1
Ecja e njeriut mbi glob,
ne rrasht te shekujve
vetveten ka mbeshtetur, nga
asgjeja, nje univers ka krijuar,
qytete te tera mermeri dhe
kollonash te madherishme,
hyjnite ka adhuruar nga
mosnjohja, i brishte, perballe
perjetesise. Artet ka levruar,
estetika e shpirtit nuk paska
parametrat lineare te
zhvillimit. Ecja e njeriut
na qenkerka sipas humorit te drites,
aspirojme lumturine, nje
nocjon shume utopik, dhe
adhurojme materien.
2 Sa luftera kemi bere per
arsye toke? Sa te eger kemi qene
mes nesh, per te dominuar. Injorance:
une te deklasoj, te mohoj, nuk
te shoh dot me sy, me vjen
per te vjelle nga tmerri yt, sepse
ne erresire na len. Ty njohje, ty
arsim te ngre lart. Dituria, nena
qe te dergon drejte se vertetes.
Sa luftera kemi bere ne
ecjen tone neper shekuj? Historia:
sforcimi kolektiv per te njohur;
zjarr i prometeut, na e dogji shpirtin,
ne shekuj. Jemi gjunjezuar dhe
ngritur, me njeri tjetrin jemi
kacafytur, instikti i kafsherise
ne sulm eshte hedhur per shekuj
drejte sundimit. Aq shume sa
zotat u zhgenjyen.
Ecja e njeriut
mbi rrasht te globit.
3
Artet kane qene krijesa e fisme
qe na kane shpetuar nga skllaverimi,
fisnikeri shpirti dhe besimi
ne qiell, kimiken e trurit kane rinovuar.
Nuk eshte e thjeshte perjetesia,
çelesi i portes se segretit. Rruge
kemi bere ne kurriz te rruazullit.
Bujten ne toke njerez te larte,
artista, krijues, filosofe, nga mendja
e tyre doli demokracija. Hei njerez
te gjeneratave qe do vijne, mos ti
bejme prap gabimet e se shkuares
per tu rritur. Dhe respektojme
zotat e njeri tjetrit. Dhe
Aleksandri i madh e bente
kudo qe sundonte. Do te doja tani, me
forcen e nje perendie, nga
pluhuri i arte i kohes, nga mohimi
i shekujve, acidin e harreses ta
mposht dhe te
shpirtezoja ato njerez qe me
driten e tyre udhehoqen popujt,
sacerdote, poete, filozofe, krijues
shpikesit e se ardhmes.
Dhe kam nje enderr
po
4
Po, une kam nje
enderr thelle meje,
sublime è sua essenza, po,
krahe te gjate dua te keme,
te pafunde, autostrade kozmosi i dua,
te gjithe popujt ti shtrengoj
krah per kra me to
te ec i sigurte mbi kete glob
ti vella hebre, dhe ti vella
kristjan, dhe ti vella muslum dhe
ju budista, hajdeni niper te
Krishnas,
ecim bashke ne paqe, me
respekt mbi kete glob. Te gjitheve
do te na doje hyjnia, njelloj.
I madherishmi vizjon qe
pertej reve lartesohet, syte
rrokin qiejt e padukshem, malin
prek hunda, floket prekin
rete, veshet degjojne zhurmen
e eres se kalter te lirise, mbi faqet,
shqiponjat fluturojne
dhe ylberi siper kreut e ben harkun
e paqes. Mjekrra ne oqean
nga dallget e kripura njomet dhe
shtegtojne patat e egra
permes floknajes njerezore.
Aq i vogel dhe aq i madh njeri
aq i brishte dhe aq forte njeri
mbret i kesaj mrekullie
qe quhet glob. E shikon
driten e se ardhmes?
Po!
Pertej reve roze eshte qielli
ngjyre turkeze ne blu, ngre krahet,
kilometra te gjate
nga horizonti ne horizont
dhe pertej erresires se perzishme
te dyshimit dhe te konfuzjonit
shoh driten e shpetimit qe po vjen mbi
kuaj te bardhe triumfi. Aq shume
na don perendi? Aq shume?
