VOAL

VOAL

EDHE DIASPORA SHQIPTARE NË NORVEGJI KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT

May 6, 2015

Komentet

Berisha paralajmëron: Nëse nuk votojnë emigrantët me dokumente të vendeve ku jetojnë, protesta të fuqishme para ambasadave

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament tha se shqiptarët që jetojnë jashtë dhe nuk kanë dokumente shqiptare duhet të votojnë.

Berisha u shpreh se janë 1 milion shqiptarë që jetojnë jashtë e që nuk kanë dokumente. Ai paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, do ketë protesta të fuqishme përpara ambasadave.

Sali Berisha: Së pari, dua të informoj shqiptarët brenda dhe jashtë vendi se, kreu i narkoshtetit, Edi Rama po bën gjithçka për të sabotuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë Shqipërisë për votime. Ai, në mënyrën më absurde po kushtëzon të drejtën e qytetarëve shqiptarë, me shtetësi shqiptare, me pasjen ose jo të dokumenteve të prodhuara në Shqipëri, ndërkohë që, shqiptarë ata i bën shtetësia, pavarësisht nga dokumenti që ata kanë marrë në vendin ku jetojnë.

Dhe ky standard, është standardi i atij që ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës dhe e shqiptarëve. Nuk ka akt më absurd, më antishqiptar, më antidemokratik se t’u thuash mbi 1 milion shqiptarëve që nuk dispononi dokumentet e lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të sigurta biometrike të vendit ku jetojnë, në SHBA, në Kanada, në Gjermani, në Angli, në çdo vend tjetër.

Bëni kështu rekord i vetmi në botë i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike, as të BE-së, as të hapësirës të NATO-s, as të vendeve tjera, sepse keni frikë dhe tmerr nga vota.

Unë i bëj thirrje shqiptarëve të pregatiten për demonstratat më të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit, në qoftë se nuk votohet në këtë parlament ligji i cili u njeh atyre, njëlloj siç bën kosova, njëlloj siç bën Maqedonia, njëlloj siç bën çdo vend tjetër, dokumentet biometrike që faktojnë identitetin e tyre plotësisht. bw

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Radio Evropa e Lirë

Eurodeputetët i kanë thënë emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, se qasja e pabalancuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht në këtë proces, thanë burimet e Radios Evropa e Lirë në Parlamentin Evropian.

Lajçak më 30 janar ka zhvilluar një takim lamtumirës me deputetët e Parlamentit Evropian në Komisionin për Politikë të Jashtme, me të cilët ka biseduar për mandatin e tij pesëvjeçar si i dërguari i bllokut për dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Burime të Radios Evropa e Lirë thanë se gjatë këtij takimi, të zhvilluar me dyer të mbyllura, shumica e eurodeputetëve kanë qenë kritikë ndaj mënyrës se si BE-ja u është qasur palëve në dialog dhe në përgjithësi në raportet e shteteve me bllokut.

Mësohet se gjatë këtij debati, shumica e deputetëve të PE-së janë shprehur se masat ndëshkuese që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës dhe në të njëjtën kohë nuk ka pasur masa ndaj Serbisë, veçmas pas sulmit të armatosur në Banjskë më 2023, kanë ndikuar negativisht në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen. Kosova kërkon ekstradimin e Millan Radoiçiqit – ish-politikanit dhe biznesmenit nga veriu i Kosovës që ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë – nga Serbia, ku besohet se gjendet. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen e tyre që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësi.

Eurodeputetët, gjatë takimit me Lajçakun, kanë kërkuar edhe një herë heqjen e masave – të vendosura ndaj Kosovës më 2023 për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe – dhe një qasje të balancuar nga ana e BE-së.

Zyrtarë të lartë në Kosovë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, disa herë e kishin kritikuar Lajçakun dhe dhe ish-kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, për njëanshmëri në dialog dhe njëkohësisht kanë kërkuar heqjen e masave ndëshkuese.

Sipas burimeve, mësohet se Lajçak është pajtuar me konstatimin e eurodeputetëve se është dashur të hiqen masat ndaj Kosovës dhe ai kishte kërkuar një gjë të tillë menjëherë pas sulmit në Banjskë, por është arsyetuar se heqja e tyre nuk ishte në dorën e tij, por vendim që i përket vendeve anëtare.

Lajçak përfundon mandatin të premten, më 31 janar, dhe një ditë më pas nis mandati i emisarit të ri për dialogun, diplomatit nga Danimarka, Peter Sorensen.

Lajçak në takim me eurodeputetët mësohet se është shprehur që BE-ja duhet të mbajë rol kryesor në lehtësimin e dialogut dhe në përgjithësi angazhimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë mandatit pesëvjeçar të Lajçakut si ndërmjetës në dialog, palët kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit të zbatimit të arritur më 2023.

Lajçak, siç mëson REL-i, në takimin me eurodeputetët ka pranuar se nuk ka pasur përparim që ai ka pritur sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Palët janë pajtuar për marrëveshjen, por nuk e kanë nënshkruar atë. Megjithatë, BE-ja thotë se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme për Kosovën dhe Serbinë.

Osmani: Sulmet hibride përbëjnë sfida reale për stabilitetin kombëtar

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje të enjten për forcim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, dhe ka vlerësuar se sulmet hibride përbëjnë sfida reale për stabilitetin kombëtar.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me temën për qëndrueshmërinë kombëtare.

“Sulmet hibride, që përfshijnë edhe operacione të kombinuara kibernetike, ushtarake, ekonomike dhe informative, më mirë të them dezinformative në këtë rast, janë sfida reale për stabilitetin tonë kombëtar”, ka thënë Osmani, duke bërë thirrje për trajnim ekspertësh dhe bashkëpunim me partnerët strategjikë për ndërtim të kapaciteteve për të garantuar mbrojtje.

“Zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas standardeve më të larta të NATO-s, mbetet prioriteti ynë strategjik e kombëtar”, ka thënë Osmani, duke përmendur se investimi në armatim, personel ushtarak dhe mirëqenien e tyre është jetik, ashtu sikurse investimi në institucione tjera të sigurisë.

Ajo ka përmendur edhe sigurinë energjetike si shumë të rëndësishme për sigurinë kombëtare.

“Shteti ynë duhet të investojë në përmirësim të infrastrukturës kritike dhe zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme, me theks të veçantë në sigurinë energjetike dhe mbrojtjen e sistemeve të rëndësishme”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova vazhdon që t’i bashkërendojë të gjitha përpjekjet e saj në drejtim të anëtarësimit në NATO.

“Ne nuk synojmë vetëm të përfitojmë nga aleancat, por edhe të kontribuojmë në to”.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përmendur se përveç qëndrueshmërisë ushtarake, në epokën e avancimit të teknologjisë, rezistenca kibernetike është parësore.

“Sulmet kibernetike nuk njohin kufij dhe mund të destabilizojnë qeveritë, ekonomitë, dhe sistemet e infrastrukturës kritike. Ndërtimi i rrjeteve të sigurta dhe aftësia për rimëkëmbje të shpejtë duhet të jetë prioritet i çdo strategjie”, ka thënë ai.

Zyrtarët e Kosovës përmendin vazhdimisht se synojnë anëtarësimin e vendit në këtë NATO, ndonëse janë të vetëdijshëm se anëtarësimit në këtë aleancë veri-atlantike duhet t’i paraprijë përfshirja e Kosovës në programin e aleancës, Partneriteti për Paqe.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në këtë program, ndonëse kanë rikujtuar se për një vendim të tillë kërkohet pajtimi i të gjitha vendeve anëtare.

Forcat e NATO-s janë të pranishme në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe.

Kosova kufizohet me tri shtete anëtare të NATO-s: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në radhët e NATO-s janë katër shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia.

Projekti qeveritar ngre kambana alarmi për survejim masiv në Shqipëri

Marrëveshja sekrete mes qeverisë shqiptare dhe një kompanie nga Emiratet Bashkuara Arabe- e dyshuar për lidhje me autoritetet kineze, për të instaluar një sistem kamerash inteligjente në qytetet shqiptare ngre shqetësime mes organizatave për të drejtat e njeriut dhe ekspertëve të privatësisë.

