E lashtë, e sertë, e dashur, e bukur, fisnike dhe tepër krenare me të kaluaren e saj: Me të gjitha bukuritë ose atraksionet e njohura ataraktive dhe inkranative në sfond, të shfaqet dhe rishfaqet vazhdimish Kosova kushtrimtare dhe kryengritëse, apo, si e quajnë shpesh Atdheu i Shqiponjave. Duke të ngjarë kështu në një udhëtim ose ekskursion të larmishëm dhe tepër interesant, fantastik ose fascinant në domenin e njohur atdhetarë, heroik osde patriotikë; në të cilin shpalosen, shfletohen, grishen ose gërvishen vazhdimisht shkëlqimet e thella të shekujve ose historisë së lashtë shqiptare. Ato troje të lashta dhe aq të lavdishme të Shqiponjave dhe Kastriotit mbi të cilat u ngritën ,lulëzuan dhe shkëlqyen historia, kultura dhe civilizimi i lashtë pellazgo-iliro-shqiptarë. Ndërë me të vjetrit në kontinentin plak.
Aty ( Atje) janë edhe lisat shtat´hedhur ose kokëlartë te UCK-s, si të lindurit ose ” femijët e parë” në tokën e bekuar të Kosovës trime të pamposhtur ,kryelartë dhe kreshnike. Kodrat, malet, bjeshkët e larta dhe tepër kranare ose kryengritëse… Kurororat e bardha të atyre alpeve të njohura shqiptare …Kanjonet e thella dhe tepër kumbuese, natyra e mrekullueshme dhe reliefi i ashpër shqiptarë. Uji i ftohtë, puset e thella dhe lumenjtë e vrullëshëm që burojnë atje dikund lartë në majat e bardha të atyre alpeve të bukura dhe kryelarta…për t´u derdhur shlirëshem ose të shpënguar në detërat e njohur të Jonit dhe Adriatikut. Natyra dhe ajrii pastër, qielli i kaltëtr (ajri blu) dhe tepër i kthjellët në horizontin e parë që fillon nga aty e nuk i duket fundi. Gocat ( vashat) dhe çunat ( djemt) e njohur shqiptarë….Ritmi, takti, zhurma dhe gjallëria mpirëse dhe tepër mahnitëse nepër qytetët ose vendbanimet e njohura shqiptare ose kosovare . Dallendyshet që shkojnë e vijnë….Këngët e njohura të bilbilit… Orkestra, simfonia, melodia ose polifonia magjepëse dhe kushtrimtare e Zërave të njohur të kohës dhe shpirtit tonë që e marrin vazhdimisht formën dhe kuptimin e njohur të Pentagramit të lirisë etj. Sallat ose arenat e mbushura plot e perplot me simpatizante ose adhurues te Albin Kurtit ose Vetevendosjes, te Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt dhe koalicionit te tyre zgjedhor, te PDK-s , LDK-s etj.
Ndërkaq, kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe (melo)dramatikën e njohur shqiptare ose kosovare, janë si të thuash elementët ose instrumentët me të rëndësishme ose kryesore në fushaten zgjedhore ose elektorale ne Kosovë .Në këtë frymë ato provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të gjitha etapar ose periudhat e ndryshme të historisë shqiptarë. Respektivisht, epikën, lirikën, dramatikë dhe heroikën tradicionale të njerëzve ose popullit (kombit) tonë si Feniksi ose Flaka olimpike! Pa i harruar në këtë kontekst edhe cytjet, tëndencat ose synimet e hetueshme makabre ose funebre të armiqve shekullor e gjakatar, për t´i kapur ose zëne në “kurthë” shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme iliro-shqiptare ,të cilat në instancë te fundit e bejnë kthimin e shqiptarëve kah brendia” ose kah vetëvetja e tyre autentike, gjenetike, nacionale ( etnike), historike dhe gjeografike. Ndaj, ti si mergimtar ose emigrant shqiptar, nuk ke se si t´i kupton, akcepton ose justifikon ofendimet, brutalitetin ose egersine retorike dhe oratorike te kandidateve te ndryshem per Kryeminister dhe deputet te legjislativit ( parlamentit) te ri kosovar.