Nje here e solle shpirtin tend mbi toke,
e deshem e deshem shume
por e vrame. Tani jemi me te pregatitur
2000 vjet ndergjegje e turbullt,
babezi interesash meskine, na
sherbeu ndoshta
per diçka? Une
te lartesoj ty dashuri, shkulm
energjie pa fund, pa fillim, pa skaje
pa peshe por me thellesi, une te
hymnizoj ty dashuri njerezore
me lote te kendoj
aq e çmuar je ti.
5
Hajdeni ju poete
te se shkuares, ti Homer i madh
qe njeriun e lartesove ne mendesine
greke. Kendove nga majat, driten
ne metafora e shkrive, i dhe energji, bukuri
jetes, prej teje u ispiruan gjeneratat,
baba i librave te mepasshem, e pafunde
dashuria jote per njerezit, Te perulem, Hyjni
qe muzat i zbret si Ju deshironi.
Ejani
ecim bashke popuj, ecim bashke
me respekt. Fete jane
gje serjoze, besimi eshte intim
por ejani: Ti Abram babai i te gjitheve,
Ti Musa
i udhehequri mire nga qielli,
Ti Jezus,
dashuri kosmike
e amshuar, me doren tende
engjejt frynin energjine e shpirteruar
ngjalleshin njerezit, o force hyjnore
e fjaleve tua te larta.
Dhe ti Muhamad, i derguari
i Shefit te madh, zbriste sakina mbi kryet e tua
fryme te shenjte merrnin fjalet
te gjalleruara nga i Larti shprehjet
force drite ne rrebeshin e fjaleve
ku dashuria shprehet.
Ejani dhe ju filosofe, ti
Sokrat qe ne rrugen e te drejtes
ece me driten tende, konceptin
e larte moral te te jetuarit shprehe, dhe
ti Aristotele, mendje e shkelqyer.
Ejani dhe ju artista qe bukurine
hyjnore paraqitet me skulpturat.
O ishull kulture, ku artistet
shprehen, ne bukurine: Egjypt. Do
te doja me frymen qiellore te
zgjoja te tere epiken e shekujve
nga kokrrizat e reres se kujteses
te riperbeja lavdine e shkuar
bukurine helene, do te doja, analet
e perjetesise te hapja per te kundruar
ku ishim, ku jemi, ku shkojme.
5
Rruge kemi bere
neper glob, per te arritur tek
iphone, web, celulat staminale,
p.c, fluturime ne hapesire, perleshje
particelash, atomikja.
Jemi edhe penguar, vuajtur gabimesh,
marrezia na beri te digjeshim ne
turren e drunjve, epidemite si
ndeshkim nga qielli na shfarosen
lebra, murtaja, vaiolo na e grine mishin,
asnje ndeshkim qielli, Ati shprehet me
driten, vetveten ndeshkuam, nuk
kuptuam
ne te vegjel ne trup, te pafunde
ne fantazi, te thelle ne ndjenja.
Kokefortet e humbur?
Po,
Ecce Homo,. Mizerojne qytetet sot
nga ritmi njerezore, grimca te
universit ne levizje. Miliarda nderthurje
fatesh te rastesishme, si shumesi
milingonash perzihemi, xhdo qytet
nje univers jete, merr fryme, enderron
emigron. Po, arriti koha e perzierjes,
racat njerezore do te perbejme
Racen njerezore, arritje e madhe mbi toke
ne kete shekull te ri.
6
Ne
rrugen e gjate te ndergjegjesimit
gure mbas guri, ndertuar
kemi kullen e njohjes. Shoh
rruget e historise: fusha mbjelle
me kafka, dhimbje pa kuptim
popuj qe ecin me syte e fashuar
ideale drejt greminave, dhe
akoma lulekuqet
ushqehen me gjakun e te
pafajshme, rene neper luftera
interesash. Cmenduria e
lufterave, oh tmerr, kafsha
zgjohet shpejt brenda nesh.
