Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sulmoi ashpër mbrëmjen e kaluar një ndër njerëzit e tij më të afërt, Henri Çili. Basha e quajti Çilin shërbëtor të qeverisë, dhe që shantazhin gazetarët. Më tej, kryedemokrati i tha në sy Çilit se nuk është Henri që ai ka njohur.
Dikur i afërt i Bashës, por ka një natyrë servile dhe është i “dashuruar” pas pushteteve. Henri Çili ka mbështetur Bashën në vitin 2013, Berishën në 2015, por pas disa muajsh dhe fitores së socialistëve, ai shpalli Edi Ramën njeriun e vitit.
Më pas, gjatë një kontrolli që u bë në universitetet private ai ishte partizani i qeverisë. Më tej, ishte mbështetësi i Edi Ramës për ligjin e Arsimit të Lartë
grida ciliNë vjeshtë të vitit 2016 Henri Çili doli publikisht hapur si një aktivistë dhe media kryesore në krah të kryeministrit Rama, që mbështeste çdo lëvizje të Edi Ramës dhe sulmonte opozitën e Lulzim Bashës.
Së fundit, duket se përplasjet e Henri Çilit me Lulzim Bashën janë bërë të vërteta dhe dje në mbrëmje publikisht Basha e sulmoi ashpër.
Deri këtu gjithçka duket të jetë krejt normale, por sa i vërtetë është Lulzim Basha në përplasjen me Çilin do na duhet dhe pak kohë ta mësojmë.
Partia Demokratike në Kryesi, në sekretariate e departamente ka pafund njerëz të mbështetur dhe suportuar nga Henri Çili, të cilët pa asnjë kontribut në PD rrëmbyen poste dhe kërkojnë mandate
deputetësh. Ata quhen rëndom sekti i Çilit në PD.Kadia-cili
Nga 9 sekretarë të Lulzim Bashës, 4 prej tyre janë me lidhje direkte me UET, apo kanë qenë pjesë e tij. Ervin Salianji, Besart Kadia, Grida Duma, por dhe Nevila Xhindi dikur.
Të tjerë janë në krye të departamenteve, të tjerë janë përfshirë në struktura, në orientimin dhe udhëzimin direkt të Henri Çilit, por dhe shumë kanë përfituar nga sekretarët, që njeriu më i afërt i Ramës sot, Henri Çili, i përdorte gjatë kohës që Lulzim Basha kërkonte të konsolidonte zgjedhjen e tij në krye të PD.
Por jo gjithçka mbyllet thjesht me këta persona, të cilët janë në krye të posteve të tyre në mënyrë të pamerituar, disa prej tyre dhe të komanduar, ende nuk janë zgjedhur.
Basha sulmoi Henri Çilin, “babain shpirtëror” të sektin që funksionon në PD si një strukturë për të rrëmbyer poste dhe pushtet, duke shpallur veten e ardhmja e opozitës dhe duke u përpjekur që të jetë në salianji-cilikrye, duke përçarë, sakatuar dhe konfliktuar strukturat e opozitës.
Pas reagimit të djeshëm të Bashës, është momenti për të kuptuar se sa i vërtetë është në deklarimet e tij kreu i demokratëve. Nuk mund të mbyllet gjithçka me një deklaratë kundër një çuni nga Labinoti, që drejton një universitet, por që ka gllabëruar opozitën. Dhe për të vërtetuar se Lulzim Basha është në betejë me klientelën e qeverisë, siç është Henri Çili, tani duhet të tregojë se nuk mbështet njerëzit e tij në PD, se qëndrimi i djeshëm nuk ishte një shashkë dhe me lëvizje dhe veprime konkrete, duke larguar dhe spostuar nga drejtimi i opozitës sektin e Çilit, ndoshta do të jetë momenti kur fillon dhe bëhet më i besueshëm se kurrë ndonjëherë.
Nuk mjafton, që kreu demokrat debatoi publikisht me Çilin, por sekti i tij politik që ka kapur opozitën duhet të shpartallohet. /CityNews
Komentet