Dashuria është e kjartë si dita
Dashuria është e thjeshtë si mirëdita
Dashuria është nudo si dora
por është dashuria ime dashuria jote
pse të flasim për dashurinë e madhe
pse të flasim për jetën e madhe?
Është e vërtetë dashuria është shumë e lumtur
e paksa më tepër se duhet… mbase
e kur ia mbyll portën
mendon si të ikë nga dritarja
Nëse dashuria jonë do të donte të ikte
do të bënim gjithçka për ta bërë që të rrijë
e çfarë do të ishte jeta pa të
një vals i lehtë pa muzikë
një fëmijë që nuk qesh kurrë
një roman që askush nuk e lexon
mekanika e mërzisë
pa dashuri pa jetë!
Komentet