Nga John O’Connor, American Thinker
Dy raste korrupsioni kanë dalë në dritë së fundmi, të dyja përfshijnë vende të huaja. Ajo që mund t’u interesojë qytetarëve amerikanë, të dyja këto hedhin dritë mbi aktivitetet e dyshimta të Hunter Biden në lidhje me interesat e huaja vitale të Shteteve të Bashkuara. Nëse ato ndihmojnë edhe në nxjerrjen e konkluzioneve në lidhje me mbajtjen e dokumenteve nga Presidenti Biden, atëherë bëhen çështje për jurinë e opinionit publik.
Një nga këto raste përfshin bastisjen e fundit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në shtëpinë e oligarkut më të korruptuar të Ukrainës, Igor Kolomoisky, me dyshimin e përvetësimit të një miliard dollarëve nga dy kompanitë më të mëdha të naftës në vend. Akti pason sanksionet amerikane mbi Kolomoisky më 2021, duke i ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjes. Zelensky e di që duhet të ndëshkojë korrupsionin nëse dëshiron të vazhdojë të marrë ndihma të huaja për luftën kundër Rusisë.
Rasti i dytë i korrupsionit që doli në dritë është akuza kundër ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së në New York, Charles McGonigal. Gjatë kohës që drejtonte zyrën e kundërzbulimit në New York, nga 2016 deri më 2018, ai mbajti të fshehura marrëdhënie korruptive që përfshinin shuma të mëdha parash me dy agjentë të kryeministrit të korruptuar të Shqipërisë, Edi Rama, dhe agjentë të oligarkut rus Oleg Deripaska, të cilin prokurori special i Russiagate, Robert Mueller, e deklaronte si të lidhur ngushtë me Presidentin Vladimir Putin.
Të dy rastet janë histori që të përziejnë zorrët me një agjent të nivelit të lartë në FBI që përdor postin në përfitim të interesave të rivalëve të huaj. Megjithatë, në pamje të parë duket sikur kanë pak lidhje serioze me SHBA, kështu që pse duhet të shqetësohemi?
Le ta nisim me gjërat më të thjeshta, për të cilat kemi diskutuar më parë në lidhje me Igor Kolomoisky. Kujtoni se në prill dhe maj 2014, Hunter Biden dhe partneri i tij Devon Archer u punësuan si drejtorë nga kompania ukrainase e energjisë, Burisma, secili për 1 milion dollarë në vit. Hunter Biden mori edhe detyra fitimprurëse për një firmë ligjore me të cilën ai ishte i lidhur. Pronari kontrollues i Burisma? Po, e gjetët: Igor Kolomoisky, partneri i heshtur i shumicës pas zyrtarit në dukje numër një (por realisht numri dy), Presidentit të Burisma, Mycola Zlochevsky. Zyrtari numër tre ishte Vadym Pozharskiy.
Pasi punësimit të Hunter, gjëra të mira filluan të ndodhnin për Igor Kolomoisky. Për shembull, ai më në fund mundi të merrte një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara bashkë me familjen, gjë që kërkonte ndikim në Departamentin e Shtetit.
Pasi personazhi kryesor i yni për Ukrainën, zëvendëspresidenti i atëhershëm Joe Biden nxiti dhënien e 3 miliardë dollarëve si ndihmë e huaj për Ukrainën, një pjesë e madhe u drejtua për nga institucioni më i madh financiar atje, PrivatBank, 1.7 miliard dollarë prej të cilave shkuan në huatë e PrivatBank nga dega e saj në Qipro. Kreditë ishin për gjashtë kompani të siguruara me kontrata për dërgimin e mallrave nga kompani të huaja. Paratë rrodhën te shitësit, por mallrat nuk u dërguan kurrë, dhe pronarët e PrivatBank fituan 1.7 miliardë dollarë, të gjitha përmes këtyre kompanive guaskë jashtë shtetit. Aksioneri kryesor i PrivatBank? Igor Kolomoisky, klienti i Hunter Biden.
Përfundimisht, PrivatBank hyri në gropë për 5.6 miliardë dollarë, të gjitha me sa duket në xhepat e Kolomoisky dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kolomoisky nuk u arrestua apo burgos dhe jetoi i pandëshkuar në Ukrainë gjatë vitit 2016. Megjithatë, ndërsa zëvendëspresidenti Joe Biden po linte detyrën, Kolomoisky u largua nga Ukraina. Lind pyetja nëse kishte gëzuar mbrojtje më parë.
Kur prokurori ukrainas Viktor Shokin hetoi Burisma për korrupsion dhe bastisi shtëpinë e Mykola Zlochevsky, Hunter Biden u bë jashtëzakonisht aktiv. Rezultati ishte se babai i Hunterit ndikoi që Shokin të shkarkohej nga detyra, me kërcënimin e bllokimit të 1 miliard dollarëve ndihmë financiare nëse ai nuk shkarkohej.
