Po jetojmë në një botë ku funerali ka më shumë rëndësi se sa i vdekuri, ku i marri, i ligu, i shituri ose i padituri, kanë më shumë rëndësi se sa i dituri, i urti, trimi, patrioti, intelektuali ose i kulturuari, ku martesa ka më shumë rëndësi se sa seksi ose dashuria, ku fiziku,apo pamja e jashtme (trishtuese) e filan politikanit ose fistek diplomatit, ka më shumë rëndësi se sa shpirti dhe intelekti i njeriut etj. Jetojmë në kulturën e enës dhe kapakut, e cila e përçmon përbërësin e gjellës dhe kualitetin e ushqimit tonë ditor ose periodik.
Mburrja dhe krenaria e pabazë, sipas Hoze de San Martinit, janë një paaftësi që zakonisht i prekin ose godasin vdekatarët mjeranë dhe të pakënaqurit me vetvetën e tyre, të cilët janë dehur, mashtruar ose imponuar me një pjesë të papërfillshme të pushtetit, karierës dhe pasurisë së pa vlerë dhe as meritë.
Disa atje.. po vazhdojnët të udhëheqin ose sundojnë me Kosovën dhe shqiptarët me ndihmën e pakursyer konspirative, logjistike, agjituese ose propagandistike të kallkut, plehut, batakut, kërmave, fosilëve dhe mbeturianave (fekalieve) të UDB-së, apo nga bijtën dhe bijat e tyre: Kjo tashmë nuk paraqaet kurrfarë zbulimi të posaçëm shkencorë ose politologjikë. Dhe, prap duken të pangopur dhe të uritur me udbizmin, stalinizmin dhe rankovicizmin e tyre!
Se këndejmi, sipas konceptëve dhe doktrinave të ndryshme shkencore ose metodologjike, në morinë e luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, diverzive (diverzante), subverzive (subverzante), agjituese , prtopgandistike dhe të tjera: Ekzistojnë disa fshehtësi ose sekrete të ndryshme : Sekretët forumiane dhe kabinetike, sekretët konspirative dhe logjistike, sekretët normative dhe dekonspirative, sekretët e larta që nuk zbulohen kurrë, sekretët taktike, strategjike dhe gjeopolitike, sekretët mediale ose informative dhe të tjera.
Ndaj,edhe sekretii, apo misteri i kompromisëve dhe koncesionëve të reja teritoriale ose gjeografike ndaj palës serbe siç është asociacioni ose “zajednica (repubkika) serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, dhe të tjera: Sipas të të gjitha gjasave, nuk do të zbardhët (ndriçohet) as zbulohet kurrë.
Ashtu siç nuk do zbardhën dhe zbulohen (ndoshta) kurrë as “faktët” e deshmitarëve të mbrojtur ose sekret kundër dalëzotësve, çlirimatarëve ose komandantëve shqiptar të UÇK-së në Den Hagë për qëllime dhe lajtmotive të ndryshme linçuese, komplotiste, konspirative, dekonspirative dhe të tjera kundër lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.
Shtoja këtu edhe disa fosile ose fekale të të ashtuquajturës opozitës së tredhur, korruptuar,, fraxhile, poroze, të fandaksur, shitur, asociale, inkompetente, të shantazhuar, deligjitimuar, bankrotuar, stupide, nebuloze dhe parazite në Kosovë!
Plus e ashtuquajtura politika e jashtme ose diplomacia e Kosovës, me ambasador ose diplomat të zgjedhur ose emruar nga solhozët, kolhozët, apo keparativat e ndryshme bujqësore, partiake, politike, parapolitike, klanore, farefisnore, tribale dhe provincialiste etj.
Çaushët dhe fetahët e ndryshëm konzullor dhe diplomatik, jane zgjedhur, emruar ose nominuar për ambasador, konzuj, sekretar ambasadash ose diplomat, sipas asaj se ” ua kanë vrarë dhe maltreatuar (në menyrë misterioze ose enigmatike) -babën, mixhën (xhaxhain), vëllaun, kushëririn, dajen, tezakun, nunin ose kumbarin ata të krahut të luftës”, apo i kanë shefa, tezak, pobratima, jarana, nuna ose kumbar Albin Kurtin, Besnik Bislimin, Veton Surroin, Behgjet Pacollin, dhe Dreqain e të birin! Ndaj, ky është edhe lajmi dhe “kualiteti” protoklar dhe diplomatik i tyre!