BIRN

Në një ceremoni zyrtare në Abu Dhabi në prill 2024, ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me kompaninë ‘Presight AI‘ – pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ky projekt nuk është vetëm një investim në teknologji, por një investim në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë,” deklaroi Balla pas nënshkrimit të memorandumit.

Marrëveshja parashikon instalimin e një rrjeti të avancuar kamerash dhe radarësh në qytetet kryesore të Shqipërisë, që premton të rrisë sigurinë publike dhe të transformojë menaxhimin e trafikut përmes teknologjive bashkohore, përfshirë inteligjencën artificiale.

Megjithatë, marrëveshja e klasifikuar si sekrete nga qeveria shqiptare, ka ngjallur shqetësime midis aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe ekspertëve të privatësisë, të cilët paralajmërojnë për potencialin e abuzimit dhe mungesën e transparencës në projektet e këtij lloji.

Përfshirja e kompanisë ‘Presight AI’, pjesë e grupit ‘G42′ që po përballet me akuza për lidhje me qeverinë kineze dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, i ka shtuar këto shqetësime dhe ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e të dhënave personale dhe sovranitetin e informacionit që do të mbildhet nga sistemi.

Marwa Fatafta, një eksperte e të drejtave digjitale në Rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut për organizatën ‘Access Now‘ i tha BIRN se natyra sekrete e kësaj marrëveshjeje ngre shqetësime serioze për qëllimet e qeverisë shqiptare.

“Publiku ka të drejtë të dijë se çfarë teknologjish po përdorin autoritetet në qytetet e tyre dhe përse; çfarë të dhënash do të mblidhen dhe përpunohen dhe për cilat qëllime; dhe më e rëndësishmja, cilat agjenci publike apo private do të kenë qasje në të dhënat e tyre personale,” tha ajo.

“Në mungesë të kësaj njohurie, do të jetë më e vështirë për njerëzit të sfidojnë sistemet e zbatuara ose të kërkojnë drejtësi kur ndikohen në mënyrë të padrejtë,” shtoi Fatafta.

Kompania “Presight AI” nuk i përgjigj një kërkese për koment nga BIRN në lidhje me shqetësimet e ngritura për projektin e saj me qeverinë shqiptare.

Projekti ‘Smart City’

Në përgjigje të një kërkesë për informim, Ministria e Punëve të Brendshme i tha BIRN se projekti ‘Smart City’ vinte si produkt i një memorandumi bashkëpunimi midis Tiranës dhe Abu Dhabit për luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjet e lidhura me fushën e sigurisë.

Përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale dhe Sistemit të Analizimit të të Dhënave, projekti ‘Smart City’  synon rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërinë urbane, përmirësimin e sigurisë publike duke parandaluar dhe dokumentuar veprat penale nëpërmjet investimeve teknologjike dhe edukimit te komunitetit,” tha MPB.

Sipas Ministrisë, ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua bazuar në ligjin Nr. 145/2020 “Për Ratifikimin e Marrëveshjeve për Bashkëpunimin Ekonomik Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan më 30 maj 2024, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla tha se projekti do të shtrihet në Tiranë dhe 19 qytete të tjera të vendit.

Sipas ekspertëve, sistemi i mbrojtjes së të dhënave personale dhe sigurisë së të dhënave në Shqipëri është i dobët, ndërsa survejimi masiv i popullsisë nëpërmjet kamerave konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të rënda në privatësi, ndaj si rrjedhojë, rreziqet nga projekti ‘Smart City’ konsiderohen të larta.

“Për çdo ndërhyrje dhe kufizim të të drejtave themelore, autoritetet duhet të garantojnë ligjshmërinë, proporcionalitetin dhe llogaridhënien – duke zgjedhur masën më pak kufizuese apo dëmtuese, dhe [duke] ofruar arsyetimet përkatëse në mënyrë transparente,” tha Megi Reçi, juriste dhe studiuese për sigurinë digjitale.

“Në dijeninë tonë, qeveria nuk ka bërë publike asnjë analizë apo vlerësim të saj mbi këtë çështje, por vetëm ka komunikuar masën,” tha ajo.

“Mbi të gjitha, duhet të ofrohet informacion mbi masat e sigurisë digjitale që janë marrë për këto teknologji, duke përfshirë vlerësimet e rrezikut, auditimet, dhe procedurat që zbatohen për të siguruar mbrojtjen e të drejtës së privatësisë, lirisë së shprehjes dhe masat kundër diskriminimit gjatë përdorimit të tyre,” shtoi ajo,

Sipas Reçit, për zbatimin e një projekti të tillë nevojitet transparencë për llojet e pajisjeve dhe teknologjive të survejimit që do të përdoren, për të dhënat që do të mbledhin, aftësinë për njohjen e fytyrës ose forma të tjera të identifikimit biometrik, informacion mbi buxhetin e përdorur, vendet nga të cilat janë blerë këto teknologji, procedurat e prokurimit dhe prodhuesit e këtyre teknologjive.

Ajo theksoi se projekti përfshin edhe përdorimin e inteligjencës artificiale (AI), ndërsa Shqipërisë i mungon baza ligjore e duhur për të ofruar garancitë bazë për të mbrojtur privatësinë dhe të drejtat e shtetasve, si për shembull ndalimi e survejimit biometrik të fytyrave në hapësira publike. Ajo theksoi se metodologjia për AI e miratuar nga qeveria në 2024 nuk përbën akt ligjor, është shumë e kufizuar dhe nuk adreson shqetësimet e shumta që ngrihen nga përdorimi i AI në survejime masive.

Sipas Marwa Fatafta, qeveritë dhe kompanitë shpesh përdorin narrativa tekno-optimiste për të promovuar projekte qytetesh “të zgjuara” [smart city], “krijuese”, “të qëndrueshme” ose të “përshtatshme”, por këto të ashtuquajtura “qytete të zgjuara” janë, në thelb, projekte mbikëqyrjeje, të ndërtuara mbi mbledhjen dhe përpunimin masiv të të dhënave personale të njerëzve pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.

“Përkundër pretendimeve që promovojnë për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe sigurisë publike, instalimi i sistemeve të mbikëqyrjes të drejtuara nga AI, si teknologjitë e njohjes së fytyrës nëpërmjet të dhënave biometrike, mundëson mbikëqyrje masive dhe diskriminim përmes mbikëqyrjes,” tha ajo.

“Këto mjete kanë kapacitetin për të identifikuar, ndjekur dhe monitoruar njerëzit kudo që shkojnë, duke cenuar të drejtat dhe liritë e tyre themelore – përfshirë të drejtën për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave, lirinë e shprehjes, lirinë e tubimit dhe të asociimit, si dhe të drejtën për barazi dhe mosdiskriminim,” theksoi Fatafta.

Ajo shtoi se ndikimet e një arkitekture të tillë mbikëqyrjeje janë edhe më të rënda në vende jo demokratike ose me demokraci të kufizuar, ku transparenca, sundimi i ligjit dhe qasja në procese të drejta ligjore janë të dobëta.

“Nën vëzhgimin e shtetit, krijohet një efekt frenues që ndryshon sjelljet e njerëzve dhe cenon më tej të drejtat e tyre,” shpjegoi Fatafta.

Lidhjet kineze

“Presight AI” është një kompani të dhënash dhe inteligjence artificiale e regjistruar në Abu Dhabi. Ajo është pjesë e grupit të kompanive G42. Kryetari i bordit të kompanisë është Tahnoun bin Zayed Al Nahyan, këshilltari i sigurisë kombëtare i Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili është dhe aksioneri kryesor i saj. Ndërkohë, drejtuesi ekzekutiv i saj është Peng Xiao.

Përpara se të drejtonte G42, Xiao ishte drejtues i Pegasus LLC, pjesë e kompanisë së sigurisë kibernetike ‘DarkMatter‘ nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo kompani është hetuar më parë për punësimin e ish-agjentëve sekretë amerikanë për të punuar për autoritetet në Emirate, si pjesë e një programi që shenjestronte aktivistë të të drejtave të njeriut dhe gazetarë.

Një komision i posaçëm i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA ka ngritur gjithashu dyshime për lidhjet e kompanisë G42 me autoritetet kineze, duke i kërkuar Departamentit të Tregtisë që ta hetojë atë dhe kompanitë e lidhura – përfshirë Presight AI.

