Të gjitha parashikimet e bëra nga hyjnori President Rugova, kanë rezultuar të sakta. Njëra nga këto parashikime ka qenë se në Kosovë nuk mund të ketë luftë të mirëfilltë, por masakër: Dhe, nga bilanci përmbyllës – rezultoi masakër. Kushdo që mundohet ta trajtojë ndryshe, do të ishte një batakçi e falsifikator i radhës.
Pas masakrave numerike, Kosova u boshatis dhe Serbia e shkeli anëpërtej Kosovën, me përjashtim të Kosharës, e cila mbijetonte, në saje të sigurisë ajërore nga NATO – Pakti. Pra, është falsifikim i marrëzishëm të deklarosh se ne, shqiptarët e Kosovës, e çliruam Kosovën, ndërkohë që dështimi në fushë – betejë ishte i pritshëm dhe i tërësishëm.
Në intriga e krime
Mund të ishim më dinjitoz në atë përballje hiç të barabartë, por e majta staliniste e Kosovës e sabotoi luftën, e shtyrë në intriga e krime nga agjentura serbe dhe Sigurimi shqiptar – enverist, që vepronin suksesshëm në Kosovë.
Policia zyrtare e paramilitare, së bashku me administratën serbo-sllave, u larguan, “me bisht ndër shalë”, nga Kosova, nën breshëritë e bombave të NATO-s, duke u zëvendësuar nga stalinistët e Kosovës, me SHIK-un e tyre, që bënte politikën e kuadrit në Kosovë. Përgjatë të gjithë luftës, kuadri komunist-stalinist nuk hodhi asnjë pushkë kundër pushtuesit. Përkundrazi, lëshoi në etër lum fjalësh, akuza e gënjeshtra të panumërta, kundër Presidentit Rugova dhe partisë së tij – LDK-së, e cila, të paktën, rezistonte brenda Kosovës, me aksione të rrufeshme dhe tërheqje të shpejt, për ta shmangur ndeshjen ballore me pushtuesin, gjë që ishte e papërballueshme.
Për habinë tonë, tashmë, në Kosovën e çliruar nga NATO, stalinistët pushtetarë, po aq të dhunshëm sa edhe pararendësit e tyre, u kujdesen të krijonin të ashtuquajturat shoqata dhe organizata “të dala nga lufta”, edhepse nuk kishin hyrë fare në luftë!!! Këto do t`u shërbenin për demagogji e terror ndaj kundërshtarëve polititikë.
Autorë të trazirave të marsit
Janë këto shoqata famëkëqija, që, të instruktuara nga Serbia, në mars – prill 2004 , sulmuan serbët e kishat e tyre! U vranë djem të rinj shqiptarë, pa kuptuar djallëzinë serbe dhe të veglave të tyre shqipfolës, ndërkohë që organizatorët, përveç arrestimeve disa javore, asgjë nuk pësuan. Për rrjedhojë, Kosova u dëmtua me vrasje, me kallje, me fikje dhe koritje. Ishin këto sulme të marrëzishme, mirë të organizuara nga Serbia, me prijetarë shefat e shoqatave “të dala nga lufta”, pa hyrë hiç në luftë, që shkaktuan krijimin fshat e enklavë, fshat e komunë serbe! Dhe, kjo e vërtetë, tashmë e njohur nga të gjithë, heshtet poshtërsisht, duke u lënë hapësirë hafijeve të Serbisë, që, më vonë, të djegin edhe flamujtë e Dardanisë, të denigrojnë, sot, personalitete dhe heronjtë e Kosovës, të cilët u sublimuan, pikërisht, për lirinë e Kosovës.
Populli i Kosovës, këto ditë, përkujtoi, me ndjenjen e krenarisë të ligjshme dhe të dhimbshme, betejën e Loxhës – betejën e parë ballore dhe të vetme të fituar. Meritueshëm është nderuar komanduesi i kësaj beteje, kur Presidenti Fatmir Sejdiu jetësoi porosinë e Presidentit Rugova, për dekorimin e kolonel Tahir Zemaj “Hero i Kosovës”. Organizata fantomë e “veteranëve të luftës”, duke keqpërdorur poshtërsisht dëshmorët dhe invalidët faktik të luftës, reagoi turpshëm, duke bërë etiketime të marrëzishme dhe tërësisht rrugaçërore, si “tradhtar”, “dezërtor” e tjera.
Pas dajakimit të deputetëve në Drenicë, ndërrimi i dhunshëm i komandantit të Dukagjinit, kolonel Tahir Zemaj, është sabotimi i dytë i madh i luftës, për të kulmuar me vrasjen e ministrit të mbrojtjes – Ahmet Krasniqi – sabotimi i tretë, që shënon edhe nismën e dështimit të rezistencës të armatosur në Kosovë.
Heroi i Kosovës, kolonel Tahir Zemaj, ishte jo vetëm ushtarak kalibri, por edhe një politikan për lakmi. Ai mençurisht shmangu provokimin e madh, të gatuar në Tiranë e Beoigrad, për menjanimin e kuadrit profesional nga lufta, duke e zëvendësuar me amator, të cilët, duke qenë të paaftë të përballën me pushtuesin, gjakosën shqiptarët.
Kolonel Zemaj kishte forca të mjaftueshme, për të qeruar hesapet me veglat e dirigjuara nga jashtë Kosovës, por nuk donte gjakderdhjen ndërshqiptare. Dhe, për të mos ndodhur kjo, ishte gati ta përsëriste aktin e bërë, gjatë Luftës Dytë Botërore, të profesor Safet Butkës, komandant i forcave balliste të Shqipërisë Juglindore (Korçës me rrethina), i cili, në momentin kur partizanët e ideologjisë sllaviste ishin gati të mos kursenin gjakun e shqiptarëve, sepse kjo ishte porosi e Dushan Mugoshës dhe e Milladin Popoviçit, e tërhoqi këmbëzën e revolës në temthin e kokës të tij.
Ushtria pa komandë degjeneron në bandë grabitëse dhe vrastare
Kolonel Tahir Zemaj as nuk tradhtoi dhe as nuk dezërtoi. Përkujdesja e Tij, së bashku me komandantin e Rugovës – Smajl Hajdaraj, për mbrojtjen e popullatës civile, në tërheqje, ka qenë nga më të mençurat dhe më heroikët në tërë Kosovën. Është e pakuptueshme vonesa e mëtejme për dhënien e titullit të heroit të Kosovës edhe Smajl Hajdarajt.
Kolonel Tahir Zemaj nuk është dezërtor. Ai nuk ishte as anarshist. Ai ishte ushtarak kalibri dhe respektonte hierarkinë ushtarake. Sepse ushtria pa komandë, është bashibuzukizëm e haxhiqamilizëm, që degjeneron në një bandë grabitëse e vrastare, siç ndodhi, realisht, në Kosovën tonë. Ai kishte epror dhe zbatoi urdhërin. Hapi ushtrimoren ushtarake në Drojë të Kurbinit dhe përgatiti kuadrin luftarak për Kosharën dhe tërë Kosovën.
Zhvillimet luftarake në Koshare ishin një sëri betejash heroike, një luftë në vijimësi, e cila përfundoi me ndërhyrjen e trupave tokësore të NATO-s në Kosovë. Është thënë dhe pranuar botërisht se Kosharja ishte legjitimim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Por, përderisa të ndahet krimi dhe kriminelët, të “strehuar” brenda kësaj emërtese zëmadhe, le ta themi se Kosharja legjitimoi luftën në Kosovë.
Veprime supërkriminale
Është fikësuar në prononcime të zëshme kasetore dhe në shkrimet e kolkonel Zemaj, mospajtimi i tij me kufizimin që iu bë për të mos u rikthyer në luftë në Kosovë, madje këtë e shpreh jo pa habi. Por, eprorët e dinin se qendrat armike të kohës, të zyrtarizimit të largimit të tij nga komanda e Dukagjinit, ishin të gatshme të shkonin edhe mëtej, në veprimtarinë e tyre supërkriminale.
Beteja e Loxhës është betejë e vetme e fituar në Kosovë. Madje, ajo është edhe e vetmja betejë ballore e fituar me armikun. Dhe, për të vetmen betejë, Beogradi zyrtar ka thënë se “tashmë nuk kemi të bëjmë me grupe bashibuzuke, por me një detashment ushtarak mirë të organizuar e profesional”.
Të gjitha rastet tjera, që dikjujt i pëlqen t`i quajë beteja, janë masakra, pa mundësi shpagimi. I tillë është edhe Prekazi, edhe Reçaku, edhe Llapashtica, Padalishta, Krusha e Landovica dhe dhjetra masakra të tjera. Kush i kremton si beteja, imiton Serbinë, si në cilësimin dhe kremtimin si fitore të “Luftës të Kosovës”, e humbur shekuj më parë.
KËRCËNIMI: DO T`JU KARBONIZOJMË JU, RUGOVISTËVE
SI ZOTIN SHABAN MANAJ
Kolonel Tahir Zemaj me shokë, qofshin ata të rënë apo të gjallë, janë heronj, qysh në ditën e betejës të vetme të suksesshme të Kosovës, të zhvilluar në fshatin Loxhë të Pejës.
Në qoftë se vlerësimi bëhet nga kriteret e luftës dhe të rezultatit të saj, siç veprohet kudo në botë, komanduesi dhe fitimtari i betejës të Loxhës – kolonel Tahir Zemaj është hero faktik qysh në përfundim të betejës të Loxhës .Dhe, nëse do ta bënim renditjern sipas përmasës të heroizmit, gjë që nuk këshillöhet, siç bëjnë komunistët, madje me subjektivizëm, kudo që ata sundojnë, Tahir Zemaj do të ishte ndër meritorët, ndërsa Presidentit Rugova, gjithësesi, është NJËSHI i kësaj emërtese të lavdisë kulmore. Sepse po të mos ishte urtësia dhe maturia, tashmë, proverbiale e Dr. Rugovës, nuk do t`i vinte radha as heroizmit të Tahir Zemaj me shokë.
Koha dëshmoi se liria e Kosovës është rezultat i paqës dhe jo i luftës. Sepse lufta e nxori tërësisht humbëse Kosovën. Ishte dekada e mençurisë dhe e urtësisë unikale e botërore e Dr. Ibrahim Rugovës, me rezistencën aktive, të krijimit dhe të jetësimit të institucioneve paralele dhe e bojkotit masiv absolut të pushtetit serbo-sllav në Kosovë, me lutjet e Tij hyjnore e dinjitoze – në qendrat e vendosjes botërore, që solli bombarduesit e NATO-Paktit, mbi qiellin e ngrysur të Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.
