Quhej Pal, ishte 17-vjeç, ende i parritur, i verdhë e shëndetlig. Çdo ditë, hynte e dilte në galeritë e minierës, në ato shpate të thepisura në Spaç. Në vitin 1968, ishte dënuar me burg politik, për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Ishte në burgun e sigurisë së lartë në Spaç, ku ngujoheshin për të vuajtur si skllevër, burra e djem të familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Në kampin e Spaçit, të burgosurit punonin në minierë, ku nxirrnin bakër e pirit. Si gjithë të tjerët, edhe Palit i duhej çdo ditë të realizonte normën e caktuar. Por një ditë u sëmur rëndë dhe e kishte të pamundur të realizonte normën. Ky ishte çasti kur u përball me toger Ademin.
Toger Ademi ishte një ndër drejtuesit më të rreptë të kampit. Toger Ademi ishte në kulmin e karrierës së tij për asgjësimin e “armikut të klasës”. Ishte ndër qeniet më të frikshme të kampeve të diktaturës, me të cilin patën fatin e keq të përballeshin shumë të rinj, burra e pleq të pafajshëm, nëpër burgjet komuniste. Pali do ta kishte edhe përballjen e fundit, betejën e fundit në këtë botë. Ndërsa toger Ademi do t’i ngjiste shkallët e karrierës, për të vazhduar madje edhe pas rënies së diktaturës komuniste. Në vitin 1998, tetë vite pas rënies së diktaturës, supozohet në demokraci, Toger Ademi ishte sërish zyrtar në ministrinë e Brendshme.
Ditën e fundit të 17-vjeçarit nga Mirdita, por edhe takimin me vrasësin e tij pas shumë vitesh, e ka rrëfyer Reshat Kripa, në librin “Zërat e kujtesës”.
Rrëfim për ditën e fundit
“Aty pamë një djalë nga Mirdita, që nuk ishte më shumë se 17 vjeç, i cili po dridhej se ishte sëmurë. Pal quhej. Erdhi toger Ademi dhe iu drejtua me barbarizëm: “Pse nuk e realizove normën?” “Isha sëmurë, zoti toger!” iu përgjigj Pali. Ai e kapi zvarrë, e hoqi që aty, e futi në një vend izolimi, e urdhëroi që mos t’i çohej fare as ushqim. Një shoku i tij mori atë racionin e ushqimit, gjeti një rast dhe vajti e ia çoi Palit në birucë. Kur po hante, erdhi toger Ademi dhe e zuri me bukë në dorë. E pyeti se kush ia kishte dhënë dhe Pali nuk tregoi. Atëherë ai urdhëroi që ta lidhnin në një shtyllë telefoni. Që nga ai çast e deri natën vonë, nuk pushuan rënkimet e tij. Ne e dëgjonim mirë se ishte afër kapanonit tonë. Më në fund, nuk u dëgjua më. Kur u ngritëm në mëngjes, e gjetëm të vdekur në shtyllë. Kishte ngrirë i gjithi nga të ftohtit, me urdhër të toger Ademit. Vonë, në vitin 1998 e takova rastësisht toger Ademin në Tiranë. Filloi të justifikohej se gjoja ashtu ishte sistemi, ashtu ishte koha dhe nuk ishte faji i tij. Mua m’u ngritën nervat, sepse më dilnin parasysh pikërisht këto skena. Kur erdha në vete nga tronditja, toger Ademi ishte zhdukur, kishte ikur. Dhe në kohën kur unë e takova, ky njeri, për çudi, punonte akoma në Ministri të Brendshme, si drejtor Drejtorie”./kujto.al
Thuaj emrin e mbiemrin mik se keshtu ndoshta ndonje dite e takojme rrugeve dhe mund t’ia “shperblemje” te mirat qe ju ka bere. Nuk ju kuptoj pse keni frike pse nuk denonconi ne gjykate nuk kuptoj c’benshoqata e te perndjekurve kur dalin fakte te tilla qe jane ne kundershtim edhe me ligjet e atehershme jo me me te sotmet. Ka me qindra, mijra raste ku faktet jane te tilla qe kriminelet nuk mund te fshihen as pas ligjeve te komunizmit pasi edhe ato i kane shkelur, krimet jane bere para shume deshmitareve dhe kriminelet jane ende gjalle. DENONCONI per te ardhmen e femijeve tuaj per Shqiperine per te mos pasur me Gramoze ne krye te Institucioneve.