Në një letër drejtuar këtij departamenti në Janar 2024, Komisioni i Posaçëm për Partinë Komuniste Kineze ngre pikëpyetje serioze mbi Xiaon dhe lidhjet e tij me Kinën, si dhe përfshirjen e kompanisë DarkMatter në shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Sipas dokumenteve të lexuara nga Komiteti, drejtuesi i G42, Peng Xiao, operon dhe është i lidhur me një rrjet të gjerë kompanish me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kinën, të cilat zhvillojnë teknologji me përdorim të dyfishtë dhe mbështesin në mënyrë të konsiderueshme konglomeratin ushtarak-civil të Kinës, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut,” shkruan kreu i komisionit, Mike Gallager.

“DarkMatter është një filial i koorporatës G42 që zhvillon ‘spyware’ dhe mjete survejimi që mund të përdoren për të spiunuar disidentë, gazetarë, politikanë dhe kompani amerikane,” shtoi ai.

Sipas Marwa Fatafta nga Access Now, fakti që qeveria shqiptare po e mban sekrete marrëveshjen me kompaninë ‘Presight AI’ ngre shqetësime serioze, veçanërisht duke marrë parasysh rekordin e dyshimtë të G42 – kompanisë së saj mëmë, lidhur me të drejtat e njeriut dhe lidhjet e saj me aktivitete survejimi.

“Projekte të tilla, që mund të përbëjnë rreziqe serioze për publikun dhe të drejtat e tyre, duhet të realizohen në transparencë të plotë dhe në konsultim me ekspertë të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së të dhënave në vend,” tha ajo.

“Autoritetet shqiptare duhet të prioritizojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të tyre për privatësi dhe mbrojtje të të dhënave,” përfundoi Fatafta.

Kamberi: ‘Era e ndryshimeve’ në Serbi duhet shikuar me kujdes

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka folur mbi zhvillimet e fundit në Serbi pas dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviq dhe protestave të studentëve e qytetarëve ndaj regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në Facebook, Kamberi ka thënë se “flijimi” i Vuçeviq nuk solli ndërprerjen e protestave studentore siç priste Vuçiq, pasi që ato po vazhdojnë në shumë qendra të Serbisë dje dhe sot.

Kamberi ka folur mbi opsionet e Vuçiq pas dorëheqjes së Vuçeviq – propozimi i mandatarit për krijimin e qeverisë së re, në afatin prej 10 ditësh, ndërsa qeveria e re duhet të zgjidhet në afatin prej 30 ditësh nga dita e konstatimit të dorëheqjes së qeverisë aktuale.

Në këtë rast Vuçiq ka dy mundësi: të propozojë një mandatar nga radhët e partisë së tij, me partnerët aktual (SNS, SPS, pensionistët, hungarezët dhe boshnjakët e Zukorliqit e Laiqit) duke u munduar që në këtë përbërje të fusë edhe dikë nga opozita aktuale, që me shumë gjasë do të shkaktonte revoltë edhe më të madhe të studentët dhe gjithë protestuesit tjerë, ose të pranojë opsionin tjetër që i mbetet, të pranojë kushtet e protestuesve dhe të krijojë “qeverinë kalimtare”, me detyrë për përgatitjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet, por, fillimisht duke ndryshuar legjislacioni zgjedhor, ka thënë Kamberi.

Ai përkujton se këtë opsion Aleksandar Vuçiq e ka hedhur poshtë me mesazhin për studentët dhe opozitë: “Duhet të më vrisni për ta realizuar”.

Akoma arrogant në paraqitje dhe në shprehje, Vuçiq, si një autokrat, po vlerëson opsionet e pakta që ka në disponim për të përballur me gjendjen e rëndë aktuale, të cilën edhe vet e cilësoi “dramatike” duke pranuar se gjendet në “knockdown” të cilit po i “gëzohen shqiptarët e kroatët”.

Vuçiq, siç edhe po e shpreh hapur, preferon zgjedhje në nivel lokal dhe parlamentar. Zgjedhje me kushtet e njëjta, të cilat ia kanë lehtësuar atij vjedhjet masive të votave, për një pushtet të pakontrolluar. Preferenca e tij është kundërshtuar nga një pjesë e opozitës si e papranueshme, shton tutje Kamberi.

Ai thotë se nëse nuk do të arrijë ta thyejë rezistencën e protestuesve, Vuçiqit do t’i mbetet opsioni i dorëheqjes si president, për të ndikuar zgjedhjet e parakohshme në të gjitha nivelet, gjë e cila sipas Kamberit do ta çonte situatën në kufijtë e dramatikes.

“Era e ndryshimeve po fryn në këtë kontinent” në një fjalim para parlamentit të Afrikës së Jugut, vend ky në të cilin partia e të bardhëve në pushtet kishte krijuar aparteidin si simbol të sundimit, kishte deklaruar më 3 shkurt 1960, kryeministri i atëhershëm britanik, Harold Makmillan.

“Era e ndryshimeve” po fryn edhe në Serbi. Ndërsa Vuçiq akoma nuk tregohet i gatshëm për kompromise, bashkëngjitja e shtresave të ndryshme të shoqërisë studentëve dhe kauzës së tyre për të sjellë para drejtësisë fajtorët e tragjedisë në Novi Sad, po bëhet gjithnjë edhe më e madhe.

Edhe pse është herët të flitet për epokën post-Vuçiq, mbetet të shihet rezultati i ndryshimeve që pritet të sjellë vala e protestave disamujore. Që prej Millosheviqit deri te Vuçiqi, Serbia, ka provuar opsione të ndryshme politike, ama, asnjëherë nuk i ka dhënë mundësi asaj që njihet si “Serbia tjetër”.

Një opsion qytetar, që nuk eksporton kriza te fqinjët, që heq dorë nga ambiciet hegjemoniste dhe ekspansioniste të këtij shteti që vetvetes nuk ia njeh kufijtë.

Një opsion që heq dorë nga projekti destruktiv “Bota serbe”; i aftë dhe i gatshëm për tu përballur me të kaluarën e vet të dhunshme: pranimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit; që njeh realitetet e krijuara në rajon veçmas në Kosovë.

Një Serbi tjetër, natyrisht duhet të dëshmojë qasje krejtësisht tjetër, progresive ndaj pakicave. Lugina e Preshevës dhe shqiptarët që, për dekada, janë në thumb të qeverive të këtij vendi, do të jenë test i rëndësishëm i ndryshimeve eventuale në këtë shtet.

Nëse ndodh kjo, mundësia e ndërtimit të paqes së qëndrueshme në Ballkan do të rritet. Në të kundërtën, Serbia do të vazhdojë me eksportimin e krizave dhe sfidave të sigurisë në këtë rajon.

Kujtojmë, Millosh Vuçeviq ka dhënë dje dorëheqje të parevokueshme nën presionin e protestave studentore dhe qytetarëve për më shumë se dy muaj pas shembjes së tendës hekurudhore më 1 janar 2024 në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona dhe disa të tjerë u lënduan.

Në Serbi, sipas Kushtetutës, presidenti detyrohet të fillojë procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re, që nëse nuk zgjidhet brenda një muaji nga dorëheqja e kryeministrit paraprak, kreu i shtetit detyrohet ta shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e reja. sn

“Tendencë alarmante”- Shqipëria mes katër vendeve europiane me rënien më të lartë të numrit të fëmijëve

Shqipëria u rendit në vendin e katërt në Europë, pas Estonisë, Finlandës dhe Italisë për rënien e madhe të numrit të fëmijëve 0-5 vjeç, thuhet në një raport të fundit të Bashkimit Europian për ecurinë e arsimit në Europë. Në këto vende numri i fëmijëve u ul me më shumë se 20% ndërmjet 2013-2023.

Sipas BE-se kjo tendencë alarmante shtrihet në shumë vende të tjera. Europa po plaket. Tani njerëzit po jetojnë më gjatë se kurrë më parë, por njëkohësisht kanë lindur më pak fëmijë.

Më 1 janar 2023, jetonin 25 milionë fëmijë nën moshën 6 vjeç në BE ose 2 milionë më pak se një dekadë më parë. Për më tepër, parashikimi i popullsisë tregon se prirja pritet të vazhdojë me 1 milionë fëmijë më pak deri në vitin 2030.