E gjate rruga
e njeriut.
Sherbyen gabimet
per te mesuar nga e shkuara?
Hyjnite e plurales, i lame neper
djerrinat e shekujve, Mesopotami,
Egjypt, Greqi, Rome, ndriti
ylli i Krishtit diku ne Jeruzalem.
Ideja e Perendise
nuk u shua, kurre do te shuhet
derisa te zbulohet segreti
i perjetesise. Zotat u trasformuan
por nuk vdiqen. Aq shume
e duam jeten sa te pranojme
perjetesine?. Aq shume i duam te
afermit tane sa te krijojme parajsa
per te ngushelluar vetveten? Ja
pra si dashuria tejkalon kufijte.
Si dallge e krisur mbi reren e
shkrete vershon, ky lum drite
qe do te na rilinde te gjitheve.
7
Po
une kam nje
enderr thelle meje,
e perseris,
sublime è sua essenza, po,
krahe te gjere dua te keme,
te pafunde, dua
te gjithe popujt ti shtrengoj
krah per kra me to
te ec i sigurte mbi kete glob
ti vella hebre, dhe ti vella
kristjan, dhe ti vella muslum dhe
ju budista, hajdeni niper te
Krishnas,
ecim bashke ne paqe, me
respekt mbi kete glob. Te gjitheve
do te na doje hyjnia, njelloj.
Sa perleshje kemi bere
me librat e shenjte ne dore,
pe nje cope toke te shenjte
verberia nxit fanatismin dihet,
dhe nuk kemi mesuar akoma
se nuk shkohet ne qiell
duke demtuar jeten,
o njeri qe beson tek jeta
a ke gjak, a ke shpirt, a ke
dashuri, a ke dhimbje, a ke
njerzillek? Kurre grimca e jote
e drites nuk do te perterihet, mesoje
zanatin e dlire te te dashuruarit,
thuri nje kenge paqes, lartesoje
faljen dhe duaje te pabindurin,
ti udhetar i rastesishem
i universit.
8
Shkelqenin Artet ne kombet e tejkaluara,
fisnikeri shpirti, mendim i persosur
arritje e shprehjes se rafinuar,
lavdi, himn, respekt brezave qe me zemer,
pune, lartesuan njerezimin.
Babiloni, Egjypt, Greqi, Rome;
sa mitike qytete ne rruazull, flakeruar
tej perbuzshem
nga era e shekujve, nga
zjarri i neteve, nga toka e shkallmuar,
ate qe koha nuk beri ne shfarosje,
ndihmuan njerezit ne perleshje,
por jeta,
ajo lulezon akoma, me shume
se kurre.
Skupltura, rrezellim mermeri
qiellor ne perendim te popujve
Ty Fibia, Praksitel, ty Michelangelo
qe ne gjiganden ide jetove te se bukures.
E tmerrshme forca jote, uragan
energjie, si mund te pretendosh se
hyjnorja nuk ti bekoje duart
plot pluhur mermeri? Si parajsa
e lehte, plot drite dhe ngjyra te dlira
tek ty Botiçeli,
vallezon bukuria embelsisht.
Artet: drite e njerezimit,
persosmeri e estetikes njerezore. Po,
nuk jemi te afte vetem per tu vrare,
jemi te thelle, te bukur, hyjnore,
vezullon shkelqimi nga qendra e gjoksit
aty ku thuhet eshte foleja e shpirtit.
Une te himnizoj ty aura e korones
antene kozmike qe kapton driten,
flet si me celular me te Larten Fryme
qe nga nje tjeter dimensjon vjen.
Sa te bukur jemi!
9
Po, shume rruge kemi bere,
pishtaret e njohjes, maratone shekujsh,
nga
gjenerata ne gjenerate i kemi trashguar, kemi
djegur dije ne zjarrin e fanatismit,
bere hi kushedi sa biblioteka Aleksandrie,
dhe sa e sa pirgje herezie,
burgosur revolucjonaret,injoruar
te ndricuarit, drejt shkelqimeve te
rreme vrapuar.
