I ftuar në emisionin ‘Opinon’, ku u diskutua rreth përcaktimit të Shqipërisë si narko-shtet nga media shtetërore italiane, RAI 3, anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka treguar me fakte se mediat më prestigijoze në botë kanë artikuj prej 2016-2017 e këtej ku e cilësojnë qeverisjen e Rilindjes si narko-shtetin e vetëm në Europë.
Gjatë debateve me analistët në studio, Këlliçi ka hedhur poshtë me fakte të gjitha pretendimet e kryeministrit Rama duke ironizuar madje edhe tezat qesharake të kryeministrit dhe analistëve pranë tij se artikujt e BILD dhe RAI 3 janë paguar nga opozita.
Pjesë nga diskutimi në studio:
-Si t’u duk prania e Ramës në reportazh Baton?
Baton Haxhiu: Është e pazakontë, realisht… së paku për çështjet e krimit. Për emra të përveçëm. Ai e ka ditur që një vartës i dikurshëm i tij e ka bërë tradhtinë duke…
-Çfarë tradhtie?!
Baton Haxhiu: Si çfarë tradhtie? Duke folur…
Belind Këlliçi: Se deri para një viti ishte krahu i djathtë…(Qesh) Tradhti që ka fol! Ka treguar të vërtetën. Burrë i poshtër Arben Ahmetaj!
Baton Haxhiu: Vazhdoj ta them…
Belind Këlliçi: Pse u emërua në PS?
Baton Haxhiu: Pyete Edi Ramën sepse kostoja është e Edi Ramës që emëron njerëz të tillë. Një njeri, i cili pas 11 vitesh deklaron për polemikat e vitit 2014-2015 për inceneratorët.
Belind Këlliçi: Po Edi Rama është burrë i poshtër që doli me foto të vitit ’98?
-Prit prit se ka argumentin e vet për poshtërsinë.
Këlliçi: Meqë sot është hera e parë që këta dëgjojnë për narko-shtetin në Shqipëri. Këtu është një artikull për narko-shtetin në Shqipëri 31 gusht 2017, është artikull i The World Factbook i CIA-s amerikane, që thotë Shqipëria është një narko-shtet.
“Le Soir, është një tjetër artikull i 2019, Shqipëria një narko-shtet nën influencën e narkotrafikantëve. Meqe përmendi Irisi Kolumbinë, Independent, 27 janar 2019, si Shqipëria e vogël u kthye në një Kolumbi të vogël.
Kalojmë te Financial Times, artikull i vitit 2017, si rrëshkiti Shqipëria në një narko-shtet.
6 qershor 2019, VICE një nga mediat kryesore amerikane, meqë e kanë merak, pra, kemi të bëjmë me narko-shtetin e parë në Europë.
Kalojmë të këto mediat e tjera qesharaka, Foreign Afaris, qeveria e korruptuar e Edi Ramës, që është media që e lexojnë gjithë diplomatët perëndimorë. Independent, 28 shtator 2021, Kolumbia e Europës, si Shqipëria e vogël u bë qendër e trafikimit të drogës.
The Spectator, edhe këtë e ka kap Sali Berisha, 14 mars 2023, si mori mafia shqiptare nën kotroll rrjetet e trafikut të drogës. Është kjo tjetra, Washington Examine, i Schindler, artikulli që nuk hapej në Shqipëri dje, se i bllokuan IP që mos lexoheshin dhe autori u detyra ta pyblikojë në X që të lexohej.
Kjo histori nuk ka nisur në 2024, ka nisur në 2017, që kur binin avionët mushkonjë. Këta që bëjnë sikur jetojnë në një vend kaq të bukur, unë nuk e di se ku jetojnë, por Shqipëria kjo është,” u shpreh Këlliçi.