë mjerim dantesk, ata që përbënin kupolën e nomenklaturës së kuqe, ata s’ka pse të presin mirëkuptim.
Një orientim i tillë njerëzor mund ta çojë çështjen e zvarritur të dosjeve në Shqipëri drejt një zgjidhjeje të arsyeshme.
Për shkak të veçantive të vendit tonë (një traditë shekullore hakmarrjeje, pezmatimet e mërive të gjata, përftimi i veçantë i fisit, familjes e nderit, raportet atë-bir si raporte detyrimi e shkarkimi), këto e të tjera si këto, na çojnë natyrshëm drejt kërkimit të një zgjidhjeje që mund të ishte e veçantë.
Nisur nga kjo, e nisur gjithashtu nga orientimi njerëzor që u përmend më lart, mendoj se do të ishte, ndoshta, e arsyeshme që, për shumicën e popullsisë shqiptare, për njerëzit e thjeshtë e të rëndomtë, për ata që s’kanë patur e s’mund të kenë asnjë rol në jetën politike, morale e administrative të shtetit e të shoqërisë, dosjet mund të vazhdojnë të jenë të mbyllura. Së paku për aq kohë sa do të mund të vendosë në një formë referendare populli shqiptar.
E kundërta duhet të ndodhë me ish-nomenklaturën dhe me gjithë ata që, për ironi të fatit, u quajtën “elitë” e vendit dhe që luajtën një rol të ndjeshëm në jetën e tij. Sa më i lartë ka qenë posti, aq më i madh bëhet faji, për të arritur gjer te maja e kupolës. Në Shqipëri duhet të shkulet njëherë e përgjithmonë ideja e gabuar se, ishin si ishin udhëheqësit, punët e pista i bënin vetëm spiunët profesionistë. E vërteta është fare ndryshe. Mbi të ashtuquajturit udhëheqës, jo vetëm rëndon krimi madhor, ai i krijimit të kësaj murtaje, por edhe në një rrafsh të rrokshëm, kjo e ashtuquajtur “elitë” i ka bërë gjithmonë punët e pista të spiunimit. Qysh më 1941, në lindjen e partisë, krerët e saj, u mësuan të denonconin njëri-tjetrin te Stalini, te Titoja, te jugosllavët, te rusët. Ndaj më pas spiunimi u bë diçka familjare për ta, gjersa u kthye në një sistem zotërues.
Për fat të keq, në polemikën e hapur këto dy vitet e fundit është përzier, rastësisht ose jo, çështja e dosjeve me atë të arkivave të fshehta. Ndërsa për të parën kanë qenë disi të kuptueshme lëkundjet, hapja e arkivave është jashtë çdo diskutimi. Mëdyshja për këto nuk mund të cilësohet veç barbare. Për fat të keq, ka ndodhur pikërisht ajo: barbaria.
5
Botimi i paketës së parë të dokumenteve për përgjimin e shkrimtarëve dhe të artistëve, përpiluar nga drejtori i përgjithshëm i Arkivit Shtetëror të Shqipërisë, dr. Shaban Sinanit, krijoi bashkë me nervozizmin një solidaritet të sëmurë kundër librit dhe autorit. Do të ishte e kuptueshme nëse do të kërkohej zgjerimi i hulumtimit me autorë të tjerë. Për fat të keq, nuk u kërkua kjo, ose më saktë u kërkua kjo sa për të larë gojën. Kurse thelbi i kërkesës ishte tjetër gjë: mbyllja e këtij procesi.
Në të vërtetë duhej të ndodhte e kundërta. Me gjithë vonesën e saj në këtë problem kaq dramatik, Shqipëria pati shansin të hapë procesin, me një dosje të nivelit tepër të lartë. Nuk është fjala për dosje të rëndomta spiunësh e as për denoncime të vogla të lagjes, por për makinën kryesore të përgjimit e të terrorit kundër letërsisë dhe arteve. Është fjala për zyra të Komitetit Qendror, për anëtarë të tij, për anëtarë të Byrosë Politike, për kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, për gruan e diktatorit, për vetë diktatorin, në zyrën e të cilit përfundonin denoncimet kryesore.