Paditë për korrupsion kundër Burisma u zgjidhën me kompromise të favorshme për palën e akuzuar, pasi çështjet u transferuan nga zyra e prokurorit Shokin në Zyrën Kombëtare Anti-Korrupsion të Ukrainës (NABU), joqeveritare, e ndikuar nga një agjent i FBI-së i vendosur nga Drejtori James Comey.
Tani te McGonigal. McGonigal mori pará nga agjenti i Oleg Deripaskës për të ndihmuar në heqjen e sanksioneve amerikane mbi të, si dhe për të hetuar një oligark rival, në të dy rastet duke përdorur burime të inteligjencës amerikane. Ai mori pará edhe nga një ish-oficer i zbulimit shqiptar për të bindur kryeministrin e korruptuar Rama që të mos u jepte kontrata për shpime nafte disa kompanive me front rus dhe t’ua jepte ato kompanive me të cilat ishte i lidhur vetë. Njëra nga kompanitë del se ka qenë CEFC China Energy.
Një person kyç i përmendur në padinë kundër McGonigal në lidhje me kryeministrin shqiptar është njëfarë Dorian Duçka. Duçka ka qenë i punuar nga firma globale kineze e energjisë CEFC; ai ka qenë edhe i lidhur ngushtë me kryeministrin Rama saqë mbante titullin “këshilltar investimesh”. Duket se CEFC ndikuar në mënyrë korruptive te Rama për të marrë licencat e shpimeve.
Edhe Hunter Biden ka punuar me CEFC, një zyrtar i së cilës i dhuroi një diamant 3.16 karat dhe sende me vlerë 100 mijë dollarë. Hunter dhe ortakët fituan me lehtësi 5 milion dollarë duke rregulluar blerjen nga ana e CEFC të aseteve energjetike amerikane e kanadeze, shitja e të cilave duhej miratuar nga agjencitë qeveritare amerikane.
Kujtoni se si Tony Bobulinski deklaroi, në lidhje me marrëveshjet e tij me Hunter për CEFC, se 10% e pronësisë së sipërmarrjes ishte për “Të Madhin”, për të cilin thoshte se, logjikisht, ishte Joe Biden.
Më 2017, SHBA paditi zyrtarin e CEFC, Patrick Ho, për përpjekje për të korruptuar zyrtarë në Çad e Uganda për sigurimin e kontratave të shpimit për CEFC. Telefonata e parë e Ho pas arrestimit? Për James Biden, vëllai i Joe Biden.
Me shpejtësi, Hunter mori Ed Kim si avokat mbrojtës të Ho. Kim i kërkoi emrat e zyrtarëve të FBI-së me të cilët Hunter kishte njohje. Nuk i dimë emrat e tyre, por është logjike që njëri mund të jetë agjenti i ndikuar nga CEFC, Charles McGonigal.
Kujtoni që lidhja e McGonigal me Ramën ishte Dorian Duçka i CEFC. Në laptopin e Hunterit ka një zinxhir emailesh me grupin e CEFC për t’u kujdesur për Dorian Duçkën si shpërblim për ndihmën e tij në fazat e hershme. Duket se aktivitetet kryesore të CEFC përfshinin prokurimet korruptive të aseteve energjetike për importuesin e uritur të energjisë, Kinën. A besonte CEFC se po blinte influencë në qeverinë e SHBA përmes Hunter? Ky është një konkluzion i besueshëm. CEFC tani ka shpallur falimentin, gjë që nuk ndodh nëse qeveria kineze nuk dëshiron të ndodhë. Trysnia e madhe mbi CEFC, sidomos pas zbulimit të laptopit të Hunterit, ishte e tepërt edhe për Kinën.
Tani kthehemi te Burisma. Ndërsa Joe Biden ka pohuar se nuk ka lidhje me marrëdhëniet e biznesit të Hunterit, laptopi i mallkuar tregon numrin 3 të Burismas, Pozharsky, që i shkruan Hunterit për ndihmën e tij, të paspecifikuar, menjëherë pas punësimit të Hunterit. Një vit më vonë, ndërsa Shokin rriti presionin mbi Burisma, Pozharsky u takua me zëvendëspresidentin Biden, organizuar nga Hunter Biden, gjë për të cilën Pozharsky e falënderon Hunterin në email. Muaj më vonë, Shokin u shkarkua nga detyra.
