VOAL – BULQIZË – Shembja e një masivi dheu në minierën e Martaneshit ia ka marrë jetën minatorit 45 vjeçar Shaban Grici. Ngjarja tragjike në këtë minierë është shënuar sot rreth orës 14:15.
Minatori në momentin e shembjes së masivit të dheut ishte duke punuar. Masivi e ka zënë poshtë duke ia marrë jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur forcat e rendit të cilat po hetojnë rrethanat.
Komentet