Voal – Panorama ka botuar sot një foto e bërë dje ku Kryeministri Rama në Kuvend që i është afruar tavolinës ku ishin ulur deputetet e PD-së, Albana Vokshi dhe Majlinda Bregu, me të cilat ishin gjithashtu edhe Mesila Doda e Olta Xhaçka.
Siç shihet nga kjo foto, Rama është duke shkëmbyer batuta me Vokshin, të cilat Albana i mikpret shumë dashamire.
Albana Vokshi ka deklaruar pak kohë më parë se Rama thellë-thellë po flirtonte me të dhe e admironte.
Shpesh herë në Kuvend kryeministri e ka thirrur Albana Vokshit si “Pamela”, nisur nga ngjashmëria e saj me Pamela Anderson te filmi BayWatch.
Ata i hedhin edhe presin batuta njëri-tjetrit, edhe pretendimi i Albanës se do ta hedhë në gjyq Edi Ramën nëse edhe thërret edhe një herë Pamela, bien kur sheh se si kukuris Albana prej “ngacmimeve” të kryeministrit.
Nga ana e tij, edhe kryeministri, edhe ato sharje që i hodhi Albana në protestën e grave, siç po duket janë vetë një shaka e “hidhur” e “Pamelës”.
Komentet