Voal.ch – Rubén Díaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx në New York, me një popullsi prej gati 1.5 milionë banorë, një personalitet shumë i suksesshëm, i zgjedhur për 3 mandate rresht kujtoi dje ditëlindjen e Nënë Terezës, duke e shpallur 26 gushtin 2019 në Bronx si ditën e Nënë Terezës. Në një status në rrjetin social ai shkruan si më poshtë:
“Dhjetë vjet më parë, pata nderin të riemërtoja një bllok të Avenue Lydig midis Holland Avenue dhe Wallace Avenue, si “Mother Teresa Way” – “Rruga Nëna Tereza”, duke përkujtuar vizitën e saj të vitit 1977 në manastirin e Bronksit të Motrave të Bamirësisë, si dhe të nderoja rrënjët e saj shqiptare.
Sot, ne jemi duke nderuar dhe festuar trashëgiminë humanitare të kësaj Fituesje Të Çmimit Nobel të Paqes, duke rikujtuar e festuar ditën e lindjes të Nënë Terezës dhe duke e shpallur 26 Gushtin 2019 në Bronx si Ditën e Nënë Terezës”!
Emërtimi u bë me nismën e z. Esad A. Rizai, Kryetar i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, një figurë e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Shqiptarët e Bronx dhe gjithë shqiptarët kudo që janë i shprehin mirënjohjen Rubén Díaz Jr.kryetarit të Bashkisë të Bronx të New Yorkut.
A nuk duhet të reflektojmë ne shqiptarët si komb, kur Bota e Qyterëruar e nderon Nënë Terezën, ne çfarë na takon të bëjmë ?


Komentet