Barometri diplomatik
“IT IS GRAVE ERROR FOR ANY POLITICAL LEADER
TO BE OVERSENSITIVE IN THE FACE OF CRITIICISM”
(Nelson Mandela)
*** Historia e derisotme ka provuar se vetëm diktatorët e egër të regjimeve fashiste dhe totalitariste komuniste luftojnë në froma të ndryshme, që masmediave t’ua mbyllin gojën dhe t’i mbajnë nën kontrollin e tyre.
*** Napoelon Bonaparta ka humbur luftën nga masmediat e lira franceze, ndaj, një disfatë e tillë e sigurt e pret edhe Edi Ramën, cili, pa asnjë arsye është konfrontuar me masmediat shqiptare në Ballkan.
Pra, sikurse Napoleon Bonaparta, ashtu edhe Edi Rama do ta humbasë luftën e tij politike, sepse masmediat shqiptare nuk janë kurrfarë “gjurullti kazan” të politikës së biznesit anti-Kosovë të Edi Ramës dhe të Serbisë së Aleksandar Vuçiqit, që të lidhin marrëveshje në dëm të sovranitetit territorial të Kosovës. Kjo është gafë politike e qeverisë shqiptare dhe e asaj serbe, jo e analistëve dhe e masmediave shqiptare.
Nëse analistët dhe masmediat e lira dhe të pavarura demokratike shqiptare “janë një kazan i madh…” për kryeministrin E.Rama, atëherë i bëftë mirë “sallata serbe” e analistëve dhe e masmediave serbe të homologut të tij Aleksandar Vuçiq, si dhe këngët e preferuara të zemrës së “Bjelo Dugme”. Mirëpo, në shoqërinë e sotme të lirë demokratike shqiptare, kurrë nuk do t’ia arrijë atij qëllimi survejues diktatorial antihuman, antidemokratik dhe antiligjor, që t’i “disiplinojë” dhe t’i mbajë nën kontrollin e tij (sipas interesave të partisë dhe të qeverisë së tij) masmediat shqiptare e as analistët e tyre, sepse në asnjë formë nuk janë pronë private e “kazanit” të tij të egër totalitar, burokratik , nepotist dhe korrupsionist.
Nuk janë fajtorë analistët dhe mediat shqiptare
Pse, kryeministri Edi Rama ka lidhur marrëveshje incognito me Beogradin në dëm të sovranitetit territorial të Kosovës(13 tetor 2016); ka shpallur qyetar nderi dhe e adhuron Goran Bregoviqin (prill 2006); citon armikun më të egër të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, Ivo Andriqin(14 tetor 2016, në forumin e afaristëve serbo-shqiptarë në Nish të Serbisë) dhe si “disident” fshehurazi ka dëgjuar me ëndje “Bjello Dugmen” serbe, ndërsa sot, i tallë, i akuzon dhe i poshtëron në skajshmëri kritikuesit-analistët dhe masmediat shqiptare, duke i quajtur “gjurllti kazan”! Çfarë naiviteti dhe çfarë turpi ky, që se lanë as Deti Adriatik!
Prandaj, pavarësisht nga kërcënimet dhe diktati nga pozita e politikës së forcës për t’i frikësuar dhe shantazhuar masmediat e lira shqiptare, jo vetëm Edi Rama, por asnjë lider politik shqiptar nuk mund ta fitojë luftën e tij politike antidemokratike dhe antikombëtare mbi masmediat e lira demokratike shqiptare!
Tendenca për imponimin e terminologjisë eufemiste
-Analistë e gazetarë, vërtet, “s’ka kuptim”, keni kujdes, “zgjedhni” terminologjinë përkatëse, ashtu si iu diktojnë dhe kërcënojnë liderët e kurruptuar mafiozë, burokratë, nepotistë, absolutistë, prepotentë, narcisoidë, egocentrikë, diskriminues, të kompremetuar, të falimentuar politikisht, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, sepse ndryshe iu presin “masa drakonike” ndëshkimi nga “kamxhiku demokratik” i diktatorit Edi Rama.
Si rrjedhim i energjisë së tepruar të imponimit, të shpërfilljes dhe të dëshirës së shkretë politike të Edi Ramës, analistët, duhet të “kenë kujdes” në përzgjedhjen dhe në përdorimin e terminologjisë profesioniste, që rrencin, ta quajnë besënik, hajnin të ndershëm, kriminelin-patriot, vrastarin-hero, tradhtarin-atdhetar, mafiozin-politikan në qeveri e në parlament, injorantin-shkencëtar, falltorin-politikan, qebapxhiun-diplomat, burekxhiun-ambasador, analfabetin-president, dredhagjiun-pelivan, drogirashin-shpëtimtar të shqiptarëve dhe të Ballkanit, fashistin-demokrat, skllavëruesin- humanitar…etj.
Kryeministri Rama, duhet ta dijë se analisti nuk ka të drejtë, që hajanat, kriminelët, tradhtarët, t’i quajë njerëz të mdershëm, humanistë, heronjë, patriot dhe demokratë, por duhet t’i cilësojë ashtu siç janë me sjelljet, me tiparet dhe me veprat antinjerëzore, antikombëtare dhe antidemokratike.