Këtë të vërtetë të madhe, tashmë ua kanë kujtuar dhe përsëritur manipulatorëve dhe falsifikatorëve stalinistë të Kosovës dy aktorët qendrorë të lirisë tonë: Presidenti amerikan Bill Klinton dhe Kryeministri britanik Tony Blair.
Kuadri i lartë i Ministrisë të Kulturës të Shqipërisë, zoti Enver Bytyqi, në shkrimin e tij me titull: “Heshtja si art i vrasjes të vlerave” shkruan: “Kur Tony Blear e filloi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, me një mirënjohje dhe përkujtesë për rolin, personalitetin dhe figurën e shquar të Ibrahim Rugovës, kishte në atë sallë deputetë, të cilët ishin zverdhur, ishin nxirë ose ishin skuqur.
Hiç-kushët
Kundërshtarët ekstremistë të Rugovës ishin zverdhur, sepse ende nuk pajtohen me vlerat monumentale që ai kishte prodhuar. Ata që nuk dëshironin vlerësimin dhe rivlerësimin e emrit të Rugovës, ngaqë u pakësohen “meritat”, ishin nxirë. Një pjesë e vogël, e cila ka hedhur baltë mbi presidentin historik të vendit, por që e ndjen peshën e fajit për këtë, ishte skuqur.
Me gjithë dallimet midis tyre, të tri këto kategori “mëkatarësh” kanë diçka të përbashkët: – Duan me çdo kusht që jehona e asaj që pohoi ish-kreministri britanik për Presidentin Historik të Kosovës, të kufizohet në kohë dhe hapësirë, mundësisht të mbetej “pronë” e sallës të parlamentit, pra, të mos bëj vend në median e shkruar dhe elektronike”.
Zotëri Bytyqi na e jep bindshëm ndjenjën inferiore dhe shqetësimin e madh që manifestojnë hiç-kushët kundërshtarë të Dr. Rugovës dhe tendencën ngulmuese të tyre, për zvetnimin, deri në harresë, të personalitetit të Tij të papërsëritshëm.
Për luftimin “me harresë” të Presidentit Rugova, edhe Arbër Xhaferi e këshillonte LPK-në. Arbër Xhaferi, për organizimin e vrasjes të akademik Fehmi Aganit, u shpërblye nga shefi i të majtës ekstreme të Kosovës Hashim Tjhaçi dhe “Lista Serbe”, duke e pagëzuar autorrugën Ferizaj – Hani Elezit, me emrin “Arbër Xhaferi”!! Lidhshmëria e krimit të organizuar vazhdon zinxhirë, kur krerët e “shoqatave të dala nga lufta”, të dirigjuara nga Serbia, mohojnë vlerësimin – dëshmor – të akademik Fehmi Aganit!!!
Është koha t`u thuhet stop manipiulimeve dhe falsifikimeve të historisë. Pas arkitektit të vënies të themeleve të shkencës luftarake, për mbrojtjen dhe lirinë e Kosovës, të ministrit Ahmet Krasniqi si dhe të zbatuesit faktik të kësaj strategjie – kolonel Tahir Zemaj, tashmë, Heronj të Kosovës, duhet të mendohet dhe të veprohet, mençurisht e vendosmërisht, për statusin moral të vlerësimit dhe të dekorimit edhe, për të paktën, të 1.800 viktimave, të rëna nga dora kriminale e të majtës staliniste e fashizoide të Kosovës.
Po citojmë vetëm njërin syrësh me emër – kuadrin e lartë të LDK-së, avokatin Shaban Manaj. Tashmë, dihen presionet ndaj Tij, për ta konvertuar partinë. Ai qëndroi stoik në kundërshtitë ndaj stalinistëve, edhepse e dinte përmasën e rrezikshmërisë kushtuese të këtij qëndrimi. Dhe, një kundërshti e kësaj natyre, duke i marrë parasysh pasojat fatale, është më shumë heroike, se sa rënia me pushkë në dorë në një fushë-betejë. Dhe,akti terrorist, i tipit alkaidian, i kryer në Ozdrim të Drenicës, i torturuar ngeshëm, madje deri në mbytje, i djegur deri në karbonizim, për të terrorizuar një popull të tërë, “ose ne, komunistët, në pushtet, ose do t`ju karbonizojmë ju, rugovistëve si zotin Manaj”, dëshmon për peshën e qëndresës dhe të krimit – njëherësh. Për të shkëputur fijen e krimit, vrasësit gruporë, ekzekutuan, më vonë, edhe kreun e tyre, si i akuzuar i parë. Atëherë, pse të mos shpallet “Hero i Kosovës” martiri i lirisë dhe i demokracisë të Kosovës – Shaban Manaj?!?
Presione të formave të ndryshme kanë përjetuar edhe viktimat e tjera të krimit stalinist në Kosovë, të cilët kanë rezistuar, duke mbrojtur idealet e parimet e lirisë dhe të demökracisë. Le të sjellim ndërmend, qoftë edhe për pak sekonda, skenat makabre të shantazhimeve dhe të kidnapimeve, që përshkruan, saktësisht e besmikërisht, vrasësi i penduar i SHIK-ut – Nazim Bllaca. Dhe, e gjithë kjo qëndresë, ndaj murtajës komuniste-staliniste, e përgatitur në kruzhokët fashizoide të Tiranës, nga sigurimsat vrastarë të Enver Hoxhës, meriton studim, vlerësim dhe shpërblim moral e material të viktimave seriale, kryesisht, kuadro dhe anëtarë të LDK-së dhe të së djathtës të Kosovës.
Presidentja duhet ta fillojë procedurën për dekorimin real e meritor edhe të tre dëshmorëve të kësaj beteje të lavdishme: Rrustem Bruçi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, si dhe një dekoratë të përbashkët për luftëtarët e mbijetuar, sepse duhet të shquhet e vetmja betejë e fituar, nga shumë dhjetra masakra, që, gjithësesi, duhert nominuar me emrin real e adekuat.
Pse nuk shpallet hero, Rrustem Bruçi
Me nismën e bashkëluftëtarëve të heroit Sali Çekaj, zotërinjtë Osman Ferizi dhe Saim Tahiraj, aktualisht, në krye të Shoqatave “Sali Çekaj”, përkatësisht, në Gjermani dhe Zvicër, janë mbledhur mijëra nënshkrime, për dhënien e titullit “Hero i Kosovës”, oficerit, komandues dhe luftëtar, të betejes madhore dhe fituese të Loxhës, Rrustem Bruçit. Megjithatë, Presidentja Atifete Jahjaga ka bërë veshin e shurdhër, duke mos marrë guximin për një vendim sa ligjor, aq edhe moral. Vëllezërit. Rrustem dhe dr. Sylë Bruçi, u angazhuan në luftën për çlirim nga pushtuesi serbosllav, qysh në fillimet e saj dhe i shërbyen Atdheut, me përkushtim e devotshmëri, deri në fund. Andaj, meritojnë vlerësim suprem. Mjerisht, nuk janë vlerëuar, në masën e duhur, as bashkëluftëtarët dhe bashkëfitimtarët e Rrustem Bruçit në Betejen e Loxhës, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj me shokë,
Përgojuesit e heronjve fitimtarë, të cilët fshihen pas deklaratës të turpshme të “veteranëve të UÇK-së”, “të dëshmorëve dhe të invalidëve”, janë disa të akuzuar dhe të burgosur, si vrasës të shqiptarëve dhe të liruar me marrëveshje të UNMIK-ut me Serbinë, për të vazhduar krimet, me qëllim të diskreditimit të Kosovës në sy të botës.
Familjet e dëshmorëve dhe invalidët faktik të luftës, duhet të distancohen nga deklarata të tilla politike të urryera. Ata duhet ta shpallin botërisht se emërtesa e “UÇK-së”, është bërë sinonim i krimit kundrashqiptar, sepse për 16 vjet radhazi vazhdojnë gjyqet e dënimet e kriminelëve vrastarë, politikë, ekonomikë dhe ordinierë. Dhe, çuditërisht, të gjithë të dënuarit mbajnë krenarishëm siglën e “UÇK-së”!!!
Për derisa të saktësohet se çfarë ishte “UÇK-e” dhe çfarë janë kriminelët, që thirrën në emër të saj, familjet e nderuara të dëshmorëve dhe invalidët shumë të respektuar, duhet të emërtohen dëshmorë dhe invalidë të luftës të Kosovës, duke e shmangur tërësisht siglën “UÇK-e”, ndonëse në të është “përzier gjithfarë ujemi”. Dhe, ky ndryshim duhet bërë që sot.
Në vendet demokratike të Evropës, ngjitur formularit të kërkesës për shtetësi, ofrohet edhe një listë emërore të organizatave terroriste. Si e tillë figuron “Lëvizja Popullore e Kosovës” (LPK). Por, çdo ditë e më shumë po lakohet edhe emri i “UÇK-së”. Madje, në shtypin prestigjioz evropian, herëpashere, hasim tituj shkrimesh si: “Skandali Kosovë”, “Krimi në Kosovë”, “Palaçot e Kosovës” dhe të tjera “xhevahire” të ngjashme. Dikur UÇK-në e shpëtuan nga emërtesa fatale terroriste Presidenti Rugova, duke i justifikuar aksionet goditëse se, “njerëzit në Kosovë mbrojnë pragun e shtëpisë”. Ndësa kolonel Tahir Zemaj, me formacionin e tij ushtarak e luftarak bashëkohor, dëshmoi se vetëmbrojtja e një populli është detyrë e shenjtë dhe larg çdo kualifikimi tjetër negativ.
Riaktualizimi, për t`i dhënë ngjyrime terroriste UÇK-së, ka rrjedhur nga ato qindra krime të bëra në Kosovë, nga grupe bashibuzuke e kriminale, të cilat, paprejashtimisht, fshihen, fallso, pas emrit të UÇK-së.
Prandaj, për të ruajtur vlerat e mirëfillta të luftës në Kosovë, derisa vrastarët të qerohen dhe dënohen, për krimet e bëra, nuk ia vlen as të përdoret emërtesa, dikur simpatike, tre gërmëshe UÇK-e, sepse UÇK-ja e mirëfilltë ka qenë e angazhuar në luftë kundër pushtuesit dhe jo të vrasjes të shqiptarëve, në pusira e prapa shpine, gjatë dhe pas luftës, siç kanë bërë bashibuzukët e deklaratave të sotme.