Pak nga pak, gure pas
guri, piramiden e mençurise
ngritur. Shkencat, filozofite, etika,
mjekesia, e madhe biblioteca
e dheut, te pafunde korridoret
e dijes akoma jo eksploruar.
Une brohoras per ty
vullnet njerezore, i duartrokas
gjenerates se kerkuesve qe ne heshtje
me pune, kane kontribuar. Ato jane,
mbeten
heronjte, gjgandet e se nesermes.
Ekologjia
eshte rruga e respektit
per kete rruazull blu.
10
Po, e perseris,
siç perseritet nje refren kenge
qe muzika qiellore e larteson,
nje enderr kam, nje
sekret ne zemer: te kisha
krahe kilometrik, do ti perqafoja
popujt, doja te ecja me to, respekt
per njerezit. Cdo shpirt i
eshte aq i shtrejte Hyjnise, sa
me zjarr do ta shpetonte
me doren e Tij kujdestare, do ti
indikonte rrugen: ja atje
eshte drita. Po,
nje enderr kam ne shpirt,
vellezer dua
ti therras te gjithe, as vella i madh
as vella i vogel, te gjithe vellezer
te races njerezore. Qielli na
kurjozon, yjet na intrigojne,
universi na ben te meditojme,
e duam rehatine dhe
te pavdekshem duam te jemi.
Enderra ime e bukur
e vllazerise njerezore.
Kush do te na ndihmoje
nese nuk ndihmojme
vetveten?!
11 Le te vijne
alienet atehere
me disqet e tyre prej drite
mijera kilometrash ne çast, le
te hyne e te dalin neper
dimensione, sikur te loznin
kukafshehuri, le te vijne ata
qielloret te ndjekin progresin
dhe te na mahnisin me botet,
toka jone nuk eshte galaktik
akoma nuk kuptojme
vetveten. Dashuria eshte balsami
me te cilin rritet i bukur
shpirti.
Perkujdesja, atesia
e brishte kundrejte femijeve.
Dhe une shoh, shoh
femijet e se nesermes: do ti
ndriçoje lekura lumturie, lule bukurie,
trashguesit e drites, ne nje planet
qe nuk njihet me, i shoh, ku te
gjithe duhen dhe respektohen, engjej
te shndritshem, ne nje toke
pa te keqen 10 mije vjeçare. Symjaltet,
te verdha leshrat,sy blute,
me zerat e tyre qiellore, do te
duhen aq
natyrshem.
Ja dhe dora e pafunde,
qe drejte globit po drejtohet, gisht
drite qe indikon token, duke e bekuar,
dikush te me mbaje se mos bie
nga gjithe kjo bukuri. Shoh
femijet e se nesermes: hov i gezuar
shpirti plot drite, pafajsi e dlire
qe vetem qesh, britme drite qe gezon
ne materien qe ka arritur
persosmerine. Hei, madheshtorja,
e ndritshmja dore qe drejt tokes
je drejtuar, miqesisht indikon
globin, i don te 7 miljard shpirterat
qe aty ndodhen, i don me dashurine
e drites, eshte aq natyrshme gjithe kjo,
engjej, shenjtore dhe te bekuar
gezojne per njerezimin.
12
Eja dhe ti dashuria ime, gezojme
te gjithe bashke. Jane ne feste rruget,
nga qielli petale trendafilash roze bien,
ne dy krahet e rruges te gjithe
orkestrat e botes sinfonise hyjnore i bien,
vrapojne femijet per te dhene nje te puthur,
gjyshet, ngrene duart e pershendetjes
dhe qeshin arlekinet ndersa argetojne,
kor violinash hyjnore, lotet me ben ti nxjerre
kaq e thelle qenkerka kjo ndjenje?
ecen dashuria mbi tapete te kuqe, nga
qielli engje drite pershendesin te lumtur,
e tera per te bekuaren ndjenje, hei
ore e bekuar nga siper.
