I dashur ditar!
Këto ditë kanë qenë ditë torture dhe tmerri. Të paktën kisha pritshmëri që datëlindja të më gjente të shlodhur pa halle e akuza që më kanë bërë me dhimbje kokë. Dhe me gjithë këto m’u desh të ikja në Francë që të sfilitesha nga lodhja.
Sikur të mos kishte qenë buka me domate që mora me vete dhe urimet për datëlindje, tani do më kishte rënë të fiktë dhe nuk i dihet se kur do isha përmendur.
Dhuratat dhe urimet e miqve më çlodhën, më bënë të harroj edhe Arben Ristanin e dehur që i merrej goja kur doli e nuk la gjë pa më thënë.
Dhurata më e bukur ishte nga Zaho i cili më kishte bërë çiçin tek ai telefoni që më bëri dhuratë Samir Mane.
Vëllai im Olsi më ka dërguar një mesazh të gjatë urimi ku shkruante “Edhe i qin, vire Francën dysh me dopjo shans , luaje Shalken me gola nga 3 deri në 4 gola. E kam info të sigurt se ma dha Gazi. I hëngsh gëzuar.”.
Më vonë më erdhi një mesazh urimi akoma më çlodhës nga Mirela Kumbaro ku shkruante:
“Eja në teatër.” Dhe më vonë më shkruan: “Entela, merruni vetë me Bolinon, ju kam dhjerë mu në bunker”.
Shoku im Ilir Beqaj më kishte bërë dhuratë një vaginë fallco, në shenjë simboli në luftën kundra sidës.
Mua më erdhi gjynah ta mbaja kot në shtëpi dhe ja fala Endri Fugës.
Endri i vënë në siklet doli jashtë dhe u kthye pas 30 minutash me një bluzë ku kishte stampuar fytyrën e vet dhe ku shkruhej: “Të falenderoj shumë, Endri “.
Ndërkohë që po bëja sikur më pëlqeu shumë bluza e Endrit, po vrisja mendjen se cilës prej pastrueseve t’ia jepja për të fshirë pluhurat e televizorit, asaj të Kyeministrisë apo asaj të shtëpisë.
Joleza më uroi datëlindjen duke më dërguar një sms të çuditshme: “Mr.Ambasador happy birthday to America jqr më eeeejjjjjjj”
Saimir Tahiri si përherë korrekt më çoi një sms mallëngjyese për mua: “Në këtë jetë vetëm ty dhe Milin ju kam pas. Gëzuar Shef.”
Erion Veliaj më mori në telefon, por me sa duket amonjaku i çiçit të Zahos kishte bërë efektin e vetë dhe unë nuk e kisha ndjerë zilen.
Nuk vonoi shumë dhe më në fund më erdhi urimi që unë aq shumë e prisja, urimi nga gjysh Xhoxhi që të gjithë ne e duam aq shumë.
Mesazhi ishte tepër original në vetvete, ashtu siç vetëm Gjysh Xhoxhi di të jetë. Aty shkruhej:
“Hapja telefonin Lali Erit se ka gjithë ditën që të merr”.
Kjo vëmendje, ky kujdes, këta miq të çiltër e të shtrenjtë, ma hoqën lodhjen dhe drobitjen, ndihem mirë tani, po shkoj të pi një kafe me Qifin meqenëse ai ishte këmbëngulës për të më takuar sot që kisha datëlindjen sepse me shkroi: “Ku je mër mut?”
Mirupafshim ditari im. Mirupafshim dhe ti o ditar i Fred Pezës. Shihemi në shënimet e tjera.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet