EDITH DURHAM
(188 – 1944)
Malësorët e Veriut e thirrën Miss Edit Durham: “Mretnesha e Maleve”!
Një epitet jo vetem i nderuem po, edhe i merituem plotsisht nga Ajo!
As para Edith Durham dhe as mbas Saj, askush si Ajo, nuk e ka vue këtu kamben si Ajo Angleze e Nderueme dhe aq mirënjohëse ndaj Shqiptarve!
Studjuesja e palodhur dhe mikja e Alpeve Shqiptare anglezja Miss Edith Durham, për qytetin e Shkodrës ka shkrue tue cilsue si askush tjeter: “Shkodra më mrekullon… Ai ashtë qyteti ma i mirë në Botë“!
Shkodra, ka një histori të lashtë e të lavdishme tue kenë njëheresh një nga kryeqendrat e kulturës së qytetënimit Shqiptar. Asht e themelueme në shekullin IV para Krishtit. Ajo arrijti lulëzimin e vet gjatë sundimit të mbretit Gent, kohë në të cilen Ajo u ba dhe kryeqendër e Ilirisë së vjeter.
Në shekullin III para Krishtit preu monedhat e para të vetat Shqiptare.
Në shek XVIII u kthye në një nga qendrat e randësishme tregtare, që patne shtrimje gjeografike në disa kontinente të Botës së atëhershme.
Ndersa në Shekullin e XX, na rikthehemi edhe njëherë tek studjuesja Miss Edith Durham ose tek ”Mretnesha e Maleve të Veriut”.Miss Edith Durhami ishte një zonjë angleze qi flet ma shumë se pesë gjuhë dhe ka pa shumë vënde. Ajo ka udhtue gjashtë herë në Ballkan. Ndersa tek Ajo, vendi që ka lanë kujtime të pashlyeshme ishte Shqipnia e Veriut!
Edith Durham në kujtimet e Saja të jep pershtypjen se ka jetue shumë e shumë vite në krahinat Veriore e kryesisht në Malësitë e atyne Alpeve, ku Ajo u prit dhe asht percjellë simbas zakoneve t’ atyne Alpeve aq të bukra.
Prej momentit kur Ajo ju afrue portares së Bajraktarit atje naltë Alpeve, u krijue idea se Ajo e njifte mirë ate krahinë që, as nuk e kishte shkelë kurr në jeten e Saj, po Shpirtnisht Ate e lidhte një mister i perjetshëm. E ndoshta, sa Ajo vuni kamben në prakun e kullës së Bajraktarit Vermoshit ushtuen Malet e Veriut, tue shkrepë si rrfeja prej shpatit në shpat’ e tue i dhanë kushtrimin Atyne Bjeshkëve të Nêmuna se “Ju erdhi Mretnesha!”.
A thue vetem një cung lisit ju shtue atij zjarmi që ishte i pashuem nder sa e sa shekuj, prej asaj kohë kur simbas Kanunit të Lekës, jo vetem ai oxhak rrethohej prej Burrave t’ armatosun, po një Malsi e tanë brofte në kambë e pa ju tutë syni vraponte mbas Flamurit të Kastriotit të Madh!
Bash njashtu ushtuene Malet kur aty pranë atij oxhaku vuni kamben Ajo Mike e Madhe e Popullit Shqiptar,Miss Edith Durham, dhe Bajraktari me një dashni e respekt të posaçem, vuni doren në zemer e me një buzqeshje të ambel i tha Miss Durham-it: “Urdhno e ulu e, mirë se t’ ka prue Zoti!”
E Miss Edith Durham prej atij çasti nuk dijte ma me dallue se cila shtëpi në këte Botë asht ajo ku rriti shtatin apo, Ajo u ba “Mretnesha e Maleve”!
E nuk vonoi aty afer në një sofer rrumbullake nuk mungonte ma asgja nga duertë e Burrneshave të shtëpisë që e ftuen me gëzim Miss Durham: “Hajde, urdhno, mirë se erdhe në konakun tone!”, e Edith Durham u ulë si t’ ishte në shtëpinë e vet në Londer. Ambjenti e bani n’ çast pervete.
Ndoshta, Ajo asnjëherë nuk e kishte provue thanjen: “Urdhno, bukë e krypë e zemer!”, që Malet tona kreshnike e ftojnë Mikun me ngranë bash si t’ ishte një pjestare e familjes së tyne, jo me fustan por me xhubletë!
Buka në sofer ishte e freskët dhe e gatueme nga stajanica në mengjes pa dalë drita, ndersa gota e tamlit të freskët ishte mbushë pak orë perpara, kur nuset ishin çue dhe kishin mjelë delet e shtëpisë. Gjithshka ishte e kandshme dhe e paster, me të pasë lezet Shpirti kur ndigjoheshin vetem urime dhe pershndetje aq sa miqësore, aq edhe plot dashni të zjarrtë. E aty nder ata sofra të shtrueme aq bukur e me shije, asnjëherë nuk dij se mungonte fjala e ambel dhe buzqeshja miqësore apo, sherbimi vllaznor ndaj mikut, e sodomos, kur pastertia Shpirtnore asht në krye të vendit.
Asht e pabesueshme mjeshtria e atyne që pergatisin qingjin e pjekun në hell ose gjelat e skuqun në prush kur në sofer kanë miq. Asht shumë e çuditëshme sesi ato krahina njohin në mënyrë aq të saktë shijet e burrit, grues a të fëmijve, tue ua pershtatë moshave të tyne aq bukur e me andje.
Gjithshka me masë dhe me shije ashtusi e kerkon zakoni nder ato sofra.
E mbasi janë shkrepë edhe gotat pothuej në mbyllje plaku që asht në krye të vendit, i ban me shenjë njenes prej nuseve që asht tue sherbye në kambë e menjëherë vjen vena e ambelcina karakteristike e atyne maleve.
Ata që nuk e kanë provue Mazen e Çapres, e tham me bindje se, nuk e kanë dijtë asnjëherë kush asht ambelsina e zonave të Maleve të Veriut të Shqipnisë, dhe çka asht ajo Mazë krejtë e panjoftun sa bjen nder fusha?
Unë me të vertetë që e kam provue Mazen e Çapres në shtëpinë e Nikollit në Theth dhe, sot mbas 50 e sa vjetësh prap nuk e harroj shijen e saj! Po jam i bindun se ashtu si unë që e kujtoj edhe sot, me siguri do ta gjeni dikund të shkrrueme nder kujtimet e Atyne Maleve, që ka lanë dikund në shkrimet e veta Miss Edith Durham, Mretnesha e Malsisë së Veriut!
Melbourne, 20 Korrik 2024.