Junta ushtarake nuk e shpëton dot Titanikun e Rilindjes nga fundosja.
Edi Rama është kryqëzuar nga opinioni i brendshëm, nga shtypi, nga partnerët ndërkombëtar dhe agjensitë e tyre të zbulimit e luftës ndaj trafiqeve e korrupsionit, si personi përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në Kolumbi të Evropës, në një oaz të krimit të organizuar ku ligjin e bajnë të fortët e baronët e lidhur me pushtetin.
Kryeministri ndërmori ditët e fundit një akt të dëshpëruar e të paprecedent. Me firmën e tij dhe vulën e ustallarëve të cilët e kanë kapur peng e vënë me shpatulla pas murit, Kryeministri i Republikës Parlamentare të Shqipërisë emëroi si të Plotëfuqishëm të Ligjit, 12 ish-ushtarakë. Këta prefektë dronë të Ramës, përfaqësues të zellshëm e të bindur tē krahut të armatosur të Rilindjes janë bërthama e farkut të ardhshëm, plani i kahershëm i Ramës për të importuar modelin kolumbian të kësaj organizate të majtë, kriminale e famëkeqe, e cila në katër dekada ka shkaktuar mijëra viktima në vendin e saj.
Prefektët ushtarakë e guvernatorë të këtij lloji kanë vendosur vetëm diktaturat e modelit tē Frankos, Pinoçetit, Metaksait dhe perandoritë koloniale në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.
Ramës i plasi në dorë bomba Tahiri dhe megaskandalet e Kodhelit, Beqjes, Nikollës, Ahmetajt.
I rezultoi se Tahiri është truri e tutori i bandës Habilaj.
E mori vesh se drejtuesit e policisë së shtetit janë filmuar nga zbulimet partnere duke ngarkuar thasët e drogës në skafet e trafikantëve.
U bind se i është çjerrë maska e logos së fushatës “Ne bëjmë shtet”.
Rama tani ka vendodur të zhveshë kostumet firmato Armani, Versace, e Piere Carde dhe të qeverisë në ditët e tij të fundit me uniformē ushtarake si timonier i madh, si Mao, Fidel Kastro, apo kolonel Gedafi.
Edi Rama u detyrua, e madje u urdhërua, të mos ia dorëzojë drejtësisë ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri, peshkaqenin e madh të narko-shtetit e arkitektin e krimit elektoral të blerjes sē votave dhe tjetërsimit të vullnetit politik të shqiptarëve.
Në vend te tij Rama bëri kurban zingjirin komandues tē policisë së shtetit dhe drejtuesit e burgjeve.
Filloi përndjekjen ndaj administratës qëndrore e asaj vendore me të njējten egërsi si dikur në Spanjēn mesjetare Ferdinandi dhe Izabela ndaj arabëve e çifutëve. Por nëse çifuti në Spanjën mbretërore mesjetare që nuk pranonte të konvertohej, të pagëzohej, ekzekutohej dhe u mbytën në det rreth një milionë të pabindur në atë kohë, Edi Rama nuk ka nevojë ta bajë një gjë të tillē.
Studime dhe anketime të organizatave prestigjoze të huaja kanë nxjerrë në pah të vërtetën tronditëse të Rilindjes e të Qeverisë Rama:
57 për qind e nënshtetasve të Republikës ku ai sundon e nuk qeveris, jo vetēm nuk duan t’ja shohin fytyrēn, por janë të gatshēm të largohen përtej detit, e madje përtej diellit, për faktin e tmerrshēm se Republika jonë nuk është më shteti i qytetarëve tē saj.
Narko-shteti i Ramës ështē kthyer në një oktapod gjigand, i cili gëlltit gjithçka me oreksin e tij të paprecedent: malet, fushat, bregdetin, minierat, hidrocentralet, kalatë e teatrot antike, zonat turistike dhe lumenjtë e kristaltë të Alpeve.
Modeli i Ramës e Rilindjes nuk është Shteti i Të Drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia parlamentare.
Ai ka vënë nē krye tē parlamentit ish ministrin e Brendshëm të diktaturës komuniste, në emër të etërve të tij shpirtërorë Hoxha-Alia, Gramoz Ruçin.
Mendja diabolike e tij krijoi “Gardën ushtarake të prefektēve”.
Krahasoni Shqipërinë dhe Spanjën, Edi Padronin e klaneve kriminale dhe Kryeministrin Mariano Rajoy të Spanjës demokratike. Lideri i Spanjës përkundër rebelimit e seperatizmit Katalanas nuk iu drejtua ushtrisë, por futi në veprim gardën civile.