Ndërkohë që numri i fëmijëve është në rënie popullsia e përgjithshme në BE-27 ka qenë në rritje. Numri në rënie i fëmijëve në shoqëri mund të sjellë më pak vëmendje për nevojat e fëmijëve ose, anasjelltas, mund të nxisë politikat për rritjen e niveleve të lindjeve.

Bashkimi Europian analizon se rritja e përgjithshme e shpenzimeve mbi arsimin parashkollor si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) sugjeron se shumica e vendeve po shkojnë drejt së opsionit të dytë, nxitjen e lindjeve.

Në vitin 2023, kishte 8.1 për qind fëmijë më pak se më 2013, por në BE, mesatarja e shpenzimeve publike për fëmijët deri në 6 vjeç u rrit nga 0,67 % e PBB -së me 2014 në 0,71 % në 2021.

Gjatë viteve të fundit, rritja më e lartë e financimit të nevojave të fëmijëve vërejtur në Gjermani, Estoni, Letoni, Lituani, Zvicër dhe Islandë. Por Suedia dhe Islanda shquhen për investime shumë më të larta ndaj fëmijëve duke tejkaluar 1.6 % të PBB-së së tyre. Në të kundërt, Shqipëria Irlanda, Greqia, Qiproja dhe Turqia shpenzuan më pak se 0.3 % të PBB-së së tyre për fëmijët.

Sa i përket numrit të fëmijëve të vegjël, Italia dhe Spanja panë rënien më të madhe me mbi 700,000 fëmijë më pak ndërmjet 2013 dhe 2023. Franca dhe Turqia pësuan rënie të 550, 000 dhe 515, 000 fëmijë gjatë kësaj periudhe.

Disa vende devijuan nga kjo prirje gjithëpërfshirëse. Numri i fëmijëve mbeti relativisht e qëndrueshëm gjatë dekadës së fundit në Danimarkë, Qipro, Hungari, Sllovaki dhe Suedi.

Në disa vende, ka pasur rritje të konsiderueshme. Psh në Gjermani, popullsia e fëmijëve brenda intervalit 0-5 vjeç është rritur me 18 për qind nga 2013-2024. Për më tepër, Luksemburgu dhe Malta kanë shënuan rritje me përkatësisht 13.3 dhe 10.5. Në Austri dhe Zvicër, numri i fëmijëve të vegjël është rritur përkatësisht me 9.9 dhe 8.4 pikë për qind./ Monitor

UGSHPD: RAMOWOOD-i, RILIND NJË SKEMË TË PROPAGANDËS NË THEMELET E KINOSTUDIOS SHQIPËRIA E RE

 
 (“Tirana Training Center”- Katalizator për industrinë kreative)
 
Në standardet bashkëkohore, me 60 dollarë paguhet mesatarisht 1 orë pune prej një prodhues të specializuar në produktet për median apo në gjinitë e filmit.
Rama, Balluku, Veliaj e ndoshta dhe të tjerë “yje në ngjitje” në rolet e elitës së Rilindjes Socialiste i kanë  të gjitha kushtet e plotësuara me shërbimet nga grupet e tyre prodhuese 24/7 (brenda dhe jashtë territorit) deri në zgjedhjet e 11 Majit, 2025. 
E ndërsa hapur propaganda është bërë gjatë fushatave elektorale në këta 12 vite, punishtja rilindëse e ka edhe mjeshtërinë për ta maskuar realitetin përmes imazhit jo vetëm brenda vendit, por edhe në diasporë aty ku kanë dalë për “të lypur” votat.
Por që të thuash se sa kushtojnë këto buxhete prodhimi, nga Ramowood-i, është e vështirë të gjesh jo vetëm çmimin e një ore pune, por edhe të faktosh  faturat dhe shpenzimet nga sponsorët dhe arka e shtetit. 
Gjatë fjalës për çeljen e një qendre për formimin e të rinjve dhe prodhimin audio-vizual Rama vlerësoi projektin kulturor nga mbështetja e Ambasadës SHBA-së duke nënvizuar se:- “Shpreh kënaqësinë që më në fund ambasada amerikane u interesua edhe për një projekt kulturor. Përgjithësisht projektet amerikane janë të drejtuar në aspektet represive të shtetit, një projekt i tillë drejtuar në aspektin rekreativ të shtetit është shumë i mirëseardhur”. Në fakt cilësimi i dy natyrave të investimit të SHBA-ve, pra njëri i represionit të shtetit dhe tjetri kulturor këto janë dy reagime të kryeministrit që përmes thumbit të shakasë lëshon sinjalet për të provuar pozitat e veta.
Në thelb ky mund të jetë dhe njëri nga programet e fundit që ka marrë grante, pasi administrata e re mori masa për të ngrirë fondet dhe vlefshmëria e shpenzimeve do të shihet imtësisht pas një periudhe 90 ditore.
E ndërsa ky humor për dikë mund të duket si hamendje, fokusi i Ramës janë vetëm zgjedhjet e 11 Majit, 2025 ku roli i mediave do të jetë vendimtar për propagandën dhe imazhin. Kështu kryeministri pas Tirana Training Center”  në territorin e ish Kinostudios Shqipëria e Re ku ndodhet Ministria e Kulturës si një degë e asaj të Ekonomisë dhe Inovacionit skema e investimit për propagandën vazhdoi gjatë ditës së e Martë 28 Janar në  departamentin e Gazetarisë të UT dhe u duk se ai ja kishte kushtuar tërësisht ditën mediave edhe me pjesëmarrjen në inaugurimin e një laboratori ku “do të prodhohen gazetarët e së ardhmes”.
Pra ngjarjet e sajuara për fushatë dhe sloganet tipike Euro 2030, janë pjesa më e vështirë për t’u kuptuar në këtë departament të gazetarisë ku prej pranisë së Ramës ky “inkubator” do të çelë fjalën e partisë-shtet dhe censurën njëkohësisht për kundërshtarët dhe shtypin pluralist pasi vëmendja e shtuar e qeverisë tani në prag fushate dhe vazhdimësi pushteti nuk mund të kenë ndonjë shpjegim tjetër.
Fakti i një mbrëmje më parë në ekranin shqiptar ishte ndryshe të dashur studentë dhe pedagogë të gazetarisë UT.
Pyesni  një herë veten se çfarë ndodhi një ditë më pas në median shqiptare kur, ish zv. kryeministri Ahmetaj në një intervistë *, e cilësoi kryeministrin Rama “kreu i organizatës”, ose kokën që drejton aferat më korruptive dhe klienteliste në ekonominë shqiptare?
Gjerësisht mediat heshtën…
Kaq do t’i mjaftonte rolit të gazetarëve për ndjekjen e faktit në një fushatë zgjedhore. Në të kundërt “kreun e organizatës ” e kishin të ftuar dhe askush nuk u përpoq t’ia pastronte njollën.
Vizita e Ramës në ish Kinostudio dhe në UT dega e gazetarisë janë mirëfilli i sjelljes së censorit në punishtet e prodhimit krijues. Aty ku fjala e lirë po nuk rezistoi dhe nuk u rebelua si eksperiment dhe si mendim i lirë atëherë këta laboratorë falco dhe pajetë do të klonohen për  të rritur në inkubatorë militantë dhe propagandistë për elitën e Rilindjes Socialiste.
Gjerësisht mediat heshtën, thuajse asnjë nuk u ndie.
Përfytyroni se sa konfuzion një drejtues shteti si Rama që e përdor podkastin vetëm për të ndriçuar arritjet 12 vjeçare dhe sukseset përballet me studentë të gazetarisë në formatin e ngjashëm dhe me pedagogët e tyre. Aty ku mendohet se formohen penat e lajmit dhe fjalës së lirë dhe kryeministri ju flet atyre për tik-tokun e mbyllur. Pra në qoftë se gjatë tre mandateve të Ramës mendohet se kanë dalë tre breza gazetarësh dhe formati propagandë në media vazhdon të ushtrohet plotësisht atëherë nuk ka përse të mendojmë se muajt e mbetur deri në zgjedhje e vërteta dhe përplasja me faktet e korrupsionit do të kenë ndonjë ndikim të madh për informimin e drejtë të publikut.
Pra si në rastin e Tirana Training Center” ku media dhe kinematografia kanë qindra specialitete, por fatkeqësisht shumë pak të rinj dhe të reja të disponueshëm për tu aftësuar, gazetarët e Universitetit të Tiranës me të njëjtën krizë ekonomike do të përballen me Ramën në pushtet.
Pra, a mund ta zgjedhësh dot rrogën nga këto profesione në kushtet kur në kolonat kryesore të ekonomisë që projektoi Rama lulëzon korrupsioni?
VKM-t dhe me Partneriteti Publik-Privat kanë drejtuar ekonominë e vendit drejt veprimtarive si Kanabizim, Turizëm, Ndërtime, Investitor Strategjik si ndër kryesoret ku u hodhën fillimisht një miliardë euro dhe më pas gropa e korrupsionit veç se u thellua nga 2013 e këtej. Pushteti dhe Korrupsioni punuan krah për krah në ndërtimin e atij legjislacioni ku Natyra dhe Zonat e Mbrojtura u copëtuan për t’u betonizuar me ndërtime, shtruar me asfalt dhe ndërtuar aeroporte. Forca e kartonit nuk pyet as për sovranitetin e vendit dhe parcela toke dhe ishuj mendohen si marrëveshje për të fituar influenca ndërkombëtare dhe zgjatur jetën e pushtetit.
Vetëm brenda këtyre aspekteve të mësipërme subjektet për lajme, dokumentarë dhe serialë filmash do të ishin të pashtershëm.
Pra po e deshe një rrogë nga Rama dhe aftësitë krijuese i këmben për propagandën që prodhon pushtet, jo vetëm mos kërko 60 dollarë apo euro në 1 orë pune, por prano të pajtohesh me skllavërinë. Prano edhe humbjen e individualitetit dhe bashkë me atdheun e shkatërruar të humbasësh lirinë. 
Në makinerinë e propagandës së Rilindjes Socialiste ishte më se e qartë se kë to dy të fundit  se çfarë realiteti shqiptarët jetojnë, sa fshihet e vërteta dhe se çfarë do të kesh të garantuar për të ardhmen.
Ky parashtrim mund t’u jetë dukur për një çast si diçka pa lidhje ose edhe i pa bazuar.
Por pyeteni edhe njëherë tjetër veten se çfarë ndodhi një ditë më pas në median shqiptare kur, ish zv. kryeministri Ahmetaj në një intervistë e cilësoi kryeministrin Rama “kreu i organizatës”.
Ramowood-i është lajmi që sajon kryeministri për të tërhequr vëmendjen e publikut për shumë probleme kryesore që qëndrojnë përballë shqiptarëve deri në zgjedhje.
Të punësosh rininë në prodhimin mediatik në kushtet e censurës dhe të propagandës parti-shtet do të thotë ta vrasësh mendimin kritik dhe lirinë krijuese edhe për nja pesëdhjetë vite të tjera.
Për këto arsye Rama ndodhet më shumë se asnjëherë tjetër i vetëm dhe i rrethuar sa nga humbësit e betejave me drejtësinë që e mbajtën në pushtet, po aq edhe me të tjerë aktorë të elitës që për marrëveshje më të thella me korrupsionin do të mundohen për t’ia marrë pushtetin.
Fantazitë, kaosi dhe ekstravaganca që janë pushteti i parasë janë pikërisht ideologjia e një industrie kreative që po promovojnë yjet e njohur tashmë me grupe mediatike 24/7 Rama, Balluku, Veliaj si edhe të tjerë që mendojnë se do të mbijetojnë pas zgjedhjeve të 11 Majit.
Elita e Rilindjes Socialiste dhe kreu i saj duhen studiuar dhe monitoruar me lëvizjet dhe sjelljet e tyre sepse shenjat e shtytjes propagandistike në këtë periudhë fushate duhen renditur nën dritën e së vërtetës për të kuptuar dhe vetë fatin e procesit zgjedhor ku për herë të parë përpiqet të sigurojë pjesëmarrjen edhe diaspora dhe të thotë fjalën e saj fatet dhe të ardhmen e Shqipërisë.
____________________
* paguhet mesatarisht me 60 dollarë ora ($40-$100),
* Syri Tv-Çim Peka-live
 