Kjo e shtunë e 16 nëntorit, shënoi një ditë të rëndësishme për Kishën Katolike por edhe kombin shqiptar, me shpalljen të lumë të dy martirëve At Luigji Paliq dhe Don Gjon Gazullit që i bashkohen listës prej 38 martirëve shqiptar të shpallur në 2016-ën nga Vatikani
Meshën për lumnimin e dy martirëve, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian e udhëhoqi i deleguari i Papa Françeskut eminenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro.
Arqipeshkëvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra në meshën e lumnimit të dy martirëve tha se Luigji Paliq dhe Gjon Gazulli dhanë jetën për fe e atdhe. Një mesazh Massafra dha edhe për luftën në botë. Kardinali shqiptar i Nderit i Vatikanit Ernest Troshani dhe arqipeshkëvi i Kosovës Dodë Gjergji u shprehën se shpallja të lumë e dy martirëve është një nder.
Të pranishëm ishin edhe qindra besimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, drejtues të politikës në Shqipëri dhe përfaqësues të trupave diplomatike të Rajonit. Ndërkohë me qindra besimtarë të tjerë qëndruan në mjediset e jashtme të Katedrales duke ndjekur meshën e shenjtë në këtë moment historik. bw
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka bërë thirrje UEFA-s që të marrë masa dhe t’i mbrojë futbollistët kur përballen me sjellje raciste.
Pas ndërprerjes së ndeshjes në Bukuresht, Rrahmani ka thënë se në tri raste ka bërë përpjekje që ta bindë gjyqtarin për thirrjet anti-Kosovë në stadium.
“Ka pasur thirrje të vazhdueshme ‘Serbia, Kosova’. Kjo ndodhi për 90 minuta. Në minutat shtesë, nisën thirrjet me fjalë të tjera që s’dua t’i përsëris sepse është turp. I thash për herë të parë gjyqtarit që t’i dëgjojë. Ai s’bëri asgjë”.
“Herën e dytë s’deshi të dëgjojë. Pas herës së tretë i thash që do të dalim sepse kjo është shumë e gabuar. Ata kanë qenë në dijeni sepse Federata jonë ua ka bërë të qartë që të provojnë të shmangin këtë”.
“Fansat nisën edhe më shumë pas kësaj me thirrjet ‘Kosova, Serbia’. Prandaj vendosëm të mos dalim më siç ndodhi vitin e shkuar”.
“UEFA duhet të vendosë sepse jemi futbollistë, jemi për të përfaqësuar këtu popullin tonë, shtetin tonë që ka të kaluar të rëndë. Një luftë e madhe ka marrë jetën e njerëzve, ka pasur masakra. Kjo është e tepërt. Ndaluni”.
“Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri. Kaq. Këtu mbaron”, ka përfunduar kapiteni i Kosovës. bw
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha të premten se nuk mund t’i kërkohet Kosovës zbatimi i detyrimeve që dalin nga marrëveshja me Serbinë derisa Beogradi nuk hedh asnjë hap drejt zbatimit të saj, ndërsa ngriti mundësinë e zbatimit të njëanshëm të saj në këmbim të garancive ndërkombëtare për çështjen e sigurisë, njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
“Pra në qoftë se partnerët tanë ndërkombëtarë janë të interesuar që ne te ulemi me ta dhe zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Kosovës të lidhet me përkrahjen ndërkombëtare, pra garanci të sigurisë, njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare kjo është një situatë e re megjithatë deri tani nuk ka pasur përgjigje konkrete nga ana e komunitetit ndërkombëtar lidhur me një gjë të tillë”, tha presidentja Osmani duke nënvizuar se kjo është vetëm një ide e saj personale dhe jo qëndrim i institucioneve të vendit, Presidentja Osmani i tha agjencisë së lajmeve Kosovapress se më një qasje e tillë, Kosova ka përfituar në të kaluarën.
“Qëndrimi im, e kam thënë ka të bëj me mënyrat se si ne e kemi shfrytëzuar në vitin 2007 – 2008 që do të thotë atëherë kur Serbia nuk zbatonte ne e kemi pasur marrëveshjen tonë me partnerët, me aleatët tanë. Pra edhe pse Kosova e kishte zbatuar pakon e (Martti) Ahtisaarit në mënyrë të njëanshme, ajo çfarë kishte përfituar ishte pavarësia, njohjet dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare”, tha ajo.
Në muajin shtator Presidentja Osmani gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, kërkoi më shumë bashkërendim me Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të hapen më shumë rrugë për Kosovën në politikën e jashtme, nëpërmjet anëtarësimit të saj në mekanizmat ndërkombëtarë.
Presidentja Osmani akuzoi ndërkaq Beogradin se po përpiqet të destabilizojë Kosovën nëpërmjet masave të shpallura në fund të muajit të kaluar me të cilat e shpalli Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe për kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.
Serbia e ka arsyetuar legjislacionin me synimin që të mbrojë të drejtat dhe sigurinë sociale të qytetarëve serbë në Kosovë.
Kundër atyre projektligjeve janë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilët e kanë quajtur shkelje të detyrimeve të Beogradit që dalin nga procesi i bisedimeve në Bruksel.
Bashkimi Evropian ndërkaq sot sërish bëri thirrje për shmangie te veprimeve të “njëanshme” të palëve dhe zbatim të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha se blloku do të vazhdojë të lehtësojë dialogun derisa Kosova dhe Serbia janë të interesuara për procesin e anëtarësimit.
“Sepse që nga viti i kaluar kur u arrit marrëveshja në Ohër, palët u pajtuan ose palët pranuan se përparimi në dialog është i lidhur me përparimin e tyre në procesin e anëtarësimit. Pra, nëse nuk ka dialog, nuk ka proces anëtarësimi”, tha ai.
Presidentja Vjosa Osmani tha sot se nuk mund të kërkohet zbatim i detyrimeve vetëm për Kosovën pasi sipas saj nuk ka kuptim marrëveshja.
Kosova dhe Serbia në vazhdimësi akuzojnë njëra tjetrën për mungesë gatishmërie për zbatimin e marrëveshjes. Serbia ngulë këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova akuzon palën serbe se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke mohuar detyrimet e saj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën.
Ajo ka theksuar se Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë për ta ndryshuar realitetin e pandryshueshëm për Kosovën e pavarur.
“Serbia nuk ka asnjë juridiksion as gjyqësor e as territorial mbi Kosovën që nga viti 99. Edhe ende pa u shpallur Kosova e pavarur më 2008, rezoluta 1244 ia ka marrë çdo lloj juridiksioni në atë kohë Jugosllavisë dhe fillimisht ka vendosur kompetencat në kuadër të prezencës civile dhe ushtarake dhe nga viti 2008 i vetmi shtet që ka juridiksion mbi këtë territor është Republika e Kosovës, gjë e konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Këto janë tendenca, taktika të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin dhe ajo që dëshmohet më së miri përmes këtyre veprimeve është që Serbia akoma e ka mendësinë e viteve 90, një mendësi që synon t’i destabilizojë shtetet fqinje, megjithatë realiteti është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm dhe Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë me këtë”, ka thënë Osmani.
Qeveria serbe ka miratuar një projektligj për, siç e ka quajtur ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera të territorin e Kosovës. Përveç këtij, ajo ka miratuar edhe një vendim përmes së cilit e shpalli Kosovën si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.
E, ndërkohë me gjithë kritikat e ndërkombëtarëve, këta të fundit nuk arritën ta bindnin Serbinë që të heqë dorë nga to. Beogradi zyrtar ka shprehur qëndrimin se do ta mbajë në fuqi vendimin për ta shpallur Kosovën “zonë të veçantë sociale” dhe se do ta miratojë në Kuvend ligjin për juridiksionin mbi veprat penale në Kosovë. sn
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), ka çelur në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë një ekspozitë që shpalos për herë të parë dorëshkrimet e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare.
Mbi 44 mijë dokumente, me dhjetëra publikime, blloqe shënimesh të hedhura gjatë procesit krijues, një roman i pabotuar, përmbledhje me poezi dhe skica, që përshkruajnë veprimtarinë letrare të pangjashme të autorit, i cili e përcolli Shqipërinë në rreth 50 gjuhë të globit, vijnë pranë publikut artdashës. Në hapjen e kësaj ekspozite ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Z. Ardit Bido, e bija e shkrimtarit të ndjerë, Znj. Besiana Kadare, Drejtoresha e Bibliotekës së COD-it, Znj. Jetona Koçibelli, shkrimtarë, botues, kritikë letrarë dhe gazetarë.
Në fjalën e marrë, kreu i DPA-së u shpreh se pas digjitalizimit në kohë rekord, këto dorëshkrime do të kalojnë në procesin e përpunimit dhe të restaurimit, për t’u dhënë brezava mundësinë e depërtimit në labirintin e mendimit të Kadaresë. “Është nder dhe kënaqësi që në kuadër të një viti të rëndësishëm për historinë tonë, sikurse është 80-vjetori i Çlirimit, të ekspozojmë figura që janë identitare për kombin. I tillë ishte edhe Ismail Kadare. Këto dokumente janë jo vetëm vepra të pabotuara apo thjesht drafte të veprave që më pas janë botuar, apo skica. Janë procesi krijues. Ne arrijmë që përmes tyre të shkojmë hap pas hapi në mendimin e Kadaresë, në mënyrë që të shohim që nga gjeneza deri në draftin final, labirintin e mendimit të tij. Këto dorëshkrime janë të rëndësishme edhe për studime të mëtejshme. Janë digjitalizuar brenda një jave, për të siguruar paprekshmërinë e tyre të mëtejshme. Pas këtij procesi, do i nënshtrohen përpunimit tekniko-shkencor dhe restaurimit, me qëllim që vepra e Kadaresë të jetë e përjetshme”, u shpreh Bido.
Në fjalën e saj të rastit, Znj. Besiana Kadare vlerësoi ekspozitën e paraqitur, duke theksuar se këto materiale do t’u shërbejnë studiuesve, si një udhërrëfyes i kombit. “Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që ndodhem sot me ju. Një falenderim i veçantë dhe mirënjohje për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Z. Bido që mori përsipër përgatitjen e kësaj ekspozite kaq domethënëse, në vijim të dhurimit që familja jonë kreu pranë Arkivit të Shtetit. Jam shumë e emocionuar t’i shoh dorëshkrimet të paraqitura kaq bukur. Më vjen mirë që është ruajtur me kaq kujdes që të kenë akses brezat e ardhshëm, apo edhe studiuesit sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një shkrimtar, por një kronikë të rrugëtimit të kombit shqiptar”, tha Znj. Kadare.
