Në fillim ai erdhi i “heshtur” dhe krejt i qetë ose fjalëpak së bashku me shumicën e bashkëluftëtarëve ose bashkëpatriotëve të tij poltik dhe ushtarak (luftarak). Për t´u futur (ngritur) në mite, epose dhe legjenda të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në mes lirisë së rrezikuar individuale ose personale dhe “robërisë së qetë” kolektive të kombit dhe atdheut: Ai zgjodhi “lirinë” ose jetën e rrezikuar në emër të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarëshme shtetërore dhe nacionale të popullit ( kombit) dhe atdheut të tij. Zgjodhi pra luftën e njohur çlirimtare dhe patriotike së bashku me sakrificat e njohura njerëzore, materiale dhe të tjera si luftëtar dhe ish udhëheqës i njohur politik i UÇK-së.
E kemi fjalen mbi Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, i cili për mendimet dhe vlerësimet e njohura politike ose politologjike, është njeri prej figurave ose personaliteteve me të ngritura. me të kompletuara, me integrale dhe unifikuese në spektrin ose mozaikun e gjithëmbrarëshëm politik shqiptarë. Për të mos thënë këtu shumë me largë. Përse (pse) kjo…?
Sepse, Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, në radhë të parë është udhëheqës ose politikan i shquar për nga idealet, konceptët dhe vizionet e i tij moderne ose bashkohore të cilat në ndërkohë puçën dhe gërshetohen në sfond me qëllimet, idealet, aspiratat, konceptët dhe vizionet e njohura shtetërore dhe nacionale të popullit ( kombit) dhe atdhet tonë. Në Republikën e Kosovës-sidomos.
Se këndejmi, z. Thaçi, karieren e tij shtetërore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike, e ka ngritur dhe filluar nga fronti i luftës së lavdishme çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë ne Kosove. Respektivisht, nga formula dhe filozofia e njohur evolutive, revolucionare dhe historike e aspiratave dhe interesave të larta shtetërore, nacionale dhe patriotike të popullit ose kombit tonë. Dhe, jo nga nivelët ose rangjët e ndryshme forumiane dhe kabinetike të ish Jugoserbosllavisë së dikurshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste. Apo…?!
-E dyta: Z.Thaçi ka ardhur në politikë nga jeta ose bota e njohur shkencore, intelektuale ose akademike. Dhe, jo me metoda të ndryshme komplotiste, konspirative, dekonspirativiste etj. Siç është rasti me disa lider ose politikan të tjerë në Kosovë dhe gjithandej.
-E treta: Në kursin dhe filosofinë e njohur shtetërore, nacionale, politike dhe diplomatike të Hashim Thaçit: I pasuri, i njohuri, i dituri, i vërteti, i përkushtuari, i sinqerti, miku , aleati dhe patrioti i vërtetë, gjithmonë kanë të drejtë. Kjo mbase është edhe filozofia e njohur politike e Perëndimit.
-E katërta: Çfarë më duhet të dijë? ( kritika e unit të pastërt ose unit të ndërgjegjshëm), Çfarë me duhet të bëj? ( kritika e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe në çfarë ( në çka ) guxoj të shpresoj dhe besoj? ( kritika e forcës së gjykimit të ndërgjegjshëm, racional dhe reflektivë ) : Janë këto tre (3) pyetjet, parimet, premisat dhe kërkesat e njohura ose kryesore në kuadrin e idealizmit kritik dhe atij dialektiko-materialist të shoqërisë së lartë industriale dhe kapitaliste të Perëndimit të cilat i njeh dhe respekton me përkushtim dhe devocion të plotë zot Thaçi.
Shih për këtë, Hashim Thaçi duke u mbështetur ose fokusuar në formulën dhe dialektikën e njohur shkencore dhe humaniste të Agnes Hellerit, Edmund Husserlit, Karl Popperit, Hannah Arendit, Immanuel Kantit, Kristian Volfit, Sen Simonit, August Commtit etj. Me plot të drejtë i shquan (fokuson), i thekson dhe zbaton në praktikën dhe teorinë e njohur shtetërore, nacionale dhe politike, nevojat ose kërkesat e njohura njerëzore ose qytetare sipas të të cilave: Politika dhe filosofia e përgjithshme mbi njeriun, popullin (kombin) dhe shtetin, duhet t´i japin njeriut dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare përgjigje dhe spjegim konkret ose pragmatik në tre (3) pyetjet ose kërkesat e njohura esenciale ose substanciale : Si duhet menduar?, çfarë duhet bërë ? dhe si duhet jetuar, vepruar ose reaguar në kushtët dhe rethanat e sotme moderne ose bashkohore?
