Ishte 1 dhjetor 1911,
Dielli nje pash mbi det,
para se te nisej Edith,
grate e shtepise i hodhen
nje tallagan mbi krye e trup,
per t’a mbrojtur
nga te ftohtet,
shiu po kercenonte dhe u nis,
drejt Gurzit.
I zoti i shtepise i printe,
ecte permes duke kerkuar,
rrugen neper balte
mes shelqeve per te vau,
te trapi.
Pas pak kalerimi,
para saj u cfaq nje pamje,
e mahniteshme,
ujrat kishin mbushur rruxhajt,
gjith zalli ishte i mbuluar,
me nje pasqyre te argjendte,
vezulluese.
Nga mbrapa rete e zeza po i linin,
ne thellsi malet e purpurta,
te Malsise se Lezhes dhe Kurbinit.
Mbi trapin/mbi dy sula te bashkuar,
me derrasa nga siper,
u imbarkuan,
trapaxhiu po i priste ne va,
te lumit te Matit,
zbarkuan te Hanet.
Duhej edhe pak te arrinte,
te shpia ma e kamur,
te kushrinjte e Ded Cokut.
Edith/it per nje cast iu kujtuan,
rruget e Londres dhe po i krahasonte,
me keto te kesaj mbremjeje,
kur zhytej ne rruge,
te panjohura me pare,
rruge ekzotike,
shoqeruar me disa malsore,
te tjere kishin dale per ta pritur.
Ndersa drita po venitej,
nje shtrengate filloi,
i kishte paralajmeruar,
qe ne Shenkoll.
Kur arriten ne Gurez,
errsira kishte mbuluar,
vendin dhe shiu filloi,
te binte me gjygyma.
Deda u dha nje sinjal,
me vershellime dhe u fut,
ne nje shteg te ngushte,
dhe Edith-i tashme,
me zi ndiqte me sy,
kalin e tij vetem si njolle,
ngjyre hiri,
ecte me revan perpara,
permes baltes e ujit,
duke ulur koken,
te ulta deget e pemeve ishin.
Edith qendronte pothuaj,
shtrire mbi qafen e kalit,
ndiente prekjen e degave,
tallaganin ia preknin,
kuajt rreshqitnin permes baltes,
dhe erresires,
anoheshin ndonje grope,
per t’iu shmangur,
ngriheshin perseri.
Dy here kali i saj kaloi,
mbi drure te rrezuar,
Shiu shushiste,
binte me rrembim
druret nuk dalloheshin.
Edith u bllokua,
te shikonte me perpara,
nuk mundte,
kali i saj vazhdonte te ndiqte,
nga pas kalin e kallauzit.
Kerpurdha te medha,
te shndriteshme mbi drure,
te kalbur dilnin aty ketu,
te mistershme ne erresire,
si copa peshku te cofte,
prej perplasjes shpetoi nje here,
ne nje trung.
Me ne fund kaluan te fundmin shteg,
pau dritat mikpritese,
te shtepse se madhe te brojanve.
Edith hoqi nga kurrizi,
tallaganin e ber qull,
ne nje dhome te madhe,
te shtruar me sixhade e jasteke,
zune vend,
dy trungje flakronin ne oxhak.
Gurzakt’ kishin patur,
shume vdekje nga semundja,
me shume se sa nga luftrat.
Per nje fare kohe Ded Coku,
popullsia e Bregut te Mates dhe Gurezit,
bere thirrje urgjente,
zonjes per kinina.
Nje sasi te madhe kishte,
mberritur nga vendi i saj,
Anglia.
Kete thirrje per ndihme fisnikja,
ne maksimum e vlersoi,
ky ishte ne fakt perkushtimi,
detyra e saj.
Mu ne qender te epidemise po shkonte,
te malarjes ne Gurez,
ne Shenkoll te Bregut te Mates,
ne te dy anet e lumit Mat,
gjendja ishte shume e rende.
Njerezit rrinin te mbyllur,
si ne karantine, me ethe,
vdekja po u merrte jeten,
nje kolere e vertete,
(n.h. kujtojme vdekjen e Skenderbeut,
nga qendrimi per disa kohe ne zonen e thelle bregdetare,
ne Fushkuqe me v. 1450 mori ethet,
para se te semurej dhjetor 1467 deri sa vdiq ne Lezhe,
me 17 janar 1468).
Njerezit vinin me shumice,
nga periferia ne Gurez,
te Cokajt ne Shenkoll,
po shperndante kinina,
kerkesat ishin shume te medha,
ne krahasim me rezervat e saj,
kjo po i coptonte zemren.
Me pak i semuri i familjes,
vinte e kerkonte,
ato qe i kishin mbetur.
Me sa dukej,
ne te shumten e shtepijave,
te gjithe antaret ishin te prekur,
nga malarja.
Te dobet dhe te keputur,
lekuren e verdhe te ngjitur,
pas kafkes,
me sy te futur i luteshin :
<< me jepni kinina, per pesembedhjete veta!>>,
<<un’ kam gjashte femije,
po vdesin>>.
Kininat <<avullonin>>,
si bora ne diell.
Mjaft nga viktimat,
kishin peshnetken shume,
te zmadhuar.
Gati per njeoregjysem shperndau,
6600 kokrra,
cfare kishte i ndau.
Me pas nje skene me e dhimbshme i ngjau:
I erdhen te tjere te bere qull,
nga shiu,
kishin udhetuar qysh heret,
ne mengjes te deshperuar,
iu luten qe te kishte meshire,
per njerzit e tyre,
t’ua gjente.
Per t’i shpetuar,
kesaj pamjeje fatkeqe,
nuk mund ta lehtesonte,
me shume,
tjeter nuk i mbette tash,
vetem t’u hipnin kuajve,
te hidhte tallaganin siper,
te largohej nga Gurzi,
te dilte ne anen e siperme,
te lumit.
Ishte nje skene,
kurr’ nuk do ta harronte.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Mary Edith Durham (1864 – 15 Nëntor 1944)
Etnografe dhe publiciste angleze, studiuese e popujve të Ballkanit dhe mike e shqiptarëve. Në fund të shekullit të XIX , Edit Durham kaloi disa vite duke udhëtuar në Ballkan. Një nga vendet, të cilat ajo vizitoi ishte dhe Shqipëria. Ajo tregoi një interes të veçantë për kulturën e traditën shqiptare, si dhe duke u fokusuar në çështjen shqiptare. Ajo shkruajti disa libra rreth Ballkanit,
Ded Coku(1875-22 gusht 1945), ishte nje malsor nga Bregu i Matit, me influence edhe ne Gurez, organizator i kryengritjeve per Liri e Pavarsi, 1910-1912. Nje kontribut po jepte ne krahinen e tij Bregu i Mates-Gurez per te mbrojtur popullsine e prekur nga malarja ne eriudhen dhjetor 1911 dhe fillimi i vitit 1912. Ishte nje periudhe e rende, kur perandoria osmane po mbante ne trysni ne vecanti popullsine qe perkrahte kryengritesit. Gurezi ne vecanti mbahej nen vezhgim te vazhdueshem pasi ishte nje toke imperiale dhe populli po bente nje qendrim informal, toka konsiderohej e pushtuar, ndryshe nga Bregu i Mates qe ishte i konsoliduar dhe kishte mbeshtetje me te madhe nga konsullatat ne Shkoder. Prandaj edhe ndihma qe po i jepej Gurezit, behej naten, per te mos rene ne sy te rojeve ne Gurez, Milot, Gjorme, etj.