28 Janar, 2025
 
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Në protestat në Serbi, “Brezi Vuçiq” gjen zërin e vet

Shërbimi i Ballkanit i REL-it, Luke Allnutt

Teksa fishekzjarrët mbuluan qiellin gjatë natës për të mirëpritur Vitin e Ri, mijëra njerëz në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, qëndruan në heshtje të plotë dhe shumë nga ta ndezën telefonat mobilë dhe i kthyen drejt qiellit.

Ata nuk po festonin – ata po mbanin zi – dhe po bënin nderimin e tyre me 15 minuta heshtje, një minutë për secilën viktimë të shembjes së strehës prej betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor. Protestuesit e përsëritën këtë gjë çdo ditë në orën 11:52, në kohën e njëjtë kur streha u shemb.

Ky është një lloj i simbolizmit dramatik që po karakterizon protestat më të mëdha që nga rrëzimi nga pushteti i udhëheqësit jugosllav dhe serb, Sllobodan Millosheviq më 2000. Edhe pasi protestat e detyruan kryeministrin Millosh Vuçeviq, të japë dorëheqje më 28 janar dhe me gjasë shteti do të mbajë zgjedhje të reja, protestat e udhëhequra nga studentët nuk tregojnë shenja të zmbrapsjes.

Me protestuesit që kanë një moshë mesatare prej rreth 20 vjeç, ky është një brez që është rritur nën sundimin gjithnjë e më autoritar të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Për dhjetëra mijëra protestues që po dalin në rrugë, tragjedia në Novi Sad është emblematike për gjithçka që ata besojnë se po shkon keq në Serbi: korrupsioni i përhapur institucional, mungesa e llogaridhënies dhe një klasë teokratike që perceptohet se është ngritur vetëm për shkak të lidhjeve që ka me partinë në pushtet, Partinë Progresive Serbe të Vuçiqit.

“Nuk e kuptoj se si nuk është e qartë që 15 njerëz nuk do të duhej të vdisnin nga shembja e strehës, pa asnjë fatkeqësi natyrore”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Darija, studente protestuese. “Kjo nuk duhet të ndodhë. Përgjegjësit duhet të gjenden dhe duhet të kuptohet pse ndodhi kjo”.

Studentët, jo vetëm që janë rritur gjatë udhëheqjes së Vuçiqit, ata janë rritur edhe në kohën e internetit. Aftësitë e tyre për novacion digjital dhe media sociale iu kanë mundësuar që të shmangin mediat e kontrolluara nga shteti dhe të shpërndajnë mesazhin e tyre në masë të madhe.

Simbol i lëvizjes së tyre është bërë një dorë e gjakosur, që përfaqëson fajin e supozuar të Qeverisë për tragjedinë e Novi Sadit. Ky simbol është shfaqur në ndërtesat qeveritare në mbarë Serbinë dhe është pikturuar edhe në pankarta ku janë shkruar edhe mesazhet: “Duart i keni me gjak” dhe “Korrupsion: Duart lart”.

*Pamje nga protesta e gjatë natës mes 27 dhe 28 janarit që bllokoi për 24 orë njërën prej rrugëve më të rëndësishme kryqëzuese në Beograd.

Pa lider, pa ideologji

Partitë opozitare serbe kanë tentuar t’iu bashkohen demonstratave, por protestuesit kanë refuzuar përfshirjen e tyre në demonstrata. Shumë protestues e shohin opozitën në Serbi si të kompromentuar, si “kukull” të shtetit.

“Të rinjtë nuk janë të kënaqur me hapësirën politike në Serbi”, tha antropologu Ivan Gjorgjeviq për REL-in, duke shtuar se ata “nuk e shohin veten në asnjë nga opsionet e ofruar politike”.

Protestuesit thonë se nuk duan pushtet politik, por llogaridhënie dhe drejtësi brenda një sistemi të korruptuar.

Prioriteti i tyre kryesor është publikimi i të gjithë dokumentacionit që lidhet me rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit. Ata, po ashtu, kërkojnë rritje prej 20 për qind të buxhetit për arsimin e lartë, rrëzimin e të gjitha akuzave ndaj studentëve protestues dhe ndjekjen penale dhe shkarkimin nga postet publike të atyre që i kanë sulmuar studentët dhe profesorët.