13
Po, ecur kemi shume, si murgjer
te zymte, shekujt, ku tek tuk ndonje
drite e zbehte na gezonte, me kembet
e lodhura, europa plake,
e gjendi shtegun.
14
Shekulli i makinave. Dua
te kendoj
entuzjazmin njerezore, shkojme
drejt ndergjegjes universale wheb-i i
se ardhmes: i njohur me nje Like. Kendoj
entuziazmin e mijvjeçarit te ri, veshtrojme
boten nga sfera magjike e perralles
Fluturojne miliarda fjale neper eter.
Perzihen gjuhet, kryqezohen, perplasen,
nderthuren, autostrada milioneshe te
padukshme, germat fluturojne si
shi me sqote, te perzishme ndjenjat
mrekullia e fundit e njerezimit. Por
i brishte njeriu eshte gjendur
befasisht.
Por une kendoj
njeriun e se nesermes,
çliruar nga paragjykimet
nga ignoranza,
nga mbyllja e budallallekte, njeriun
e madh te se nesermes,
titan perfeksionimi,
i ekuilibruar ne te menduar
respekton te ndryshmen, bashkpunon, ka
shkelmuar cmiren, ka syrgjynosur
xhelozine, ka lidhur me zinxhire egon,
ka burgosur perjete urrejtjen dhe
perçmimit i ka peshtyre ne fytyre,
duke zgjedhur fisnikerine.
Po, e them prap, kam
nje enderr ne zemer
krah per krah te ecim
po ku do te perfundojme: tek
kontrolli telematik, tek konsumizmi
i terbuar, tek vetshkaterrimi?
Ngre koken
çdo gje perfekte
po mendimi yne?
15
Ju, gjenerata artistesh,
filozofesh, shkrimtaresh,
teologe te se bukures, te se vertetes
te njohjes se shpirtit
kam
nevoje per ju, gure te rende
keni vene ne tempullin e diturise.
Ngrehuni nga mermeret e vdekur
ku eshtrat perzier me dheun akoma
enderrojne, ngrehuni si Llazari
qe shtyu gurin e rende, dora
e perendise plot drite drejtuar atij,
ngrehuni ju thashe! Ghoethe, Shakespeare,
zgjohuni nga veli i harreses
shkundeni pluhurin e
sarkofageve, jo
nen henen e plote,
nuk ju dua lugeter, as zombi,
ne dite me
diell ju dua: Sokrate, Aristotele, e
Kant, ngado qe te jeni. Le te vije
pluhuri e kumteve tuaja nga
thellesi e kozmosit ku fluturuat
ribehuni nga e para ju them!
Le te rindertohen elementet celulor,
krah meje, ecim bashke!
Dhe
ju shenjtore te çdo feje,
shkallet e juaja te Xhobes
ne te njejten pike takohen,
destinimi: drite.
Po kam nje enderr
per zemer, po e perseris akoma
si i mjeri skleropatik:
qe te hapet ghiandola
pineale e çdonjerit, me hyjnoren te
komunikoje, violet chacra e kryes.
Qe te ndjeje qielloren,
te lotoje bukurije nga gezimi, te njohi
te verteten e thelle te njeriut.
titan i se ardhmes se vet, te lartesoje
faljen, te hymnizoje dashurine,
te falenderoje qiellin, te mendoj
me drite, te reflektoje mbi ate qe
niperve do ti leme,
ti thuri lavdi perdellimit, paqes
tia beje monumentin me te larte se
Himalajet, po une kam
nje enderr ne zemer
e embla utopi
me frymezon entuzjasmin
ma rrit shpresen se nje dite
drita do te na rrise
madheshtor do te na bej prape,
po, une kam nje enderr
ne zemer, per epoken e arte
kur dreqi lidhur zinxhiresh
ne te akulltin blu te honit
do te dridhe
uleritshem, po,
drite e perdellimit
po vjen kohe e
njeriut “Ecce Homo”.
Komentet