Ups!!! Tani u kujtova, që edhe unë e kam nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë. Kosovarë të nderuar, qeveritarë të Kosovës, deri ku guxoj të shkoj me kritikë ndaj qeverisë, para se të më deportoni nga toka shqiptare në Shqipëri?
I fundit që, me argumentin se jam nënshtetase shqiptare, ma pat mohuar të drejtën për të folur për Kosovën ka qenë konsulli jugosllav në Hamburg gjatë një debati në televizionin publik gjerman në vitin 1999. Konsulli atëbotë e humbi debatin, ndërsa Serbia Kosovën.
A jeni normal, o njerëz? Ju janë terruar sytë nga lakmia dhe ju është trashur lëkura nga koria. E keni humbur arsyen dhe nuk po e shihni greminën që keni hapur para këmbëve tuaja.
Por të jeni të sigurtë, ne nuk do t’ju vijmë pas. Sepse gjaku nuk bëhet ujë!
Bravo!