“Dua që të gjithë të kenë hapësirë për t’u shprehur, për aq kohë sa iu përmbahemi vlerave bazë, sikurse sundimi i ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, solidaritetit dhe dhembshurisë”, tha protestuesja Emilija Millenkoviq, studente në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Përqendrimi në vlera nënkupton se lëvizja nuk ka lider e as ideologji zyrtare. Vendimet në tubime dhe në fakultetet universitare merren përmes “plenumeve” – mbledhjeve të hapura ku të gjithë pjesëmarrësit kanë të drejtë të barabartë për të folur dhe për të votuar për vendimet.

Kjo strukturë, thanë ekspertët, e bën më të vështirë që të sulmohet lëvizja pasi ajo nuk ka figura kryesore, të cilat mund të kritikohen apo burgosen. Ky organizim i hapur e bën lëvizjen edhe më të qasshme për njerëzit që kanë ideologji të ndryshme politike.

“Në çdo fakultet, ka shumë mendime, qëndrime, pikëpamje politike dhe ideologjike dhe unë kurrë nuk kam parë kaq shumë dallime ideologjike në asnjë bllokadë”, tha për REL-in protestuesja Millenkoviq.

Përhapje e gjerë

Por, kjo shumëllojshmëri ideologjike është diçka, me të cilën lëvizja është përballur.

Në një protestë në janar, disa demonstrues mbajtën pano që shfaqnin hartën e Kosovës me një flamur serb në të, ku shkruhej: “S’ka dorëzim”.

Lëvizja studentore e ka distancuar veten nga këto elemente, duke publikuar një deklaratë në të cilën thuhej se shfaqje të tilla “nuk janë në linjë me vlerat dhe qëllimet tona”. Edhe simbole të tjera janë parë si kundërthënëse nga disa protestues – në një video të shpërndarë shumë në rrjetet sociale, një burrë është parë duke hequr një flamur të Bashkimit Evropian.

Protesta në në Novi Sad.

Protesta në në Novi Sad.

Megjithatë, në protesta ka pasur shfaqje të madhe të flamujve serbë. “Këta fëmijë e shohin Serbinë si shtëpinë e tyre”, tha Gjorgjeviq. “Për ta, dashuria për atdheun e tyre është më pak e diskutueshme sesa për brezat pararendës, sikurse i imi, veçmas për shkak të rritjes së nacionalizmit në vitet ’90 dhe asaj që u bë në emër të këtij shteti”.

Për serbët e rinj, qëndrimi në atdhe nuk është i lehtë, pavarësisht dashurisë së tyre për shtetin. Niveli i papunësisë te të rinjtë është i lartë dhe shumë të rinj ndiejnë se nuk kanë mundësi tjetër përpos që të gjejnë punë jashtë vendit.

Sipas një raporti të publikuar më 2019 nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), “Serbia është në mesin e dhjetë shteteve me tkurrjen më të shpejtë në botë të popullsisë për shkak të nivelit të ulët të natalitetit dhe emigrimit të lartë”.

“Flamuri i Serbisë është simbol i shtetit tonë dhe diçka për të cilin ne po luftojmë”, tha Millenkoviq. “Është mesazhi që ne nuk duam të largohemi nga ky shtet dhe përfundimisht se kjo luftë është akt i patriotizmit”, shtoi ajo.

Flamuri i Serbisë shihet në protestat e studentëve.

Flamuri i Serbisë shihet në protestat e studentëve.

Serbia ka një histori të lëvizjeve të rëndësishme të udhëhequra nga studentët. Në vitet ’90, studentët ishin në krye të protestave kundër sundimit autoritar të Millosheviqit.

Ndër protestat më të mëdha studentore në historinë moderne serbe u mbajtën më 1996-1997 lidhur me mashtrimet zgjedhore, protesta që më pas çuan në rrëzimin nga pushteti të Millosheviqit në vitin 2000.

Lëvizja e fundit është përhapur me shpejtësi, jo vetëm në Beograd, por edhe në qytetet e tjera të mëdha, në Novi Sad e Nish, në katër universitete shtetërore dhe në dhjetëra shkolla të mesme. Mësuesit dhe fermerët, që kanë hyrë në grevë, po ashtu janë solidarizuar me studentët.

Anica, studente e vitit të tretë në Fakultetin e Filologjisë në Beograd, tha se i vjen mirë që mesazhi i studentëve po arrin te shumë njerëz.

“Teksa po ecnim… e pashë një gjyshe që mbante një pano ku shkruante: ‘Faleminderit, studentë’. Kjo më ka ngelur në mendje. Ka shumë njerëz që janë me ne. Ata 15 minuta të heshtjes totale kanë treguar se ne mund të protestojmë në mënyrë paqësore dhe pa asnjë incident”, tha Anica.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

BE-ja e shqetësuar, por kryesisht e heshtur për krizën në Serbi

Radio Evropa e Lirë

Bashkimi Evropian nuk është deklaruar asnjëherë nëse i mbështet ose jo kërkesat e studentëve në Serbi, të cilët, për gati tre muaj, protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Zyrtarët e BE-së kanë bërë deklarata vetëm pas pyetjeve të gazetarëve për situatën në Serbi dhe ato kanë pasur të bëjnë kryesisht me të drejtën demokratike për të protestuar, apo me nevojën për të lejuar punën e papenguar të gazetarëve dhe të aktivistëve të shoqërisë civile.

Për kërkesat konkrete të studentëve, gazetarët nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, i ngarkuar me procesin e zgjerimit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se janë të shqetësuar për incidentet kundër protestuesve dhe se presin hetime të shpejta nga ana e autoriteteve serbe.

Ai u ka kujtuar atyre se e kanë detyrim t’i mbrojnë pjesëmarrësit në tubime nga lëndimet apo dhuna.

“Pjesëmarrja e qytetarëve luan një rol jetik në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike, duke përfshirë promovimin e transparencës dhe llogaridhënies. Këto janë vlera bazë të Bashkimit Evropian dhe Bashkimi Evropian pret që të gjitha vendet kandidate t’i përqafojnë ato”, ka thënë Mercier.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve relevantë në Serbi që ta zgjidhin situatën përmes dialogut dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve.

“Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog politik ndërpartiak. Kjo do të mundësojë që vëmendja dhe energjia të ridrejtohen drejt përfundimit të reformave në fushat e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore, si dhe harmonizimit me rregullat e BE-së, në mënyrë që procesi i pranimit të Serbisë në BE të përshpejtohet”, ka thënë Mercier.

Ditëve të fundit, reagimi i vetëm i qartë dhe i ashpër nga BE-ja ka ardhur pas dëbimit të një grupi aktivistësh të shoqërisë civile më 22 janar, të cilët kanë qenë në Beograd si pjesëmarrës në një konferencë ndërkombëtare. Por, edhe në atë rast, zyrtarët evropianë i kanë anashkaluar kërkesat e studentëve.

Deputetët evropianë me qëndrime më të hapura

Ndryshe nga Bashkimi Evropian, ku çdo qëndrim zyrtar duhet të miratohet nga 27 kryeqytetet e shteteve anëtare, anëtarët e Parlamentit Evropian kanë liri më të madhe për të shprehur pikëpamjet e tyre, të cilat, në përgjithësi, paraqesin edhe pikëpamjet e grupeve politike që ata i përfaqësojnë në këtë institucion.

Grupi i dytë më i madh politik në PE – Socialdemokratët Evropianë – ka shprehur hapur solidaritet me kërkesat e studentëve.

“Grupi mbështet me vendosmëri të drejtën e popullit për të protestuar dhe dënon fuqishëm të gjitha aktet e frikësimit, dhunën ndaj demonstruesve dhe shtypjen e shtetasve të huaj”, thuhet në deklaratën e Socialdemokratëve.

Megjithatë, grupi më i madh në PE, Partia Popullore Evropiane (EPP), ku anëtare e asociuar është Partia Përparimtare Serbe (SNS) e kryeministrit në largim të Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka një qëndrim të vakët kur bëhet fjalë për krizën brenda Serbisë.

“Studentët dhe qytetarët e Serbisë kanë të drejtë në demonstrata paqësore. Autoritetet në Beograd duhet të dëgjojnë mesazhin e qytetarëve dhe, kështu, të nisin një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv të dialogut me të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se Serbisë nuk i duhet radikalizim, por dialog, paqe dhe përkushtim ndaj reformave evropiane”, ka thënë Davor Ivo Shtier, deputet i Partisë Popullore Evropiane, për Radion Evropa e Lirë.