Sami Frashëri dikur tha: Ai shqiptar që i lë ose tradhëton vëllezërit e tij, i hequr prej besës, gjakut dhe burrërisë, është me mirë të mos lindë e të mos jetoi fare mbi toke!
Gjithëmonë të kane pelqyer dhe fascinuar ose impresionuar subjektiviteti modern dhe substancialiteti antikë në çështjët dhe aspektët e njohura fetare, sociokulturore, sociopsikologjike dhe sociofilozofike të popullit ose kombit tonë së bashku me harmoninë e pashoqe fetare, kulturore, rajonale ose krahinore te shqiptarëve, të cilat i shpalosin njëkohësishtë edhe çiltërsinë dhe fisnikërinë e shpirtit së bashku me ” matafizikën e moralit” të njohur shtetërorë dhe nacional te shqiptarëv. Dhe, së bashku me këto të fundit edhe thellësinë e mendimit dhe veprimit ( reagimit) të hollë dhe tepër të ndërgjegjshëm e racional të shqiptarit në çështjët dhe aspektët madhore dhe esenciale (substanaciale) të kombit dhe atdheut.
Ndërkohë që figurat kolosale dhe titanike të kryekomandantit dhe heroit legjendarë -Adem Jasharit, Hamëz Jasharit, Luan Haradinajt, Shkëlzem Haradinajt dhe trimave të tjerë të familjeve monumentale dhe emblematike të Jasharëve nga Prekazi dhe Haradinajve nga Glloxhani e gjithandej, sikur të ngjajnë në lindje dhe zbritje të larta hyjnore ose profetike nga qieli i bekuar i Zotit! Dhe përse jo edhe në një lidhje profanike ose biblike të shqiptarëve me tokën e bekuar atdhetare ose vendlindore, të cilës ia falin jetën.
Aty i keni edhe femrat ose gratë e njohura shqiptare me sy shqponjash që te percjellin dhe shohin rrept në të gjitha “portat” ose hyrje-daljet e mundshme të jetës, historisë dhe gjeografisë së njohur shqiptare.
Do theksuar në vazhdim se festivitetëve ose aktivitetëve elektorale dhe politikë të shqiptarëve të Kosovës, sigurisht se u japin ngjyrë, tone dhe dinamikë te fuqishme edhe prezenca aktive e heroit te gjalle te Kosoves, ish kryeministrit dhe liderit te AAK-s, Ramush Haradinajt, i cili tërë jetën, qenien dhe personalitetin e tij, ua ka kushtuar shtetit dhe lirisë së Kosovës dhe shqiptarëve.
Kosovës pra, nuk do i mungoi kumti, mesazhi dhe petku i njohur lirik dhe metaforik i gjakut, palcës dhe limfës së njohur liridashëse dhe patriotike. U mor vesh se askush me bukur dhe me mjeshtërisht e heroikisht se sa Ramush Haradinaj, nuk i ka njohur, kuptuar dhe kombinuar në menyrë teorike dhe praktike harmoninë e shquar fetare, kulturore, rajonale ose krahinore të shqiptarëve së bashku me heroizmin dhe sakrificën me sublime për kombin dhe atdheun.
Por fushatës së lartërcekur zgjedhore (elektorale) në Kosovë, do i mungojnë prap disa nga dalëtazotësit, luftëtarët, strategët dhe komandantët kryesore te UCK-s , te paraburgosus padrejtesisht në Hagë….Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi,…! Por, jo edhe vlerat, parimet, idealet, vizionet dhe atributët e njohura që i shquajnë dhe karakterizojnë Hashim Thaçin ose Ata!