VOAL – LISBONË- Një aktor portugez duke recitonte një lutje tek po meditonte para një teksti të shenjtë tibetian në një avion që priste të nisej nga Parisi, u kequptua si terrorist nga pasagjerët e alarmuar dhe u përzu nga avioni prej policëve.
“Policët më thanë se unë isha denoncuar si i dyshuar për terrorizëm nga pasagjerët e avionit, sepse, sipas tyre, po recitoja Kuranin, ku ishin të shkurara fjalët ‘vdekje’ dhe ‘bombë’,” tregoi aktori e Heitor Lourenco, në një deklaratë të transmetuar nga televizioni SIC të mbrëmë.
Incidenti ndodhi të martën.
Lourenco, 47 vjeç, tha se teksti të cilin ishte duke e lexuar në tabletin e tij, përmbante shkronja tibetiane, ndërsa anash ishte kronometri që tregonte sa kohë ai kishte medituar. Kjo duket se ka shkaktuar dyshimin për bombë.
Ai u lirua pas gjashtë orësh hetime gjatë të cilave policët panë video të tij në Internet, ku ai paraqitej si aktor teatri dhe televizioni, si dhe e lexuan profilin e tij në Wikipedia, ku ai deklaron se është budist. reuters

Komentet