Rama nuk pranoi t’ia dorëzojë drejtësisë kumbarën e banditëve, Tahirin e skandaleve të njëpasnjëshme dhe thërret ushtarakët për të bërë ligjin.
Para një dekade disidenti i shquar antikomunist At Zef Pëllumbi pati profetizuar se Edi Rama do tē shkatërrojë Partinë Socialiste.
Kjo ndodhi vërtetë.
Ai e zëvendësoi PS-në, një aset të rëndësishëm kombëtar, me Rilindjen, përtej fasadës së të cilës fshihet pushteti i baronëve të drogēs dhe trafiqeve. Për këtë krim politik Rama ështē përgjegjës para qindra-mijëra shqiptarëve, të cilët e kanë votuar PS-në dhe kanë besuar sinqerisht tek alternativa e saj.
Por ai ka 5 vjet që e ka kaluar vizën e kuqe dhe tashmë nuk është rrezik vetēm për tē majtēn e vërtetë. Jo. Ai tashmë është rreziku numër një (nr. 1) i demokracisë, i sigurisë kombëtare, i fjalës së lirē, i opozitës, i shoqërisē civile dhe i integrimit tē Shqiperisē në Bashkimin Evropian.
Nëse Serbia e Millosheviçit, e Mlladiçit e Sheshelit, makina ushtarake e të cilëve përgjaku Ballkanin dhe shkaktoi dhjetra mijëra viktima është sot para Shqiperisē në proçeset integruese evropiane, kjo ndodh për një fakt të qartë e kokëfortë: Rama dhe Qeveria e tij i kanë bllokuar për tre vjet negociatat për antarësimin e Shqipërisë në BE, kanë përzanë investitorët e huaj prej dy vitesh, sepse nuk e shohin më Evropën si njē alternativë e qëllim të strategjisë së tyre politike.
Paratë e qarkulluara nga droga ne vitin 2015-2016 e kanë tejkaluar në mënyrë të frikshme buxhetin e Qeverisë Rama.
Dyert e BE dhe investimet e huaja janë të mbyllura për Shqipërinë për sa kohë që të qëndrojë në këmbë pushteti dhe Republika e Kanabisit.
Prandaj duhet me urgjencë një qeveri e re antimafia me konsensus të gjërë politik për të çuar përpara proçeset integruese të Shqipërisë.
Por Rama po ban të kundërten e konsensusit.
I ngazëllyer nga fitorja ndaj Xoxes sē tij – Kokēdhimës, triumfi ndaj Blushit e zërave refraktarë në PS, e ka trimwruar Narcistin dhe ka shpallur si platformë të tij politike luftën ndaj Opozitës, Mediave, Akademisë së Shkencave, Prokurorisë, Pushtetit Gjygjësorē dhe të gjithë segmenteve të shtetit të cilat po përpiqen të ruajnë pavarësinë e tyre kushtetuese.
I tmerruar nga fakti se Opozita ështē bashkuar dhe denoncimet e saj për përfshirjen nē aferat e krimit tē qeveritarëve të lartë po vërtetohen dita-ditës, po kërkon me ngut aleatë për tē shpëtuar lëkurën.
Po ku t’i gjejē Rama aleatët?
Perëndimi e ka bojkotuar dhe etiketuar si kryeministrin e vendit më problematik të Evropës.
Tutorët e tij në Lindjen e Afërt dhe të Largët i kanë tërhequr veshin se me papërgjegjshmërinë e tij e ka dekonspiruar skenarin e tyre dhe po vë nē rrezik interesat e strategjinë e tyre për dominimin ideologjik, ekonomik e kulturor të Ballkanit.
Armët e timonierit Rama janë patentat e Sajmir Tahirit dhe dhuna e kartonave në parlament.
Kjo strategji mund të funksionojē për pak kohē sa të hapet “Kutia e Pandorës”. Dosja ÇEZ, dosja Kodheli, Beqja, Nikolla, Ahmetaj janē bomba që ai nuk ështē në gjendje t’i çaktivizojë. Shpërthimi i tyre do ta shembë “Raishtagun Ramist” dhe do ta përmbytē “Titanikun e Rilindjes”. Patentat detare të Tahirit nuk e shpëtojnë dot. Opozita është e vendosur t’i shkojē deri në fund betejës për të çmontuar shtetin e shndërruar në Keops të mafies dhe tw krimit.
Përtej numrit tē mandateve opozita ka një “as” nē dorë:
Kauzën e saj tē drejtë tē mbështetur nga qindra e mijëra shqiptarë.