Me sa duket, pikërisht kjo kapje për brirësh e problemit, ky vizion nga lart, që nuk i lë mundësi nomenklaturës të fshihet pas spiunëve të thjeshtë, ka qenë një nga arsyet e reagimit të keq. Në këtë libër nomenklatura e lartë, qoftë politike, qoftë kulturore del lakuriq. Zyrtarët e lartë nuk mund të përdorin më legjendën aq shumë të përhapur se ushtruan terror ngaqë ishin të keqinformuar. Nga ana e tyre, drejtuesit e institucioneve kryesore të terrorit intelektual, nuk mund të justifikohen se ishin të detyruar nga lart të bënin ato që kanë bërë. Të dy palët janë të përlyera gjer në grykë, të pleksura në një aleancë monstruoze, rrallëherë të ndeshur në histori.
Këtë vizion të qartë të tablosë nuk mund ta japë veçse bota e dokumentacionit. Ndaj reagimi i ashpër kundër librit është njëherësh reagim kundër dokumentacionit në përgjithësi. Gati-gati u ndien haptas thirrjet histerike: nuk duam dokumente!
Natyrisht që një botë e ngritur mbi mashtrim dhe mjegull mbuluese më fort se çdo gjëje i trembet dokumentacionit. Oraliteti ballkanik, aq shumë joshës në rrafshin e artit epik të poezisë, është armiku i parë i së vërtetës në rrafshin e jetës shoqërore moderne. Libri i drejtorit të arkivave vuri ballë për ballë oralitetin dhe dokumentet. Në këtë ndeshje oralitetit (thënë ndryshe mjegullës mashtruese) nuk i mbetet veç humbja. Ky është edhe shkaku i panikut.
6
Njëqind e tridhjetë vjet më parë, në romanin e tij “Djajtë”, Dostojevski profetizoi makinën e ardhshme të terrorit komunist. Në këtë roman tregohet se si katër revolucionarë rusë mbytin të pestin, shokun e tyre, për t’u lidhur kështu me anë të të fshehtës së krimit. Sipas Dostojevskit, kështu do të punonin këtej e tutje “qelizat e revolucionit”, ato që do të mbytnin botën me gjak. Ne ballkanasit e kuptojmë mirë se ç’është kjo lidhje nëpërmjet njollave të gjakut. Gjatë luftës civile në Shqipëri ajo u përdor gjerësisht e po ashtu pas fitores së komunistëve.
Lidhjen, solidaritetin nëpërmjet denoncimit nuk e ndan veçse një hap nga marrëdhënia që u përmend më lart. Kori i bashkuar kundër hapjes së arkivave të fshehta, ato që janë kusht i domosdoshëm për çdo demokraci e çdo qytetërim, tregon qartë se sa larg qytetërimit ndodhet ende sot një pjesë e shoqërisë shqiptare.
Çdo shoqëri e pajisur me njëfarë ngrehe morale, kur gjendet përpara një prove ku vihen ballë për ballë moraliteti me të kundërtën e vet, në mënyrë të vetvetishme rreshtohet në anën e moralitetit. Për një pjesë të popullsisë shqiptare, për fat të keq, ndodh e kundërta. Kjo pjesë, me shpërfillje bën sehir të keqen. Nga dokumentet ajo merr vesh se dikush ka kallëzuar, ka marrë më qafë, ka dashur të hedhë në humnerë dikënd, e megjithatë vazhdon të vështrojë me sytë e saj të pajetë (sytë e saj prej peshku, siç përfytyrohet shpërfillja në filmat e Felinit), pa dashur të vihet në mbrojtje të askujt.
Por kjo është gjysma e së keqes. E keqja më e madhe është kur kori i solidaritetit, ai që, jo vetëm është shpërfillës ndaj viktimës, haptas bëhet kundër saj, duke marrë në mbrojtje shtypësit. Merret me mend se nga ç’njerëz përbëhet ky kor. Së pari, janë bashkëpunëtorët në krim, ata që, sipas profecisë së Dostojevskit i lidh e fshehta e denoncimit. Me ta bashkohen një tufë zyrtarësh të mesëm e të lartë, ata që dje ishin buka dhe kripa e diktaturës, e që ende sot i gjen aty-këtu në jetën e sotme politike, deputetë të majtë e të djathtë, kryetarë partish, anëtarë të qeverisë, diplomatë, shefa, mbishefa e nënshefa pa fund.
Në gjithë këtë tablo, pjesa më shqetësuese është shpërfillja e publikut. Ky zvetënim postdiktatorial është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e bjerrjes morale të epokës që vdiq.
