Edip Tërshana – Lindur më 15 mars 1907, ne Diber.
Djali i katërt i Abdurrahmanit dhe Sabries. I ati anëtar i klubit patriotik “Bashkimi” merr pjesë në Kuvendin e Dibrës më 23 korrik 1909. Punon për hapjen e shkollave shqipe me alfabetin latin dhe është pjesëmarrës me armë në dorë i përpjekjeve të mëdha të viteve 1912-1913 kundër serbëve.
1916 kryen filloren në shkollën shqipe të Dibrës.
1923 mbaron shkollen ne Tirane.
1928 kryen shkollën normale në Elbasan.
1928 fillon punë si mësues në Shijak.
1942 bie në kontakt me elementë antifashistë.
1943 kryetar i Këshillit Antifashist të Dibrës.
1943 Tradhëtia e madhe e Konferencës së Mukjes kishte filluar të vihej në zbatim nga krerët e lëvizjes komuniste. Edipi detyrohet të japë dorëheqjen nga kryetari i Këshilit Antifashist në shenjë proteste.
Më 17 maj 1947 arrestohet.
Më 21 nëntor 1947 denohet me vdekje.
Eshte ekzekutuar ne Peshkopi ne mesditen e 16 Janarit 1948.
Beniamin Bakalli
(Marrë nga ‘Gjenocidi Shqiperi’)
Komentet