Si për të mos u mjaftuar me kaq, pas gjithë asaj që po nodhë në Kosovë, prap Kosova e kërrcnuar ose ndëshkuar me sanksione të ndryshme nga Brukseli dhe Uashingtoni e jo Serbia!!!
Sidoqoftë, situata atje është dramatike, konfuze dhe tepër kaotike. Kosova ndodhët në “aut” ose jashtë loje për çastin ose momentin.
“Njerëzit zakonisht udhëhiqen sipas tre (3) principëve: Nga frika, dashuria dhe interesi.”, thotë Makiavelli.
Si duket politika dhe politikëbërja e Kosovës, nuk e kanë lexuar, kapur, njohur dhe kuptuar si duhet politikën dhe diplomacinë globale së bashku me renditjen ose konstelacionin e forcave në marëdhëniet ndërkombtare, duke pritur, besuar dhe shpresuar se Uashingtoni, Berlini, Londra, Roma, Vjena ose Zagrebi, gjithëmonë do ua kryejnë punët ose detyrat e shtëpisë.
Ndonëse, as bota e sotme (postmoderne ose neobashkkohore)- nuk është më si dikur.
Në fakt Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe pararardhësit e tij, gjithëmonë sikur janë përballur me një politikë ose diplomaci të dyfishtë (insubordinuese dhe suportuese) të Brukselit, Moskës dhe Uashingtonit (plus Ankaranë zyrtare)- të cilët gjithëmonë kanë qenë në valë të njejta ose të shkurtëra me Beogradin si bllok (kamp) i përbashkët “urbi et orbi” ose “ultima ratio” në kuptimin e pranimit të asociacionit ose “zajednicës” (republikës) serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës si macën në thes etj. Kjo është parë dhe vërtetuar shumëherë nga me rastin e investimëve të shumëta ose enorme të Turqisë, BE-s dhe SHBA-s në Serbi!!!
Kosova ndodhët në hall të madh për çastin ose momentin.
Kosova sikur ndjehet e harruar dhe izoluar nga Brukseli dhe Uashingtoni. Dhe, ky nuk është aspak lajm i mirë për Kosovën dhe ambiciet ose aspiratat e saj.
Ndryshe nga kjo, për dallim të Isa Mustafës, Avdullah Hotit ose paraardhësve të tij, të cilët në menyrë hamletiane, disfatike ose kapitulluese, pranuan ose falën gjithëçka pa fituar asgjë në raport me Serbinë: Albin Kurti si dukrt ra në karemin, kurthin ose rrethin e njohur v icioz ose biocenoz të Vuçiçit, Daçiqit, ose politikës dhe diplomacisë serbe. Dhe, kjo si duket pa e detyruar askush!? Kjo, mbase mund t´u kushtoi aq shumë Kosovës dhe shqiptarëve.
Sipas politologjisë ose shkencave politike: Askund në botë nuk ka kryetar (prefektt), komisioner, delegat ose deputet të zgjedhur ose emruar nga partia-shtet dhe shteti-parti, apo nga shumica si ne Veriun e Kosoves, pos në sistemët dhe regjimët e ndryshmed autoritare, autarkiste, autokratike, totalitare, ushtarake ose despotike të ardhur në pushtet me anë të huntës, puçit ose gurushtetit te egër ushtarako-policorë. Kjo mbase, i ka hapur rrugë themelimit të asociacionit ose “zajednicës (republikës) serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës.Atë “punë” e kanë pritur me padurim Vuçiçi, Daçiqi, Vulini, Lavrovi dhe Putini & Company!