Mes dokumenteve të ekspozuara, publiku do të mund të shohë nga pranë fragmente nga romani i parë i pabotuar i Kadaresë, “Tri shokët”, shkruar në moshën 11-vjeçare, si edhe të bjerë në gjurmët e vokacionit të tij për letërsinë ndikuar nga vepra shekspiriane, nëpërmjet dorëshkrimit të sprovës letrare “Hamleti, princi i vështirë”. Pjesë e ekspozitës janë po ashtu:
-Dorëshkrimi i romanit të parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili pati jehonë ndërkombëtare të pafrerë;
-Dorëshkrimet e romaneve më të lakuara dhe polemike, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” dhe “Përbindëshi”;
-Dorëshkrimet e dramës “Stinë e mërzitshme në Olimp” dhe të sprovës letrare “Dante i pashmangshëm”, ku narrativa përcillet mes mitit dhe bashkëkohësisë;
-Dorëshkrimet e romaneve “Prilli i thyer” dhe “Kush e solli Doruntinën”, që portretizojnë Shqipërinë zakonore;
-Dorëshkrimet e romaneve “Piramida” dhe “Qorrfermani”, që paraqesin alegorinë e një sistemi totalitar;
-Dorëshkrimi i librit “Ra ky mort e u pamë”, shkruar në formën e një ditari mbi Kosovën;
-Dorëshkrimet e romanit “Lulet e ftohta të marsit” dhe të sprovës letrare “Mosmarrëveshja”, të cilat ravijëzojnë Shqipërinë përballë vetes.
Prej këtij fondi të rrallë dokumentesh, janë evidentuar edhe dorëshkrimet e veprave “Spiritus”, “Ftesë në studio”, “Darka e gabuar”, “Koha e parasë”, “Historia e Lidhjes së Shkrimtarëve”, “E penguara” (Requiem për Linda B.), “Jeta, vepra dhe vdekja e Lul Mazrekut”, “Hijet” dhe “Mëngjese në Kafe Rostand”. Në këtë korpus materialesh, nuk mungojnë vlerësimet me çmimet dhe titujt “Komandant i Legjionit të Nderit”, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”, “Princi i Asturias”, “Çmimi i karrierës” dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, si edhe dekreti për dhënien e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
“Dorëshkrimet e Kadaresë” do të qendrojë e hapur për të gjithë të interesuarit pranë COD-it deri në datë 18 nëntor. Dokumentet nga krijimtaria e ngjeshur e shkrimtarit, u dorëzuan pranë DPA-së në shtator të këtij viti, në kuadër të një marrëveshje të nënshkruar me familjen Kadare.
Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar veprimtaria e guroreve, problemet që shkaktojnë jo vetëm në mjedis, por edhe në jetën e përditshme të qytetarëve, duke rrezikuar seriozisht edhe shëndetin e tyre.
Emisioni ndalet veçanërisht në zonat ku veprimtaria e guroreve po shkatërron masivisht të paktën dy prej zonave ku operojnë edhe numri më i lartë i këtij biznesi, Dimali dhe Kruja.
Guroret konsiderohen si ndër bizneset më të mëdha të dekadave të fundit, për shkak të hovit të ndërtimeve dhe lëndës së parë që duhet për to.
Një ndër dëmet që kanë sjellë guroret, por që është anashkaluar disi, lidhet me humbjen e sipërfaqeve pyjore për shkak të ndërhyrjeve në mjedis për të siguruar gurore të reja, që sigurojnë lëndën e parë për ndërtim.
Edhe pse e kanë të sanksionuar me ligj, kompanitë nuk rehabilitojnë zonat e shpyllëzuara për shkak të aktivitetit të guroreve që kanë kryer, duke lënë pas gropa, që sipas ekspertëve paraqesin efekte negative në mjedis.
Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, aktualisht në Shqipëri gjenden 268 gurore dhe më shumë se 95% e tyre nuk kanë kryer rehabilitimin e zonës. Ky është një problem që nuk është ngritur vetëm nga banorët dhe shoqatat mjedisore, por edhe nga vetë zyrtartët më të lartë në Ministri.
Ekspertët ngrenë alarmin se guroret po shkatërrojnë florën dhe faunën, ndërsa banorë të zonave ankohen se shpërthimet pa kriter po dëmtojnë dhe shembin banesat, veçanërisht kur janë afër zonave të guroreve.
Sipas ekpertëve të mjedisit, guroret jo thjesht kanë impakt te bimësia, por po dëmtojnë seriozisht jetën e qytetarëve.
Problemi nis jo thjesht në shkatërrimin e burimeve natyrore, por këto gurore dëmtojnë tokat bujqësore, dëmtojnë banesat, sikundër rrezikojnë jetët e banorëve. Por cilët janë pronarët e guroreve që duket se kontrollojnë jo pak hapësirë dhe pavarësisht protestave të banorëve vijojnë aktivitetin.
Milionat që qarkullojnë nga bizneset e guroreve sfidojnë interesat e mijëra qytetarëve, të zonave ku shtrihen këto aktivitete. Dhe natyrisht kjo gjë nuk mund të arrihet pa lidhjet me pushtetin, qoftë në nivel lokal apo qendror. Paraja publike qarkullon brenda një rrethi të mbyllur e të mirëorganizuar, ku edhe institucionet e drejtësisë e kanë të vështirë të depërtojnë.
Nga lart qyteteve që janë të prekura nga kartelet e betonit dallon zgavra gjigande, ku janë shqyer pjesë masive të shpateve malore, ku rrëfehet qasja që ne si shoqëri kemi prej dekadash për natyrën, për jetën.
Këto plagë të hapura nga guroret që zhvillojnë aktivitetin pa kriter nuk sjellin vetëm shkatërrimin e natyrës shqiptare, por janë një kërcënim për të ardhmen, për brezat që vijnë. Njollat e stërmëdha të masakrës mbi male e kodrina krijojnë një peisazh të shkatërruar, ku dallohen nënshtresat e tokës, që e kanë humbur pjesën organike prej së cilës ushqehet bimësia.
Shumë pranë me qytetet, këto kantiere vazhdojnë të përhapen me shpejtësi në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndonëse ky fakt është bërë problematik prej kohësh për banorët pranë tyre. Banorët janë dëmtuar dhe vazhdojnë të dëmtohen nga problemet që kanë sjellë guroret, shumica e të cilave funksionojnë në shkelje të çdo procedure ligjore, duke filluar nga mënyra se si e përpunojnë lëndën e parë. Tymi ndotës që ankohen banorët, kërkon përpunimin me ujë për të bllokuar ngritjen e grimcave të rrezikshme kancerogjene për shëndetin.
Sipas biologut Olsi Nika nga “ECOALBANIA”, guroret kanë pasoja serioze mbi mjedisin dhe njeriun. “Të gjitha grimcat e ngelura pezull në ajër janë ato që janë shqetësuesi kryesor, të cilët në fakt nuk është se dëmtojnë vetëm biotën, vetëm botën e gjallë, por dëmtojnë drejtpërdrejt edhe njerëzit nëse këto këto njësi vendosen pranë qendrave të banuara”, tha për “Vetting” Olsi Nika.
Prania e këtyre burimeve natyrore pranë komuniteteve po krijon vatra të reja për konfliktet sociale. Këto konflikte qendrojnë të heshtura duke u akumuluar dhe nëpërmjet protestave mobilizojnë popullsinë rurale dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në këtë episod, “Vetting” do të trajtojë problemet që kanë sjellë guroret në zonën e Dimalit në Berat dhe në Krujë, të cilat janë dy zonat më të dëmtuara nga kjo veprimtari.
Dhunë fizike dhe verbale ndaj banorëve nga pronarët e guroreve, përplasje dhe protesta, shkatërrim të shtëpive dhe ambientit nga eksplozivi pa kriter, ndotje të ambientit, erozion, e mbi të gjitha asgjesim total të ekosistemit natyror, të gjitha nën indiferencën e institucioneve ligjzbatuese.
Këto të fundit reagojnë vetëm kur problemi bëhet publik, duke hedhur hije dyshimi për korrupsionin që mund ti ketë fijet e fshehura midis pronarëve të guroreve dhe drejtuesve të korruptuar të institucioneve.
Sipas ekspertit të mjedisit, Abdulla Diku, Shqipëria paraqet një rast unik përsa i përket menaxhimit të burimeve natyrore.
“Nuk kemi asnjë vend tjetër në rajon të paktën, në Europë jo e jo, i cili të jetë i keqpërdorur në këtë mënyrë burimet natyrore, malet”, tha për “Vetting” Abdulla Diku.
22 guroret që po shkatërrojnë Dimalin
Dimali, dikur i njohur si Ura-Vajgurore, është një nga zonat më të prekura nga shfrytëzimi pa kriter i burimeve natyrore. Ky qytet ka 22 gurore në territorin e tij, duke mbajtur rekord me numrin më të lartë në Shqipëri. Kur e viziton këtë qytet, ajo që të bie në sy është jo vetëm shtrirja e guroreve përreth, por një shkatërrim total i kodrinave, ku nuk ka më thjesht shenja të shfrytëzimit, por shihet qartë dëmtimi i parikuperueshëm që i është bërë natyrës.
Në këtë zonë, aktiviteti i guroreve është zhvilluar për vite me radhë, pa u ndalur, dhe gjatë filmimeve nga ekipi i “Vetting”, një re e madhe tymi mbulonte të gjithë territorin e Dimalit, duke mbuluar edhe fshatrat e Pashallisë, Guri i Bardhë dhe Konezbaltë. Kjo ndotje ka marrë përmasa alarmante, duke krijuar një situatë dramatike për banorët e zonës. Shtëpitë që ndodhen ngjitur me guroret janë të mbuluara nga pluhuri, si pasojë e drejtpërdrejtë e aktivitetit industrial. Ky peisazh i shkatërruar është dëshmi e papërgjegjshmërisë së institucioneve ndër vite.
Pluhuri, jo vetëm që ndikon në cilësinë e ajrit, por gjithashtu ndalon plotësisht aktivitetet bujqësore në tokat e zones mbuluar me një shtresë të dendur që ju ndalon bimëve proceset organike natyrore.
