Ndaj ekipit të Armenisë do të tregohet “zero tolerancë”. Në rast të shkeljeve të reja Armenia mund të diskualifikohet
STOKHOLM – Unioni i Transmetusve Evropianë (EBU) ka marrë vendim për vendosje të sanksioneve ndaj ekipit të Armenisë i cili në konkursin e këngës Eurovizion ka mbajtur flamurin e Malësisë së Karabakut e cila është territor i Azerbajxhanit por nën pushtimin e Armenisë.
EBU pas këtij veprimi në Eurovizion gjatë gjysmëfinales së zhvilluar një natë më parë në Stokholm të Suedisë mori vendim për hetimin e ekipit armen ku në një deklaratë në faqen zyrtare njoftoi se ka vendosur të gjobiste televizionin shtetëror AMPTV të Armenisë.
Në deklaratën bëhet e ditur se EBU dënon qëndrimin e ekipit të Armenisë. aa
Komentet