Kjo deklaratë, sipas tij, është koordinuar me të gjithë përgjegjësit si në klubin e EPP-së, ashtu edhe në parti.

Në anën tjetër, Grupi i Gjelbër Evropian në Parlamentin Evropian është i mendimit se Serbia është në krizë të thellë dhe se vendi është në një pikë kthese.

“’Korrupsioni vret’ nuk është thjesht një slogan proteste, por një thirrje e madhe për ndihmë, sepse SNS-ja në pushtet ka kapur plotësisht policinë, gjyqësorin dhe median – institucione që supozohet se duhet të mbrojnë demokracinë, por ato po i pengojnë hetimet e pavarura”, ka thënë eurodeputeti nga të Gjelbrit, Vlladimir Prebilliç, nga Sllovenia.

Sipas tij, protestat e tilla, që rrallë janë parë në historinë e Serbisë, janë “thirrje për drejtësi dhe normalitet në një vend të shkatërruar nga korrupsioni i shfrenuar, kufizimet mediatike dhe shtypja e kundërshtarëve”.

Ai ka bërë thirrje për plotësimin urgjent të të gjitha kërkesave të studentëve.

“Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Komisionit Evropian që ta kuptojë seriozitetin e kësaj krize”, ka shtuar Prebilliç.

Picula: Rënia e Qeverisë, pasojë e presionit në rritje nga publiku

Studentët dhe qytetarët e tjerë të Serbisë kërkojnë përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe penale për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

Aktualisht, ndaj 13 personave janë duke u zhvilluar procedura penale.

Gati tre muaj pas tragjedisë dhe protestave të vazhdueshme, kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriq, kanë dhënë dorëheqje.

Këtij akti i ka paraprirë edhe një sulm ndaj një grupi studentësh në Novi Sad.

Komisioni Evropian nuk e ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit, duke vlerësuar se kjo është çështje e brendshme politike në Serbi.

Tonino Picula, raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se rënia e Qeverisë serbe është rezultat i presionit të vetë qytetarëve të vendit.

“Rënia e Qeverisë serbe, në radhë të parë, është pasojë e presionit në rritje ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit nga publiku vendas, i cili është mobilizuar spontanisht dhe është udhëhequr nga studentët, e jo nga ndonjë dorë e padukshme nga jashtë, siç e ka prezantuar kryeministri i dorëhequr”, ka thënë Picula.

Ai ka shtuar se beson se disa prej politikanëve më me ndikim nga vendet anëtare të BE-së, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e kanë mbështetur hapur presidentin serb.

“Presidentët dhe kancelarët i kanë ofruar Vuçiqit kontrata për blerjen e avionëve luftarakë, për ndërtimin e termocentraleve bërthamore ose partneritete për mihjen e litiumit. Dhe këto për një regjim që tregon përbuzje të hapur ndaj vlerave evropiane, por jo ndaj mjeteve evropiane”, sipas Piculës.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë ka shtuar se ky institucion ka shprehur gjithmonë interesim për rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe gatishmëri për ta ndihmuar atë në atë rrugë.

“Mbetet të shihet se çfarë do të mbizotërojë në të ardhmen e afërt: a do të mbetet e pandryshuar mbështetja politike dhe financiare për autokracinë, edhe pas rënies evidente të modelit aktual të qeverisjes së Serbisë, apo do të mbizotërojë këmbëngulja në standardet e demokracisë liberale, pa të cilat nuk ka përparim në negociata, e sidomos drejt BE-së”, ka përfunduar Picula.

Përgatiti: Valona Tela

UGSHPD: ZBULIMET ARKEOLOGJIKE DHE BONUSET PROPAGANDË TË KRYEMINISTRIT DREJT ZGJEDHJEVE

Kur i sheh të qëndrojnë kaq pranë Akademinë e Shkencave, Qendrën Kërkimore Albanologjike dhe Kryeministrinë si institucione menjëherë lajmi i bukur duket se të ndjek shpjegon artisti LD-Ny24 kur dëgjon një lajm propagande posaçërisht frymëzues për ndjenjën atdhetare dhe fushatën e zgjedhjeve. Duke pritur  informacionin dhe se kur pritet një e re për lashtësinë kulturore dhe se sa rëndësi ka fakti në vetvete, zhgënjimi gjithnjë vjen nga klasi i ulët i servirjes së lajmit. Në pak rreshta në vend që të mësojmë se në Babunjë të Lushnjës është zbuluar statuja apo gdhendja e “një kalorësi me kalë” që  daton 520 vite para Krishtit, je i detyruar të përcjellësh mesazhet politike të qeverisë dhe aleatëve të përjetshëm, të lashtë në kolltuk edhe pse sistemet ndërrohen.
Kështu Rama dhe Gjinushi e mirë njohin njëri-tjetrin me atë që qeveria investon, por nga ana tjetër zbulimi paraprak në fillimin e fushatës i shërben kryeministrit për të marrë vëmendjen përpos telasheve që i janë hapur me drejtësinë që ndjek zyrtarë të lartë të administratës për korrupsion. E si për të mos munguar elozhet e ndërsjella në rrafshet akademike dhe artistike mes Gjinushit dhe Ramës, kulmi arrin sipas lajmit në ATSH kur një restaurator (pa emër) arrin të tregojë se :-“Një gjetje e fundit është në Babunjë të Lushnjës dhe kjo gjetje pritet të ekspozohet së shpejti. Një kalorës me kalë, që daton në vitin 520, pra 400 vjet para Krishtit, shumë i rëndësishëm në llojin e vet. Kemi edhe një kalorës tjetër që është në muzeun e Olimpias, që tregon një sportist nga Epidamni që ka fituar Lojërat e 66-ta Olimpike, në vitin 566 para Krishtit. Dhe sot, ka një memorial në Olimpia, kushtuar sportistit nga Durrësi”.
Theksimi “spontan” i sportistit nga Durrësi dhe emri i Ramës në listën e Durrësit për deputet, tregojnë shumë. Ndaj skica e thjeshtë kishte nevojë të sillej në një shkallë më lart materializimi ngjyrash pasi një sportist i stolit dhe mediokër i artit dhe shijes urbane, ka në dorë edhe menaxhimin e thesareve të kulturës dhe arkeologjisë Shqiptare, të cilat kulmojnë dhe zbulohen sa herë që zgjedhjet afrojnë.
27 Janar, 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Disa rajone ruse raportojnë për sulme masive ukrainase

Aeroporti i Kazanit ndërpreu fluturimet për shkaqe sigurie, pas raportimeve për sulme ukrainase në disa rajone ruse. Fotografi nga arkivi.

 

Zyrtarët në disa rajone ruse kanë raportuar për sulme masive ukrainase me dronë gjatë natës që kanë pasur për shënjestër infrastrukturën e energjisë, përfshirë një central bërthamor. Ndërkaq, presidentët e Ukrainës dhe Rusisë kanë këmbyer akuza lidhur me mundësinë e negociatave të paqes.

Zyrtarët qeveritarë në rajonet e Rusisë të Smolenskut, Nizhni Novgorodit, Tverit, Kurskut, Leningradit dhe Brianskut thanë se zonat e tyre janë goditur nga dronët e Ukrainës më 28-29 janar, ndërkaq aeroportet në Kazan dhe Shën Petersburg kanë ndaluar përkohësisht operimin për shkaqe sigurie.

“Në disa zona në rajonin e Smolenskut, objektet civile ishin subjekt i një sulmi masiv” me dronë, shkroi në Telegram guvernatori, Vasily Anokhin.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore dhe ato të luftës elektronike të Ministrisë ruse të Mbrojtjes janë duke i shkatërruar dronët… Një nga dronët u rrëzua gjatë përpjekjes për të sulmuar një ndërtesë me energji bërthamore. Nuk ka viktima apo dëme”, shtoi Anokhin.

Informacione të tjera nuk u dhanë, por centrali bërthamor në Smolensk është një ndërtesë e madhe për prodhimin e energjisë që gjendet rreth 100 kilometra nga qyteti i Smolenskut.

Ndërkaq, guvernatori i rajonit rus, Nizhni Novgorod, Gleb Nikitin, tha se një dron ra në territorin e një kompleksi të karburanteve dhe energjisë në zonën industriale të Kstovskit, por nuk raportoi për viktima apo dëme të mëdha.