Sipas ekspertit të mjedisit Abdulla Diku përveç shëndetit të njeriut, guroret kanë impakt dhe te bimësia.
“Besoj kushdo e ka vënë re që në afërsi të tyre, të karrierave të gurit, pothuajse gjethet e bimësisë janë kthyer jo të gjelbra por kanë marrë ngjyrën e pluhurit të bardhë”, u shpreh për “Vetting” Abdulla Diku.
Një nga banoret e prekura nga kjo situatë tregon për “Vetting” situatën dramatike, që e përndjek për shkak të guroreve.
“Unë jam e tmerruar, e kam vënë urdhëro shikoje, e kam vënë shtëpinë në shitje se nuk duroj dot më, jam e sëmurë, jam me mushkëri të copëtuara, jam me, më është mbushur veshka, po ta shohësh, kam fletën e analizave, më është mbushur veshka plot me kiste e kam veshkën? Pse? Nga ky tym!”, tha për “Vetting”, Shkenca Hyka.
Ajo është banore e lagjes Pashalli në Dimal. Shtëpia e saj mbulohet e para nga tymi dhe ndjen më fort tronditjet nga eksplozivi dhe zhurma që vjen nga guroret.
E prekur nga drama sociale që i kanë shkaktuar guroret, Shkenca rrëfen për “Vetting” se ka ardhur herët në këtë qytet për të krijuar kushte më të mira, por hapja e guroreve I ka sjellë pasoja të rënda shëndetësore dhe ekonomike për të dhe familjen e saj.
Edhe pse shpreson të riparojë shkatërrimet e shtëpisë nga shpërthimet me eksploziv, Shkenca kërkon nga bizneset e guroreve që të respektojnë ligjin, pasi përpunimi i gureve duhet të bëhet nëpërmjet ujit për të shmangur ndotjen.
“Po bëhemi problematikë, unë javën e parë, dy herë në polici, as që u ndjenë fare, puna vazhdoi normalisht, që nuk dilja dot”, shprehet e zhgënjyer Shkenca,e cila priste ndihmë nga Policia e Shtetit.
Duke folur për problemet me ndotjen nga guroret, Shkenca kujtohet që kishte nxjerrë për t’u tharë rrobat e lara të nipit të vogël dhe me nxitim tenton t’i heqi pasi pluhuri ka pushtuar komplet zonën.
Në oborrin e kësaj shtëpie ka disa hardhi që kanë prodhuar rrush, por sipas banores nuk mund të konsumohen.
Sipas biologut dhe drejtuesit të “EcoAlbania” Olsi Nika, tymi i guroreve ka pasoja serioze mbi florën dhe faunën, ashtu edhe për njeriun.
“E gjitha ajo grimca e ngelur pezull hyn në mushkëritë tona dhe patjetër ndikojnë te bimët duke i veshur, duke pamundësuar ose duke mininimizuar ritmin e frymëkëmbimit, të fotosintezës, të frymëmarrjes së bimëve. Ka një ndikim të jashtëzakonshëm”, tha për “Vetting” drejtuesi i “EcoAlbania”.
Në momentin që largohemi nga Shkenca për të intervistuar një banor aty pranë që është duke punuar tokën, guroret ndërpresin veprimtarinë, pasi janë sinjalizuar nga kamionat për prezencën e gazetarëve tanë në terren.
Një nga banorët që ka tokën aty afër, Sotir Pilua tregon se ka probleme me tokën bujqësore pasi ujërat e gurores kullojnë te kanali ngjitur me tokën e tij.
“Edhe bimësia, ja e mbjell, do ta mbjell grurë, nuk bën përpjetë, do ta mbjellë hasëll për dhëntë, kam nja dy tre dhënë, i bie këtu nuk kullosin. Vetëm tym do hanë ato, ca do hanë ato, tymin e gurores ?!”, shprehet për “Vetting” Sotir Pilua.
Për “Vetting”, Pilo tregon se edhe ai nuk ka probleme vetëm me ndotjen nga guroret, por edhe me shtëpinë ku banon.
“Te shtëpia kam problem tymin. Na tymosin, na kanë bërë kështu blozë! Se kur kthen era që këtej, kur kthen për andej, këtej paradite na vjen këtej tymi (bën me shenjë për te toka bujqësore), mbasdite më vete në shtëpi”, tha Pilua, i cili nuk është optimist për reagimin e institucioneve shtetërore.
Problemi me ujin e kanalit që përmbytet nga ujërat e guroreve mund të ketë pasoja më të rënda për tokën pasi sipas ekspertëve këto ujëra tashmë kanë metale të rënda.
“Nëse shkëmbi përmban minerale, ka edhe metale të rëndë, që shkojnë në ujëra, përfundojnë në det, një pjesë e tyre janë edhe të dëmshme për shëndetin sepse përfundojnë në produktet bujqësore blegtorale dhe shumë nga metalet e rëndë janë kancerogjene”, tha për “Vetting” biologu Aleko Miho.
Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, e vetmja kompani në zonën e Dimalit, që ka bërë rehabilitimin e zonës është “AGBES CONSTRUCTION”.
Nga informacionet e siguruara, kjo kompani me leje minerare të marrë që në vitin 2003 ka rehabilituar rrugën hyrëse për në shkallën e parë të lejes minerare. Sipas Ministrisë së Mjedisit, në 15 maj 2018 po në këtë zonë janë marrë masa me pezullim aktiviteti deri në korrigjimin e shkeljeve të evidentuara ndaj kompanive “Shpiragu B” sh.p.k, “AKS” shpk, “2 Po 6” shpk, “Klisal” shpk, “Mustafai” shpk, “Vëllezërit Llupo” shpk, “Agbes Construksion” shpk, “Zhopi” shpk, “Admir” shpk, “Guri i Bardhë” shpk, “Beta” shpk, ndërkohë që është gjobitur kompania “Salillari” shpk.
Kruja, aty ku hidhet shteti në erë
Kruja është qyteti i dytë në Shqipëri me numrin më të madh të guroreve, por në dallim nga Dimali, guroret janë më pak të ekspozuara prej rrugëve. Në një cep të një guroreje të braktisur, në vend të pemëve që duhet të ishin mbjellë nga kompania, duket një makinë e djegur, që vitet e fundit është simbol dhe mjet që digjet pas atentateve.
Edhe kjo zonë ka pësuar një shfrytëzim barbar të maleve e kodrave prej guroreve, duke sjellë shqetësime serioze për banorët, madje duke shkaktuar konflikte sociale në mungesë të reagimit nga institucionet shtetërore.
Në dallim nga qytetet e tjera, banorët e kësaj zone janë përplasur me pronarët e guroreve, apo njerëzit që dërgonin këta të fundit, pasi rezultojnë si persona të lidhur me pushtetin. Banorët kanë protestuar edhe tek institucionet ligjzbatuese, por shpesh raportoheshin si denoncues tek pronarët e kompanive.
Vitin e kaluar banorët e fshatit Borizanë në Krujë protestuan kundra guroreve që me anë të përdorimit të eksplozivit denonconin përdorimin e tij pa kriter dhe në distancë të afërt me shtëpinë
Banorët ankoheshin për shkatërrimin e shtëpive, për faktin që kishin bërë denoncime në polici dhe prokurori, por kompania vazhdonte aktivitetin e pashqetësuar.
Më 7 korrik 2023, deputetja e Partisë Demokratike Merita Bakiu do të ngrinte shqetësimin e banorëve të Borizanit dhe mungesën e masave nga Prokuroria dhe Policia, por përsëri asnjë masë nuk do të merrej për problemin e banorëvë.
Madje gjërat do të merrnin një kthesë akoma më dramatike, për banorët që ishin në krye të protestës për të mbrojtur shtëpitë e veta nga shkatërrimi.
Disa ditë më pas, në korrik 2023, disa nga banorët që protestuan, do të sulmoheshin dhe do të dhunoheshin në brendësi të një lokali në Thumanë nga vëllezërit e ish deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
Fillimisht pamjet dolën në rrjetet sociale dhe u shpërndanë në media duke tronditur opinionin publik duke sjellë largimin e deputetit Rrahman Rraja nga Parlamenti me dorëzimin e mandatit, si edhe shkarkimin nga detyra të ish ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Në atë kohë, Policia e Shtetit doli me një deklaratë për shtyp, ku shpjegoi se ishte bllokuar gurorja “Delia Group”, e cila ishte në pronësi të Viktor Deliut dhe së bashku me institucionet e tjera kryen kontrolle për të matur dëmtimet në disa shtëpi, duke ia referuar rastin Prokurorisë së Tiranës.
Por edhe sot e kësaj dite, aktiviteti i guroreve në fshatin Borizanë të Krujës vazhdon dhe kjo verifikohet nga pamjet ekskluzive që sjell “Vetting” nga terreni. Banorët ankohen se guroret kanë ndikuar negativisht në jetën e tyre, duke sjellë pasoja ekonomike dhe sociale.
Një nga banorët që ka shprehu shqetësimin është Sinan Morina, i cili flet për problemet e shumta që u kanë shkaktuar guroret.
“Na mbyti ky tymi, guroret na dëmtuan shëndetin. Ka raste këta të gurores hedhin në orën 12 të natës, nuk lajmërojnë kur bohen mina,hic, kur dun me i bo, i bojnë.”, thotë për “Vetting” Sinan Morina.
Por këto zona duket se nuk janë nën kontrollin e institucioneve shtetërore, ku nuk ekziston ligji dhe ku njerëzit duhet të mbrohen vetë. Edhe pas protestave dhe reagimit të institucioneve asgjë nuk ndryshoi dhe rezultoi se e gjitha ishte një fasadë për të kaluar skandalin e radhës.
Sipas Sinan Morinës, me rastin e gurores është shkelur ligji pasi guroret janë shumë afër me zonat e banuara.
Ka shumë arsye që në Krujë nuk mund të mbyllen guroret jashtë kritereve, ose të paktën t’u kërkohet të zbatohet ligjit. Po të analizojmë me vëmendje listën e personave që kanë këto kompani, janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave publikë dhe konçesioneve shtetërore, madje që shpeshherë janë lakuar për lidhjet me pushtetin.
Megjithatë në këtë rast problem nuk është përfitimi i fondeve publike, por mënyra se si këto kompani favorizohen dhe mbështeten nga institucionet publike dhe zyrtarët e lartë, në dëm të banorëve.