Edi Rama, timonieri i Republikës së drogës e të krimit, kumbara dhe avokati i politikanëve e qeveritarëve të etiketuar si bashkëpunëtorë të ngushtë të Habilajve e sivëllezërve të tyre, ka shpallur me pompozitet “Vitin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut)”. Kot nuk thonë se patriotizmi është streha e fundit e horrave dhe banditëve.
Po çfarë e lidhë këtë Don Kishot të pushtetit me emrin e Heroit tonw Kombwtar Gjergj Kastrioti?!
Para qindra vitesh në vitet 1460 -1461 Gjergj Kastrioti mori pjesë në Luftrat Civile në mbështetje të Ferdinandit të Napolit. Së bashku me Venedikasit luftoi derisa vdiq në vitin 1468 në Luftën Osmano-Venedikase 1463-1479.
Nëse Kryetrimi Shqiptar Skwnderbeu zbarkoi triumfalisht në Barleta në vitin 1465 me kalorësi e topa dhe vendoste fatin e Vatikanit e të Mbretërisë sē Aragonës, e të Mbretit Alfons, sot po zbarkojnë në Bari, Brindizi e Ankona jeniçerët e Ramës e të Tahirit me tonelata drogë.
Ky është Gjergji i Ri i Rilindjes, njw rusofil e greqishtfolës që kërkon ta nderojë Moisiun tonë, Gjergjin e Madh.
E ndërsa prijësi i Rilindjes e shpalli vëlla Erdoganin e mik Vuçiçin, Gjergj Kastrioti ua ndali turrin Sulltan Muratit dhe Sulltan Mehmetit tē Turqisë, tw Brankoviçit të Serbisë dhe e mbolli tokën e Arbërit me kufomat e barbarëve.
Sot pas pesë shekujsh, Edi Rama, miku i serbëve e i turqëve, timonieri i maxhorancës, e ka mbjellë me hashash dhe ua dërgon si trofe dhe emblemë të Republikës së tij Evropës në vitin 2018, në vitin e Skënderbeut.
Viti 2018 është viti i Gjergj Kastriotit, por kurrësesi Viti i Ramës dhe i bandës së tij në pushtet.
Sa herë që shqiptarët janë ndodhur në udhëkryqet e historisë dhe kanē luftuar për lirinē e tyre i janē drejtuar ikonēs së tyre: Gjergj Kastriotit.
Shenjtori i lirisë nuk i ka braktisur kurrë, e në këtē vit të 550 vjetorit të tij nderimi më i madh që do t’i bajnë bashkēkombasit është si kurban peshqesh rrëzimin e Ramës e tē Qeverisē së tij.
Porosia e fundit e Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriotit–Skwnderbeut, ishte: Qëndroni të bashkuar, mbrojeni lirinē tuaj. Amanetin nuk e tret as dhéu.
Ansambli Opozitar sot ka për detyrē njē mision të madh, përmbysjen e narko-shtetit dhe kthimin e Shtetit të së Drejtës. Rrëzimin e kësaj maxhorance me vota të blera dhe kthimin e institucioni të votës së lirë. Kthimin e pushtetit në shërbim tē qytetarit e jo të mafies. Këtë mund ta bëjë një Qeveri Konsensuale Antimafie.
Po Azgan ka thirre ushtarak me arsim , kualifikim, kulture , pervoje , personalitet te provuar dhe ka bere mire qe nuk ka preferuar shkollen e “Plepave” apo ate te “kristalit “. Keta jane ushtarak qe kane bashkepunuar me partneret tane strategjik te NATO ….
Ushtaraket jane pjesa me e paster e shoqerise ! Ata ushtarake qe u perzgjodhen per prefekte jane njeres te shkolluar , edukuar , profesioniste , besnike te atdheut dhe me te besuarit nga partneret nderkombetare ! Nje shembull po te jap Azgan ! Ne USA kane ardhur me llotarine Americane nje pjese e madhe e ish ushtarakeve te forcave te armatosura ! Ata jane perzgjedhur dhe sot jetojne dhe punojne me ndershmeri ne kontinentin e madh ku respektohen nga populli american si te gjith ushtaraket americane ….. Azgan ju ka mbet ora mbrapa jeni akoma me zemerek te thyer te viteve 90 kur orendreqesi dhe patrioti juaj “ trimi “ shoku Sali komunisti i fundit ne eurpoen lindore gatoi kete pacavure qe 27 vjet kalbi , shkatroi , cdo te mire te ketij populli …….
Ti vet Azgan je nje organizator vrasjesh dhe nje debil kombetar,me shume tradhtar,ke nevoj per nja 10 vjet burg
Je perpjekur te thuash dicka e ske then asgje