“Shërbimet speciale po punojnë në vendngjarje dhe po përdoren të gjitha mjetet e nevojshme për të lokalizuar zjarrin në një nga njësitë e rafinerisë së naftës”, tha Nikitin.

Guvernatorët rajonalë në rajonin Briansk, në kufi me Ukrainën, dhe Tver, në afërsi të Moskës, po ashtu raportuan për sulme me dronë. Në këto dy rajone, zyrtarët nuk raportuan për viktima apo dëme.

Autoritetet në aeroportin e Kazanit – kryeqytetit të Republikës ruse të Tatarstanit – thanë se të gjitha fluturimet janë ndërprerë për shkaqe sigurie, ndonëse nuk njoftuan nëse aeroporti ishte cak i ndonjë sulmi.

Agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, po ashtu ka raportuar se fluturimet në aeroportin Pulkovo në Shën Petersburg janë ndërprerë për shkaqe sigurie, por nuk u dhanë më shumë detaje.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka rrëzuar 104 dronë ukrainas në disa rajone gjatë natës. Ky pretendim i Rusisë nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Të dyja palët e përfshira në luftë kanë intensifikuar përdorimin e dronëve muajve të fundit, fluturake që shpesh kanë pasur për cak infrastrukturën e energjisë të të dyja shteteve.

Rusia ka shkaktuar dëme të mëdha në objektet civile ukrainase përmes sulmeve të kryera me dronë, raketa, artileri dhe lloje të ndryshme të bombave. Kremlini mohon se shënjestron zonat civile, pavarësisht provave se kryen sulme të tilla.

Brenda Ukrainës, guvernatori rajonal Vitaliy Kim, tha se dy gra janë vrarë gjatë një sulmi me raketa të kryer nga Rusia në qytetin e Mikolajivit.

Përveç sulmeve në fushëbetejë, krerët e dy shteteve kanë këmbyer akuza. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka “frikë” që të hyjë në negociata për përfundimin e luftës, pasi udhëheqësi i Kremlinit refuzoi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me homologun e tij ukrainas.

“Sot, Putini edhe një herë e konfirmoi se ai ka frikë nga negociatat, frikë nga udhëheqësit e fuqishëm dhe bën gjithçka që mundet për ta prolonguar luftën”, shkroi Zelensky në X.

“Çdo lëvizje që ai bën dhe të gjitha marifetet e tij cinike synojnë që kjo luftë të jetë e pafund”, shtoi ai.

Më herët, Putin i tha televizionit shtetëror rus se bisedimet me Ukrainën janë të mundura, por jo me Zelenskyn, të cilin ai e cilësoi si “jolegjitim”, për shkak se mandati i tij presidencial i ka mbaruar, teksa shteti ende është në gjendje lufte.

“Por, në esencë, nëse ata duan të vazhdojnë përpara ka rrugë ligjore për ta bërë këtë. Lejoni kryetarin [e Parlamentit ukrainas] ta udhëheqë këtë gjë, në bazë të Kushtetutës”, tha Putin.

“Megjithatë, deri më tani ne thjesht nuk shohim se ka një dëshirë të tillë”, shtoi ai.

Ndërkaq, Axios ka raportuar se ushtria amerikane gjatë kësaj jave ka transferuar në Ukrainë rreth 90 sisteme kundërajrore Patriot, që janë marrë nga depot në Izrael dhe Poloni.

Axios, duke cituar tri burime që kanë njohuri për këtë çështje, tha se sistemet Patriot i ishin dhënë Izraelit mbi 30 vjet më parë gjatë Luftës së parë të Gjirit. REL

Dorëheqja e Vuçeviqit nuk i ndalë protestat

Ray Furlong, Iva Martinoviq

Dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq mund të mos jetë e mjaftueshme për t’iu dhënë fund protestave që kanë përfshirë këtë vend prej incidentit të nëntorit në një stacion hekurudhor në Novi Sad, ku si pasojë e shembjes së një cope të madhe betoni kanë vdekur 15 persona.

Ndonëse dorëheqja e Vuçeviqit ka qenë ndër kërkesat fillestare të protestuesve, ata e kanë avancuar pozicionin me kalimin e kohës.

Në fillim, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Vuçeviqit dhe kryetarit të Novi Sadit, Millan Gjuriq. Edhe Gjuriq ka dhënë dorëheqje më 28 janar.

Njoftimi për dorëheqje është bërë pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 27 janar, se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar. Kështu, Vuçiq duket se ka tentuar t’i ulë tensionet, ndonëse protestat janë zgjeruar secilën herë e më shumë.

Në natën mes 27 dhe 28 janarit, protestuesit janë përkrahur nga bujqit, të cilët kanë bllokuar me traktorët e tyre rrugë kryesore të kryeqytetit serb, Beogradit. Me kalimin e kohës, zemërimi për vdekjet në Novi Sad është zgjeruar me kërkesa tjera.

Protestuesit kanë thënë se nuk janë të interesuar në politikë dhe nuk i shohin dorëheqjet si problemin kryesor. Ata insistojnë që institucionet serbe të punojnë siç duhet.

“Ne do të dëshironim të jetonim në një shtet ku çdo institucion mund të bëjë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa korrupsion apo presion të jashtëm”, ka thënë studentja universitare, Jana Llomiq në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Studentët e kanë kaluar natën në ambient të hapur.

Studentët e kanë kaluar natën në ambient të hapur.

Shumë studentë kanë qëndruar në tenda përgjatë natës.

Ata e kanë mbështetjen e partive opozitare të Serbisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se Qeveria do të dorëzojë kërkesë për votëbesim në parlament më 29 janar. Opozita ka thënë se kjo është kërkesë e vjetër dhe që mbështesin pozicionin e studentëve.

Ata i kanë katër kërkesa kryesore:

  • publikimin e të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me rindërtimin e stacionit në Novi Sad, meqë ka shqetësime për korrupsion,
  • hedhjen poshtë të akuzave kundër studentëve që janë arrestuar në nisje të protestave,
  • ndjekjen penale të njerëzve që kanë sulmuar studentët në protesta, dhe
  • rritje prej 20 për qind të fondeve qeveritare për universitetet shtetërore.

Qeveria e ka miratuar në dhjetor rritjen prej 20 për qind në buxhetin e vitit 2025.

Vuçiq ka thënë se të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me rindërtim të stacionit hekurudhor tashmë janë bërë publike. Por, presidenti serb e ka bërë këtë deklaratë edhe më herët dhe është hedhur poshtë nga disa protestues.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për negociata dhe bashkëpunim, por nuk duam që askush të luajë me neve, dhe është e qartë se kjo ka ndodhur për dy muaj”, ka thënë Nikolla Mutavxhiq, student i Juridikut, që ka marrë pjesë në bllokadën 24-orëshe të trafikut në Beograd, më 27 janar.

Vuçiq ka thënë se do të pezullohen edhe akuzat kundër protestuesve dhe që 37 individë po përballen me procedura penale për sulmet ndaj studentëve.

Është e paqartë nëse të gjitha akuzat do të pezullohen, edhe nëse sulmuesit e dyshuar do të përballen me drejtësinë.

Lëvizja e studentëve nuk ka liderë. Ata i marrin vendimet me shumicë votash.

Nuk është e qartë edhe se çfarë do të ndodhë në parlament më 29 janar. Një votëbesim, kur kryeministri veçse ka dhënë dorëheqje, duket vendim pa ndonjë rëndësi, dhe ka pak mundësi që të ulë zemërimin publik.

“Me dorëheqjen e kryeministrit rrëzohet i gjithë kabineti, prandaj në terma praktikë nënkuptohet që e gjithë Qeveria ka dhënë dorëheqje”, ka thënë Vuçeviq më 28 janar.

Kabineti qeveritar pritet të takohet në pasditen e 28 janarit. Sipas Kushtetutës së Serbisë, Qeveria do të jetë në pushtet edhe për 30 ditë, derisa të miratohet përbërja e re qeveritare nga parlamenti.

Nëse diçka e tillë nuk ndodh, Vuçiq duhet të shpallë zgjedhje të reja parlamentare.

Partitë opozitare kanë bërë thirrje për formim të një qeverie të përkohshme, diçka që është hedhur poshtë nga Partia Progresive Serbe e Vuçiqit.

Radio Evropa e Lirë


Send this to a friend