Në Krujë janë vetëm 3 kompani që kanë bërë rehabilitimin e zonës së guroreve; kompanitë “FUSHE-KRUJE CEMENT FACTORY”, “MILIS BRICK” sha dhe “ANTEA CEMENT” sh.a. Kompanive të tjera u është revokuar licenca nga Ministria e Mjedisit, pasi nuk kanë rehabilituar mjedisin.
Sipas ekspertit Abdulla Diku, mënyra se si bëhet hapja dhe zgjerimi i karrierave e bën të vështirë procesin e rehabilitimit.
“Nuk mund të rehabilitosh një faqe masive shkëmbore, ku pjerrësia është 90 gradë dhe ku do të duhet një volum i jashtëzakonshëm”, deklaron Abdulla Diku.
Në mars 2019, Ministria e Mjedisit i revokoi lejen për guroren në Krastë të Krujës kompanisë “Salillari” shpk, pasi kishte një sërë shkeljesh sipas Ministrisë. Konkretisht kompania nuk kishte bërë rehabilitimin e karrierës, nuk kishte rregulluar sistemimin e rrjedhjes së ujërave sipërfaqësore dhe mbetjet sterile nuk ishin vendosur në një vend të përcaktuar sipas lejes së mjedisit.
Disa ditë më pas, më 15 mars 2019 kompania “Salillari” bëri ankesë për revokimin e lejes, por kërkesa u refuzua nga Ministria e Infrastrukturës, duke i lënë si mundësi të vetme ankimimin në Gjykatë.
Por pezullimi i lejes mjedisore të kompanisë “Salillari” ka ngritur pikëpyetje për lejet e tjera për gurore që ka ky subjekt. Sipas nenit 37 të Ligjit nr.10 304 datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, zotëruesi i lejes minerare ka detyrimin të bëjë rehabilitimin e zonës që ka marrë për shfrytëzim dhe në rast të mosrealizimit të planit të rehabilitimit, ky subjekt nuk përfiton leje për një veprimtari tjetër minerare për një periudhë prej 50 vitesh dhe kjo gjë bëhet shkak që t’i hiqet çdo leje tjetër minerare, që ka në zotërim.
Pra, në këtë rast kompania “Salillari” rrezikon që t’i hiqen të gjitha lejet për gurore që ka edhe në zonën e Dimalit, ku në letrën e firmosur nga zv.ministri Ilir Bejtja kërkohet që të bëhet rehabilitimi i zonës.
Në aksionin e ndërmarrë në 2019, Ministria e Mjedisit i ka revokuar licencën edhe kompanive të tjera, si “VEGA” dhe “FRENKI” shpk.
Kompanisë “VEGA” i është hequr licenca pasi ka shfrytëzuar sipërfaqe jashtë lejes së shfrytëzimit, nuk ka respektuar lartësinë e shfrytëzimit dhe nuk ka bërë rehabilitimin e zonës.
Ndërsa kompania “FRENKI” shpk, e cila është në pronësi të shtetasit nga Jemeni Adel Thabit Ahmed Thabit dhe Sami Hoxhaj nuk ka patur leje mjedisi, por ka marrë në menaxhim guroren pas lejes së transferimit për shfrytëzim, që ka marrë nga kompania “ARVO” shpk. Edhe kjo gurore, ashtu si guroret e tjera që nuk kishin rehabilituar mjedisin, ka marrë një gjobë me vlerë 5 mijë euro nga Ministria e Mjedisit.
Nga të dhënat e siguruara nga AKBN-ja, vetëm për periudhën 2014-2023 janë mbledhur në total 7.6 milionë euro për garancinë e rehabilitimit për lejet minerare. Një pjesë e këtyre fondeve të mbledhura, 1.45 milionë euro, janë para nga kompanitë që u është revokuar leja.
Janë me dhjetëra rastet kur banorë të zonave kanë dalë në protesta kundër aktiviteteve të guroreve, që iu ka dëmtuar pronën dhe po ju merr dhe jetën dalëngadalë.
Prej gati 3 dekadash, mbrapa kësaj përplasjeje qëndron oligarkia ekonomike, e cila në Shqipëri është maska që mbulon pronarët e vërtetë të pasurive publike të gllabëruara, ku shpeshherë pas saj gjenden drejtues bandash kriminale nën petkun e biznesmenit, biznesmenë që janë mësuar të përfitojnë nga fondet publike të servirura nga politikanët dhe në fund ata, politikanët e korruptuar që me “Presta Nome” shmangin ligjin, i cili i pengon të dalin drejtpërdrejt si aksionerët e vërtetë të këtyre pasurive.
Në Shqipëri, guroret janë sinonim i abuzimit të pushtetit me burimet natyrore kombëtare, i mosrespektimit të ligjit dhe vjedhjes së shumicës përballë një pakice të korruptuar, që dhunon të drejtën e jetës, shkel ligjin dhe mbi të gjitha asgjeson të ardhmen.
Si shpërfillet ligji për rehabilitimin e zonave nga 95% e atyre që ushtrojnë aktivitet…
Nëse i kthehemi arkivës, vështirë të gjesh qoftë edhe një ish-ministër të mjedisit që nuk ka premtuar mbylljen apo kontrollin mbi aktivitetin e guroreve. Të gjithë janë përbetuar për zgjidhjen e problemit. Një ndër ta ishte edhe Blendi Klosi, i cili u investua personalisht në zgjidhjen e problematikës duke shkuar edhe në terren.
Në studion e “News 24”, ish ministri Klosi do të deklaronte afate konkrete për zgjidhjen e problematikës së guroreve dhe do të zvogëlonte lejet e mjedisit.
“Unë po ju premtoj publikisht dhe kjo do të jetë pjesë e konikës tuaj, pas një muaj, dy apo katër muajsh. Natyrisht deri më 24 maj 2018 do përfundojnë verifikimet e të gjitha gurorëve, evidentimi i problemeve dhe do merren masat përkatëse ligjore. Nga mali më i lartë i veriut dhe nga më i larti i Jugut kemi mbi 1000 leje mjedisore. Unë ju garantoj se nuk do te jenë kaq . Ata që do mbeten do e zhvillojnë aktivitetin brenda një standarti, brenda hapësirave ligjore. Kur një gurore për të zhvilluar hapësirat e biznesit në Shqipëri fiton para, bën biznes, duhet edhe ruaj mjedisin dhe duhet ruaj njerëzit”, deklaronte Blendi Klosi në një prononcim në News24 në vitin 2018.
Por problematika nuk nisi me Klosin, as me parardhësin e tij dhe më herët. Guroret, si shumë aktivitete të tjera të ngjashme e kanë origjinën shumë më herët.
Sipas raporteve nga organizatat mjedisore, transformimi i ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu të hapur mbas viteve 90’, ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në natyrë dhe monitorimi pothuajse nuk ka ekzistuar. Këto aktivitete u intensifikuan dhe u bënë më të dëmshme pas vërshimit në sektorin e ndërtimeve.
Sipas biologut Aleko Miho, guroret kanë qenë biznesi më i madh i këtyre viteve, ku Shqipëria doli mbas viteve ’90 dhe ndërtimi mori hov të madh në zonat urbane, në bregdet dhe duhej lënda e parë për të ndërtuar dhe guroret kanë pasur gjithnjë aktivitet të madh.
Ky ndryshim i dha vrull ndërtimit të ligjshëm e të paligjshëm dhe në të njëjtën kohë lindi nevoja për të krijuar gurore, të cilat furnizojnë me lëndë të parë ndërtuesit, që edhe sot e kësaj dite janë personat më me ndikim në sferën ekonomiko-politike të vendit.
Një ndër dëmet që kanë sjellë guroret, por që është anashkaluar disi, lidhet me humbjen e sipërfaqeve pyjore për shkak të ndërhyrjeve në mjedis për të siguruar gurore të reja, që sigurojnë lëndën e parë për ndërtim.
Edhe pse e kanë të sanksionuar me ligj, kompanitë nuk rehabilitojnë zonat e shpyllëzuara për shkak të aktivitetit të guroreve që kanë kryer, duke lënë pas gropa, që sipas ekspertëve paraqesin efekte negative në mjedis.
Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, aktualisht në Shqipëri gjenden 268 gurore dhe më shumë se 95% e tyre nuk kanë kryer rehabilitimin e zonës. Ky është një problem që nuk është ngritur vetëm nga banorët dhe shoqatat mjedisore, por edhe nga vetë zyrtartët më të lartë në Ministri.
Në qershor 2018, ish Ministri Blendi Klosi do të deklaronte se zona të tëra nga guroret ishin dëmtuar dhe ishte shumë e vështirë që këto zona të rehabilitoheshin.
Në deklaratën për shtyp, Klosi do të theksonte se nuk duhet të jetonin njerëzit nën presionin e tymit dhe presionin e guroreve.
Ish-ministri Klosi do të pezullonte disa leje gjatë kohës që ishte në detyrë, por guroret që ishin licensuar nuk u mbyllën, përkundrazi do të rritej numri i tyre, njëherësh edhe numri i zonave që nuk janë rehabilituar. Janë fakte që “Vetting” i ka konfirmuar përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit dhe Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Sipas Ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, kompanitë ose pronarët e guroreve duhet të realizojnë rehabilitimin e mjedisit, duke filluar me rehabilitimin e sheshit të depozitimit të mbetjeve dhe të gjitha veprimtaritë e tjera, me qëllim parandalimin e dëmtimit të mjedisit e ndotjeve, duke garantuar një rehabilitim të plotë të ekosistemit në këtë zonë.
Në momentin që bizneset pajisen me lejen minerare, ato duhet të paguajnë çdo vit garancinë financiare për rehabilitimin e mjedisit, e cila bëhet në formën e një garancie bankare në favor të shtetit, që përdoret për realizimin e planit të rehabilitimit përfundimtar të mjedisit.
Guroret marrin lejen mjedisore nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ku përcaktohet tarifa për rentën minerare dhe garancia për rehabilitimin e ambientit.
Në këtë leje gjenden koordinatat për vendndodhjen e gurores, sipërfaqja e karrierës dhe sasia e volumeve që do nxirren çdo vit. Karriera është vendi ku nxirren mineralet, drejtpërdrejt nga sipërfaqja, me anë të gërmimit ose të mënyrave të tjera, për të siguruar lëndë për ndërtim, tregti e për qëllime të tjera. Kurse renta minerare është përqindja e vlerës së mineralit të shitur, që i paguhet shtetit nga personi apo kompania që zotëron lejen minerare, si kompensim për zvogëlimin e burimeve minerare.
