ju e dini çfare tha Li Po kur e pyeten nese ishte me mire te qe i pasur, apo artist?
” Me mire i pasur” u pergjigj ai, “artistit zakonisht i mbetet te qendroje te dera e te pasurit.”
Une vete kam qendruar ne disa dyer shtepish te mahnitshme, gati te pabesueshme,
por gjithmone kam ndjere pakenaqesi, ose e kam share me vete te pasurin qe me kish ftuar
( pasi i kisha pire ca gota te mira me pije te mrekullueshme.)
mos ndoshta une kam patur frike nga i pasuri?
te gjitha çfare dija permblidheshin te kjo; i pasuri dhe i varferi
dhe une ndieja instinktivisht se i pasuri nuk ishte aq i pasur
dhe se kjo ishte nje lloj rastesie dinake
ne lemshin e ngaterruar te fatit
qe e kishte arsyen e mbrapshte te dicka e felliqur
dhe e padrejte.
eshte e natyrshme qe ndonje tjeter mund te thote te njejten gje
per te varferin
vetem atje ku ka shume te varfer, ky ekuiliber
prishet.
keshtu qe, kur une, nje artist,
vizitoj shtepite e te pasurve, ndjej turp qe jam
atje, dhe iu pi pa mase vererat e famshme
iu thyej fajancat mondane dhe pjatat antike
iu shtyp cigaren e ndezur ne qilimat persiane dhe
iu palloj grate.
kundershtoj eger rrenimin e pergjithshem
te ekuilibrave.
ende s’ka nje zgjidhje politike apo sociale.
une jam nje morracak i ftuar ne shtepi zoterinjsh
dhe kjo eshte nje pandehme
se pas te tilla pervojash
une marr veten ne mbrojtje dhe te pasurit
i nderpresin ftesat.
cdo njeri ndjehet me mire pas kesaj situate.
une i kthehem serish zakonit tim
pi ne vetmi
thyej gotat dhe shishet e mia te lira
mbush dhomen me tym duhani
dhe ndjehem per mrekulli
ne vend qe te jem si i zene ne gracke
bej si te me vije
shurros
dhe shaj
Komentet