Apo, ashtu si duket kishin vendosur dhe deshiruar me herët “zotërinjt” ose zeusët e luftës me seli në Moskë, Beograd dhe gjithandej, sipas të të cilëve me krjimin e kushtëve dhe rrethanave të volitshme për nxitjen ose ndezjen e një lufte ose konflikti të ri në Kosovë: Rusia në një formë a tjetrën do dilte “faqebardhë” nga lufta e saj imperiale, koloniale ose apokakiptike në Ukrainë: Mbase, përmes skemave dhe skenarëve të ndryshme makabre dhe tepër funebre kundër Kosovës dhe shqiptarëve.
Në anën tjetër kurrë nuk duhet harruar dhe mohuar faktin e njohur kur luftanijet amerikane, angleze (britanike) dhe gjermane ishin ato që ua ndalen asokohe turrin luftanijeve nukleare ose atomike të Rusisë, e jo “vëllezërit ose aleatët turq” të Hashim Thaçit, Edvin Ramës, Vjosa Osmanit, Albin Kurtit dhe kështu me radhë. Sa për turqit e Erdoganin dhe Çaushëve të tij në Kosovë dhe Shqipëri: Rusia do i kishte shndërruar asokohe Kosovën dhe shqiptarë në hi e pluhur radioaktivë ose atomik.
Serbët, rusët dhe turqit kanë urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. Albin Kurti, besoj se e di këtë fakt.
Mëkatët ose gabimët e njerëzve të pushtetshëm ose suprem, janë si eklipset e hënës dhe diellit, në kuptimin e asaj se të gjithë i shohin, ndjejnë dhe përjetojnë ato. (Duke e parafrazuar një mendim të Konfuqit).
“Sa herë që e gjeni vetën në anën e të pasurve dhe të fuqishmëve, është koha të mendoni dhe reflektoni., thotë një proverbë e njohur japoneze.
Se këndejmi, aty ku nuk ka shpresë dhe besim në të ardhmën, e sotmja dhe e djeshmja ose e kaluara, sipas Emil Zoles, paraqitën të errëta dhe shumë të zymta.
E gjatë është lista e vuajtjeve dhe padrejtësive ndaj Kosovës Martire dhe Heroike….!
Ndonëse, në Veri të Kosovës ose Mitrovicës, mbrohet dhe garantohet ekzistenca dhe ardhmëria e Kosovës dhe shqiptarëve. Aty pra ku janë “Trepça”, Ujmani dhe pasuritë tjera shtetrore, nacionale ose strategjike të Kosovës.
Në fakt, Vuçiçi i Serbisë pos tjerash si duket e ka bërë traditë (lexo: për konsum të brendshëm dhe taktika të njohura të politikës dhe diplomacisë serbe): Me e quajtur Albin Kurtin si liderin ose politikanin me të rrezikshëm dhe me të përgatitur e armqsorë-kundër Serbisë në Kosovë dhe gjithandej.
“Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’iu akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…” (GJERGJ KASTRIOTI- SKENDERBEU)
U mor vesh se gjithëmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit.
Akoma ka zëra brena Kosovës që janë kundër lirisë dhe pavarësisë së saj. E sidomos kundër UCK-s.
Ligjët dhe drejtësia botërore ose ndërkombtare, vazhdimisht sikur po mundohet të shkelën, korruptohen, suprimohen, determinohen dhe tjetërsohen nga emocionet, pasionet, simpatitë, nostaligjitë, frika, ambiciet e reja neoimperiale ose neokolonialiste, si dhe nga interesat e ndryshme ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, koniukturale, nomenklaturale, strategjike, gjeopolitike etj.
Ndonëse, asnjë shtet, asnjë popull, ose asnjë komb në Europë ose në botë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurtë dhe kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqën dhe sigurinë.
Europa Perëndimore ose BE-së, ëshë koha e fundit të mendojnë ose reflektojnë për mundësitë, potencialet (kapacitetët), agjendat, instrumentet, solucionet, narrativat ose alternativat e veta ushtarake (luftarake), politike, diplomatike dhe të tjera-përballë Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike dhe ambicieve të saj hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale ose kolonialiste, të cilat nuk përfundojnë vetëm në Ukrainë. Jo çfare. Në të kundërten, si të thuash është e pamundur t’i keshë të gjithat përnjeherë. Edhe luftën, edhe paqën.
Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë nuk ka kurrfarë gjasash të ndalet ose përfundoi nga Brukseli (BE-së) ose Europa pa ndihmën ose intervenimin e drejtëpërdrejtë të Presidentit Trump ose Uashingtonit. Kjo u pa dhe vërtetua edhe në Konferencën e Sigurisë në Munih (München) të Gjermanisë ku edhe njëherë u shpërfaqen ose dolen mbi sipërfaqe dallimet, disonancat, diskrepancat, averzionet, kolizionet, antipodët dhe inercionet e shumëta në mes Brukselit dhe Uashingtonit, e sidomos ato ndaj luftës në Ukrfainë etj.
Nuk duhet harruar kurrë se dikund në mes muajit gusht të bitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër europian, i kishte humbur afro 😯 milion banor ose qytetar të tij nepër dy luftërat e mëdha botërore, në ato lokale ose rajonale, nepër kampet e ndryshme të përqëndrimit, nga zia e bukës, ethët spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet tjera. Pa i harruar këtu edhe “luftërat e mbretërve ose perandorëve europian”, para, gjatë dhe pas periudhës së Renesansës së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprues të “kugës” të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Europës.
Mrekullia e tërë asaj periudhe sfiduese dhe turbulente është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqsitë e mesipërme.
Ndonëse, rilindja ose ringjallja globale ose europiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore. Njerëzit vritën, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot në Europë dhe gjithandej.
Siç po shihet pra, Europa po kalon nepër një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike ose apokaliptike.
Asnjëherë nuk ka patur një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot.
Kontineti plak sikur po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike, islamofobike, klerocentrike ose kleronaciononaliste etj. Kjo të ngjanë në metaforen ose aforizmin e njohur me titull “Dushi me gruan dhe fëmijën brenda në dush” tek “Minima Moralia”! (…)
Ndonëse për çdo ditë e natë po vritën njerëzit ose qytetarët e pafajshën në Ukrianë dhe gjithandej për një një trohë shtet dhe truall ose teritor të lirë.
Bota sikur ka ikur dikun në cepin e pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe “botës moderne” materialiste dhe surealiste të kaosit, konfuzionit dhe anarkizmit.
Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët ( me shumicë absolute të popllsisë me fe islame ose muslimane) po mendojnë t´i bashkangjitën nesër ose pasnesër “masivit” ose “kompozicionit të përbashkët të BE-së të, tërhequr, pilotusr ose komanduar nga peroneli dhe lokomotiva katoliko-ortodokse e Brukselit etj.
BE-së në esencën ose substancën e saj është konglomerat ose organizatë shtetësh kristiane ose katolike ku shqiptarët dhe gjithë të tjerët që e aspirojnë ose pretendojnë BE-së, kushtët dhe standardët e saj, gjithëmonë duhet hequr, larguar ose eliminuar diicka ose gjithëcka nga feja, kultura, tradita ose mentaliteti i tyre shtëtërorë, nacional, kulturorë etj…në kuptimin e bërjes së të gjithëve të njejtë me të gjithë.
Ndërkohë që Sllovenia dhe Kroacia, ka qenë të parapara si shtetët e vetme të dalura nga ish Jugosllavia për t´iu bashkuar BE-së ose UE-së (….).
A janë në gjendje shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë dhe visëve tjera shqiptaree për të heçur dorë nga feja muslimane, dhe për t´u rikthyer ose rikonvertuar në fenë katolike në emër të BE-s etj…?
Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit në Kosovë dhe Shqipër kur politika dhe dioplomacia e atjeshme, sikur nuk komunikojnë më fare me popullin ose elektoratin e atjeshëm shqiptarë, kur ato gjithmonë “shkëlqejnë dhe lulëzojnë” nga futurizmi, hedonizmi, alkimizmi, utopizmi, imagjinata dhe fantazia!
Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politologjia, politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor? Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.
Politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
“Nuk e di se me çfarë vlerash, resursësh, potencialesh, kapacitetësh ose instrumentësh të tjera do inkuadrohen ose anëtarësohen Kosova dhe Shqipëria në BE-së…???!!!
Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, politika e keqe, mashtruese ose manipuluese, nuk është ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushim në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt, dhe asnjëherë në të mirën e popullit.
Si të kapërcehet ylberi? Kjo është dilema.
U mor vesh se e gjithë filozofia politike, diplomatike, gazetareske, analitike ose publicistike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit….Diçka që na drejton drejt menbdimit, narratives, konceptit, definit, vendimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin.
Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori…
Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste.
Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre normale dhe racionale. Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe, insubordinuese, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Platoni, Chomsky, Ruxher Boshkoviçi, Pushkini, Lomonosovi…dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.
Sipas Hegelit:” Kafshët janë në zotërim të shpirtit ose instiktit, shpirti i tyre është në zotërim të trupit e jo të mendjes ose intelektit (intelegjencës) që nuk e kanë. Prandaj, nuk kanë të drejtë të jetojnë ose vendosin mbi jetën dhe trupin ose organizmin e tyre.
Në të kundërten, sipas Makiavellit: Luani kurrë nuk mund të mbrojë ose shpëtoj vetën nga kurthët e ndryshme të dhelpëres, ashtu sikurse dhelpëra që nuk mund të mbrojë ose shpëtoj vetën nga tufa e ujqërve. Kështu që një njeri i sprovuar, i ditur, i mençur, intelektual dhe intelegjent, duhet me qenë dhelpër për t´u mbrojtur ose shpëtuar nga kurthat e ndryshme dhe luan për t´i trembur ose frikësuar ujqërit dhe dhelpërat e ndryshme.
U mor vesh se nderi, morali, deali dhe virtyti sipas Viktor Hygoit, kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena (genjeshtra) dhe tradhëtia, kanë shumë fytyra dhe shumë maska.
Siç e kam (e kemi) cekur shpesh: aty dhe atëherë kur historia, shkenca, kultura, informimi, politika, diplomacia etj., bëhen punë, mision ose obligim i gjithëkujt, atëherë ato nuk janë më në dorën ose kompetencën e askujt. E sidomos aty ku ka konfuzion, kaos ose anarki mendimësh ose opinionësh të ndryshme ‘pro & contra’!
Por, ia që në Kosovë dhe Shqipëri, ligjin dhe policin hëpërhë e bëjnë nentoka dubioze, politike ose parapolitike, gjegjësisht, strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etj., të afërta, kolportiste, insubordinuese ose kolaboracioniste me ” etërit” ose “baballarë” e ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.
Forcat” e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale ose parapolitike si “degë” ose”nëndegë” të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj…Qarqët, gjegjësisht, proviniencat ose reminishecat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me “njerëzit e fortë” të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqët ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. E sidomos ortodoksia serbe ose pravosllave ku penetrojnë dhe frekuentojnë shumë politikan në Shqipëri dhe Kosovë.
Atje janë edhe rrjetët ose rrethet e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët etj. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe uzurpimin, klanizimin, fosilizimin, monopolizimin, privatizimin, instrumentalizimin, personalizimin, absolutizimim dhe relativizimin e shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), religjionit, moralit, luftës dhe lirisë së përgjithshme shtetërorë, nacional, fetarë dhe kulturorë nga ana e demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm nebuloz, stupid, debil, bedel, reaksionar, dogmatikë dhe diabolik, të cilët janë edhe pënguesit ose sfiduesit kryesor të ndarjes së domosdoshme të fesë (religjionit) nga shteti dhe nga kombi për qëllime të ndryshme klanore, profiteriste, karieriste dhe të tjera.
Paradoksi tjetër (shqiptar ose kosovar) i radhës është ai se në Kosovë (edhe Shqipëri) ekstremet e njërës dhe palës tjetër, ngelën të pranueshme, miqsore dhe analogjike mes veti, pasiqë ato vazhdimisht aplikojnë ose praktikojnë mjetët ose metodat e njejta linçuese, shantazhuese, komplotiste, mashtruese ose jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre morbide, përfide, përverse, djallëzore ose satanike.