Se këndejmi, sipas Aristotelit, Popperit ose Schoppenhauerit, morali, karkateri, ideali dhe virtyti i larte njerëzor (qytetar) ose politik. Respektivisht, të poseduarit e një force (fuqie) mendimi, gjykimi dhe bazamenti të fortë intelektual, profesional, moral ose politik, si dhe të përdorurit e guximit dhe maturisë intelektuale ose profesionale në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, janë çelësi ose formula kryesore që e hapin portën e lumturisë së gjithëmbarëshme individuale dhe kolektive. E hapin pra portën e njohur erudite ose poliedrike, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat dhe kërkesat e njohura bazike, dialektike, materialiste ose ekzistencialiste. Duke i lënë jashtë ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk na duhen. Në këtë kontekst, duhet përshëndetur dhe mbështetur kërkesën ose formulën e Presidentit Thaçi mbi formimin e Ushtrisë të Republikës së Kosovës në një kohë sfidash, udhëkryqësh, provokimësh ose turbulencash të njuhura politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në Kosovë, Ballkan, Evropë dhe më gjërë ku asnjëherë nuk janë të përjashtuara nxitjet ose opsionet e njohura ushtarake (luftarake), hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Serbisë ose bllokut (kampit) të njohur militarist ose ultranacionalist në kohëra dhe hapësira të ndryshme lokale, rajonale, kontinentale ose interkontinentale. Ndaj Kosovës dhe shqiptarëve-sidomos ku Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe patriotët ose çlirimtarët tjerë shqiptar, gjithëmonë shihen si armiq ose kundërshtarët kryesor të shovenizmit, nacionalizmit, militarizmit, hegjemonizmit, ekspanzionizmit ose kolonializmit të njohur serbo-ruso-pansllavist.
Për më tepër ndërkaq, Presidenti Thaçi në bashkëpunim me miqtë dhe faktorët e njohur politik dhe ushtarak ne vendin tone, si dhe në konsultim dhe kordinim të gjithëmbarshëm (esencial ose substancial) me miqtë dhe aleatët e njohur natyrorë, politik dhe historik të popullit ( kombit) dhe vendit tonë: Me 17 shkurt të vitit 2OO8 , e shpallën dhe miratuan Deklaratën e njohur politike dhe juridike mbi Pavarësinë e Republikës së Kosovës të cilën deri me sot e kanë njohur dhe pranuar shtetët me të fuqishme dhe përparimtare të globit.
– E pesta: Presidenti i i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, ndofta me tepër dhe me bukur se çdo lider ose udhëheqës tjetër shqiptar i ka njohur, kuptuar, pranuar dhe respektuar metodat dhe refleksionet e njohura etike , estetike, ,dialektike, empirike, evolutive, revolucionare, organike, rekonstruktive, diakronike, logjike, metaestetike, integrale, pozitiviste dhe të tjera në kuadrin e njohur të dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik me të gjitha partitë, liderët, njerëzit dhe qytetarët e vendit tonë sipas konceptëve , formulimëve dhe vizionëve të njohura të Dekartit, Kantit, Sen Simonit, Hegelit, Spinozës, Husserlit etj.Përkatësisht, në kuadrin e njohur të një filozofie moderne ,integrale, reflektive dhe pozitiviste të kohës dhe botës moderne ose bashkohore në të cilat jetojmë.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndarjen, klasifikimin, periodizimin dhe dekodimin ose detektimin e etikës së njohur shtetërore dhe institucionale mbi bazën e njohur të punës dhe angazhimit të preferuar praktik dhe teorik në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë shqiptare ose kosovare. Gjegjësisht, eudaimonizmin, hedonizmin dhe utilitarizmin e njohur etik dhe metaestetik të presidentit Thaçi. Etikën e tij autonome dhe heteronome, etikën individuale ose personale, etikën familjare, etikën shtetërore, nacionale, profesionale, funksionale ose kadrovike, etikën globale ose kolektive, etikën sociale, etikën materiale ose ekzistencialiste, etikën normative, etikën formale, etikën strukturale ose strukturaliste, etikën institucionale dhe konstitucionaliste, etikën ontologjike dhe deontologjike, etikën deskriptive ose empirike dhe kështu me radhë.
-E gjashta: Presidenti Thaçi nuk është oportunist, madje as hedonist, iluzionist, alkimist ose ndonjë impresionist i nënshtruar konformist dhe surealist. Jo. Por, ai mbi të gjithat si duket është metodist, sensualist, intuicionalist, refleksionist, intregralist, metodist, institucionalist, konstitucionalist, pragmativist dhe një idealist i matur dhe tepër racional? Gjithnjë pa dashur të futëmi ose involhohëmi këtu në çështjët dhe aspektët e brndshme (etike dhe metaestetike) të presidentit kosovar.