Nuk e di qfare njerez jeni ju te theret, qudia me e mashe eshte me ju,qe i dini rastet,dhe njetezit dhe heshtni, athua te gjithe keni qebe kriminele e nuk guzoni te flisni, verteteshte veshtire ne ju kuptu edhe juve. Nuk eshte i vetmi rast, te tilla raste kishit pase shume ne kohen e komunizmit, ku as hitleri nuk ju ka be te huajve qka ka vere komunizmi ne njerezit e vet,dheee ju prap heshtet!!!
Keta lloj tipash duhen varur
denaconi celbesirat komunist per krimet qe kan bere kunder njerzve te pa fajshem ju qe dini dicka mose u trembuni nga keto celbesira qe akoma jane gjalle
Mos harroni o njerez Se ka Dhe drejtrsi hyjnore do ta godas Atje ku I dhemb me shum!
Mos të mburrwn kot disa që do bëjmë këtë apo atë me ta.
Ja ku e ke Spartak Brahon që dënoi 16 vjeçarin Gjergj Hani me 10 vjet burg politik. Dilni e vriteni, ose të pajtën rriheni. Këta lriminelë janë shumë, aq shumë sa bëjnë një sistem të tërë që duhet zhdukur.
Mungon drejtësia e mirfillt , kriminelet e të ka luarës të njejti 80% gjenden në qeverin e Ramës , Krimineli ma i rrezikshem , ka qenë Gramsi i cili sotë është kryeparlamentar. E gjithë bota ka braktisë Komunizmi me kriminelet e saje , kurse në Shqipëri është ulur kamkryqë, ka zenë vend në gjitha sverat pushtetare. Turpi nuk hahet me bukë?.
Thuajini emrat e krimineleve me emer mbiemer! Nuk eshte e drejte t’ua mbroni identitetin! Ata duhet ye ishin denuar me burg te perjetshem jo te silleshin verdalle neper Shqiperi te lire!
Qetesohuni njerez. I vuajturi e tregoi personin qe e kallezoi , dhe qe sipas mendimit te tik dhe duhej varur ( S B) . Dikur i denuar sot azilant politik. Fhe te gjith ju qe keni kaq shume ndjenja i rruajtet lesht S B-s. Gjith te mirat
Zoti Toger, ky term me sa di nuk perdorej ne ate kohe!
Kto qi kujtojne perciptas e nuk denoncojne
do ken qene te recrutuem si spiune birucash. Edhe ky Reshat Krypa do ket raportu shpesh te ky toger Ademi.
Kush te linte te trjtoje nje qene ashtu dhe jo njeri Ju ini shprte zinje qe shkruani brockulla kur shume te denuar sote japin lajme te besushme qe i bente diktatura e proletarjatit
Si e ka mbiemrin ky Ademi mor mik, te vemi ta “takojme” cik
Dhe me e keqja ndodh sot kur te denuarit qe kane vuajtur denimin ne kampin e Spacit kerkojne te marin shtesen e pensionit per punen e kryer ne kete minjere pergjigja qe vjen nga institucionet perkatese eshte negative duke sqaruar se nuk kane informacion per vendin e kryerjes se denimit. GENJESHTER ME BISHT justifikim per te mos ju dhene ate qe vete kane miratuar.
Jam nga ato qe me sy kam pa ca bohet ne kominizem nga 1972 deri 2002 ju lutem shume duhet dini nje gje jane te gjith njelloj po tu qepen ske nga Luan.Sot jane te fuqishem financiarisht jane shume fuqishem komunist do thote te bon ate qe nuk e mendon kurre Besoj se 2020 do kete shume perparime me Ndihmen europea
E amerikes ne iken po te fitoje rinia
Se kan kuptuar ende shqiptaret se sistemi komunist nuk u rrenua por pesoj imutasjon pra u tjeter sua ne siperfaqe po rrenjet jan te njejta ..