Sot pritet që të mbahen protesta edhe në Berlin, ku do të kërkohet lirimi i Ramush Haradinajt. Këtë e ka bërë të ditur, dega e AAK-së në Gjermani.
Sipas njoftimit thuhet se sot në ora 15:00, do të mbahet një protestë paqësroe në Berlin para ambasadës franceze.
“Ftojmë në protestë paqësore në Berlin para Ambasadës franceze, të gjithë shqiptarët që jetojnë e veprojnë në Gjermani, pa dallime partiake, në mbështetje të z. Ramush Haradinaj, për lirimin e menjëhershëm të tij, pas ndalimit të padrejtë në Colmar, nga autoritetet franceze”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se luten të gjithë pjesëmarrësit në protestë, që të sillen në mënyrat sa më civilizuese e qytetëruese.
“Kërkojë nga shqiptarët në Gjermani që të Merkurën me 11 Janar, pjesëmarrja në Protestë para Ambasadës franceze në Berlin të jetë masive, e qetë dhe pa asnjë gjest të pa pranueshëm, të sillen me një kulturë shumë civilizuese, sepse Gjermania është një prej vendeve më përkrahëse të Republikës së Kosovës. Paraprakisht i falënderojë të gjithë ata që na bashangjiten të Mërkurën në protestë në ora 15 në Berlin”, thuhet në njoftim.
Komentet