Kështu që e majta dhe e djathta “ekstreme, radikale, revolucionare, patriotike” ose neokomuniste, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, janë shëndoshë e mirë dhe në këmbë (paterica) të forta. E tërë kjo falë “kontributit kolosal dhe titanik” të popullit ose elektoratit shqiptar ose kosovar në veçanti, si dhe të Brukselit dhe Uashingtonit në përgjithësi, të cilët, si duket nuk mund t’ iu ndihmojnë as shërojnë kurrë pa iu bërë pacient ose klient të varur dhe të nështruar prej tyre…?!
Falë atij morali te dyfishtë: “shtresa e lartë e aristrokracisë ose borgjezisë së re shqiptare ose kosovare” -janë shpërngulur ose kanë emigruar në politikë, diplomaci, qeveri, parlament ose në parti politike, kurse, pjesa më e madhe e tyre, është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël ose ambulant.
Përderisa, ajo “pjesa tjetër”, e mbiquajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët), pushtetin dhe shoqërinè, përbëhet nga shtresa e mesme që përbëhet nga tregtarë të mesëm, nga administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, profesorët univerzitar, policia, ushtria, deri diku dhe arsimtarët etj.
Në këtë vorbullë Kosova së bashku me paradokset, anomalitë dhe patologjitë e saj reaksionare dhe anakronike, ka shumë kohë që është shndërruar në bisnes, eldorado, apo në “tokë të premtuar” të askujt dhe gjithëkujt, për shpërlarje parashë, bisnesësh dhe llogarishë të panjohura (misterioze) për publikun ose auditorin e gjërë.
Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm “figurat supreme” ose “madhështore” që i “zotërojnë” ose “komandonjnë” edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me “gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit”! …
Kokat e përulura dhe të nënshtruara që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së zgjatur serbo-ruso-turko-bizantino-kineze etj….!!! E sidomos kokat e përulura (nështruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.
Sipas Çasllav Milloshit, : Në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotët e tyre së bashku me sekretët ose misteriet e heshtjës së njohur tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë, kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë.
“Të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose cifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)
Në të kundërten, Vuçiçi, Seljakoviçi, Llajçaku, Borelli, Hilli, Escobari dhe Grenelli & Company: Epilogun ose fundin e dialogut kontekstual, kontestual ose koncesional të Kosovës me Serbinë, e masin ose përcaktojnë në bazë të arritjeve ose përparimëve ushtarake (luftarake) të Rusisë në Ukrainë! Me besoni!
Nderi, morali, disciplina, urtësia ose maturia, në politikë të lartë ose diplomaci, janë talent, mjeshtëri ose mençuri. Pjesa tjetër janë lufta ose konflikti….
Rastësia në politikë të lartë ose diplomaci, është skeq, dramë, teatër..pjesa tjetër është shkencë. Do duhej të ishin pikërisht këto çështje kardinale dhe kolaterale (si shpata e Demokleut) për politikën dhe plitikëbërjen e Kosovës.
Sidoqoftë, njerëzit normal dhe racional, më në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralën e dhunës, terrorit, komplotit, shantazhit, terrorit, luftërave ose konfilkëve të ndryshme speciale, psikologjike ose propagandistike, duke iu kthyer racionalitetit, normalitetit, intelektit dhe humanitetit të njohur njerëzorë ose qytetar.
Por, kjo vazhdimisht se nuk ndodhë në shtetet ose shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë propagandistike”, e sidomos asaj politike, diplomatike, mediale ose propagandistike. Kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos në Kosovë, ku ajo ose ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike etj.
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Se këndejmi, po të kishte një gram ose miligram nderë ose moral në shtetin, pushtetin, politikën dhe diplomacinë e Kosovës, e sidomos në poziten (pushtetin), mediat e shkruara dhe elektronike, si dhe në opozitën e Kosovës, nuk ka qenë dashur të rrjeshtohen ose pozicionohen në kampin (bllokun) e njohur të kalorësve e gardianëve të tjerë të UDB-së, të ulur këmbëkryq në pöolitikën, politikërjen dhe diplomacinjë e Kosovës, E sidomos në pultet e transmetimit, dhe bordet e ndryshme editoriale dhe redaksionale të portaleve dhe gazetave të përditëshme në Kosovë si kolonë e pestë e Kurtit dhe tjetrit!