Analisti ka për detyrë, që dritën ta quajë dritë, errësirën-terrinë, të zezën e zezë, të bardhën e bardhë, të vërtetën e vërtetë dhe gënjeshtrën gënjeshtër etj.
Ndryshe, nëse një analist, një gazetar, një publicist, një shkencëtar apo një lider politik, kriminelin nuk e quan kriminel, atëherë ai është më kriminel se krimineli, apo hajnin nuk e quajn hajn, atëherë është më hajn se hajni, jo analist, as gazetar, as publicist, as shkencëtar, as lider politik, as patriot, as humanist e as hero, por një pleh dhe një bërllog sui generis.
Fatbardhësisht ky lloj arsenali eufemizmash deri tani nuk ka ndodhur në masmediat shqiptare, kjo do të thotë se analistët dhe gazetarët e tyre e kanë kuptuar drejt rolin dhe përgjegjësinë e tyre të ushtrimit të suksesshëm të profesonit të vet në shoqërinë shqiptare, duke mos rënë pre e ndikimit dhe e diktatit të politikës së liderëve të dështuar politikë, të cilët për të shpëtuar vetë, tani janë hedhur në luftën e hapur konfrontuese me analistët, me gazetarët dhe me masmediat e ndyrshme të pavarura shqiptare. Kjo është një çmenduri sui generis, që në demokrai, t’u shpallet një luftë e tillë politike analistëve dhe masmediave të pavarura shqiptare!!!
Mirëpo, analistët shqiptarë bëjnë mirë që fenomenet dhe dukuritë negative të shoqërisë shqiptare nuk i quajnë, as nuk i cilësojnë si vlera pozitive, por i demaskojnë dhe i kritikojnë konkretisht me emër dhe me mbiemër si të tilla-si antivlera, jo duke ndërruar tezat sipas “motit ktheje gëzofin”, ashtu si diktojnë interest e strategjisë së frikësimit të pushtetaëve të ndryshëm të dështuar, të cilët për t’i fshehur gjurmët e krimit, të korrupsionit, të nepotizmit, të shfrytëzimit dhe të tradhtisë së tyre ndaj popullit dhe ndaj atdheut, përdorin strategjinë e ryshfetit dhe të frikësimit për t’i komprometuar dhe përvetësuar analistët, gazetarët dhe punëdhënësit e tyre.
Për gjendjen e mjerueshme politike, ekonomike, sociale dhe të mirëqenies, janë fjatorë liderët politikë, jo analistët e as gazetarët e masmediave të pavarura shqiptare
Fundja, analistit i lejohet të gabojë, por jo edhe një lideri politik (qoftë president, kryeministër a kryeparlamentar), nëse merr ndonjë vendim të gabueshëm politik me të cilin mund ta shkatërrojë tërë shtetin dhe shoqërinë.
Prandaj, liderët politikë, së këndejmi, edhe kryeministri Edi Rama, parapëlqehet që të merret me punët dhe me detyrat e qeverisë së tij, jo të harxhojë kohë kot me analistë dhe me gazetarë nëpër panele të ndryshme, duke i fajësuar dhe anatemuar,se gjoja për shkak të fjalorit të tyre eufemist po dështon edhe politika e tij ditore. Kjo nuk është e vërtetë, në asnjë kuptim, sepse për të gjitha huqet e politikës dhe të diplomacisë së derisotme të Shqipërisë (1990-2016), nuk janë fajtorë analistët, as gazetarët e as masmediat shqiptare, por vetë liderët e dështuar politikë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Iliridës etj.
-Analistët, as masmediat e pavarura demokratike shqiptare nuk kanë faj, pse Shqipëria është shndërruar në një “deponi” plehërash, droge, kanabisi, mafie, krimi degjenerimi, papunësie, ekzodi sistematik , varfërie dhe moszhvillimi, por liderët politikë sikurse Edi Rama, i cili për politikën e tij të gabueshme po tenton, që t’i fajsojë analistët dhe masmediat shqiptare.
Mirëpo, këtë “pykë patentuese” me përmbajtje totalistariste bolshevike ruse për denoncimin e analistëve dhe të masmediave shqiptare, Edi Rama mund ta “ekspozojë” vetëm në Korenë e Veriut të Kim Il-Sungut(1948-1994), në Kubën e Fidel Kastros(1959-2008), në Ugandën e Idi Aminit (1971-1979) dhe në Serbinë e Slobodan Milosheviqit (1989-2000), i cili, duke i nënshtruar, instrumentalizuar dhe manipuluar masemdiat serbe, edhe ia arriti të sundonte në pushtet jo më pak se një dekadë (1989-2000) me ç’rast në saje të tyre kreu tri (3) gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).
Pse të fajësohen analistët dhe masmediat e lira demokratike shqiptare për fajin dhe për gabimin historiko-politik e kombëtar të kryeministrit Edi Rama, që lidhi Marrëveshjen me Beogradin për t’u lidhur Serbia me Shqipërinë, duke ndërtuar autostrada dhe vija hekurudhore nëpër territorin e Republikës së Kosovës, pa e pyetur dhe, pa pëlqimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës?
