Japonia thotë se aktivitetet agresive të Pekinit në Detin e Kinës Lindore përbëjnë një ndër kërcënimet kryesore për sigurinë japoneze. Në këtë klimë, kryeministri Shinzo Abe ka ndërmarrë këto kohë një seri masash me synimin për të rritur rolin e ushtrisë japoneze.
Në analizën e saj vjetore të bërë publike sot, Ministria e Mbrojtjes e Japonisë sulmoi operacionet e Pekinit për të ngritur infrastrukturë për nxjerrje gazi dhe nafte në Detin e Kinës Lindore. Raporti kritikon edhe shtimin e pranisë ushtarake kineze pranë një vargu ishujsh që kontrollohen nga Japonia, por mbi të cilat kanë pretendime territoriale të dyja vendet.
Në dokument ngrihen shqetësime edhe për aktivitetet e Kinës në Detin e Kinës së Jugut ku po krijohen ishuj artificialë, gjë që ka acaruar tensionet mes vendeve fqinje dhe Pekinit zyrtar.
Dhoma e ulët e parlamentit japonez miratoi një ligj që lehtëson kufizimet mbi forcat e armatosura japoneze, të vëna në zbatim pas Luftës II Botërore që i imponoi Japonisë çmilitarizimin.
Komentet