Guroret janë një biznes shumë fitimprurës pasi materialet që merren nga karrierat shkojnë drejtpërdrejt për projekte investimi shumë të mëdha si ndërtimi i objekteve publike, ndërtim pritash lumore, investime në rrugë, të cilat realizohen nëpërmjet procesit të tenderave publikë.
Milionat që sfidojnë interesat e mijëra qytetarëve, skema për të humbur gjurmët
Në rastin kur një bashki apo një institucion publik ka planifikuar ndërtimin e një rruge, ose një projekt ndërtimi që ka nevojë për lëndë të parë, në shumë raste realizohet një tender, ku fitues shpallet kompania që gjendet pranë qytetit, e cila merr pa kriter volume ndërtimi nga gurorja, duke realizuar dhe projektin që shpeshherë ka rezultuar me vlerë të tejfryrë.
Madje për të humbur gjurmët, kjo kompani përzgjidhet si nënkontraktor nga kompania fituese dhe në këtë mënyrë ndahen paratë publike. Këto kompani, si nënkontraktor, por edhe si fitues të tenderit gjenden në çdo sektor të prokurimeve publike dhe janë një mekanizëm se si fitimet shpërndahen në dëm të ambientit dhe taksapaguesve.
Këto janë disa nga mënyrat që paraja publike qarkullon brenda një rrethi të mbyllur e të mirëorganizuar, ku edhe institucionet e drejtësisë e kanë të vështirë të depërtojnë.
Milionat që qarkullojnë përmes këtij biznesi fitmprurës sfidojnë mijëra banorë të zonave përreth guroreve me shpresën e ndoshta edhe jetën që po iu shuhet dalëngadalë prej tymnajës së këtyre zgavrave që prodhojnë para për disa, e vdekje për të tjerë.
Në progres raportin e fundit të Komisionit Europian, në kapitullin 27 trajtohen problemet me ambientin dhe sektorët ku ka ngecur Shqipëria. Në raport shkruhet se Shqipëria ka bërë progres të kufizuar dhe i duhet të krijojë agjenci për të luftuar krimet kundër mjedisit për të qenë në një linjë me direktivat e Bashkimit Europian dhe për të mbrojtur burimet ujore.
Për të kuptuar regresin që ka bërë vendi ynë, mjafton të kuptohet se aprovimi i ligjit të ri në 2024 për Zonat e Mbrojtura nga Qeveria Shqiptare është parë nga Bashkimi Europian si një hap mbrapa në këtë drejtim, pasi nuk ka direktiva apo strategji për ndryshimet klimaterike.
Në këto pamje dramatike mbi shpatet e maleve dhe kodra është projektuar egërsia e njeriut si një grabitqar që vazhdon të kafshojë prenë e vet. Shkatërrimi i mjedisit vazhdon, ndërsa këto zgavra na rrëfejnë historinë e shkatërrimit, ku grabitqari dhe viktima është vetë njeriu. Nevojiten masa konkrete për parandalimin e këtyre aktiviteteve me dëme të pariparueshme dhe ndërgjegjësim për mënyrën si të kemi zhvillim të qëndrueshëm, në harmoni me natyrën dhe në shërbim të të gjithëve, jo vetëm të pakicave. Vetëm nëse i rikthejmë natyrës atë që i kemi marrë pa mëshirë, mund të ndërtojmë një të ardhme në vendin tonë.
Në emisionin investigativ Vetting në News24 është trajtuar çështja e guroreve, që është kthyer në një problem për banorët e zonave ku këto biznese fitimprurëse ushtrojnë aktivitetin. Problemi nis jo thjesht në shkatërrimin e burimeve natyrore, por këto gurore dëmtojnë tokat bujqësore, dëmtojnë banesat, sikundër rrezikojnë jetët e banorëve. Por cilët janë pronarët e guroreve që duket se kontrollojnë jo pak hapësirë në Krujë, dhe pavarësisht protestave të banorëve vijojnë aktivitetin. Vetting zbulon pronarët, që rezultojnë që janë të njëjtët që përfitojnë miliona para publike përmes tenderave.
Kruja është qyteti i dytë në Shqipëri me numrin më të madh të guroreve, por në dallim nga Dimali, guroret janë më pak të ekspozuara prej rrugëve. Në një cep të një guroreje të braktisur, në vend të pemëve që duhet të ishin mbjellë nga kompania, duket një makinë e djegur, që vitet e fundit është simbol dhe mjet që digjet pas atentateve.
Edhe kjo zonë ka pësuar një shfrytëzim barbar të maleve e kodrave prej guroreve, duke sjellë shqetësime serioze për banorët, madje duke shkaktuar konflikte sociale në mungesë të reagimit nga institucionet shtetërore.
Në dallim nga qytetet e tjera, banorët e kësaj zone janë përplasur me pronarët e guroreve, apo njerëzit që dërgonin këta të fundit, pasi rezultojnë si persona të lidhur me pushtetin. Banorët kanë protestuar edhe tek institucionet ligjzbatuese, por shpesh raportoheshin si denoncues tek pronarët e kompanive.
Vitin e kaluar banorët e fshatit Borizanë në Krujë protestuan kundra guroreve që me anë të përdorimit të eksplozivit denonconin përdorimin e tij pa kriter dhe në distancë të afërt me shtëpinë
Banorët ankoheshin për shkatërrimin e shtëpive, për faktin që kishin bërë denoncime në polici dhe prokurori, por kompania vazhdonte aktivitetin e pashqetësuar.
Më 7 korrik 2023, deputetja e Partisë Demokratike Merita Bakiu do të ngrinte shqetësimin e banorëve të Borizanit dhe mungesën e masave nga Prokuroria dhe Policia, por përsëri asnjë masë nuk do të merrej për problemin e banorëvë.
Madje gjërat do të merrnin një kthesë akoma më dramatike, për banorët që ishin në krye të protestës për të mbrojtur shtëpitë e veta nga shkatërrimi.
Disa ditë më pas, në korrik 2023, disa nga banorët që protestuan, do të sulmoheshin dhe do të dhunoheshin në brendësi të një lokali në Thumanë nga vëllezërit e ish deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
Fillimisht pamjet dolën në rrjetet sociale dhe u shpërndanë në media duke tronditur opinionin publik duke sjellë largimin e deputetit Rrahman Rraja nga Parlamenti me dorëzimin e mandatit, si edhe shkarkimin nga detyra të ish ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Në atë kohë, Policia e Shtetit doli me një deklaratë për shtyp, ku shpjegoi se ishte bllokuar gurorja “Delia Group”, e cila ishte në pronësi të Viktor Deliut dhe së bashku me institucionet e tjera kryen kontrolle për të matur dëmtimet në disa shtëpi, duke ia referuar rastin Prokurorisë së Tiranës.
Por edhe sot e kësaj dite, aktiviteti i guroreve në fshatin Borizanë të Krujës vazhdon dhe kjo verifikohet nga pamjet ekskluzive që sjell “Vetting” nga terreni. Banorët ankohen se guroret kanë ndikuar negativisht në jetën e tyre, duke sjellë pasoja ekonomike dhe sociale.
Një nga banorët që ka shprehu shqetësimin është Sinan Morina, i cili flet për problemet e shumta që u kanë shkaktuar guroret.
“Na mbyti ky tymi, guroret na dëmtuan shëndetin. Ka raste këta të gurores hedhin në orën 12 të natës, nuk lajmërojnë kur bohen mina,hic, kur dun me i bo, i bojnë.”, thotë për “Vetting” Sinan Morina.
Por këto zona duket se nuk janë nën kontrollin e institucioneve shtetërore, ku nuk ekziston ligji dhe ku njerëzit duhet të mbrohen vetë. Edhe pas protestave dhe reagimit të institucioneve asgjë nuk ndryshoi dhe rezultoi se e gjitha ishte një fasadë për të kaluar skandalin e radhës.
Sipas Sinan Morinës, me rastin e gurores është shkelur ligji pasi guroret janë shumë afër me zonat e banuara.
Ka shumë arsye që në Krujë nuk mund të mbyllen guroret jashtë kritereve, ose të paktën t’u kërkohet të zbatohet ligjit. Po të analizojmë me vëmendje listën e personave që kanë këto kompani, janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave publikë dhe konçesioneve shtetërore, madje që shpeshherë janë lakuar për lidhjet me pushtetin.
Megjithatë në këtë rast problem nuk është përfitimi i fondeve publike, por mënyra se si këto kompani favorizohen dhe mbështeten nga institucionet publike dhe zyrtarët e lartë, në dëm të banorëve.
Në Krujë janë vetëm 3 kompani që kanë bërë rehabilitimin e zonës së guroreve; kompanitë “FUSHE-KRUJE CEMENT FACTORY”, “MILIS BRICK” sha dhe “ANTEA CEMENT” sh.a. Kompanive të tjera u është revokuar licenca nga Ministria e Mjedisit, pasi nuk kanë rehabilituar mjedisin.
Sipas ekspertit Abdulla Diku, mënyra se si bëhet hapja dhe zgjerimi i karrierave e bën të vështirë procesin e rehabilitimit.
“Nuk mund të rehabilitosh një faqe masive shkëmbore, ku pjerrësia është 90 gradë dhe ku do të duhet një volum i jashtëzakonshëm”, deklaron Abdulla Diku.
Në mars 2019, Ministria e Mjedisit i revokoi lejen për guroren në Krastë të Krujës kompanisë “Salillari” shpk, pasi kishte një sërë shkeljesh sipas Ministrisë. Konkretisht kompania nuk kishte bërë rehabilitimin e karrierës, nuk kishte rregulluar sistemimin e rrjedhjes së ujërave sipërfaqësore dhe mbetjet sterile nuk ishin vendosur në një vend të përcaktuar sipas lejes së mjedisit.
Disa ditë më pas, më 15 mars 2019 kompania “Salillari” bëri ankesë për revokimin e lejes, por kërkesa u refuzua nga Ministria e Infrastrukturës, duke i lënë si mundësi të vetme ankimimin në Gjykatë.
Por pezullimi i lejes mjedisore të kompanisë “Salillari” ka ngritur pikëpyetje për lejet e tjera për gurore që ka ky subjekt. Sipas nenit 37 të Ligjit nr.10 304 datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, zotëruesi i lejes minerare ka detyrimin të bëjë rehabilitimin e zonës që ka marrë për shfrytëzim dhe në rast të mosrealizimit të planit të rehabilitimit, ky subjekt nuk përfiton leje për një veprimtari tjetër minerare për një periudhë prej 50 vitesh dhe kjo gjë bëhet shkak që t’i hiqet çdo leje tjetër minerare, që ka në zotërim.