-E shtata: Presidenti i Republikës se Kosovës,z. Hashim Thaci,si duket i njeh dhe zbaton në menyrë të përsosur, të shkëlqyer ose tepër profesionale,kompetente,suplementare dhe afirmative potencialin, afinitetin dhe metodat e njohura politike dhe diplomatike të komunikimit dhe bashkëpunimit të brendshëm(kombëtar) dhe atij te jashtëm(ndërkombëtar) në të mirë të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së raportëve ose marëdhëniëve të njohura kombëtare dhe nderkombetare të shtetit dhe popullit (kombit) tonë në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme. Dhe, të gjitha këto së bashku në të mirën e zhvillimit, progresit, afirmimit dhe avansimit të vazhdueshëm (sistematik) dhe permanent të rrjedhave ose procesëve të njohura kognitive, evolutive, empirike, tranzitore, retrsospektive, introspektive, rekonstruktive, organike, dialektike dhe të tjera në Republikën e Kosovës si dhe në nënqiellin e gjithëmbarshëm politik mbareshqiptarë.
Ndaj, mu për këtë, Presdidenti Thaçi në këtë kontekst si duket i ka sfonduar, konceptuar, përceptuar, anticipuar, profilizuar, ravijezuar, konturuar, eksploruar, rafinuar dhe harmonizuar (konvencionalizuar) për mrekulli edhe marëdhëniet ose raportët prioritare dhe ambivalente të R. Kosovës me vendët, faktorët dhe organizatat me të rëndësishme ose relevante gjithandej globit tokësor ne bazë të kësaj planimetrie ose formule të njohur politike dhe diplomatike me sa vijon:1.Bashkëpunimi dhe marëdhëniët e shkëlqyera dhe strategjike të Republikës së Kosovës me SHBA-së dhe vendët tjera mike dhe aleatetë Natos dhe Unionit Evropian, 2.Marëdhëniet e përzemërta dhe vëllazërore me Republikën e Shqipërisë, 3.Marëdhëniet miqësore dhe të partneritetit të barabartë ose reciprok me të gjitha shtetët dhe qeveritë tjera që e kanë e njohur dhe pranuar Republikën e Kosovës së bashku me realitetet e njohura në vendin tonë, 4.Marëdhëniët e fqinjësisë së mirë, 5.Marëdhëniët ad hoc, de jure, de facto, të mira, neutrale ose indiferente dhe kështu me radhë. Dhe, të gjitha këto se bashku konform rregullave, normave, principeve, konventave dhe kodifikimëve të njohura politike dhe diplomatike si “Koventat e Vjenes” me 1961,1963,1964,1967 etj., mbi marëdhëniët dhe raportët e përgjithëshme botërore ose ndërkombëtare etj.
Duhet shtuar krejt në fund se filozofia e lartëpërmendur moderne ose bashkohore e Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, pos çështjëve dhe aspektëve të trajtuara me sipër, në fokusin dhe agjendën e tyre kryesore i kanë njeriun, popullin (kombin) dhe shtetin. Respektivisht, barazinë sociale, politike dhe juridike, liritë dhe të drejtat e barabarta për të gjithë pa dallim, barazinë ligjore, gjegjësisht, kushtetuese dhe juridike, barazinë gjinore, klasore, politike, sociale, societale, fetare, kulturore etj. Pavarësinë, identitetin, dinjitetin, ekskluzivitetin, sovranitetin dhe integritetin e njohur shtetëror, nacional dhe politik të vendit tonë. Bashkësinë, bashkëjetesën, koekzistencën, demokracinë dhe harmoninë e gjithëmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike për të gjithë dhe të ngjashme. Forminin e Ushtrisë së rregullt dhe profesionale në Republikën e Kosovës së bashku me Akademinë e atjeshme Ushtarake më të gjitha gjinitë ose profilet e saj dhe kështu me radhë.
Në të kundërten, çdo kompromis, koncesion ose lëshim i mundshëm teritorial, politik, administrativ, juridik, historik ose gjeografik i Hashim Thaçit ose dikujt tjetër -ndaj Serbisë ose Malit të Zi që ështe në kundërshtim me interesat e vendit, konsiderohet si akt i tradhëtisë së lartë shtetërore, nacionale dhe politike. Kjo edhe përkundër shantazheve, komplotëve, diversionëve, subversionëve ose luftërave të ndryshme psikologjike, speciale ose propagandistike kundër Thaçit ose dikujt tjetër nga ana e Serbisë, Malit të Zi ose bashkëpunëtorëve (mercenarëve), kuislingëve ose gardianëve të tyre të brendshëm dhe të jashtëm.
Komentet