Shqipëria është përfshirë kohët e fundit në debatet e brendshme të Britanisë së Madhe, pasi Sekretari britanik i Drejtësisë Michael Gove e ka cilësuar ekonominë tonë si shembull për ta nëse dalin nga Bashkimi Europian.
Kjo ngjalli pakënaqësi dhe ironi tek qytetarët britanikë dhe tek zyrtarë të tjerë. Edhe vet Kryeministri Rama është shprehur më herët se është habitur nga deklarata se si Britania e Madhe mund të marrë shembull nga Shqipëria.
Së fundmi, është Kryeministri britanik David Cameron, i cili sot ka thënë se është qesharake ta krahasosh Britaninë e Madhe me Shqipërinë.
“Në fillim thanë se duan përshtatje të tipit norvegjez, pastaj atij kanadez. Tani flasin për stilin shqiptar, sepse Shqipëria mesa duket ka një pozicion të jashtëzakonshëm tregtie në Europë. Epo, në fakt nuk e ka.
Ka kuota të eksporteve të saj të peshkut, nëse doni realisht ta dini. Por ta krahasosh Shqipërinë, një vend dëshpërimisht i varfër që po mban radhën për të hyrë në Bashkimin Europian, me Britaninë, ekomoninë e pestë më të madhe të botës, kjo është vërtet qesharake”, është shprehur Cameron në një intervistë për revistën GQ.
Komentet