Kronika e zvetënimit të jetës letrare artistike në Shqipëri ka nisur qysh më 1945, në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve. Në atë kohë, Lidhja ishte fare ndryshe nga ç’u katandis më pas. Më 1945, në kryesinë e Lidhjes ishin zgjedhur Dhimitër Pasko, Sejfulla Maleshova, Skënder Luarasi, Lasgush Poradeci, Ymer Dishnica e të tjerë zotërinj të kulturës shqiptare.
Në këtë kulturë ishin ende zotërinj të tjerë si Vinçens Prenushi, Vedat Kokona, Petro Marko, Nexhat Hakiu, Frano Alkaj, Henrik Lacaj, Fejzi Dika e të tjerë. Një frymë intelektuale, një atmosferë gjysmë e lirë vinte nga epoka e përmbysur.
Regjimi komunist e ndjeu menjëherë se ky ekip shkrimtarësh, këta mohikanë të fundit, ishin të huaj për të. Ata ishin dëshmitarë bezdisës për krimet e tij. Në vend të vështrimit të tyre depërtues ai do të parapëlqente vështrimin e ngrirë të peshkut felinian. Dhe kështu nisi luftën kundër “borgjezëve”, duke hedhur në sulm shkrimtarët e dalë nga lufta, më saktë, nga njëra barrikadë e luftës, ajo komuniste.
Pëshpërima që u hap në Tiranë, më 1946, se anëtari i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, Lasgush Poradeci, ka thirrur në duel ministrin e Kulturës së qeverisë komuniste, ngaqë ky e kishte fyer publikisht, ishte edhe bëma, ose më saktë, skandali a mondaniteti i fundit me shije evropiane në Shqipëri.
7
Një shoqëri me ndërgjegje të gjymtuar, siç është sot një pjesë e shoqërisë shqiptare, gjëja e parë që bën kur dikush i vë përpara pasqyrën për të parë vetveten, është refuzimi i pamjes. Një reagim i dytë, edhe më i keq, është përpjekja për ta thyer pasqyrën.
E mësuar këto 15 vjet të tranzicionit me mjegullën e mashtrimit dhe me dokrrat e kafeneve, këto balsame aq shumë të parapëlqyera për të, kjo shoqëri e ndien veten kaq keq dhe të pambrojtur përpara saktësisë së pamëshirshme të dokumenteve. Ajo bën çmos për të penguar daljen e tyre dhe ajo do të bëjë çnuk e çmos për të kufizuar veprimin e tyre shelbues. Ajo do të donte shumë që në vend të tyre, në vend të së vërtetës së arkivave, të vazhdonte në Shqipëri surrogati i së vërtetës.
Ky surrogat është një mjet i vjetër, i përdorur shumë herë në periudha pastiranike. Thelbi i tij, mbulimi i krimeve, shfaqet e kryhet me forma nga më të larmishmet. Mbulimi i drejtpërdrejtë, zhdukja, djegia e dokumenteve, është pa dyshim mënyra më e ngutshme, e kryer shpesh në rrethana paniku. Një tjetër formë është transferimi i krimit. Kjo është një mënyrë dredharake që përzien qëllimisht krimin e mirëfilltë me sofizmat për të, ose kriminelët e mirëfilltë me kinse burimet teorike të tij. Kështu, në rastin e holokaustit, vënia e emrit të Hitlerit, midis emrash filozofësh e shkrimtarësh të njohur, që, për fat të keq, janë përzier në mëkatin kundër hebrenjve, ngjan gati-gati si një përpjekje lehtësimi për kryekriminelin nazist. Të natyrës së përafërt janë raportet e krahasimit të intelektualëve shqiptarë me Enver Hoxhën. Zërat e avokatëve të këtij të fundit, se tirani s’paska bërë ndonjë krim më tepër se një pjesë e intelektualëve është gjithashtu përpjekje e mjerë për të shfajësuar diktatorin.
