E, si ta përfundojmë
Se kurrë nuk kthehet
E, si të përqafohemi
Se pelin janë njerëzit
Me shoqi-shoqin
E, si të duhemi
Me kaq shumë hile e të liga
Deri sa përqafova mendjen
Ikur kishte treni
E, kurrë më nuk mund ta zëmë
Por, hajt…
Gëzuar Viti i Ri
Që nga etja jonë për dashuri
Duke u dridhur po vjen…
Por
Ecim e ecim
Se nuk i dihet
Ndoshta dielli nesër
Ose na ngrohë
Ose fare na përcëllon
Urime tokë e qiell
Urime pelegrinazhi im…
E, si ta përfundojmë…
E, si t’ia fillojmë…
(E enjte, 29 dhjetor 2016)
© S. B.
Komentet