Gazetarja nga Roma Alba Kepi shkruan në rrjetin social për bujën e lajmeve në shtypin italian rreth emisionit investigativ të report të RAI3.
“E kisha thënë disa muaj më parë.E sot erdhi konferma nga mediat italiane.Massimo D’Alema ish KM Italian me kompani biznesi në Shqipëri. Në Itali mediat po shpërthejnë nga lajmet. Në Shqipëri HESHTJE!”
Në gusht të 2023 Alba Kepi sjell këtë informacion :
E pra jo vetëm Tony Blair, por dhe ish kryeministri italian Massimo D’Alema është një nga këshilltarët e qeverisë Rama.
Mbyllim kêtë javë Meloniane albanese me qershinë mbi tortë.
Prita se mos mediat e gazetarët “e pavarur” që rrijnë në buzë të pemëve diplomatike, për të pêrshkruar më pas “me vêrtetësi” shprehinë e syve apo të buzëve të KM italiane kur pa videon e italianëve që ikën pa paguar, do të thonin dy fjalë.
Nuk ndodhi.
(Provincializmi nuk vjen nga vendlindja por nga kulturë formimi e kur prek sferën profesionale është virus i barabartë me favorizmin e korrupsionin.)
E pra jo vetëm Tony Blair, por dhe ish kryeministri italian Massimo D’Alema është një nga këshilltarët e qeverisë Rama.
D’Alema dikur KM, lider Partie, njeri i fortë i së majtês italiane, ka disa vite që punon si këshilltar politik i disa qeverive nëpër botë.
Sic ka deklaruar dhe ai vetë “bashkë punon me qeverinë shqiptare” e ka qënë dhe këshilltar i ish KM italian Giuseppe Conte.
Më shumë gjasa mund të jetë ai shkesi në këtë dashuri groteske mes së djathtës Meloniane e së majtës Ramiste.
Massimo D’Alema prej disa muajsh është nën furtunë mediatike e sic dëshmon ky artikull i pak orëve më parë në mediat italiane më titullin “Nên hetim për korrupsion për tregti armësh nga Kolumbia”.
Kujdes është vetëm nën hetim e deri sa drejtësia të thotë fjalën e saj mbetet njê i pafajshëm.
Ndoshta një interpelancë parlamentare është e domosdoshme të sjell transparencën mbi këshiltarët e KM Rama.
Kush janë?
Si paguhen?
Kush i paguan?”