Një ndër alibitë me tingëllim kinse filozofik, siç janë shpesh ato që ndërtohen me ndihmën e konceptit “kohë”, është shfajësimi “ashtu ishte koha”. Është e tepërt të zgjatemi këtu, për të kuptuar se në historinë e njerëzimit ka patur disa akte që nuk kanë patur kurrë kohën e tyre. Bota ka ndërruar epoka, rende e sisteme të menduari, por disa vepra, ndër të cilat kallëzimi i pabesë, nuk janë pranuar nga asnjë kohë. Denoncimin që 2000 vite më parë e degdisi në internim poetin e Romës, Ovidin, shteti romak e mbajti në shekuj të fshehtë, sepse ai kallëzim ka qenë atëherë, njëlloj si sot, i turpshëm.
Që surrogati, thënë ndryshe mashtrimi, të ngadhënjejë, atij i duhet pushtimi i hapësirës mediatike. Vërshimi në shtyp nën pasaportën e kujtimeve, i një vale nostalgjie për kohën e përmbysur dhe për personazhet e saj, ka shqetësuar me të drejtë pjesën më të shëndoshë të opinionit shqiptar. S’do të kishte ndonjë të keqe, përkundrazi, nëse këto dëshmi të njerëzve të ish-nomenklaturës, qofshin ata të kupolës komuniste, qofshin rojet, hetuesit, madje torturuesit, do të tregonin të vërtetën. Mirëpo, me përjashtime të rralla, rrëfimet e tyre s’kanë lidhje me të. Tabloja rozë që del prej tyre është fyerje e rëndë për vuajtjet e këtij populli.
Në kushte të tilla, maksima e njohur “historinë e shkruajnë fitimtarët”, mund të ketë një fat të çuditshëm në Shqipëri. Ajo mund të përmbyset duke u bërë “historinë e shkruajnë të mundurit”, ose edhe më keq, të mundurit të ndihen vërtet fitimtarë, çka do të ishte turpi më i madh për këtë vend.
Trimërimi i së keqes staliniste, arroganca, fryma revanshiste e saj, dëshmon pikërisht shpresën e saj për t’u kthyer. Kori i solidaritetit alla dostojevskian, i inkurajuar nga vështrimi shpërfillës i peshkut të Felinit, shfaqet në të gjitha rrafshet. Është kjo frymë e keqe që nxit qëndrimin mohues ndaj popullit shqiptar. Ai konsiderohet mëkatar për përmbysjen e komunizmit, ndaj në mënyrë të tërthortë ndaj tij mund të bjerë hakmarrja. Vetëm kështu mund të shpjegohet mungesa e skrupujve në drejtimin e punëve të tij, ngritja e imoralitetit në rangun e një doktrine, korrupsioni i paparë, talljet e pareshtura me varfërinë e vendit, së fundi sëmundjet kronike të politikës shqiptare: mosnjohja e zgjedhjeve, e bojkotimi i parlamentit, dy nga turpet e neveritshme të jetës sonë.
Sipas kësaj mbrapshtie, sa herë që vendi ia refuzon votën dhe besimin një krahu politik, ai quhet prej këtij krahu, vend mëkatar.
Lufta për shëndoshjen morale të Shqipërisë së sotme nuk është çështje përkryerjeje apo luksi kulturor. Ajo është kthyer në kusht të ekzistencës sonë të mëtejshme.
E treguar me gisht nga komuniteti ndërkombëtar për korrupsionin e saj, Shqipëria ndodhet sot në nivelin më të keq të ndotjes morale që ka njohur ndonjëherë. Nga kjo gropë ajo ose duhet të dalë me ngut, ose do të fundoset përgjithmonë.
Mbrojtja e mjedisit, luftëtarët mjedisorë shqiptarë, duhet të përkrahen sot si një ushtri e shenjtë. Por një tjetër ushtri, edhe më e shenjtë, pritet të shfaqet përkrah tyre, ajo e rimëkëmbjes shpirtërore.
Nuk është koha as për vaj e as për berihaj. Në jetën e popujve janë të njohura gjendjet e krizave morale, ato që mund të quhen “orë e vetëvrasjes”. Për një paradoks të madh, ato, më së shumti ndodhin në liri, atëherë kur rreziqet e tjera shmangen.
Procesi i rigjetjes së drejtpeshimit shpirtëror, është i lidhur natyrshëm me kurajën për shqyrtimin e ndërgjegjes, sidomos kur ajo është e dëmtuar. Një gjë e tillë është vështirë të përfytyrohet pa hapjen e zgafellave ku është strukur e keqja.