Pra, në këtë rast kompania “Salillari” rrezikon që t’i hiqen të gjitha lejet për gurore që ka edhe në zonën e Dimalit, ku në letrën e firmosur nga zv.ministri Ilir Bejtja kërkohet që të bëhet rehabilitimi i zonës.
Në aksionin e ndërmarrë në 2019, Ministria e Mjedisit i ka revokuar licencën edhe kompanive të tjera, si “VEGA” dhe “FRENKI” shpk.
Kompanisë “VEGA” i është hequr licenca pasi ka shfrytëzuar sipërfaqe jashtë lejes së shfrytëzimit, nuk ka respektuar lartësinë e shfrytëzimit dhe nuk ka bërë rehabilitimin e zonës.
Ndërsa kompania “FRENKI” shpk, e cila është në pronësi të shtetasit nga Jemeni Adel Thabit Ahmed Thabit dhe Sami Hoxhaj nuk ka patur leje mjedisi, por ka marrë në menaxhim guroren pas lejes së transferimit për shfrytëzim, që ka marrë nga kompania “ARVO” shpk. Edhe kjo gurore, ashtu si guroret e tjera që nuk kishin rehabilituar mjedisin, ka marrë një gjobë me vlerë 5 mijë euro nga Ministria e Mjedisit.
Nga të dhënat e siguruara nga AKBN-ja, vetëm për periudhën 2014-2023 janë mbledhur në total 7.6 milionë euro për garancinë e rehabilitimit për lejet minerare. Një pjesë e këtyre fondeve të mbledhura, 1.45 milionë euro, janë para nga kompanitë që u është revokuar leja.
Janë me dhjetëra rastet kur banorë të zonave kanë dalë në protesta kundër aktiviteteve të guroreve, që iu ka dëmtuar pronën dhe po ju merr dhe jetën dalëngadalë.
Prej gati 3 dekadash, mbrapa kësaj përplasjeje qëndron oligarkia ekonomike, e cila në Shqipëri është maska që mbulon pronarët e vërtetë të pasurive publike të gllabëruara, ku shpeshherë pas saj gjenden drejtues bandash kriminale nën petkun e biznesmenit, biznesmenë që janë mësuar të përfitojnë nga fondet publike të servirura nga politikanët dhe në fund ata, politikanët e korruptuar që me “Presta Nome” shmangin ligjin, i cili i pengon të dalin drejtpërdrejt si aksionerët e vërtetë të këtyre pasurive.
Në Shqipëri, guroret janë sinonim i abuzimit të pushtetit me burimet natyrore kombëtare, i mosrespektimit të ligjit dhe vjedhjes së shumicës përballë një pakice të korruptuar, që dhunon të drejtën e jetës, shkel ligjin dhe mbi të gjitha asgjeson të ardhmen.
Emisioni Vetting në News24 ka hedhur dritë mbi veprimtarinë e guroreve, cilat janë zonat më të prekura dhe cilat janë skemat që përdoren për të humbur gjurmët. Milionat që qarkullojnë nga bizneset e guroreve sfidojnë interesat e mijëra qytetarëve, të zonave ku shtrihen këto aktivitete. Dhe natyrisht kjo gjë nuk mund të arrihet pa lidhjet me pushtetin, qoftë në nivel lokal apo qendror. Paraja publike qarkullon brenda një rrethi të mbyllur e të mirëorganizuar, ku edhe institucionet e drejtësisë e kanë të vështirë të depërtojnë.
Në rastin kur një bashki apo një institucion publik ka planifikuar ndërtimin e një rruge, ose një projekt ndërtimi që ka nevojë për lëndë të parë, në shumë raste realizohet një tender, ku fitues shpallet kompania që gjendet pranë qytetit, e cila merr pa kriter volume ndërtimi nga gurorja, duke realizuar dhe projektin që shpeshherë ka rezultuar me vlerë të tejfryrë.
Madje për të humbur gjurmët, kjo kompani përzgjidhet si nënkontraktor nga kompania fituese dhe në këtë mënyrë ndahen paratë publike. Këto kompani, si nënkontraktor, por edhe si fitues të tenderit gjenden në çdo sektor të prokurimeve publike dhe janë një mekanizëm se si fitimet shpërndahen në dëm të ambientit dhe taksapaguesve.
Këto janë disa nga mënyrat që paraja publike qarkullon brenda një rrethi të mbyllur e të mirëorganizuar, ku edhe institucionet e drejtësisë e kanë të vështirë të depërtojnë.
Milionat që qarkullojnë përmes këtij biznesi fitmprurës sfidojnë mijëra banorë të zonave përreth guroreve me shpresën e ndoshta edhe jetën që po iu shuhet dalëngadalë prej tymnajës së këtyre zgavrave që prodhojnë para për disa, e vdekje për të tjerë.
Në progres raportin e fundit të Komisionit Europian, në kapitullin 27 trajtohen problemet me ambientin dhe sektorët ku ka ngecur Shqipëria. Në raport shkruhet se Shqipëria ka bërë progres të kufizuar dhe i duhet të krijojë agjenci për të luftuar krimet kundër mjedisit për të qenë në një linjë me direktivat e Bashkimit Europian dhe për të mbrojtur burimet ujore.
Për të kuptuar regresin që ka bërë vendi ynë, mjafton të kuptohet se aprovimi i ligjit të ri në 2024 për Zonat e Mbrojtura nga Qeveria Shqiptare është parë nga Bashkimi Europian si një hap mbrapa në këtë drejtim, pasi nuk ka direktiva apo strategji për ndryshimet klimaterike.
Në këto pamje dramatike mbi shpatet e maleve dhe kodra është projektuar egërsia e njeriut si një grabitqar që vazhdon të kafshojë prenë e vet. Shkatërrimi i mjedisit vazhdon, ndërsa këto zgavra na rrëfejnë historinë e shkatërrimit, ku grabitqari dhe viktima është vetë njeriu. Nevojiten masa konkrete për parandalimin e këtyre aktiviteteve me dëme të pariparueshme dhe ndërgjegjësim për mënyrën si të kemi zhvillim të qëndrueshëm, në harmoni me natyrën dhe në shërbim të të gjithëve, jo vetëm të pakicave. Vetëm nëse i rikthejmë natyrës atë që i kemi marrë pa mëshirë, mund të ndërtojmë një të ardhme në vendin tonë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për ndryshimet në administratën amerikane, pasi Donald Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA javën e kaluar.
Zyra e Osmanit njoftoi se ky ishte një takim i rregullt i presidentes me ambasadorin amerikan, i cili është i pari mes tyre prej se Trumpi fitoi zgjedhjet më 5 nëntor.
“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen historike bipartizane dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe nënvizoi angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.
Osmani tha në takim se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të janë “ekzistenciale” dhe se shpreson se edhe me administratën e re të presidentit të zgjedhur Trump, do të vazhdojë bashkëpunimi i “shkëlqyeshëm” dhe se ajo do të vazhdojë ta ketë në vëmendje Kosovën.
Fitorja e republikanit Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA ka sjellë paqartësi edhe në Kosovë.
Njohësit politikë në Kosovë dhe të huaj, kanë shprehur qëndrime të ndara për ndikimet që kjo administratë do të ketë mbi Kosovën.
Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, tha javën e kaluar për Radion Evropa e Lirë se është optimist se Trump sjell një “mundësi pozitive për Kosovën dhe rajonin”.
Por, për Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin “as edhe një gjë pozitive” për Ballkanin nuk mund të vijë nga kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë mandatit të parë të Donald Trump si President i SHBA-së (2016-2020), administrata e tij u përqendrua fuqimisht në atë që e quajti “normalizim ekonomik” të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Më 2020, Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit Trump, nënshkruan Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht.
Synimi kryesor, sipas kësaj administrate, ishte që bashkëpunimi ekonomik t’i vendoste “në plan të parë përfitimet e qytetarëve, duke i ulur tensionet politike në rajon”.
Gjithashtu, në administratën e parë të Trumpit ka pasur disa zyrtarë, si këshilltari i atëhershëm për siguri kombëtare, John Bolton, që nuk e kanë përjashtuar opsionin e “korrigjimeve territoriale” mes Kosovës dhe Serbisë. REL
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Europë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.
“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, ka thënë Osmani, siç njofton Presidenca.
Në takim me Clark, Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje “punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.
“Sipas Presidentes Osmani e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim./Express/
Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit.
Zoti Trump zgjodhi ligjvënësin e Floridës, Matt Gaetz për të shërbyer si prokuror i përgjithshëm.
Ai njoftoi gjithashtu se kishte zgjedhur zonjën Tulsi Gabbard, një ish-anëtare demokrate të Kongresit dhe kandidate për presidente, për të shërbyer në postin e drejtores së Zbulimit Kombëtar.
Senatori Marco Rubio në postin e Sekretarit të Shtetit
Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit, në administratën e tij të re.
“Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë ndaj kundërshtarëve tanë”, shprehej zoti Trump në një deklaratë.
Ligjvënësi konservator Marco Rubio njihet për qëndrimet e tij të forta ndaj Kinës, Kubës dhe Iranin dhe ishte një nga kandidatët që zoti Trump po shqyrtonte për postin e nënpresidentit, përpara se të vendoste përfundimisht për senatorin J.D Vance.
Zoti Rubio është nënkryetar i Komisionit të Senatit për Zbulimin dhe anëtar i komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Ai ka nxitur një qëndrim më të ashpër kundër Kinës duke patur si objektiv aplikacionin e mediave sociale TikTok, kompania mëmë e së cilës është kineze. Ai dhe ligjvënës të tjerë thonë se Pekini mund të sigurojë qasje tek dhënat e përdoruesve sa herë të dojë.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump e bëri njoftimin ndërsa po kthehej në Florida nga Uashingtoni pas takimit me Presidentin Joe Biden.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur krenarinë për performancën e jashtëzakonshme të ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë stërvitjes “Ujku i Çeliktë”, të realizuar nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani theksoi se kjo stërvitje është një demonstrim i qëndrueshmërisë, guximit dhe shpirtit të pazëvendësueshëm të Ushtrisë sonë, që ka një angazhim të palëkundur për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.
“Krenarë me vajzat dhe djemtë e Ushtrisë sonë, të cilët Kosovën e kanë mbi të gjitha!”, ka shkruar Osmani. sn
Komentet