-Nëse qeveria e Edi Ramës nuk e anulon këtë marrëveshje, atëherë, përgjegjësia direkte dhe indirekte bie mbi kryeministrin, jo mbi analistët, as mbi masmediat shqiptare në Ballkan dhe jashtë tij.
Këtë gafë trashanike të politikës dhe të diplomacisë së kryeministrit Edi Rama, nuk ha e askush, që ta marrë përispër veç vasalëve, shërbëtorëve dhe tuxharëve të tij, që e kanë idejuar, sugjeruar, planifikuar, draftuar, aminuar dhe konkretizuar me Serbinë.
Në vend se për këtë gabim kardinal të pafalshëm kryeministri Edi Rama t’i kërkonte falje publike Kosovës, ky pa fije turpi dhe pa kurrfarë të drejte u shpalli luftë politko-propagandistike analistëve të masmediave të ndryshme shqiptare!?
Diktati dhe kërcënimi janë armë vdekjeprurëse për lirinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për paqen
Andaj si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe të gjithë liderët e tjerë politikë në pushtet ose jashtë tij, duhet ta kenë parasysh faktin se në demokraci nuk kanë të drejtë morale, as ligjore e as kushtetuese, që t’u shpallin luftë politike masmediave digjitale apo të shtypura, pse gazetarët dhe analistët e tyre e kritikojnë Edi Ramën dhe të tjerët për gafat e tyre politike.
Në çdo sistem të mirëfilltë demokratik si opozita, ashtu edhe masmediat e kanë për detyrë parësore, që ta korrigjojnë politikën e gabuar të pozitës që drejton shtetin.
Prandaj, si Edi Rama, ashtu edhe të tjerët si ai, duhet ta kenë të qartë se për gabimet e tyre politike nuk kanë kurrfarë të drejte t’i etiketojnë, t’i anatemojnë, t’i fajësojnë, t’i ofendojnë, t’i kërcënojnë, t’iu diktojnë si dikur në “stilin” stalinist të babait të tij komunist, duke iu mbajtur “leksione profesioniste” se si duhet të shkruajnë dhe si duhet të “pozicionohen” analistët dhe gazetat e portalet e tyre të pavarura.
Kjo formë kërcënuese dhe antidemokratike, arrogante dhe apolitike e kryeministrit Rama (në përpjekje që t’i murkullojë gabimet e tij politike, duke justifikuar Marrëveshjen e lidhur me Serbinë kundër Kosovës, më 13 tetor 2016, që përmes territorit të Kosovës, të lidhej me Serbinë, pa e pyetur dhe, pa marrjen e pëlqimit të Qeverisë së Kosovës) me analistë të masmediave të pavarura shqiptare, dikur praktikohej vetëm në sistemet totalitare siç ishte Shqipëria me hallkën e shteteve të tjera të Europës Lindore me Bashkimin Sovjetik në krye.
Ata liderë politikë, që kanë lejuar, që Shqipëria të shndërrohet në një “Afganistan” dhe në një Kolumbi kanabisi; në “deponi” të grumbullimit të plehërave dhe të bërllogut të Europës dhe të botës; në kriminalizimin dhe në korruptimin e institucooneve më të larta të pushtetit shtetëror; në burokratizimin e aparatit shtetëror; në varfërimin ekstrem të popullsisë; në papunësinë e skajshme; në ekzodin sistematik të mbi 1 milion shqiptarëve në Greqi, në Europë dhe në vende të tjera të botës etj. nuk kanë kurrfarë të drejte morale, as ligjore e as kushtetuese, që të jenë krye të shtetit apo të ndonjë partie a subjekti politik, por vendin e kanë në burg për gabimet, për krimet, për mashtrimet, për manipulimet, për padrejtësitë e tyre të bëra ndaj popullit dhe ndaj shtet, thënçin demokratik me antidemokratë, me despotë, me nepotistë, me mafiozë, me injorantë, me plaçkitës dhe me kriminelë të ndryshëm.
Prandaj, si Edi Rama, ashtu edhe të tjerët si ai, duhet ta kenë të qartë se për gabimet e tyre politike nuk kanë kurrfarë të drejte t’i etiketojnë, t’i anatemojnë, t’i fajësojnë, t’i ofendojnë, t’i kërcënojnë, t’iu diktojnë si dikur në “stilin” stalinist të babait të tij , Kristaq Rama, duke iu mbajtur “leksione profesioniste” se si duhet të shkruajnë dhe nga duhet të pozicionohen analistët dhe gazetat e portalet e tyre të pavarura.
Sa më sipër, kryeministri Edi Rama për gabimet e tij politike në kurrizin e Kosovës, të bëra me rastin e vizitës, që i bëri Beogradit dhe Nishit, më 13 dhe 14 tetor 2016, duhet t’i debatojë me qeverinë e Kosovës, jo me analistët dhe me masmediat shqiptare, sepse kjo është adresë e gabuar, nuk është adresa e saktë e kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Nazmi Mustafa.
Komentet