Historia e emancipimit njerëzor është historia e hapjes dhe në asnjë rast e mbylljes të së vërtetës. Janë sheshet e qyteteve antike, hapësira ku së pari, bashkë me votën e lirë dhe me fjalën e lirë lindi demokracia, dhe jo qilaret e errëta, aq shumë të dashur për kundërshtarët e saj. Është hapja (transparenca) ajo që i vuri krismën në themele, asaj që dukej se nuk do të tundej kurrë, perandorisë komuniste.
Me këtë gjendje të frikshme morale, Shqipëria nuk mund të quhet sot një vend i lirë dhe sovran. Në këto kushte, liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund të jenë veçse virtuale.
Brezit të ri të shqiptarëve që po hyn në jetë i bie barra historike e njëmendësimit të tyre. Me fjalë të tjera ta rifitojë Shqipërinë.
Jo çdo brezi mund t’i bjerë një shans i tillë.
Ismail KADARE
VOAL – Republika e Kosovës në Ligjin për të Huajt i ka përfshirë edhe shtetasit e Republikës së Shqipërisë. Kjo e fundit nuk e kishte bërë këtë për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e tjerë jashtë Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë mediat në Prishtinë i bëjnë jehonë ndryshimit tëpritshëm të Ligjit nr. 108/2013 për të huajt në Republikën e Shqipërisë, ku me termin “të huaj” janë emërtuar edhe shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, Malit të Zi apo të Luginës së Preshevës.
Mediat në Prishtinë gjithashtu veçojnë faktin se me projektligjin e ri të propozuar nga Qeveria e Shqipërisë, të huajt pa vizë apo pa leje qëndrimi do të dënohen deri në 2150 euro gjobë nëse gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë pa dokumentin e kërkuar të udhëtimit, vizën apo lejen e qëndrimit apo nuk përmbushin detyrimin për t’u regjistruar apo për të aplikuar për leje qëndrimi.
I njëjti dënim me gjobë vlen edhe për ata persona që punësohen me pagesë ose praktikon një zanat, pa të drejtë për punësim fitimprurës, apo nuk përmbush, nëse i kërkohet, detyrimin për të raportuar ose kërkesën për t’u paraqitur para autoriteteve për të dhënë informacion.
Republika e Kosovës, duke u bazuar në Ligjin e saj për të Huajt, ka dëbuar shtetas të Republikës së Shqipërisë, përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke ua ndaluar hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës për periudha disamujore ose disavjeçare.
Mediat në Prishtinë ndërkohë vlerësojnë që, krahas masave shtrënguese, ndryshimi i Ligjit parashikon lehtësira për studentët nga trojet shqiptare që studiojnë në Republikën e Shqipërisë.
Lajmet me interesante
-
Ju tregoj për takimin me Parashqevi Simakun në New York Nga Elida Buçpapaj
December 14, 2024
-
Shtëpia e Bardhë publikon strategjinë për luftim të urrejtjes kundër myslimanëve dhe arabëve
December 13, 2024
-
Zbardhen përgjimet- Operacioni italian që zbardhi lidhjet e ngushta të ‘Ndragheta-s’ me lejet e ndërtimit të dhëna në Tiranë- Nga Alba Kepi
December 15, 2024
-
Kudo qofsh Parashe, ti je bije e këtij vendi, kavajësja artiste simpatike, bilbil i këngës së festivaleve- Nga GAZMEND MULLAHI
December 14, 2024
-
INATI E JEHONA- Poezi humoristike nga ANDREA ZALLI
December 15, 2024
-
(Video) U përkujtua me madhështi në Michigan Dom Prenk Ndrevashaj Nga Valentin Lumaj
December 12, 2024
Lajmet e fundit
-
INTERVISTË ME ULJAN SHARKËN- SIPËRMARRËSIN MILANEZ ME ORIGJINË SHQIPTARE- Nga MASSIMO GAGGI- Përktheu Eugjen Merlika
By voal.ch | December 18, 2024
-
Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrejtësi Kosovës
By voal.ch |
-
‘Tryzub’, arma lazer e Ukrainës që rrezikon avionët rusë/ Koloneli ukrainas flet edhe për ‘dronët mbretëreshë’
By voal.ch |
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
By voal.ch |
-
FLET AT GJERGJ FISHTA!- Pergatiti Fritz RADOVANI
By voal.ch |
-
Krimineli- Tregim nga Bedri Çoku
By voal.ch |
Komentet