Kur Hunter kishte audicionin për t’u punësuar nga Burisma, ai dërgoi një email të gjatë në lidhje me perspektivat e Ukrainës për shpimin në det, të prekura si nga veprimtaria ruse ashtu edhe nga sanksionet e SHBA, që dukej sikur ishte marrë nga ndonjë raport i inteligjencës amerikane të nivelit të lartë. Me sa duket, qëllimi nuk ishte të bindte klientin e mundshëm të Hunterit se ai vetë ishte një këshilltar i shkëlqyer i politikës së jashtme. Përkundrazi, ishte për të bindur marrësin se ai kishte akses në burimet konfidenciale të inteligjencës, siç dëshmon gjuha e inteligjencës në raportin e tij.
Tani e dimë se Qendra Penn-Biden për Angazhimin Global u themelua nga zëvendëspresidenti Biden pas largimit nga detyra. Ai u financua nga 67 milionë dollarë të raportuara si pará kineze. E dimë se mjetet më të vlefshme të inteligjencës amerikane janë informimet presidenciale. Konferencat presidenciale nga viti 2013 deri në vitin 2016 ishin ndër dokumentet e zbuluara së fundmi në Qendrën Penn Biden. Ka një fotografi në laptopin e Hunterit të kutisë së dokumenteve të bankierëve me fjalën “e rëndësishme” shkruar sipër, duke iu referuar dokumenteve të përfshira në kuti.
Një numër dokumentesh sekrete u gjetën në shtëpinë e Joe Biden, e marrë me qira nga Hunter për 50,000 dollarë në muaj. Duken si shumë pará. Me pak fjalë, mund të ndodhë që këto dokumente të klasifikuara të jenë kuruar, përzgjedhur dhe përdorur për një qëllim të caktuar. Hunter ende nxjerr fitime nga pronësia prej 10% në fondin shumëmiliardësh Bohai Harvest, financuar nga Banka e Kinës.
A ka ndonjë lidhje këtu me rinisjen e butë të politikës për Kinën nga Administrata Biden? E njëjta administratë e ka dorën e lehtë edhe për regjimin e korruptuar shqiptar, i lidhur shumë me kartelin kryesor meksikan të drogës, Sinaloa, që bashkë me Shqipërinë pastron paratë e kartelit dhe shërben si pika kryesore hyrëse evropiane për kokainën. Qeveria e korruptuar e Ramës që mundëson drogën nuk është sanksionuar kohët e fundit nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken. Megjithatë, rivali konservator i Ramës, ish-kryeministri Sali Berisha, jashtë funksioni që më 2013 dhe jo problemi që paraqet kryeministri aktual, u sanksionua për korrupsion. Por njeriu më i afërt me Ramën është edhe i afërt me Hunter Biden, pra Dorian Duçka.
Një shënim i fundit: oligarku Oleg Deripaska luajti rol kryesor në nxitjen e fushatës kundër Presidentit Trump për lidhjet me Rusinë. Inspektori i Përgjithshëm Michael Horowitz detajoi se si zyrtari numër 4 i Departamentit të Drejtësisë, Bruce Ohr, loboi për të ndihmuar Deripaskën, duke u shpjeguar bashkëpunëtorëve të tij se Deripaska po ndihmonte për të kapur Donald Trump.
Dhe, po, Christopher Steele, i dosjes së famshme Steele, punonte për fushatën e Hillary Clinton, por mbrojtësi i tij kryesor prej vitesh ishte Oleg Deripaska. Një nga raportet e para të FBI-së për Christopher Steele u dërgua në FBI nga agjenti i saj në Londër për trajtim në zyrën e New Yorkut. Agjenti i ngarkuar: Charles McGonigal.
E mbajmë mend që Donald Trump u akuzua për thirrjen drejtuar presidentit të ri ukrainas Zelensky, me të cilën i kërkonte hetim për korrupsionin e Bidenëve? Kush ishte mbështetësi kryesor i Zelenskit që u rikthye në vend pas mërgimit më 2016? Igor Kolomoisky.
Së fundmi, kujtojmë se një dëshmitar kryesor në procedurat e fajësimit ndaj Trump ishte ish-ambasadorja e Ukrainës, Maria Yovanovich, e cila ishte emëruar pak përpara se Trump të merrte detyrën, me kërkesë të zëvendëspresidentit Joe Biden.
Pra, kur Trump mori detyrën, armiqtë e tij ishin në poste dhe ata e sulmuan atë para se t’i sulmonte ai. James Comey është një figurë e tillë, Yovanonich një tjetër dhe miku i Putinit, Deripaska, një tjetër.
Kur bashkëpunëtorët e administratës së Bidenit hedhin poshtë çdo sugjerim për marrëdhënie korruptive të përqendruara rreth Hunter Bidenit, që ndoshta përfshijnë edhe të atin, dhe kur shpërfillin mbajtjen e paligjshme të dokumenteve sekrete me vlerë nga Presidenti Biden, atëherë kemi të drejtë të ngremë vetullat të habitur.
*John D. O’Connor është një ish-prokuror federal në SHBA.