Paraqitjet e mira të sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, me fanellën e Splitit në kampionatin kroat u kanë rënë në sy edhe drejtuesve të Benficas, ka raportuar “Slobodna Dalmacija” të hënën.
Sipas saj, skautët e ekipit portugez e kanë përcjellë nga afër sulmuesin shtatlartë, transmeton Koha.net.
Kampionia e Portugalisë është e gatshme të ofrojë dy milionë euro për shqiptarin.
Komentet